Saturday, August 22, 2009

Greqi –Shqipëri, në mes emigrantët…

20 gusht 2009 Tirana Observer


Minarolli, Ende probleme me Greqinë…



“Ende ka probleme me Greqinë. Qindra e mijëra emigrantë vazhdojnë të përbëjnë problematikën në mes dy vendeve tona. Lejet e qëndrimit, lëvizja e lirë, bashkimi familjar apo standardi i jetesës së emigrantëve shqiptarë përbëjnë shqetësimin më të madh të Shqipërisë në marrëdhëniet me Greqinë...”




Emigrantët janë njerëz që prej shumë vitesh ndodhen ndërmjet dy atdheve dhe që sot po rrezikohen të shkëputen prej të dyve. Sistemi politik në Greqi duhet të ketë të qartë se integrimi social i emigrantëve nuk është një kuptim apo një shprehje e thjeshtë, pasi ka të bëjë me fatin e familjeve të qindra e mijëra emigrantëve shqiptarë...


Grekët e dine shumë mire se kushdo tjetër se ç’do të thotë jetë emigracioni dhe kurbeti, dhe kjo ruhet ende në kujtesën e tyre. Greqia e sotme është krejtësisht e ndryshme nga ajo e dekada 60-70-të, nga një eksportues i madh emigrantësh, u shndërrua në një vend me fluks të madh importues dhe shfrytëzues emigrantësh.
Sot, kalimi i shoqërisë vendase në “shoqëri multikulturore” nuk ishte i thjeshtë dhe as kalimtar ashtu siç mendohej, por e gjeti shoqërinë vendase fare të papërgatitur për të jetuar së bashku me të huajt. Politika jo e drejtë e shtetit grek ndikoi negativisht në popull. Niveli i ulët i popullatës, reflekset frikësuese të mbarsura nga media, përshtypja se emigracioni është një fenomen fatkeqësie kombëtare, ndikojnë në krijimin e një mentaliteti ksenofob, gjë që secili prej nesh e ndesh përditë.
Mendojmë se ishte pasojë e këtij ndikimi si e mangësive në aparatin administrative shtetëror, fakti që një sere masash dhe ligjesh, të konsiderohen nga organizmat ndërkombëtare si jo rezultative, pa zgjidhje për emigrantët e izoluar prej vitesh në këtë vend demokratik, në djepin ku lindi demokracia…
Kryeministri i sotëm Karamanli kur ishte në opozitë kishte kritikuar Simitisin, Kryeministrin e mëparshëm se: “Duhet respekt nga të gjithë për emigrantët, duam një politikë njerëzore e të kohës, të hapur ku të respektohen e të mbrohen të drejtat…”. Po edhe pas ndryshimit të pushtetit, emigrantët ishin, janë dhe mbeten jo vetëm pengje të politikës, por edhe viktima të tij.
Shumë here është folur për mardhënie të mira që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve, ashtu si shumë here është folur me buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh me mesazhin se emigracioni shqiptar ashtu edhe minoriteti grek në Shqipëri janë ura që lidhin dy popujt tanë .Greqia si i vetmi vend ballkanas në familjen evropiane, i kishte të gjitha mundësitë që të luante një rol të rëndësishëm, por për arsye të shumta ajo nuk mundi ta kryente këtë rol.
Greqia është shtet i BE-së dhe NATO-s, por është drejt perfeksionimit të shtetit ligjor. Mësohet se ky vend do të financojë në Shqipëri 50 milionë euro. Sipas zv/ministrit grek z. Kristos Farmakis “Plani grek për zhvillimin e Ballkanit, parashikon për Shqipërinë një fond prej 50 milionë eurosh. Ky fond destinohet për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si edhe në mbështetje të veprave të rëndësishme të infrastrukturës, të tilla si rruga Konispol-Sarandë, për të cilën qeveria greke do të japë 25 milionë euro.
Greqia është partneri i dytë tregtar për Shqipërinë referuar shifrave të import eksporteve. Krahas kësaj në vend numërohen mëse 270 biznese greke, në fusha të tilla si banka, komunikimi infrastruktura etj, me investime që arrijnë në gati 550 milionë euro.
Edhe pse vendi ynë ka një numër të konsiderueshëm emigrantësh, që për nga numri përbëjnë 64.5 për qind në këtë vend, qeveria shqiptare në përgjithësi nuk u tregoi ndonjëherë mirënjohje për qeverinë greke, por kjo gjë në asnjë mënyrë nuk mund të justifikojë Greqinë për keqtrajtimet, izolimet dhe vrasjet e emigrantëve të pafajshëm. Jo pak por 140 emigrantë janë vrarë dhe mbi 500 fëmijë figurojnë të zhdukur në vendin fqinjë.
Vizitat e rralla të presidenteve tanë një here e në dhjetë vjet në Greqinë fqinje, tregon qartë dështimin politik te diplomacisë së Jashtme të vendit tone. Vendosja e ambasadorëve në bazë militanti, emërime nga mësues fshati në ambasador të një vendi të Bashkimit Evropian, tregon përsëri seriozitetin e qeverisë shqiptare.



Një fuqi e madhe, por e izoluar



Në këto 17 vite që ndodhen në Greqi, emigrantët përbëjnë një force të madhe pune, më kryesorja me kosto të ulët, që japin kontribut të ndjeshëm në zhvillimin e ekonomisë dhe përparimin e Greqisë. Ata gjithashtu përbëjnë 7.1 për qind të popullsisë së Greqisë, ndërsa në këtë shifër përfshihet edhe një brez i dytë emigrantësh, fëmijët që u linden dhe u rritën këtu, në këto 15 vite të emigracioni.
Lind pyetja: - Si ka mundësi që në Greqinë demokratike të izolohen një pjesë kaq e konsiderueshme e popullsisë, që kontribuon jo vetëm me punën e vet, por edhe me pagimin e taksave? Të izoluar për të shkuar në atdheun e tyre, të izoluar nga shoqëria, të izoluar në të drejtat sociale dhe politike që garantojnë integrimin thelbësor dhe pjesëmarrjen e organizuar të emigrantëve në shoqërinë greke.
Emigracioni shqiptar në këtë vend është plotësisht i izoluar duke filluar që nga një punëtor krahu e përfunduar deri tek biznesi. Qëllimisht burokracia greke ka ulur në maksimum rinovimin e lejeve të qëndrimit apo të punës. Biznesmeni përmetar z. Bekim Halilaj, pronar i një firme të Sigurimeve dhe Lëndëve Djegëse, me një xhiro prej 112 milionë eurosh, që i paguan një taksë vjetore prej 40.000 euro, u rrezikua të ekstradohej nga Greqia, pasi burokracia vendase nuk i rinovoi në kohë lejen e qëndrimit. Për këtë u desh ndërhyrja e vet Prefektit të Selanikut z. Panajotis Psomiadhis, për të zgjidhur problemin.
Po të njëjtin fat pati edhe një biznesmen tjetër shqiptar i një linje prodhimi të artikujve të qeramikës dhe alabastrës në Athinë, që ka punësuar mbi 100 punëtorë, si dhe një nga furnizuesit kryesor në Athinë.
Sektori i ndërtimit në Greqi mbështet kryesisht nga grupet ndërtuesve shqiptar, që tashmë konkurrojnë me vetë vendasit. Makinat dhe mjetet e punës janë nga më luksozet dhe modernet. po a mjafton kjo, në një kohë kur politika greke nuk u krijon mundësi emigrantëve shqiptarë të ecin përpara. Në sektorin e bujqësisë shqiptarët gjallëruan fushat dhe fshatrat, u dhanë jetë vendeve të lëna e të braktisura.
Sikur të mos mjaftojë kjo, politika e sotme greke u ndalon emigrantëve integrimin social, që këta të kenë mundësi të integrohen në mënyrë funksionale në shoqërinë greke, gjë që garanton barazinë dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, të cilat përbëjnë themelin e vetëm për një shoqëri të sigurt.
Ka ardhur koha që sistemi politik në Greqi duhet të ketë qartë se integrimi social i emigrantëve nuk është një kuptim apo një shprehje e thjeshtë, pasi ka të bëjë me fatin e familjeve të qindra e mijëra emigrantëve. Mbi të gjitha për këtë duhet krijimi i infrastrukturave të përcaktuara qartë, funksionimi i programeve mbështetës duke investuar për të ardhmen. Janë këto investime thelbësore që duhen bërë për një të ardhmen e një Greqie multikulturore. Integrimi i emigrantëve varet në radhë të pare nga vetë integrimi i politikës së Greqisë duke mos përjashtuar edhe atë të …”



Minarolli, Ende probleme me Greqinë…



Lidhur me këto padrejtësi që u bëhen emigrantëve tanë, ambasadori ynë në Athinë dr.Vili Minarolli, ka shprehur i shqetësuar pak kohë më parë se: “Ende ka probleme me Greqinë. Qindra e mijëra emigrantë vazhdojnë të përbëjnë problematikën në mes dy vendeve tona. Lejet e qëndrimit, lëvizja e lirë, bashkimi familjar apo standardi i jetesës së emigrantëve shqiptarë përbëjnë shqetësimin më të madh të Shqipërisë në marrëdhëniet me Greqinë...”
Në një intervistë tjetër dhënë gazetës greke (javore) “Proto Thema”, që bëri bujë jo vetëm në Greqi por edhe në Shqipëri, ambasadori ynë pati shprehur edhe një herë pakënaqësinë ndaj këtij vendi, duke thënë midis të tjerave: “I dashuri im, këtë luftë e humbët: - viza greke zgjat vetëm dy vjet, ndërkohë që italianët japin po kaq kohë leje minimale qëndrimi në vendin e tyre. Nuk është e rastit që 27% të importeve shqiptare realizohen nga Italia dhe vetëm 16% nga Greqia! Në një kohë që, me Greqinë ndajmë edhe kufij tokësorë dhe ekzistojnë lidhje më të mëdha, falë edhe një milion bashkatdhetarëve të mi shqiptarë që jetojnë këtu.
Shqipëria eksporton, sigurisht, më shumë drejt Italisë. Shifra e këtij eksporti arrin në 72%, kundrejt 9,6% ndaj Greqisë. Po çfarë ndodh me turizmin shqiptar?
Koha kur mjerimi pengonte popullin tonë të lëvizte për qëllime turistike ka marrë fund! Edhe në këtë pikë, ju keni ngelur mbrapa. Shkojmë dhjetë herë më shumë në Itali dhe i shpenzojmë atje paratë tona. Sepse në një kohë që ju kërkoni të stimuloni turizmin, nuk i hapni dyert për vizitorët shqiptarë. Studimet e Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Shqipërisë tregojnë se, shqiptarët blejnë tetë herë më shumë materiale ndërtimi nga Italia, dhe po kaq e madhe është diferenca në blerjen e pjesëve të këmbimit të automobilave dhe pajisjeve industriale…”
Çështja e politikave të emigracionit i përket edhe Shqipërisë
Emigrantët janë njerëz që prej shumë vitesh ndodhen ndërmjet dy atdheve dhe që sot po rrezikohen të shkëputen prej të dyve. Politika e Jashtme e Shqipërisë për bashkëpunimin me vendin fqinjë deri tash ka dështuar, pasi kërkesat për të luftuar emigracionin e paligjshëm nuk lidhen vetëm me marrjen e masave policore në rruajtjen e kufijve, pasi ngritja e këtyre mureve përball varfërisë dëshmoi qartë se jo vetëm, nuk luftoi emigracionin klandestin, por e shtoi akoma më tepër atë.
E vërteta është se emigrantët kanë nevojë të shihen si pjesëtarë të popullit shqiptar, pasi këtë gjë më shumë e kurrë e kërkon e mira e atij vendi, të jenë të bashkuar dhe jo të veçantë.
Sipas INSTAT (2004), 700,000 shqiptarë janë larguar nga vendi gjatë periudhës 1989-2001 dhe në vitin 2005 numri i emigrantëve u rrit në 864,485, që përbën 27.5% të popullsisë totale në vend (Banka Botërore, 2005).
Në pamjen globale të mbrojtjes së të drejtave të emigrantëve si dhe të trajtimit të tyre brenda ligjeve të Konventës Evropiane dhe të OKB-së, Shqipëria, deri më sot ka dale humbur në raport me vendet e tjera të botës. Forca e institucioneve të drejtësisë, si dhe mbrojtjes të së drejtave të njeriut etj, ka qenë e pafuqishme për të kërkuar llogari për keqtrajtimin poshtërues të emigrantëve tanë kudo ndodhur.
Por një problem i pazgjidhur në këtë drejtim është dhe mbetet ai me shtetin fqinjë Helen. Shteti shqiptar nuk di sa ka dhe ku i ka emigrantët e tij. Nuk di akoma, ose bën sikur nuk i di, në se u sigurohen të drejtat që u takojnë në konform të ligjit ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Kjo gjë është më e logjikshme dhe një sjellje normale për çdo qeveri që ka jashtë territorit njerëzit e tij. Shqipëria duhet të ndërrojë mentalitetin për të kuptuar se emigracioni shqiptar është një problem mbarëkombëtar dhe jo aspak partiak…
Duhet sa nuk është vonë të hedhë hapin e pare për të marrë parasysh vullnetin politik të emigrantëve, se në një kohë kur zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri, shqiptarët pa dyshim duhet që të japin votën e tyre e të mos privohen nga kjo e drejtë. Kjo gjë do të zgjidhej për së miri sikur emigrantëve t’u krijohej kundër votimi pranë përfaqësive tona diplomatike kudo që ata janë, pasi kjo më shumë se kushdo duhet të rrisë ndërgjegjen kombëtare, interesimin, besimin në vlerat tona. Shqipëria nuk duhet që të jetë në hartë vetëm gjeografikisht një pjesë e Evropës, por duhet të ndjejë se është e denjë për të…



Një shqetësim i grekëve që mbart në vetvete një realitet apo mit?



Po studimet e kryera deri më sot të bazuara në ritmin e zhvillimeve të fakteve të emigracionit ka sjellë një shqetësim në shoqërinë dhe politikën vendase se, në 40 vitet e ardhshme do të ketë më shumë të huaj se sa grekë. Është një realitet apo një legjende e thurur në fenomenin e një ksenofobie?
Studim i fundit i Sindikatave të Përgjithshme të Greqisë (GSEE), publikuar në gazetën “TO ARTHRO” më 8 prill të këtij viti, ka dhënë alarmin se në vitet e ardhshme, numri i të huajve në Greqi do të jetë 14 milionë, ndërsa i vendasve në shifrën 11 milionë. Në qoftë se ky studim do të ketë këto përfundime, atëherë për vendasit patjetër do të jetë një fenomen i pabesueshëm, ku numri përgjithshëm i popullsisë do jetë në 25 milionë banorë.
Ky studim mbështet në faktin se shumë emigrantë ekonomikë vijnë në rrugë klandestinë dhe legalizohen menjëherë, duke rritur gjithnjë numrin e popullsisë. Numri i përgjithshëm i emigrantëve të legalizuar në Greqi është 598.477. Nga ky numër 369,443 janë burra dhe 229.000 gra. Lidhur me përbërjen e komuniteteve numri i emigrantëve të ligjshëm është:
- Shqipëria 340.000,
- Bullgaria 66.00,
- Rumania 26.000,
- Ukraina 21.000,
- Pakistani 17.000,
- Gjeorgjia 14.000,
- Egjipti 12.000,
- Rusia 11.000,
- India 10.000,
- Moldavia 10,000 etj.
Studimi thekson se në këtë mënyrë çdo vit qëndrojnë në Greqi rreth 30.000-40.000 emigrantë, po dhe kaq në numër janë të tjerë ku akoma nuk është bërë regjistrimi i tyre. Po me gjithë këtë nga Instituti I Sindikatave të Greqisë mendohet se çdo vit në Greqi numri i emigrantëve të paligjshëm rritet në 60.000 - 80.000. Duke u nisur nga ky fakt mendohet se në vitin 2050 rritja e popullsisë në Greqi do shkojë në 25 milionë banorë, ku vetëm 11 milionë do të jenë vendas.



Shqipëria, më aktive në mbrojtjen e drejtave të emigrantëve



Emigrantët janë njerëz, që prej shumë vitesh ndodhen ndërmjet dy atdheve dhe që sot po rrezikohen të shkëputen prej të dyve. Politika e jashtme e Shqipërisë për bashkëpunimin me vendin fqinj deri tani ka dështuar, pasi kërkesat për të luftuar emigracionin e paligjshëm nuk lidhen vetëm me marrjen masave e policore në ruajtjen e kufijve, pasi ngritja e këtyre mureve përballë varfërisë dëshmoi qartë se jo vetëm nuk luftoi emigracionin klandestin, por e shtoi akoma më tepër atë.
E vërteta është se emigrantët kanë nevojë të shihen si pjesë e popullit shqiptar, pasi këtë gjë më shumë e kurrë e kërkon e mira e atij vendi, të jenë të bashkuar dhe jo të veçuar. Në pamjen globale të mbrojtjes së të drejtave të emigrantëve, si dhe të trajtimit të tyre brenda ligjeve të Konventës Evropiane dhe të OKB-së, Shqipëria, deri më sot, ka dalë e humbur në raport me vendet e tjera të botës.
Forca dhe zëri institucioneve të drejtësisë, si dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut etj., kanë qenë të pafuqishëm për të kërkuar llogari për keqtrajtimin poshtërues të emigrantëve tanë kudo. Por një problem i pazgjidhur në këtë drejtim është dhe mbetet ai me shtetin fqinj, helen. Shteti Shqiptar nuk di sa ka dhe ku i ka emigrantët e tij. Nuk di akoma, ose bën sikur nuk i di, nëse u sigurohen të drejtat, që u takojnë konform ligjit ndërkombëtar …