Europa, një këmbanë tjetër për emigrantët
Publikuar më 16 dhjetor 2005
Gazeta “Tribuna”
Emigracioni sa vjen dhe po bëhet një problem nga më kryesore në axhentën ditore në Bashkimin Europian. Strategjia e saj për parandalimin e emigracionit ilegal, si ndihmë ekonomike vendeve nga emigrojnë, rruajtja e kufujve të përbashkëta, si dhe masa të tjera të kësaj natyre, akoma nuk ka bërë të mundur për të gjetur një rrugëdalje këtij problemi jetik.
Në francë, pak ditë pas revoltave të nëntorit, ministri i brendshëm Nikola Sarkozi ka kritikuar Italinë dhe Spanjën që ligjet e tyre të emigracionit të jenë të ashpra në proçesin e legalizimit në mënyrë që ti pritet rruga legalizimit të emigrantëve.
Strategjia “Bibla Jeshile”, një këmbanë tjetër për emigrantët
Më 11 janar të vitit 2005, Komisioni Parlamentar i BE-së, lidhur me emigracionin paraqiti një “strategji “ të ashtuquajtur “Bilba Jeshile” me qëllim debati ndërmjet vendeve anëtare, për të detajuar një ligj të veçantë për emigrantët e ardhur nga vëndet e “botës së tretë”. Strategjia europiane “Bibla Jeshile” do të japë rezultate përfundimtare në fund të këtij viti, pasi të kenë përfunduar bisedime përfundimisht duke iu përmbajtur në thelb Konventës së Hagës.
Qëllimi i kësaj strategjie mbarëeuropiane është që të gjëndet një rrugëdalje për emigrantët të cilët duan që të punojnë në Europë, por një problem i madh për “strategët” e strategjisë është dhe mbetet se në ç’mënyrë do të organizohen emigrantët, cila rrugë është ajo që do t’i integrojë këta në shoqërinë vendase. Ç’duhet bërë që këta njerëz të një kategorie tjetër të ndihen mirë në Europë, si dhe për t’u siguruar të drejtat e tyre.
Eurodeputeti gjerman Aleksandër Alvaro lidhur me këtëstrategji është shprehur se: “qëllimi kryesor është që këta njerëz të kenë mundësi për të ardhur në rrugë legale dhe për të mos rënë në duart e njerëzve shfrytëzues dhe trafikut të paligjshëm. Në këtë mënyrë ne duhet të bëjmë kufijtë tanë të pakapërcyeshëm kundër njerëzve të cilët tentojnë të futen ilegalisht në Europë”.
Zerve AnaV, president i organizatës ndërkombëtare për emigracionin: “Europa duhet të ketë programe për emigrantët e paligjshëm. Duhet të jemi në gjendje për t’i ndihmuar në vendet e tyre. E gjithë europa, ashtu si çdo vend duhet të kundërveprojë në këtë mënyrë...”
Një “politike e re” për emigracionin
Emigracioni në teori nga njera anë përmban një numër të pallogaritshëm ligjesh e qarkoresh të njëpasnjëshme, reforma, studime marrje masash për arsye të ndryshme në përshtatje të interesave të çdo vëndi , si e si për të frenuar emigracionin e paligjshëm. Ligjet e legalizimit për emigrantët që jetojnë në Bashkimin Europian nga një vënd në tjetri nuk kanë asnjë ngjashmëri ndërmjet tyre, ku në shumë prej tyre ligjet janë bërë një pritë e pakapërcyeshme për emigrantët, ndërsa në disa vënde të tjera jo.
Ndërsa nga ana tjetër në praktikë është shumë i ashpër dhe me përmasa konkrete. Vjet në Itali në ishullin Lambetuza protestuesit emigrantë dhe vendas shprehën pakënaqësinë për ngritjen e një kampi përqëndrimi të qindra emigrantëve të paligjshëm. Kampe të tilla ka propozuar në parlament dhe Gjermania. Kohët e fundit në shumë vënde anëtare të Bashkimit Europian ku bën pjesë edhe Greqia, ligjet e legalizimit janë ashpërsuar në atë mënyrë, ku zor se mund të gjendet filli i zgjidhjes, jo se është e vështirë po shumë vënde u intereson mbajtja e emigrantëve të paligjshëm.
Në vitin 2000 në Gjermani në një vend ekonomikisht të fortë është hedhur ideja se përsa i përket emigrantëve ekonomik në këto vënde janë mirëpritur ata njerëz për të cilët ka nevojë ekonomia. Kjo ide u përqafua si nga Greqia, Anglia si dhe ndonjë vënd tjetër. Në mars të 2005, kryeministri i Anglisë Toni Bler në parlamentin vendas tha se :“duhet të kemi një politikë të re kontrolli për emigracionin, të shikojmë se çfarë interesi i sjell Anglisë. Duhet të ketë një kontroll të rreptë kundër emigracionit të paligjshëm, por në të njëjtën kohë na duhen disa njerëz për të punuar në këtë vënd, për të ndihmuar ekonominë” përsa i përket problemit të emigracionit Anglia po ndjek të njëjtën praktik me atë të Francës.
Kryeministri francez Zhan Pier Rafaren ka deklaruar se së shpejti do të marrë një inisiativë lidhur me një reformë të re për emigracionin. Në këtë vënd, një martesë me vendasit ndikonte që të jepej menjëherë leja e qendrimit, por edhe këtu ligji gjen zbatim me një ashpërsi të theksuar, duke i veçuar emigrantët nga shoqëria vëndase.
Në Europën Veriore, në Danimarkë që prej dy vjetësh zbatohet ligji i legalizimit për emigrantët, si një nga ligjet më të ashpra të Europës. Emigranti për të marrë një leje qëndrimi me afat 7 vjeçar duhet që patjetër të ketë shtëpinë e tijë të përhershme, të ketë të ardhura standarte në familje, gjithashtu të ketë si garanci një shumë prej 8.000 euro. Por, sikur të mos mjaftojë kjo emigrantët duhet që të tregojnë se marrëdhëniet e tyre me këtë vend janë më të forta se me çdi vend tjetër. Por, kjo gjë nuk ndodh me Suedinë e cila në këtë drejtim është më liberale dhe luan një rol pozitiv në zgjidhjen e problemeve të emigrantëve.
Çdo vit me vendim të qeverisë në Itali jepen leje për emigrantët, ku vitin e kaluar u dhanë për emigrantët që vinin nga vendet jashtë Bashkimit Europian rreth 80.000 leje, ndërsa më 2003 u legalizuan afërsisht 700.000 emigrantë. Në këtë vend sot janë legalizuar rreth 2.6 milionë emigrantë, baraz kjo me 4.6 për qind të popullsisë së përgjithshme.
Papunësia sot në Gjermani kap shifrën rreth 5.5 milionë njerëz. Nga 1 janari i këtij viti u jepet përparësi emigrantëve dhe fëmijëve e prindërve të tyre, të cilët janë me arsim të lartë dhe kryesisht zotërojnë mirë teknologjinë në fushën e kompjuterizmit. Në vitin 2000-2003, lejet e lagalizimit kishin karakter pesëvjeçar, ku u ndalohesh pjestarëve të tjerë të familjes që të punonin.
Edhe Greqia ka problemet e saja në këtë drejtim , ku edhe sot ajo ende nuk po gjen një rrugëdalje.Reformat dhe ndryshimet e herëpashershme të ligjeve kanë treguar se proçesi i legalizimit po dështon për emigrantët e paligjshëm. Një fakt është se deri tani janë futur në proçesin e legalizimit afërsisht 8-10 për qind e emigrantëve ku llogaritet se janë rreth 300.000, në një kohë kur problemet e emigrantëve të ligjshëm sa vinë dhe po bëhen më të vështira përball aparatit burokratik vendas.
Mënyrat dhe kushtet e legalizimit, ensimat, intervista përpara një komisioni i cili do të vendosë fatin e këtij emigranti për t’u, kushtet e ndryshme për bashkimin familjar, si dhe për hapjen e një biznesi duhen që të kesh mbi 60.000 euro, tregojnë qartë se emigrantët, jo vetëm që nuk janë të njëjtë e të barabartë me vendasit, por ndodhen në një shkallë akoma më të ulët, në një kohë kur vetë këta po mundohen të integrohen në jetën e përditëshme.
Europa të mos mbyllë sytë, kur duhet të shohë të vertetën
Vendet e BE-së, e kanë të qartë se studimet e njëpasnjëshme të tyre kanë nxjerrë në drttë se “Kështjellës së Plakur Europiane” në vitet e ardhëshme i duhen miliona krahë pune, jo vetëm për rinimin e moshës së popullit, por këta emigrantë të derdhin miliarda para për të mbajtur gjallë sigurimet shoqërore për pensionet e tyre. Kjo strategji e strategëve ekonomikë sot mbizotëron mbi ata politikë, duke detyruar Europën të mbyllë sot para të vertetës.
Europa i mbyll sytë e saj, në një kohë kur duhet të shohë të vërtetën, pasi e verteta, siç theksojnë specialistët e ekonomisë, është se Europës i duhen më së fundi emigrantë nga çdo fushë e specialiteti.