Europa e “kulturuar”, intolerante ndaj emigrantëve
Publikuar më 15 korrik 2004
Në gazetën “Tribuna”
Në qoftë se të gjitha vendet europiane do të kishin dëbuar emigrantët nga territoret e tyre, atëherë këto vende do të kalonin me të vertetë në krizë të përgjithshme.
Në gazetën “Tribuna”
Në qoftë se të gjitha vendet europiane do të kishin dëbuar emigrantët nga territoret e tyre, atëherë këto vende do të kalonin me të vertetë në krizë të përgjithshme.
Deri më sot Greqia, Franca dhe Gjermania kanë vendosur që t’u ndalohet për dy vjet hyrja e tyre në këto vende, ndërsa Spanja, Austria dhe Portugalia kanë menduar të vendosin kufij në numrin e dhënies së lejes së punës për këta “emigrantë”.
Ky shqetësim më shumë se kurë e ndoshta i tepruar për Bashkimin Evropian është se vendet e reja të posa futura mund të emigrojnë në një numër të më madh se sa mund të emigrojnë në një numër më të madh se sa mund të jetë parashikuar, por praktika e viteve të kaluara ka treguar të kundërtën.
Shëmbujt faktik flasin vetë. Në vitin 1981 kur Greqia u pranua si anëtare e kësaj familje evropiane, gati për tetë vjetë radhasi nga ky vend emigruan për në vendet perendimore të evropës vetëm 135.000 grek, ndërsa me rrëzimin e murit në Gjernani, lëvizja e popullsisë së lindjes për në perendim ishte në përgjithësi i vogël dhe aspak shqetësues edhe pse flitej e njëjta gjuhë në këtë vend.Sipas një studimi të Institutit Social-Ekonomik në angli, emigrimi I njerëzve të ardhur nga vendet e tjera të Lindjes për në Bashkim Evropian drejt Perëndimit mendohet se mund të jetë 0,5%-2%. Një pengesë e madhe për emigrimin e tyre është ndryshimi i jeteses, kulturës, së folurit, të cilët pengojnë sado pak lëvizjen e tyre për të emigruar.Por një pengesë tjetër për ta është edhe papunësia e një niveli të lartë në Evropën Perendimore, kur sot në këto vende zor se mund të gjejnë ndonjë punë të përhershme.
Problemet në Bashkimin Evropian nuk janë dhe aq të thjeshta përsa I përket emigracionit. Në Gjermani emigrantët të ardhur nga Turqi edhe pse kanë kaluar 43 vjet, ata sot quhen “punëtorë të huaj”. Në këtë vend vend, ku shumica shprehen se janë ateist, myslimanët zenë 4 për qind të gjithë popullsisë dhe këtu po qe i tillë konsiderohesh i huaj .
Një fakt është se këtu 600.000 turq kanë marrë pasaportë gjermane dhe ndihen më shumë qytetarë gjermanë se sa turq, ku numri i tyre zë në përgjithësi zë 3.2 milionë banorë.
Ministri gjerman i arsimit pasi ka përshendetur francën për ndalimin në shkolla të veshjes me simbole fetare myslimane është shprehur më në fund se : “edhe shkollat gjermane këto simbole nuk kanë vende”. Një gjë është më se e qartë se demokracia e një vendi nuk mund të rrezikohet nga mënyra e veshjes, por rrezikohet nga fantazia ksenofobe-raciste.
Më 17 shkurt të 2004 , Hollanda u jep amnisti azil politik 2.300 emigrantëve, ndërsa parlamenti miraton një ligj për dëbimin e 26.000 emigrantëve, të cilët edhe këta kishin bërë kërkesë për azil politik. Ministrja e emigracionit Rita Ferdonk u shpreh se: “përderisa është në fuqi ligji i ri, asnjëherë nuk kishte thënë se këta emigrantë mund të rrinin përgjithmonë në Hollandë”. Është ky vend që bën një kthim mbrapshtë nga e kaluara, kur për një politikë të drejtë në emigracion renditej nga të parët në Evropë. Por me sa duket Evropa e “kulturuar” në këtë drejtim ua heq këtë të drejtë emigrantëve ku një gjysëm shekulli më parë më 1951 kanë firmosur dhe rënë dakord midis tyre.
Amerika i vjedh Evropës çdo vit 400.000 njerëz të “dijes dhe të trurit”
Evropa sot ka “importuar” për në Amerikë rreth 400.000 njerëz me arsim të lartë, të cilët kanë marrë edhe dekoratën gjstë vitit 1991-2000. jo pak por 75 për qind e të gjithë këtyre që kanë lindur në Evropë e që nuk kanë ndërmënd të kthehen nga Amerika për në vendet e tyre. Pra me një fjalë Amerika di dhe i merr evropës njerëzit e “dijes dhe të trurit”. Kjo gjë ka venë në alarm gjithë të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, të cilët kërkojnë shtigje dhe rrugë për të dalë nga kjo gjëndje.
Nga vendet aziatike emigronin për në Amerikë vetëm ata emigrantë të cilët kishin arsimin e lartë e sidomos në shkencë e në programe kompjuterash. Po sot në këtë vend llogaritet se jetojnë dhe punojnë rreth 14 milionë emigrantë ilegalë dhe për këtë qeveria Bush po përgatit një projekt- ligj për legalizimin e tyre, ku flitet për një leje pune tre vjeçare me të gjitha ato të drejta që u takojnë njëllojë si vendasve, po ashtu kanë të drejtë të udhëtojnë të ligjshëm për në vendet e tyre. Gjithashtu u janë dhenë të drejta emigrantëve të paligjshëm që të bëjnë menjëherë kërkesa për leje pune, në një kohë kur papunësia në ditë arrin deri në 85.000 të papunë, si dhe në përgjithësi të papunë janë 14.7 milionë.
Një problem tjetër serioz që do të hasin vitet e ardhshëm vendet e Bashkimit Evropian është se do të ulet numri i popullsisë dhe jo më shumë për Greqinë, Spanjën, Portugalinë, Gjermaninë, Belgjikën, Finlandën dhe Suedinë. Janë lindjet e pakta të vendasve në krahasim me të emigrantëve që Shërbimi Statikor Kombëtar i Greqisë nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm E. Kontopupakis, që njofton me anën e një letre kryeministrin Karamanli se në vitet e ardhëshme ky vend do të ketë probleme serioze përsa i përket popullsisë kombëtare, ku për dy-tre dekada, emigrantët do të përbëjnë 30 për qind të gjithë popullsisë vendase.
Greqia në vitet 1980-të me futjen e saj në Bashkimin Evropian, bëhet një vend pritës për emigrantët e ardhur nga çdo skaj i planetit, kur një dekadë më parë ishte vetë një vënd ku emigronin njerëzit e saj për në vendet europiane. Në këtë vënd sot ka emigrantë nga 121 vende të botës.
Nga të dhënat e ministrisë së Punës , nga viti 1989-1994, emigrantët që punonin të ligjshëm me leje pune ishin 24.662 ( për vitin 1989) dhe 28.730 emigrantë për vitin 1994. ku 19.009 emigrantë ishin të ardhur nga vendet evropiane dhe 2.162 nga Afrika, 1.308 NGA Amerika, 5,907 nga Azia, si dhe 323 nga Australia. Për vitin 1994 emigrantët e paligjshëm llogariteshin nga ministria e Punës të ishin 350.000-400.000, ndërsa nga ministria e Brëndëshme llogariteshin 500.000 - 600.000 të paligjshëm.
Ministria e Rendit llogariste më pak në 471.485, nga këta emigrantë me leje qendrimi ishin 76.200, ndërsa me leje pune ishin 27.236. për këtë vit ministria e Rendit llogariste se në Greqi ndodheshin 200.000 emigrantë shqiptare të palegalizuar.
Komuniteti Polak për vitin 1994 jep shifrën se punonin pa leje rreth 100.000 polak. Komuniteti Egjiptian i përbërë prej 50.000 emigrantësh, ku 35.000 prej tyre punonin pa leje pune, ndërsa filipinezët që në komunitetin e tyre përbënin 40.000 njerëz, shumë prej tyre punonin nëpër shtëpira si shtëpiake të pa siguruar në sigurimet shoqërore. Përsa i përket numrit të emigrantëve shqiptar të emigruar në Greqi nuk kishte akoma të dhëna të plota. Në këtë kohë vetëm një në gjashtë emigrantë punonte i ligjshëm në vitin 1994, ku kjo erdhi si rezultat i ligjit nr.1975 i vitit 1991( Kontrolli policor në hyrje, leja e punës dhe dëbimet e të huajve...) ku duhej të gjente zbatim nga gjithë emigrantët.
Të ligjshëm dhe të “paligjshëm”
Një studim thekson: “në qoftëse do të ulet numri i emigrantëve në drejtim të Evropës, atëherë do të konstatohet mungesa e fuqisë punëtore në sferat e vëndeve të punësimit të emigrantëve” .
Drejtori shkencor profesor Savas Rombolis thekson në këtë studim se: “emigrantët ekonomik nuk zunë vende pune të punëtoreve grek, për faktin se puna e tyre në bujqësi solli reyultate shumë pozitive në punësimin e bujqëve grekë”. Për t’u theksuar është se studimi i fundit i kryer nga Komisioni Evropian që përmban në vetvete 17 studime të ndryshme ( publikuar më 14/03/2003) jep përfundimin se nuk ekzistojnë lidhje midis rritjes së papunësisë. Si rezultat: Emigrantët zenë vende pune ku i refuzojnë vëndasit.
Gjithashtu fakti është se ekonomia nga punët e zeza në vendet evropiane është një faktor që inkurajon emigracionin. Emigrantët detyrohen që të pranojnë të punojnë në ato vende të punës ku i refuzojnë vëndasit. Në vitin 1991 ishin rregjistruar 167.726 emigrantë, ndërsa mbas dhjetë vjetësh në vitin 2001 ishin regjistruar 797.093 emigrantë
Është fakt i pamohueshëm që Greqia sëbashku me Italinë fqinje kanë numrin më të madh përsa i përket mbajtjes të emigrantëve të paligjshëm, por kjo nuk do të thotë që akoma këta të mos jenë të ligjshëm.
Gayeta e përditëshme për problemet ekonomike “IMERISIA” ka theksuar se: “asnjë nuk e di numrin e saktë se sa emigrantë ndodhen në Greqi, por po të llogarisim numrin e 371.000 emigrantëve ku bën kërkese si dhe 631.000 të tjerëve të regjistruar në vitin 2001, atëherë emigrantët e ligjshëm dhe të paligjshëm përbëjnë një forcë të madhe pune, ku mund të arijë deri në 10 për qind të forcës së përgjithëshme së aftë për punë në këtë vënd”. Këto studime u bënë për llogari të “Qendres Programore dhe Ekonomike Studimore”, me qëllim për të parë papunësinë, vëndet e punës ku punojnë emigrantët etj. Puna që emigrantët bëjnë ndahet në tre kategori:
- në ndërtim montime 26 për qind
- në punimet shtëpiake e private 21 për qind
- në ndërmarje të vogla e fabrika 19 për qind
Kohët e fundit, me masat e marra nga Ministria e Punës, numri i emigrantëve të siguruar në (IKA) do të rritet akoma më shumë, duke bërë që arka e sigurimeve të normalizojë gjëndjen ekonomike të rënduar prej kohësh.po nga ana tjetër kjo gjë do të sjellë si rrjedhojë që emigrantët të jenë akoma më shumë në vartësi të ensimave, si dhe pengje të punëdhënësve.
Përsa i përket shqiptarëve të cilët janë siguruar në sigurimet shoqërore, një pjesë e tyre për të plotësuar kushtet e nevojshme i blejnë ensimat nga xhepi i tyre, kjo gjë ndëdh edhe me gratë të cilat punojnë nëpër shtëpitë e grekëve. Ka emigrantë të cilët kanë blerë shtëpi apo ndonjë dyqan, i paguajnë taksë shtetit, janë të siguruar në sigurimet shoqërore (IKA) paguajnë një për një të gjitha detyrimet, por për ligjin në fuqi janë të paligjshëm...