Friday, August 07, 2009

Greqi, shfrytëzimi i emigrantëve, në hetim dhjetëra pronarë


17 Prill 2009


Athinë -Falë këmbënguljes së medias greke, drejtësia helene ka vendosur të gjykojë si të pa ndehur 80 pronarë prodhues të luleshtrydheve ( fraulave) si dhe biznesmenë të serave të prodhimit, e të paketimit. Por bashkë me pronarët do të ulen në bankë për t’u gjykuar edhe emigrantë klandestinë për hyrje të paligjshme në Greqi.

Gazeta “Eleftherotipia”, vitin e shkuar kishte zbuluar kushtet në të cilën punonin dhe banonin në fushat e Manoladës emigrantët. Fotografitë e botuara në gazetë ishin të pabesueshme për opinionin vendas, që jepnin pamjen e një kampi pune të kohës së nazizmit. Këtë radhë në zyrën e prokurorisë janë dërguar 43 fotografi nga puna dhe jeta e emigrantëve për ndjekje penale, duke proceduar për gjykim tetëdhjetë njerëz për punësimin e paligjshëm të punëtorëve të huaj. Gjithashtu kundrejt të “akuzuarve” rëndon midis të tjerave edhe mungesa e kushteve higjienike dhe shkelja e rregullave të higjienës.

Midis të akuzuarve do të jenë edhe pronarët prodhues të luleshtrydhes, të cilët kanë keqtrajtuar, gazetarë, aktivistë dhe doktorë që ishin në mbrojtje të emigrantëve. Është hera e parë qe drejtësia vendase merr një vendim të tillë përballë padrejtësive që u janë bërë emigrantëve, por njëkohësisht nuk do të jetë as e para dhe e fundit që nuk do të marrë asnjë masë dënimi, sepse në Greqi gjithmonë fajin e kanë të huajt.