Tuesday, August 11, 2009

prefektura e Athines gjobit me 87 euro nje magazine qe u kthze ne Xhami


Ndoshta e pabesueshme, por në fakt është një realitet që ndodh sot, në një vend me një demokraci të lashtë dhe një shoqëri të kulturuar. Emigracioni në Greqi përbëhet nga 120 vende të botës me rreth 1.2 milionë emigrantë me kulturë dhe besim të ndryshëm fetar...

Prefektura në Nea Jonia të Athinës ka gjobitur pronarin e një depoje me shumën prej 87.000 euro, për arsye se e ka dhënë me qera komunitetit pakistanez ish depo, të cilët e kanë kthyer më pas në kult fetar. Por siç dihet Athina e vitit 2009 mbetet si një nga qytet e vetme që nuk ka një kult fetar të zyrtarizuar për qytetarët myslimanët...


Ndërtimi i një xhamie të vetme në Athinë tashmë është kthyer në një legjendë të vërtetë. Prej shumë dekadash myslimanët që jetojnë në Greqi, xhami dëgjojnë dhe xhami nuk shikojnë. Pavarësisht nga premtimet dhe angazhimet e herëpashershme të qeverisë greke për ngritjen e një xhamie, sot mijëra besimtarë myslimanë me mënyra të ndryshme kanë tentuar me financimet e tyre të përshtatin ambiente të ndryshme të marrë me qera, për ti kthyer në kulte fetare.

Ndodhi që dy vite më parë, me financimin e një biznesmeni të fuqishëm nga Arabia Saudite është blerë një fabrikë e vjetër, ku tani është rindërtuar dhe kthyer në xhami. Këto ndodhin në një kohë kur 700.000 qytetarë myslimanë jetojnë në qytetin e Athinës dhe në Pire, të cilët kanë kthyer bodrumet e shtëpive kulte fetare. Më shumë se 100 bodrume të braktisura si dhe depo të marra me qera janë kthyer në Athinë, në vende adhurimi të besimit fetar “ xhami”...

Shumë herë është folur dhe stërfolur nga shteti vendas për ngritjen e një xhamie të vetme në Athinë, por shumë herë ky problem që ka të bëjë me të drejtat e njeriut mbeti vetëm premtim. Është një premtim i bërë që prej 70 e ca vjetësh , mbeti i tillë, duke e kthyer qytetin e Athinës një rekordmen të vetëm evropian, kundër besimit mysliman.Politika vendase herë pas herë ka prekur këtë problem, duke luajtur me ndjenjat e myslimanëve, duke mos pasur asnjëherë një vullnet të mirë për ngritjen e një xhamie.

Justifikimet janë dhe mbeten qesharake , gjoja sepse akoma në Athinë nuk po gjendet një vend i përshtatshëm për ngritjen e saj. Realiteti se është prej klerikëve dhe politikanëve vendase janë kundër ngritjes së xhamisë në Athinë, me justifikimin se minarja do të prishë pamjen e përgjithshme turistike në kohën e verës, dhe lutjet e hoxhës do të shqetësojnë turistët .

Premtimet në sirtarë, prefektura 86.000 euro gjobë për kthimin e depos në xhami

Por më e keqja është se qeveria Karamanlis si dhe qeveritë e mëparshme kanë qenë prezentë vetëm me premtime për ngritjen e kulteve fetare, ndërsa sot këto premtime qëndrojnë në sirtarë. Sikur të mos mjaftojë kjo, Prefektura e Athinës ( para katër muajve) ka gjobitur me 86.000 euro, pronarin e një depoje ( bodrum) për shkak se prona që ai kishte dhënë me qera disa pakistanezëve ishte kthyer në xhami informale.

Mbledhja e myslimanëve para derës së bodrumit, për të kryer lutjet e kultit fetar ka ndikuar reagimin e banorëve grekë...Gjatë dy javëve të fundit, të paktën 19 emigrantë janë rrahur dhe keqtrajtuar nga sulme të disa të rinjve, që në mënyrë të organizuar futen edhe brenda shtëpive të pakistanezëve dhe shkatërrojnë çdo gjë. Pakistanezët jetojnë në shtëpi të vjetra të ndërtuar më 1921, për grekët qe ishin kthyer me forcë nga Turqia, duke i dhënë pamjen e një geto të vërtetë.Policia pushton dhe provokon besimtarët në xhaminë.

Për shkak së ditës së Ramazanit xhamia ishte plot me emigrantë nga Pakistani dhe Bangladeshi, si denoncimin e presidentit të Pakistanit dhe komunitetit, kjo akuzë sipas Tzavent Aslam dhe aktivistit Petros Constantinou. Sipas tyre në xhami ndodheshin rreth 100 emigrantë që kishin ardhur për të bërë lutjet fetare, duke ndenjur këmbëkryq. Në kultet fetare hyrja është e lirë për këdo njeri. Kushdo që dëshiron, heq këpucët dhe hyn brenda në ambientin e kthyer në xhami. Policia nuk respektoi këtë, nuk hoqi këpucët, por qentë i lidhi jashtë kultit.

Theksohet se ky ambient në rrugën Gjeraniu 14, është shumë i vjetër në qendër të Athinës, si dhe një problem i njohur nga autoritetet vendase. Sipas imamit të Bangladeshit është e katërta herë në 15 ditët e fundit, që policia vendase ka pushtuar xhaminë në veçanti. Megjithatë, kërkimet për drogë nuk dhanë rezultat, sepse nuk kishte asgjë. Emigrantët të trembu nuk mund t'i ikni kontrolleve policore dhe momentet që luteshin brenda në kultin fetar.

Qeveria tallet!

Athina zyrtare pati premtuar disa kohë më parë ndërtimin e një xhamie të re në shërbim të komunitetit mysliman, gjë që nuk u realizua kurrë. Projekti pa nisur mirë dështoi, për shkak të kontradiktave lidhur me vendndodhjen e saj. Në Athinë aktualisht gjenden dy xhami të vjetra. E para, që për momentin funksionon si muze, është ndërtuar në vitin 1759, ndërsa tjetra daton në vitin 1458.Për pesë vjet, ministritë e punëve të Jashtme, i Brendshëm, të Arsimit si dhe Prefektura e Athinës, i dërgon nga një dikaster në tjetër, ndërsa qeveria e ka bërë si rregull për të mos iu përgjigjur kërkesave të myslimanëve. Të cilët janë angazhuar që qoftë se nuk ka ndonjë zgjidhje deri në fund të vitit, komuniteti mysliman në Greqi do t’i drejtohet, Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut .

Debati mbi ndërtimin zyrtar të xhamisë filloi në vitin 2000, ndërsa raundi i dytë i filloi në vitin 2006, kur ish ministri i arsimit Marieta Giannakou ishte shprehur se: “Myslimanët në Athinë kurrë nuk kanë parashtruar një kërkesë zyrtare të ndërtimit xhami”. Në fakt komuniteti mysliman disponon një dosje e plotë ku vertëtohen kërkesa jo vetëm për xhami, por edhe për krijimin e varrezave...

Reagimet: prish “vitrinën” e Athinës

Edhe pse akoma nuk ka një projekt ndλrtimi, ka patur reagime nga më të ndryshme dhe nga më të pabesueshme, gjoja se ngritja e xhamisë në këtë qytet do të prishte “vitrinën” e Athinës, si dhe se ngritja e saj si një “qendër kulturore islamike”, mund të sjellë përfundime të “grupe terroriste”Përveç reagimeve të një pjesë së politikës vendase, ka pasur edhe nga Kisha Ortodokse të Greqisë. ish kryepeshkopi Kristodulos është shprehur se: “Xhami “poshtë Akropolit, nuk mund të bëhet xhami në Monastirak. Eshtë qendra e historisë së Athinës, ku duhet siguruar qarkullimi i mijërave turistë. Imagjinoni se çdo të bëhej ditë premte, kur myslimanët të kenë lutjet fetare”.

Ndërsa Bakojanis, ministre e Jashtme e Greqisë është shprehur se: “Greqia është një vend me demokraci të fortë. Në Athinë jetojnë shumë myslimanë. Nuk mundet që një qytet i tillë, të mos njohë të drejtat e këtyre njerëzve, që me dinjitet kërkojnë të ruajnë dhe të kryejnë lutjet e besimit fetar. Ka një vullnet politik për mbyllur këtë temë përfundimisht, si dhe për të patur një vend të besimit fetar për myslimanët, që jetojnë në Athinë”

Erdogan: Ktheni në identitet dy xhamitë në Athinë

Duket se plotësimi i kërkesës për ngritjen e xhamisë të ketë marrë përmasa të gjera politike. Kjo gjë u pa, kur pak muaj më parë ka qenë vetë Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili i ka kërkuar zyrtarisht Athinës ndërtimin e saj, përpara se Athina t i kërkoj Turqisë rihapjen e shkollës fetare në zonën Kalkit. Erdogan theksoi se ndërtimi i xhamisë në Athinë do t’u lejonte myslimanëve që jetojnë në këtë vend, të kenë një ambient njerëzor për të shprehur besimin e tyre fetar. Gjithashtu i ka kërkuar zyrtarisht Greqisë rihapjen e dy xhamive ekzistuese në metropolin helen, për shkak se Greqia është i vetmi vend anëtar i Këshillit të Evropës, në hartën e së cilës nuk gjendet qoftë edhe një xhami e vetme.

Kryeministri turk në deklaratë ka bërë të njohur se në Athinë gjenden dy xhami të vjetra me vlera të rralla arkitektonike, ndërtuar sipas stilit klasik osman, të cilat, nëse i nënshtrohen restaurimit i përmbushin më së miri nevojat e komunitetit mysliman atje.

Feja islamike në Evropë

Gjermani funksionojnë mbi 2.300 xhami, si dhe jetojnë 3 milionë myslimane, ku numrin e madh e bëjnë turqit. Në vitet 2004-2005, rreth 4.000 gjermanë konvertuan në fenë islamike.Në Gjermani numërohen mbi 141 xhami të kompletuar me minare.

Austria renditet ndër vendet e para evropiane që ka njohur zyrtarisht fene islamike, ku shteti lejon zhvillimin e lëndës së kulturës islame si pjesë përbërëse e programit mësimor në arsimin publik.

Qendra “London Merkezi” në Londër, bën fjalë se, sipas regjistrimit për vitin 2001, myslimanët përbënin 24 për qind të popullsisë. Gjithashtu ushtria angleze ka rezervuar për të ardhmen, vendin e nevojshëm për kryerjen e riteve fetare të ushtarëve mysliman, si dhe do siguroj ushqimet që u lejon feja.

Në qytetin e Milanos në Itali, një shkollë vendosi të hapë një klasë të veçantë për nxënësit myslimanë që në orën e mësimit mbajnë shami në kokë. Po një vendim tjetër është për një pushim zyrtar në shkollat ku gjenden nxënës myslimanë gjatë festave të Bajramit, Ramazanit dhe Kurbanit.

Rusi me një popullsi prej 144 milionëshe, jetojnë së bashku rreth 20 milionë myslimanë. Feja islame në Rusi është i përhapur në rajonet e Kaukazit, që po tregon një rritje të vazhdueshëm në numër.

Belgjikë me një popullsi prej 10 milionë, 450 mijë janë myslimanë. Briseli është qyteti me përqindjen më të madhe të popullatës, ku vitet e fundit janë konvertuar në islam 40 mijë ( gazeta belge “Lose lar”)

Danimarkë, në tre vitet e fundit ( 2003-2006) janë bërë myslimanë rreth 5 mijë vendas. Një grua myslimane ka kandidatuar në zgjedhjet parlamentare në Danimarkë, si dhe vazhdon të mbajë mbulesën islame.

Në Kataloni në Spanjë jetojnë 800 mijë myslimanë, nga 1.5 milionë që ka vendi. Të gjithë myslimanët e çdo komuniteti, përfshi edhe forcat nacionaliste kanë bashkuar forcat për ngritjen e një xhamie të ngjashme më atë të Madridit. Në qytetin e Katalonit janë ngritur 169 xhami etj.

Angli pritet aprovimi i qeverisë, për rikonstruktimin e xhamisë më të madhe të Evropës, që do të ketë kapacitetin për 60 mijë besimtar ( gazeta The New York )start