Monday, August 10, 2009

Emigrantët shqiptarë, 14 muaj në radhë për rinovim dokumentash


gazeta Ndryshe

16 gusht 2007


Emigracion


Greqia nuk ka më pse të trembet nga emigrantet, nëse ata trajtohen si të barabartë dhe me respekt nga shoqëria vendase, atëherë këta mund të jenë shpresa e madhe jo vetëm për Greqinë por për mbarë Evropën. Në qoftë se, se jo, emigrantët mund të shndrohen në një forcë të madhe pakënaqësie me përmasa të rrezikshme për Greqinë. Objektivi kryesor nuk është që emigrantët të ndihmohen më shumë se grekët, por Greqia duhet të shmangë padrejtësitë dhe politikën raciste me qëllim për të shmangur rishfaqjet e ngjarrjeve dramatike të Francës.



Praktika deri më sot ka treguar se politika që po ndjek Greqia po përfaqëson më së miri një shoqëri të mbyllur në vetvete. Rezultatet e studimeve të shumta kanë treguar se 85% e popullit nuk i do emigrantët, duke u shoqëruar nga racizmi dhe ksenofobia. Më shumë se kurrë këtë fakt e kanë treguar "fshesat" në vitet 1994 -96 -99. Jo pak herë emigrantët janë detyruar të durojnë ofendimet dhe fyerrjet e punëdhënësve të tyre, po edhe të vetë shtetit. Të pakët janë ata punëdhënës që u paguajnë emigrantëve shqiptarë siguracione dhe lidhin kontratë pune, por në shumë raste pasi kanë përfunduar punën e kërkuar nuk janë paguar. Në shumë vënde të posaçme lexon tabela ku shkruajnë "jepen shtëpi me qera, jo për shqiptaret".

Popullit grek i është krijuar bindja se vetëm shqiptarët mund të shkatërojnë dhe të vjedhin këtë vënd. Me një shqetësim të veçantë si një rrezik për mbarë shoqërinë vëndase të parët që kanë ndjerrë këtë rrezik kanë qenë forcat e rruajtjes së rendit, më konkretisht vetë policia. Në një seminar me temë "Të huajt në vëndin tonë" sindikalistët kanë kërkuar midis të tjerave që në forcat e policisë të marrin pjesë dhe të huajt ( emigrantë).Greqia vazhdon te jete nje prototip i veshtire, bile sot e kesaj dite ajo konsiderohet si "delja e zezë" në Bashkimin Evropian, duke shkelur herë pas herë udhëzimet e këtij komuniteti.

Ky vend i kishte të gjitha mundësitë për të luajtur një rol të rëndësishëm në Ballkan si, i vetmi vend i këtij gadishulli që është anëtare e BE-së. Direktivat e fundit të BE-së nr.86/2003 dhe 109/2003 drejtuar Greqisë, si një armë e fundit për të luftuar problemet e shumta të lindura kohët e fundit, tregojnë qartë për një politikë të gabuar kundrejt një vullneti të mirfilltë përball emigracionit. Por siç dihet problemet e emigracionit në Greqi kanë mbetur në udhëkryq, nga ku asnjë me gojën plot nuk mund të thotë se çdo të bëhet me këta emigrantë vitin e ardhshëm. Ky vend me një demokraci dhe histori të lashtë e të kulturuar, nuk mund ta luaj këtë rol të tillë pa përmisuar këtë imazh të ulët të tipit mesjetar .

Nuk mund ta luaj këtë rol pa hequr dorë nga racizmi, nga mbjellja e farrës së intolerances fetare. Nuk mund ta luaj kurrë këtë rol pa hequr dorë nga politika raciste kundra emigranteve. Edhe pse po mbyll 20 vjete si një vend me eksperience në pritjen e emigranteve, politika e këtij vendi në këtë drejtim lë për të dëshiruar. Shumë deputetë të gjitha partive politike të interesuar për këtë ligj të shumë përfolur, pas pyetjeve të shumta dhe sqarimeve të çastit me indinjatë theksuan se ligji i emigracionit i cili është në fuqi që nga viti 2001 duhet përmbysur dhe për këtë gjë ligji duhet që fillohet të hartohet dhe të zbatohet nga e para.

Dihet që Greqia në krahasim me vëndet të Europës së Bashkuar ka ligjin më të ashpër të legalizimit, si dhe i vetmi vend qe u jep emigranteve lejet e qendrimit te afatit 1-2 vjete. Po sikur te mos mjaftoje kjo, vete mekanizmi i ketij shteti vonon qellimisht rinovimin e lejes se qendrimit deri ne 14 muaj, duke bere qe emigrantet te presin me ore te tera ne shkallet e bodrumeve te bashkive. Te njetin fat kane edhe biznesi shqiptar ne pergjithesi i cili sot po vuan te njejtat shqetesime njelloj me emigrantet e tjere. Vonesat ne 14 muaj ne rinovimin e lejës së qendrimit ka ndikuar tek këta biznesmenë që të mos lëvizin lirshëm, duke u sjellur humbje të mëdha ekonomike...

Një pyetje që pret përgjigje është se si ka mundësi që katër ligjet e miratuara dhe 80 qarkore të dala herë pas herë nuk kanë bërë të mundur një zgjidhje bashkohore me ato të vëndeve europiane, por kanë krijuar e vështirësuar më tepër këtë problem jetik të emigrantët që nuk kanë të sosur nga dita në ditë.

Emigrantët shqiptar edhe pse i kanë shlyer të gjitha detyrimet karshi shtetit grek, pjesa më e madhe tyre janë akoma të izoluar si të "burgosur politik". Faktikisht është se qëndrimi i tyre është i kushtëzuar jo vetëm në kushtet politik, por mbi të gjitha edhe në atë ekonomik, të cilët të përjashtuar nga minoritaret i paguajnë këtij vëndi jo më pak se 0.5 euro në ditë, taksa ( paravola )150-300 euro, si kusht qëndrimi për një kohë të caktuar.


Për këtë vitin e kaluar nga një studim doli se 98% e emigrantëve ishin kundër këtij ligji...


Shumë vite në Greqi, paguajnë taksa ( paravola), paguajnë siguracionet nga xhepi i tyre( ensimat) ku leja e qendrimit në Greqi është mbi të gjitha tregëti e ndyrë. Një shqetësim ndoshta mbetet për këtë vënd mungesa e një politike emigracioni, ku deri më sot këtij vëndi i ka munguar në ligjin e fundit Nr. 3386/2005 një reformë konkrete për brezin e dytë dhe të tretë të emigracionit.

Fatkeqësisht politika greke po ndjek me këtë brez të njëjtën politikë njëllojë si me prindërit e tyre, ku e ardhmja e këtij brezi pas përfundimit të studimeve do të bëjë që këta të fundit të ndahen si një kategori më poshtë se vendasit, me një mungese të theksuar në të drejtat e tyre më themelore. Por mendohet se një revansh i tillë në shoqërinë "modernë" të Greqisë në të ardhmen pa tjetër do të sjellë pasoja të rënda, duke mos përjashtuar edhe shqetësimin se ngjarjet në Francë të trokasin edhe në portën e këtij vëndi.

Kjo gjë mund të ndodhë nëqoftëse në brezi i dytë dhe i tretë i emigrantëve ( bëhet fjalë për fëmijët që lindën dhe u rritën në Greqi), do të trajtohen akoma si emigrantë, njëllojë si prindërit e tyre. Punojnë shumë, shpërblehen pak. Ky është portreti i emigracionit të sotëm në Greqi.Punojnë shumë, por paguhen më pak se sa punëtorët vendasit, duke u siguruar në sigurimet shoqërore jo për vetë por por vendasit, për tu siguruar atyre të ardhurat ekonomike për pensione.

Punojnë shumë paguhen pak, por vendosin në bankat vendase kursimet e tyre më shumë se vëndasit, ku 93.8% e emigrantëve në këtë vënd punojnë mbi tetë orë në ditë, me një pagë mujore prej 750 euro. Më shumë këtë portret e plotëson fakti se 60% e emigrantëve kanë libreza kursimi, ku 90,5% e tyre kanë depozituar të ardhurat në bankat e Greqisë. Vetëm 2.2% kanë depozituar në bankat e huaja, ndërsa 19,4% bëjnë biznes me të ardhurat e tyre, ku 21.2% luajnë në letrat me vlere.

Një pjesë e konsiderueshme ku luajnë në letrat me vlere në 92.3% fitimet e tyre i konsumojnë për blerje shtëpie, ku një pjesë e vogël kanë marrë kredi. Sot simbas studimit të Institutit të Politikave të Emigracionit ( IMEPO) 8.8% e emigrantëve kanë marrë kredi, ndërsa 12,8% e emigrantëve kanë shtëpitë e tyre, ndërsa 75% jetojnë në shtëpi me qera. Për t'u theksuar vlen se rreth 30% e Produktit të Përgjithshëm Kombëtar të Shqipërisë e ka burimin nga të ardhurat që dërgojnë emigrantët në Shqipëri, të ardhura që përllogariten në rreth 1 miliard euro në vit. Nga këto 700 milionë euro e kanë burimin nga dërgesat e emigratëve.

Diferencimet që vihen re në të ardhurat, si edhe mirëqenien ekonomike ndërmjet të huajve dhe grekëve. Vërtetohet se të huajt kanë të ardhurat më të ulëta dhe si pasojë nuk mundet që të sigurojnë mbrojtjen juridike nëpër gjykatat greke, siç mundet të kenë grekët, bën që të jetë më i madh në përqindje numri i shtetasve të huaj që dënohen nga drejtësia.Paragjykimet dhe padurimi i organeve të drejtësisë që të ushtrojnë ndjekje penale ndaj të huajve. Shumë herë periudha paraprake përgatitore e një procesi gjyqësor është e pamjaftueshme, për të mos thënë inekzistente.Emigrantëve shqiptarë në Greqi, ndërsa pjesa tjetër nga tregtia dhe investimet e ndryshme.


Të dhëna nga Banka Greke


Kanë llogari bankare mbi 500.000 shqiptare. Mesatarja e të derdhurave është nga 10.000-12.000, ndërsa për vendasit mesatarjas e të derdhurave është në 8.000 euro. Shuma e përgjithshme e të derdhurave nga emigrantët vjen në 5 miliardë. Emigrantët shqiptarë futin në Shqipëri rreth 500.000 -800.000 euro në vit . Mbi 80% e emigrantëve janë të aftë për punë, ndërsa 17.6% e emigrantëve janë pronarë të shtëpive të tyre. Kush emigrant mund të fantazonte e imagjinonte se një ditë ai me atë trastë të hedhur mbi krahë në natën e ftohtë e dëborë tek kalonte ilegal për në Greqi, do të blinte një ditë shtëpinë e tij.

Por fati i buzëqeshi. Fantazia dhe imagjinata u bënë realitet vetëm për atë pjesë emigrantësh të cilët sakrifikuan dhe erdhën në Greqi për të punuar vetëm ndershmërisht. Dikush ka blere dhe vilë në ato vënde ku jetojne vetëm klasa e pasur greke, si në Kolonaki, Hekali etj...

Një pjesë emigrantësh janë stabilizuar dhe integruar në shoqërinë vendase, jo vetëm pse mundën të blejnë shtëpitë, por një pjesë e mire tani kanë bizneset e tyre. Puna e ndershme gjithmone të nderon dhe të respekton...


Disa karakteristika


Nga studimi i fundit të Shërbimit Kombëtar të Statistikave 2004-2005 rezulton se një pjesë e madhe e emigrantëve në Greqi erdhën për të ndenjur. Në Greqi jetojnë të legalizuar 762.191 emigrantë, nga ku 90.000 kanë shtëpitë e tyre ku i kanë paguar plotësisht detyrimet, kjo tregon se 17.6% e emigrantëve janë pronarë të shtëpive ku jetojne. Ndërkohë që 44.207 emigrantë të tjere janë pronarë shtëpie, por që paguajnë kreditë në bankat greke.

Nga ky rregjistrim i fundit doli se numri i emigrantëve në përgjithësi që kanë shtëpite e tyre arrin në 134.207. Po disa burime jo zyrtare, por që konfirmohen nga një numër i madh i bankave greke, del se një numër tjetër i madh emigrantësh janë në pritje për t'ju miratuar kërkesat kreditore për blerje banesash. Greqia zë një nga vendet e para në botë përsa i përket banesave private, nga ku pronarët e tyre janë vetë qytetarët që banojnë në to.

Nisur nga një numër i madh kërkesash një numër i madh bankash kanë në dispozicion të emigrantëve në personel të tej kualifikuar të ndarë sipas komuniteteve, për t'ju shpjeguar dhe shërbyer sa mirë kushtet e kredive.


Disa të dhëna të tjera për emigracionin,


( Simbas shtypit vendas për vitin 2007)

- 50% e emigrantëve jetojnë në Greqi mbi 10 vjetë. ( universiteti i pantios viti 2004)

- 17% e popullsisë së Athinës përbëhet nga emigrantë, afërsisht rreth 132.000 emigrantë. ( viti 2001)

- 75% e emigrantëve vinë nga vëndet e ballkanit

- 63,2% të emigracionit në Greqi e përbëjnë shqiptarët,

- Bullgarët me 9.8%,

- Rumunët me 4,3%,

- Pakistanezet me 2,4%,

- Gjeorgjianët me 2,2% etj.

- 92% e lejeve të qëndrimit në Greqi janë me afat 12-24 muaj, ndërsa 0,1 me leje qëndrimi kohe të pacaktuar.

- Emigrantët përbëjnë sot 10,3% të popullsisë në Greqi, duke u llogaritur në 1,15 milion

- 82,5% jetojnë në qytete dhe periferitë.

- 93% janë të punësuar me pagë ditore.

- 30% punojnë në punëra të çastit.

Në sigurimet shoqërore (IKA) janë siguruar 87% e emigrantëve, ose 11,7% të numrit të përgjithshëm, ndërsa në (OGA), bujqësi, agrotik 6% , ose 42.000, ku 79% janë shqiptarë. 70% prej tyre janë nën moshën 40 vjeç. Në (TEBE) shërbime tregtare janë siguruar 3%, ose 13.725 emigrantë.Sot 67% e emigrantëve ndihen si vëndasit, nga ku 21% kërkojnë të lenë shtetësinë...

Gjatë një studimi të kryer në vitin 2004 doli se një në katër emigrantë punon i pa siguruar dhe i paligjshëm, ku ndimojnë në uljen e kostos së prodhimit dhe të antagonizmit.

Të ardhurat kombëtare për Greqinë nga puna e emigrantëve në vitin 2004, ishin në 2,5%-2,8%, nga ku 0.5% -0,8% e këtyre të ardhurave vjen nga puna e emigrantëve të paligjshëm.


Mekanizmi i Shtetit "armik" kryesor i emigranteve


Emigrantët e sotëm në Greqi edhe pse kanë kaluar mbi 15 vjetë, nuk mund të kuptojnë akoma se si ka mundësi që në këtë vënd të familjes europiane këtu e 30 vjetë, kur vjen koha e rinovimit të lejes së qëndrimit të rifillojnë përsëri proçedurën e legalizimit nga e para. Nuk mund të kuptojnë gjithashtu se ku shkojnë parat që paguajnë ( paravolat) si një taksë detyrim pagese e kushtëzuar për t'u legalizuar.

Nuk mund të kuptojnë përse duhet të presin në radhë të gjata më shumë se 14 muaj në një kohë kur kompjuterat janë futur me kohë në zyrat e bashkive. Nuk mund të kuptojnë përse fëmijët e tyre të cilët lindën në këtë vënd të trajtohen si të huaj, ku këta fëmijë nuk njohën tjetër atdhe përveç Greqisë, të cilët ku shkojnë në vëndin e tyre duhet të kenë me vetë edhe një përkthyes. Si ka mundësi që të jetë emigrant një njeri që jeton në një vënd ku ka lindur. Po mbi të gjitha nuk mund të kuptojnë përse shteti grek është një "armik", kundërshtar i rrezikshëm ku luan prej vitesh me fatin dhe dinjitetin e tyre.

Në qoftëse se dikush dëshiron për të parë rezultatet e viteve të legalizimit ( nga viti 1998 deri më sot) do të shohë se 90% e emigrantëve nuk i marrin në dorë lejet e qëndrimit për të cilën kanë paguar jo pak para, por në duart e tyre kanë vetëm vertëtime të tilla (veveos) ose vula në pasaportat e tyre, ku i ka skaduar afati. Pothuajse në duart e tyre i marrin lejet e qëndrimit të skaduara.

Vetë shteti shfrytëzon këtë proçes për të penguar që emigrantët të marrin lejet e qëndrimit me një afat kohe të gjatë, pasi për shtetin rëndësi ka që emigrantëve në jetën e përditëshme të jetë vetëm puna, vëndi ku punon. Kjo gjë ndodh pasi vetë ligji është i ndërtuar për interesat e punëdhënësve dhe në dëm të emigrantëve. Emigrantët jo pak herë kanë ndigjuar zyrtarisht ipokrizitë e ministritë Dc. Prokopis Pavlopulos ku nga njera anë thotë se "leja e qëndrimit me një afat të gjatë kohe do të ndihmojë në integrimin e emigrantëve në shoqërinë vendase me respekt në kulturën karakteristike të tyre".

Por, fatkeqësisht, po i njëjti person shfrytëzon duke gënjyer, nxjerr pengesa të njëpasnjëshme me qëllime të caktuara. Vetë kryeministri i sotëm Karamanlis, kur ishte në opozitë kishte kritikuar qeverinë e mëparshme të Kostas Simitis se "për emigrantët duhet më shumë respekt", ndërsa sot!...

Emigrantët ( simbas një studimi të bërë nga "Universiteti Patron", emigrantët edhe pse janë një forcë e madhe pune marrin 40% të pagës së grekëve, ku pronarët nuk marrin në konsideratë aftësitë dhe dijet e tyre, ku shumica punojnë punëtorë krahu...


Pra, kjo është Greqia e sotme?...


Në integrimin e mëtejshëm të emigrantëve, ky vënd ka vendosur që të ngrejë një komision të posaçëm për të parë një për një fytyrën e çdo emigranti, duke vendosur mbi fatin e familjeve të tyre edhe pse këta të fundit kanë 15 vjetë. Po me gjithë këto probleme të emigrantëve ky komision ishumë pritur egziston vetëm në teori. Është ky komision i cili do të vendosë mbi fatin e tyre, po pa pjesmarrjem e asnjë prej tyre, pasi në këtë komision janë caktuar me rroga të majme nga xhepat e emigrantëve, biznesmenë, politikanë, priftërinjë, deputet, etj. Thuajse ky komision i u takon halleve dhe problemeve te prifterinjeve , politikaneve dhe politikaneve.

Lind pyetja, cili do të jetë roli i këtij komisioni përball realitetit? Mesa duket qeveria aktuale njëllojë si ajo e mëparshmja po ndjek një strategji raciste kundra emigrantëve në kundërshtim me direktivat e BE-së, duke thirrur shumë se në këtë vënd nuk ka vend për racizëm. Kjo strategji shumë vjeçare tregon se Greqia tashmë po i trajton emigrantët nën ombrellën e saj si pengje me piksynime të caktuara politike.


Berisha dje dhe sot


Shqiperisë i duhet të ketë patjetër marrëdhënie të mira politike me vëndet fqinje, por deri më sot politika e jashtëme ka dështuar. Berisha nuk arriti dot të vendoste marrëdhënie normale e miqësore me Greqinë. Gjatë gjithë kohës në pushtet, duke mos treguar asnjëherë mirënjohje ndaj qeverisë dhe politikës greke. Arrestimi i pesë minoritareve grekë në Shqipëri u shoqërua me fushata të mëdha dëbimesh të emigrantëve shqiptarë nga Greqia me mënyra nga më poshtëruese e skllavëruese.

Më 2005-sën, sot Berisha jo si president, por si kryeministër, mundohet dhe është tepër i interesuar të ndërtojë mardhënie të reja me shtetin grek, duke menduar se mund të përfitonte nga rasti që të dy kryeministrat në Ballkan, si dhe në Europë të jenë të vetmit të kampit të djathtë. Për këtë bëri shumë përpjekje për të arritur dhe vendosur kontakte dhe ura të reja lidhjeje me autoritetet greke.

Fakt është se politika e jashtëme shqiptare ka qenë vetëm një politikë konstante e miqësisë e fqinjësisë së mirë, por jo pak herë i mjaftonte vetëm ankimi në organizmat ndërkombëtare, duke "nxirrë" protokollin e Greqisë për të drejtat e emigrantëve. Por a mmjaftonte kjo?...

Sot përball emigrantëve shqiptare kudo ndodhur qeveria Berisha po dëshmon paaftësinë e tij nëpërmjet autoriteteve për të mbrojtur ligjin, për të mbrojtur të drejtat e dinjitetin e shtetasve shqiptarë. Berisha si kryeministër duhet që të ishte pronocuar publikisht në kohën e duhur, pasi e di shume mire se emigracioni shqiptar ne Greqi nuk po shkon dhe aq mire. Edhe pse Greqia eshte me prane se kushdo vend tjeter, kryeministri apo presidenti shqiptar rralle kane shkelur token helene.

Ardhja e ministrit të punës, apo të drejtësisë do të ishin një plus i madh për fatet e emigracionit, pasi në këto fusha problemet janë ato që shqetësojnë më shumë shqiptarët në Greqi. Korrupsioni shqiptar nuk shikohet vetëm tek disa politikanë se sa para kanë, por lëshimet që këta bëjnë në dëm të kombit shqiptar...


Mbajnë gjallë edhe fshatrat


Shqiptarët në Greqi janë të vetmit që mbajnë gjallë fshatrat e braktisura duke punuar në fushat e ndryshme të ekonomisë kundrejt një pagesë të ulët dhe falë kësaj duke rritur fitimet e punëdhënësve. Vetë shtetit duke parë anët pozitive të emigracionit kërkoi krahun e lirë të punës dhe këtë nëpërmjet emigrantëve për të kapur objektivin për në BE, duke e arritur këtë brenda një kohe të shkurtër. Nuk është e rastit që gjatë 10 vjetëve, ligjet e emigracionit i përgatitur dhe i studiuar nga vete shteti, të mbeten në mes të rrugës.

Nuk është e vështirë të kuptosh se janë ligjet e miratuara nga parlamenti grek që i duan emigrantët ilegalë dhe njëkohësisht edhe pengje, pasi këta të fundit janë dhe shpëtimtarë të sigurimeve shoqërore ( IKA ). Më qartë se kurrë flet vetë fakti ku emigrantëve u kërkohet sigurimi i një numri të madh të ensimash për ripërtëritjen e lejes së punës. Ligji i fundit i legalizimit te emigranteve u miratua ne parlament vitin e kaluar me nje temperature te larte te nxehti, ne mungese te shumices se deputeteve.

Praktika ka treguar se problemi i emigracionit është i thellë dhe me shumë tunele në drejtim të interesave të mëdha ekonomike në favor të kokave të mëdha bisnezit, nga ku çdo ditë nëpërmjet punës së emigrantëve shuma kolosale parash kalojnë në duart e tyre. Por mendohet se për sa kohë që ligji mbron interesat e punëdhënësve, ai nuk do të zgjidhë kurrë problemet e emigracionit sado i përsosur që mund të jetë.

Kjo gjë u vu re këtë radhë ku ligji i ri për nga rëndësia ishte i "dyfishtë", se bënte fjalë jo vetëm për emigrantët por edhe për vetë punëdhënësit, nga të cilët do të varet edhe fati i vetë emigrantëve.


Emigrantet, 2% te krimeve, si dhe 50% prej tyre në burgje


Nga ana tjetër politika në bashkpunim me medien pagëzuan emigrantët me "nofkën e kriminelit", pasi rritja e kriminalitetit ka të bëjë me rritjen e numrit të emigrantëve të ardhur në Greqi, në një kohë kur statistikat tregojnë se emigrantët mbajnë përgjegjësi vetëm 2% të krimeve kundrejt 98% të vendasve, por në burgjet e këtij vendi emigrantët zënë 50 për qind të numrit të përgjithshëm të të burgosurve, nga ku më shumë se gjysma në këto burgje e zënë shqiptarët me 1870 të burgosur, ku afërsisht 40 për qind e tyre akoma nuk janë gjykuar nga drejtësia vendase.

Në se do të veprohej me të gjithë emigrantët e tjerë, siç veprohet me shqiptarët, atëherë Greqisë patjetër do t'i duhet që të ndërtojë me dhjetra burgje...Racizmi mbi të gjitha luan edhe rolin modelist ku jep shkak shfrytëzimit mesjetar duke e ligjëruar akoma më shumë, për t'i mbajtur në frikë dhe në pasiguri një pjesë të madhe të emigrantëve.

E Enjte, Greqia nuk ka me pse te trembet nga emigrantet, nese ata trajtohen si te barabarte dhe me respekt nga shoqeria vendase, atehere keta mund te jene shpresa e madhe jo vetem per Greqine por per mbare Evropen. Neqoftese se jo, emigrantet mund te shndrohen ne nje force te madhe pakenaqesie me permasa te rrezikshme per Greqine.

Objektivi kryesor nuk eshte qe emigrantet te ndihmohen me shume se greket, por Greqia duhet te shmange padrejtesite dhe politiken raciste me qellim per te shmangur rishfaqjet e ngjarrjeve dramatike te Frances. Praktika deri me sot ka treguar se politika qe po ndjek Greqia po perfaqeson me se miri nje shoqeri te mbyllur ne vetvete.

Rezultatet e studimeve te shumta kane treguar se 85% e popullit nuk i do emigrantet, duke u shoqeruar nga racizmi dhe ksenofobia. Me shume se kurre kete fakt e kane treguar "fshesat" ne vitet 1994 -96 -99. Jo pak here emigrantet jane detyruar te durojne ofendimet dhe fyerrjet e punedhenesve te tyre, po edhe te vete shtetit.

Te paket jane ata punedhenes qe u paguajne emigranteve shqiptare siguracione dhe lidhin kontrate pune, por n; shume raste pasi kane perfunduar punen e kerkuar nuk jane paguar. Ne shume vende te posacme lexon tabela ku shkruajne "jepen shtepi me qera, jo per shqiptaret". Popullit grek i eshte krijuar bindja se vetem shqiptaret mund te shkaterojne dhe te vjedhin kete vend. Me një shqetësim të veçantë si një rrezik për mbarë shoqërinë vëndase të parët që kanë ndjerrë këtë rrezik kanë qenë forcat e rruajtjes së rendit, më konkretisht vetë policia. Në një seminar me temë "Të huajt në vëndin tonë" sindikalistët kanë kërkuar midis të tjerave që në forcat e policisë të marrin pjesë dhe të huajt ( emigrantë).

Greqia vazhdon te jete nje prototip i veshtire, bile sot e kesaj dite ajo konsiderohet si "delja e zeze" në Bashkimin Evropian, duke shkelur here pas here udhezimet e ketij komuniteti. Ky vend i kishte te gjitha mundesite per te luajtur nje rol te rendesishem ne ballkan si i vetmi vend i ketij gadishulli qe eshte anetare e BE-se. Derektivat e fundit te BE-së nr.86/2003 dhe 109/2003 drejtuar Greqisë, si një armë e fundit për të luftuar problemet e shumta të lindura kohët e fundit, tregojnë qartë për një politikë të gabuar kundrejt një vullneti të mirfilltë përball emigracionit.

Por siç dihet problemet e emigracionit në Greqi kanë mbetur në udhëkryq, nga ku asnjë me gojën plot nuk mund të thotë se çdo të bëhet me këta emigrantë vitin e ardhshëm. Ky vend me nje demokraci dhe histori te lashte e te kulturuar, nuk mund ta luaj kete rol te tille pa permisuar kete imazh te ulet te tipit mesjetar . Nuk mund ta luaj kete rol pa hequr dore nga racizmi, nga mbjellja e farres se intolerances fetare. Nuk mund ta luaj kurre kete rol pa hequr dore nga politika raciste kundra emigranteve.Edhe pse po mbyll 20 vjete si nje vend me eksperience ne pritjen e emigranteve, politika e ketij vendi ne kete drejtim le per te deshiruar.

Shumë deputete të gjitha partive politike të interesuar për këtë ligj të shumë përfolur, pas pyetjeve të shumta dhe sqarimeve të çastit me indinjatë theksuan se ligji i emigracionit i cili është në fuqi që nga viti 2001 duhet përmbysur dhe për këtë gjë ligji duhet që fillohet të hartohet dhe të zbatohet nga e para.Dihet që Greqia në krahasim me vëndet të Europës së Bashkuar ka ligjin më të ashpër të legalizimit, si dhe i vetmi vend qe u jep emigranteve lejet e qendrimit te afatit 1-2 vjete. Po sikur te mos mjaftoje kjo, vete mekanizmi i ketij shteti vonon qellimisht rinovimin e lejes se qendrimit deri ne 14 muaj, duke bere qe emigrantet te presin me ore te tera ne shkallet e bodrumeve te bashkive.

Te njëjtin fat kane edhe biznesi shqiptar ne pergjithesi i cili sot po vuan te njejtat shqetesime njelloj me emigrantet e tjere. Vonesat ne 14 muaj ne rinovimin e lejes se qendrimit ka ndikuar tek keta biznesmene qe te mos levizin lirshem, duke u sjelurl humbje te medha ekonomike. Një pyetje që pret përgjigje është se si ka mundësi që katër ligjet e miratuara si dhe 80 qarkore të dala herë pas herë nuk kanë bërë të mundur një zgjidhje bashkohore me ato të vëndeve europiane, por kanë krijuar e vështirësuar më tepër këtë problem jetik të emigrantët që nuk kanë të sosur nga dita në ditë. Emigrantët shqiptar edhe pse i kanë shlyer të gjitha detyrimet karshi shtetit grek, pjesa më e madhe tyre janë akoma të izoluar si të "burgosur politik". Faktikisht është se qëndrimi i tyre është i kushtëzuar jo vetëm në kushtet politik, por mbi të gjitha edhe në atë ekonomik, të cilët të përjashtuar nga minoritaret i paguajnë këtij vëndi jo më pak se 0.5 euro në ditë, taksa ( paravola )150-300 euro, si kusht qëndrimi për një kohë të caktuar. izimit për emigrantët. Për këtë vitin e kaluar nga një studim doli se 98% e emigrantëve ishin kundër këtij ligji...

Shumë vite në Greqi, paguajnë taksa ( paravola), paguajnë siguracionet nga xhepi i tyre( ensimat) ku leja e qendrimit në Greqi është mbi të gjitha tregëti e ndyrë. Një shqetësim ndoshta mbetet për këtë vënd mungesa e një politike emigracioni, ku deri më sot këtij vëndi i ka munguar në ligjin e fundit Nr. 3386/2005 një reformë konkrete për brezin e dytë dhe të tretë të emigracionit.

Fatkeqësisht politika greke po ndjek me këtë brez të njëjtën politikë njëllojë si me prindërit e tyre, ku e ardhmja e këtij brezi pas përfundimit të studimeve do të bëjë që këta të fundit të ndahen si një kategori më poshtë se vendasit, me një mungese të theksuar në të drejtat e tyre më themelore. Por mendohet se një revansh i tillë në shoqërinë "modernë" të Greqisë në të ardhmen pa tjetër do të sjellë pasoja të rënda, duke mos përjashtuar edhe shqetësimin se ngjarjet në Francë të trokasin edhe në portën e këtij vëndi.

Kjo gjë mund të ndodhë nëqoftëse në brezi i dytë dhe i tretë i emigrantëve ( bëhet fjalë për fëmijët që lindën dhe u rritën në Greqi), do të trajtohen akoma si emigrantë, njëllojë si prindërit e tyre. Punojnë shumë, shpërblehen pak. Ky është portreti i emigracionit të sotëm në Greqi.Punojnë shumë, por paguhen më pak se sa punëtorët vendasit, duke u siguruar në sigurimet shoqërore jo për vetë por por vendasit, për tu siguruar atyre të ardhurat ekonomike për pensione.


Punojnë shumë paguhen pak, por vendosin në bankat vendase kursimet e tyre më shumë se vëndasit...


- 93.8% e emigrantëve në këtë vënd punojnë mbi tetë orë në ditë, me një pagë mujore prej 750 euro. Më shumë këtë portret e plotëson fakti se 60% e emigrantëve kanë libreza kursimi.

- 90,5% e tyre kanë depozituar të ardhurat në bankat e Greqisë.

- 2.2% kanë depozituar në bankat e huaja.

- 19,4% bëjnë biznes me të ardhurat e tyre.

- 21.2% luajnë në letrat me vlere.

Një pjesë e konsiderueshme ku luajnë në letrat me vlere në 92.3% fitimet e tyre i konsumojnë për blerje shtëpie, ku një pjesë e vogël kanë marrë kredi. Sot simbas studimit të Institutit të Politikave të Emigracionit ( IMEPO) 8.8% e emigrantëve kanë marrë kredi, ndërsa 12,8% e emigrantëve kanë shtëpitë e tyre, ndërsa 75% jetojnë në shtëpi me qera.

Për t'u theksuar vlen se rreth 30% e Produktit të Përgjithshëm Kombëtar të Shqipërisë e ka burimin nga të ardhurat që dërgojnë emigrantët në Shqipëri, të ardhura që përllogariten në rreth 1 miliard euro në vit. Nga këto 700 milionë euro e kanë burimin nga dërgesat e emigrantëve


Diferencimet që vihen re në të ardhurat, si edhe mirëqenien ekonomike ndërmjet të huajve dhe grekëve.


Vërtetohet se të huajt kanë të ardhurat më të ulëta dhe si pasojë nuk mundet që të sigurojnë mbrojtjen juridike nëpër gjykatat greke, siç mundet të kenë grekët, bën që të jetë më i madh në përqindje numri i shtetasve të huaj që dënohen nga drejtësia.Paragjykimet dhe padurimi i organeve të drejtësisë që të ushtrojnë ndjekje penale ndaj të huajve.

Shumë herë periudha paraprake përgatitore e një procesi gjyqësor është e pamjaftueshme, për të mos thënë inekzistente.Emigrantëve shqiptarë në Greqi, ndërsa pjesa tjetër nga tregtia dhe investimet e ndryshme.


Të dhëna nga Banka Greke


Kanë llogari bankare mbi 500.000 shqiptare, ku mesatarja e të derdhurave është nga 10.000-12.000, ndërsa per vendasit mesatarja e të derdhurave është në 8.000 euro. Shuma e përgjithshme e të derdhurave nga emigrantët vjen në 5 miliardë.


Emigrantët shqiptare futin në Shqipëri rreth 500.000 euro në vit.

- 80% e emigrantëve janë të aftë për punë.

-17.6% e emigranteve jane pronare te shtepive te tyre. Por, kush emigrant mund te fantazonte e imagjinonte se nje dite ai me ate traste te hedhur mbi krahe ne naten e ftohte e debore tek kalonte ilegal per ne Greqi, do te blinte nje dite shtepine e tij. Por fati i buzeshi, fantazia dhe imagjinata u bene realitetet vetem per ate pjese emigrantesh te cilet sakrifikuan dhe erdhen ne Greqi per te punuar vetem ndershmerisht. Dikush ka blere dhe vile ne ato vende ku jetojne vetem klasa e pasur greke, si ne Kolonaqi, Hekali etj...

Nje pjese emigrantesh jane stabilizuar dhe integruar ne shoqerine vendase, jo vetem pse munden te blejne shtepite, por nje pjese e mire tani kane bizneset e tyre.Puna e ndershme gjithmone te nderon dhe te respekton...

Nga studimi i fundit të Shërbimit Kombëtar të Statistikave 2004-2005 rezulton se një pjesë e madhe e emigrantëve në Greqi erdhen për të ndenjur. Ne Greqi jetojne te legalizuar 762.191 emigrante, nga ku 90.000 kane shtepite e tyre ku i kane paguar plotesisht detyrimet, kjo tregon se 17.6% e emigranteve jane pronare te shtepive ku jetojne.

Nderkohe qe 44.207 emigrante te tjere jane pronare shtepiash, por qe paguajne kredite ne bankat greke. Nga ky rregjistrim i fundit doli se numri i emigranteve ne pergjithesi qe kane shtepite e tyre arrin ne 134.207. Po disa burime jo zyrtare, por qe konfirmohen nga nje numer i madh i bankave greke, del se nje numer tjeter i madh emigrantesh jane ne pritje per t'ju miratuar kerkesat kreditore per blerje banesash. Greqia ze nje nga vendet e para ne bote persa i perket banesave private, nga ku pronaret e tyre jane vete banuesit te cilet banojne ne to. Nisur nga nje numer i madh kerkesash nje numer i madh bankash kane ne dispozicion te emigranteve ne personel te tej kualifikuar te ndare sipas komuniteteve, per t'ju shpeguar dhe sherbyer sa mire kushtet e kredive. Disa të dhëna për emigracioninë

Simbas shtypit vendas per vitin 2007, rreth 50% e emigrantëve që jetojnë në Greqi janë mbi 10 vjetë. ( universiteti i pantios viti 2004)

- 17% e popullsisë së Athinës përbëhet nga emigrantë.

-132.000 emigrantë. ( viti 2001)

-75% e emigrantëve vinë nga vëndet e ballkanit

- 63,2% të emigracionit në Greqi e përbëjnë shqiptarët, bullgarët.

- 9.8%, rumunët.

- 4,3%, pakistanezet.

- 2,4%, gjeorgjianët 2,2% etj.

- 92% e lejeve të qëndrimit në Greqi janë me afat 12-24 muaj.

- 0,1 me leje qëndrimi kohe të pacaktuar.

Emigrantët përbëjnë sot 10,3% të popullsisë në Greqi, duke u llogaritur në 1,15 milion

- 82,5% jetojnë në qytete dhe periferitë.

- 93% janë të punësuar me pagë ditore.

- 30% punojnë në punëra të çastit.

-Në sigurimet shoqërore (IKA) janë siguruar 87% e emigrantëve, ose 11,7% të numrit të përgjithshëm, ndërsa në (OGA), bujqësi, agrotik 6% , ose 42.000, ku 79% janë shqiptarë. 70% prej tyre janë nën moshën 40 vjeç.

Në (TEBE) shërbime tregtare janë siguruar 3%, ose 13.725 emigrantë.Sot 67% e emigrantëve ndihen si vëndasit., nga ku 21% kerkojne te lene shtetsine...

Gjatë një studimi të kryer në vitin 2004 doli se një në katër emigrantë punon i pa siguruar dhe i paligjshëm, ku ndimojnë në uljen e kostos së prodhimit dhe të antagonizmit. Të ardhurat kombëtare për Greqinë nga puna e emigrantëve në vitin 2004 ishin në 2,5%-2,8%, nga ku 0.5% -0,8% e këtyre të ardhurave vjen nga puna e emigrantëve të paligjshëm.Mekanizmi i Shtetit "armik" kryesor i emigranteveEmigrantët e sotëm në Greqi edhe pse kanë kaluar mbi 15 vjetë, nuk mund të kuptojnë akoma se si ka mundësi që në këtë vënd të familjes europiane këtu e 25 vjetë, kur vjen koha e rinovimit të lejes së qëndrimit të rifillojnë përsëri proçedurën e legalizimit nga e para. Nuk mund të kuptojnë gjithashtu se ku shkojnë parat që paguajnë( paravolat) si një taksë detyrim pagese e kushtëzuar për tu legalizuar.

Nuk mund të kuptojnë përse duhet të presin në radhë të gjata më shumë se 14 muaj në një kohë kur kompjuterat janë futur me kohë në zyrat e bashkive. Nuk mund të kuptojnë përse fëmijët e tyre të cilët lindën në këtë vënd të trajtohen si të huaj, ku këta fëmijë nuk njohën tjetër atdhe përveç Greqisë, të cilët ku shkojnë në vëndin e tyre duhet të kenë me vetë edhe një përkthyes. Si ka mundësi që të jetë emigrant një njeri që jeton në një vënd ku ka lindur. Po mbi të gjitha nuk mund të kuptojnë përse shteti grek është një "armik", kundërshtar i rrezikshëm ku luan prej vitesh me fatin dhe dinjitetin e tyre.

Në qoftëse se dikush dëshiron për të parë rezultatet e viteve të legalizimit ( nga viti 1998 deri më sot) do të shohë se 90% e emigrantëve nuk i marrin në dorë lejet e qëndrimit për të cilën kanë paguar jo pak para, por në duart e tyre kanë vetëm vertëtime të tilla (veveos) ose vula në pasaportat e tyre, ku i ka skaduar afati. Pothuajse në duart e tyre i marrin lejet e qëndrimit të skaduara.Vetë shteti shfrytëzon këtë proçes për të penguar që emigrantët të marrin lejet e qëndrimit me një afat kohe të gjatë, pasi për shtetin rëndësi ka që emigrantëve në jetën e përditëshme të jetë vetëm puna, vëndi ku punon. Kjo gjë ndodh pasi vetë ligji është i ndërtuar për interesat e punëdhënësve dhe në dëm të emigrantëve. Emigrantët jo pak herë kanë ndigjuar zyrtarisht ipokrizitë e ministritë Dc. Prokopis Pavlopulos ku nga njera anë thotë se "leja e qëndrimit me një afat të gjatë kohe do të ndihmojë në integrimin e emigrantëve në shoqërinë vendase me respekt në kulturën karakteristike të tyre". Por, fatkeqësisht, po i njëjti person shfrytëzon duke gënjyer, nxjerr pengesa të njëpasnjëshme me qëllime të caktuara. Vetë kryeministri i sotëm Karamanlis, kur ishte në opozitë kishte kritikuar qeverinë e mëparshme të Kostas Simitis se "për emigrantët duhet më shumë respekt", ndërsa sot!...Emigrantët ( simbas një studimi të bërë nga "Universiteti Patron" edhe pse janë një forcë e madhe pune kanë 40% të pagës së grekëve, ku pronarët nuk marrin në konsideratë aftësitë dhe dijet e tyre, ku shumica punojnë punëtorë krahu...


Pra, kjo është Greqia e sotme?...


Në integrimin e mëtejshëm të emigrantëve, ky vënd ka vendosur që të ngrejë një komision të posaçëm për të parë një për një fytyrën e çdo emigranti, duke vendosur mbi fatin e familjeve të tyre edhe pse këta të fundit kanë 15 vjetë. Po me gjithë këto probleme të emigrantëve ky komision ishumë pritur egziston vetëm në teori. Është ky komision i cili do të vendosë mbi fatin e tyre, po pa pjesmarrjem e asnjë prej tyre, pasi në këtë komision janë caktuar me rroga të majme nga xhepat e emigrantëve, biznesmenë, politikanë, priftërinjë, deputet, etj. Thuajse ky komision i u takon halleve dhe problemeve te prifterinjeve , politikaneve dhe politikaneve. Lin pyetja, cili do të jetë roli i këtij komisioni përball realitetit?

Mesa duket qeveria aktuale njëllojë si ajo e mëparshmja po ndjek një strategji raciste kundra emigrantëve në kundërshtim me direktivat e BE-së, duke thirrur shumë se në këtë vënd nuk ka vend për racizëm. Kjo strategji shumë vjeçare tregon se Greqia tashmë po i trajton emigrantët nën ombrellën e saj si pengje me piksynime të caktuara politike.


Berisha dje dhe sot


Shqiperise i duhet te kete patjeter mardhenie te mira politike me vendet fqinje, por deri me sot politika e jashteme ka deshtuarBerisha nuk ariti dot të vendoste marrëdhënie normale e miqësore me Greqinë.

Gjatë gjithë kohës në pushtet, Berisha nuk tregoi asnjëherë mirënjohje ndaj qeverisë dhe politikës greke. Arrestimi i pesë minoritareve grekë në Shqipëri u shoqërua me fushata të mëdha dëbimesh të emigrantëve shqiptarë nga Greqia me mënyra nga më poshtëruese e skllavëruese. Më 2005-sën, sot Berisha jo si president, por si kryeministër, mundohet dhe është tepër i interesuar të ndërtojë mardhënie të reja me shtetin grek, duke menduar se mund të përfitonte nga rasti që të dy kryeministrat në Ballkan, si dhe në Europë të jenë të jtë vetmit të kampit të djathtë. Për këtë bëri shumë përpjekje për të arritur dhe vendosur kontakte dhe ura të reja lidhjeje me autoritetet greke.

Fakt ështe se politika e jashtëme shqiptare ka qenë vetëm një politikë konstante e miqësisë e fqinjësisë së mirë, por jo pak herë i mjaftonte vetëm ankimi në organizmat ndërkombëtare, duke "nxirrë" protokollin e Greqisë për të drejtat e emigrantëve. Por a mmjaftonte kjo?...

Sot përball emigranteve shqiptare kudo ndodhur qeveria Berisha po dëshmon paaftësinë e tij nëpërmjet autoriteteve për të mbrojtur ligjin, për të mbrojtur të drejtat e dinjitetin e shtetasve shqiptarë. Berisha si kryeministër duhet që të ishte pronocuar publikisht në kohën e duhur, pasi e di shume mire se emigracioni shqiptar ne Greqi nuk po shkon dhe aq mire. Edhe pse Greqia eshte me prane se kushdo vend tjeter, kryeministri apo presidenti shqiptar rralle kane shkelur token helene.

Ardhja e ministrit te punes, apo te drejtesise do te ishin nje plus i madh per fatet e emigracionit, pasi ne keto fusha problemet jane ato qe shqetesojne me shume shqiptaret ne Greqi. Korrupsioni shqiptar nuk shikohet vetëm tek disa politikanë se sa para kanë, por lëshimet që këta bëjnë në dëm të kombit shqiptar...


Mbajne gjalle edhe fshatrat


Shqiptarët në Greqi janë të vetmit që mbajnë gjallë fshatrat e braktisura duke punuar në fushat e ndryshme të ekonomisë kundrejt një pagesë të ulët dhe falë kësaj duke rritur fitimet e punëdhënësve. Vete shtetit duke parë anët pozitive të emigracionit kërkoi krahun e lirë të punës dhe këtë nëpërmjet emigrantëve për të kapur objektivn në BE duke e arritur këtë brenda një kohe të shkurtër. Nuk është e rastit që gjatë 10 vjetëve ligjet e emigracionit i përgatitur dhe i studiuar nga vete shteti, të mbeten në mes të rrugës. Nuk është e vështirë të kuptosh se janë ligjet e miratuara nga parlamenti grek që i duan emigrantët ilegalë dhe njëkohësisht edhe pengje, pasi këta të fundit janë dhe shpëtimtarë të sigurimeve shoqërore ( IKA ).

Më qartë se kurrë flet vetë fakti ku emigrantëve u kërkohet sigurimi i një numri të madh të ensimash për ripërtëritjen e lejes së punës. Ligji i fundit i legalizimit te emigranteve u miratua ne parlament vitin e kaluar me nje temperature te larte te nxehti, ne mungese te shumices se deputeteve.

Praktika ka treguar se problemi i emigracionit është i thellë dhe me shumë tunele në drejtim të interesave të mëdha ekonomike në favor të kokave të mëdha bisnezit, nga ku çdo ditë nëpërmjet punës së emigrantëve shuma kolosale parash kalojnë në duart e tyre. Por mendohet se për sa kohë që ligji mbron interesat e punëdhënësve, ai nuk do të zgjidhë kurrë problemet e emigracionit sado i përsosur që mund të jetë. Kjo gjë u vu re këtë radhë ku ligji i ri për nga rëndësia ishte i "dyfishtë", se bënte fjalë jo vetëm për emigrantët por edhe për vetë punëdhënësit, nga të cilët do të varet edhe fati i vetë emigrantëve


Emigrantet, 2% te krimeve, si dhe 50% ne burgje jane emigrante


Nga ana tjetër politika në bashkpunim me medien pagëzuan emigrantët me "nofkën e kriminelit", pasi rritja e kriminalitetit ka të bëjë me rritjen e numrit të emigrantëve të ardhur në Greqi, në një kohë kur statistikat tregojnë se emigrantët mbajnë përgjegjësi vetëm 2% të krimeve kundrejt 98% të vendasve, por në burgjet e këtij vendi emigrantët zënë 50 për qind të numrit të përgjithshëm të të burgosurve, nga ku më shumë se gjysma në këto burgje e zënë shqiptarët me 1870 të burgosur, ku afërsisht 40 për qind e tyre akoma nuk janë gjykuar nga drejtësia vendase. Në se do të veprohej me të gjithë emigrantët e tjerë, siç veprohet me shqiptarët, atëherë Greqisë patjetër do t'i duhet që të ndërtojë me dhjetra burgje...Racizmi mbi të gjitha luan edhe rolin modelist ku jep shkak shfrytëzimit mesjetar duke e ligjëruar akoma më shumë, për t'i mbajtur në frikë dhe në pasiguri një pjesë të madhe të emigrantëve.