Malaj miting në Greqi: Vota juaj, përcaktuese për fitoren tonë
Mendohet se roli i fitores së zgjedhjeve të 2009 të një partie apo të një tjetre do të varet nga vota e emigrantëve.
Ky ishte mesazhi i që kandidati i PS ,Arben Malaj u drejtohej emi-grantëve të pranishëm në mitingun e qytetit të Kallamatës. Çdo votë juaj është një votë përcaktuese. Fushat elektorale është në finishin e saj. Emigracioni si kudo edhe në fushatën elektorale ka një rëndësi politike. Dihet që votat e tyre luajnë një rol në ngritjen apo uljen e një qeverive në Shqipëri. Kohët e fundit shumë kandidatë të partisë socialiste janë gjendur pranë tyre, duke ditur se forca me dërmuese janë simpatizantë të të kësaj partie. Mendohet se roli i fitores së zgjedhjeve të 2009 të një partie apo të një tjetre dotë varet nga vota e emigrantëve, gjë që ka venë në lëvizje më shumë të majtët, të cilët janë të vetmit që po bëjnë takime të njëpasnjëshme me emigrantët...
Emigrantët shqiptarë në Greqi patën fatin që të kishin pranë një nga figurat më kryesore të politikes, si dhe një nga ekonomistët më të mirë të vendit të tyre, kandidatin e PS, z Arben Malaj dje ishte pranë emigrantëve në Greqi.Që në fillim kandidati Malaj është informuar për ecurinë e votimeve nga kryetari i Degës së Partisë Socialiste së Greqisë z. Anastas Murati. Më pas kandidati i PS, dhe ish ministri i Ekonomisë Arben Malaj ka patur një takim me emigrantët në Greqi, të cilët e kanë pritur me brohoritje dhe flamuj kombëtar.
Disa kilometra para qytetit të Kallamatës kandidati Arben Malaj është befasuar nga një flamur i përmasave të mëdha kombëtare, po ashtu nga flamuj të PS dhe pankarta dhe fotografi të Edi Ramës.I shoqëruar nga kryetari i Degës së PS në Greqi z. Anastas Murati, kandidati Arben Malaj është ndalur në bashkinë e qytetit të Kallamatës dhe ka zhvilluar një bisedë me kryetarin e saj . Gjatë bisedës u theksua se emigrantët luajtën një rol të rëndësishëm në ekonominë e dy vendeve dhe sot janë integruar në shoqërinë vendase. Malaj më pas pas e ka falenderuar kryetarin e bashkisë për interesemin dhe kujdesin e emigrantëve , si dhe e ka ftuar për një vizitë miqësore në Shqipëri. Nga ana e tij kryetari i bashkisë e ka siguruar kandidatin Malaj se shpejti do ta vijë në Tiranë dhe do ta takonte si një ministër dhe jo më thjesht si një deputet. Në miting kandidati Arben Malaj medis të tjerave u shpreh se:" Per mua eshte nje dite e vecante, eshte hera e pare te ndjej nga afer, dashurine e njerezve te mi ne nje takim jashte vendit tim. Malli me te cilin ju e ndjeni vendin tuaj, dashurine me te cilin ju shprehni per vendit tuaj, interesi me te cilin ju ndiqni zhvillimiet politike dhe ekonomike te vendit tuaj, jane jo thjeshte mbrese lenese, jo thjeshte impresionuese, por detyruese, per te qene me prane jush, per te ofruar me shume mundesi per te gjithe ju, per te lehtesuar cdo veshtiresi, cdo sfide dhe çdo ender per ju dhe familjet tuaja.Ndjehem shume mire qe gjithnjë e me shume jo vetem opinion publik greke, por edhe klasa politike greke ju konsideron ju jo me një problem por nje kontribut real dhe pozitive për vendin e tyre. Sa me shume vite do te kalojne, me shume shqipatare te talentuar, nxenes, student, studjues, biznesmane dhe pse jo politikane nga komuniteti shqiptar ne Greqi do te jene pjese e kontributeve positive edhe per Greqinë.Ky ndryshim shume cilesore, shume positive ka ardhur kryesisht nga ju, mijra shqiptare te suksesshem ne projektet e tyre, qindra shqiptare te talentuar ne shkollat dhe universitetet greke, dhjetra biznesmen te sukseshem. Jam i impresionuar per kete ndryshim positive. Une besoj shume qe dashuria, përkushtimi dhe malli juaj per vendin tuaj do te jete i perhershem, ashtu sikurse besoj se mirënjohja juaj dhe e fëmijëve tuaj per popullin greke, per njerëzit qe ju mirëpriten dhe qe ju respektojnë do te jete po ashtu e përhershme. Dëshiroj te shpreh mirënjohje për popullin dhe politikanet greke, te cilët ju kane ofruar mbështetje ne momente jo te lehta te fillimeve tuaja. Edhe ne takimet sot me autoritetet qeverisëse ne Kallamata, unë ju shpreha atyre mirënjohje dhe shpresoj shume qe ata do te jene gjithnjë e me shume mbështetësit tuajTani ne ndodhemi ne nje moment te ri, vendi yne eshte bere vend anetare i NATO-s, qeveria dhe parlamenti i Greqise i dha mbështetje ketij procesi. Vendi yne ka aplikuar per tu bere vend anetare i BE, shpresojme shume qe edhe ne kete sfide Greqia ta mbeshtese vendin tone dhe gjithe vendet e Ballkanit perendimore.Ishte Samiti Selanikut qe konfirmoj te ardhmen europiane te vendeve te Ballkanit, duhet te jete Athina nxitesja dhe mbeshtetsja me e mire e perspektives europiane per Shqiperine dhe te gjithe vendet e tjera te rajonit tone.Ne nje bote gjithnje e me globale, gjithnje e me te integruar, bashkpunimi sa me i mire dhe i perhershme midis vendeve fqinje behet i detyrueshem. Ky bashkpunim nuk synon te ndajme midis nesh mundesi te kufizuara ekonomike, por te rrisim ne menyre te perhershme mundesite per prosepritet, paqe dhe harmoni te perhershme per te gjitha vendet tona. Ju dhe familjet tuaja ne Shqiperi meritoni nje te ardhme sa me te mire, Per kete te ardhme duhet te punojme me mire me shume, me perkuhstim dhe dashuri maksimale politikanet e vendit tuaj.Ne jemi përpjekur qe politika te jete nje vend ku palet të konkurrojnë dhe jo të luftojnë njeri tjetrin. Pa ndryshuar mënyrë e te berit politike, pa larguar nga politika shqiptare, grindjet, shpifjet, intrigat është e vështirë te krijohet nje ambient politik e dhe shoqëror, ku zgjedhjet i ngjajnë nje vrapimi me pengesa, sa nje ringu boksi ku dikush duhet te fitoj, pasi tjeri te kete rene ne shesh i përgjakur.Ju e ndiqni per dite ekonomine dhe politiken e vendit tuaj. Jeni perdite ne kontakt me njerezit tuaj. Ju endrroni , shpresoni dhe punoni per dite qe jeta e femijve tuaj, e familjareve tuaj, e vendit tuaj te behet sa me e mire.Zgjedhjet jane nje moment ku, ky kontribut mund dhe duhet te jete sa me konkrete. Një politolog thekson : "Politikanet e keqin i zgjedhin njerëzit e mire, ata qe nuk marrin pjese ne votime". Jam këtu jo për tu kërkuar ndihme. Me gjithë veshtiresite qe keni, te risni ne maksimum pjesëmarrjen ne votime ne Shqipëri. Unë jam këtu për t'u kërkuar qe ata emigrante qe e kane te pa mundur ardhjen në Shqipëri.
Erdha këtu jo për të bërë opozitë në kurrizin tuaj, por që t'ju takoj qe te votoni te gjithë për partinë socialiste. Të votojmë për kryetarin Edi Rama. TË VOTOJMË PËR NJË TË ARDHME MË TË MIRË, PËR NJË SHQIPËRI EUROPIANE.
Gjatë mitingut Malaj u ka kërkuar emigrantëve që të votojnë për PS, pasi qeveria e sotme nuk ka bërë asgjë për ta. Ai u ka premtuar hapjen e shkollave shqipe në bashkëpunim me autoritet vendase, si marrëveshje për sigurimet shoqërore dhe zgjidhjen përfundimtare që emigrantët të votojnë nga vendet ku banojnë. Nga ana e tij kryetari i Degës së Partisë Socialiste SË Greqisë Anastas Murati theksoi se Malaj ka treguar se nuk është vetën një politikan i mirë por edhe një ekonomistë nga më të mirët e vendit. Ai u ka kërkuar emigrantëve se vota e tyre për PS do të largonte qeverinë aktuale. Murati theksoi se Malaj sot zgjodhi Kallamatën dhe jo sheshet kryesore të qyteteve, dhe se nesër ai do të jetë në Kuç të Vlorës.
26 qershor 2009 , gazeta Ndryshe
26 qershor 2009 , gazeta Ndryshe