Friday, August 14, 2009

Greqi –Shqipëri, në mes emigrantët…

Ministrja e Jashtëme e Greqisë, znj. Dora Bakojanis me Presidentin Shqiptar z. Bamir Topi
gazeta Tribuna


23 shtator 2005


Grekët e dine shumë mire se kushdo tjetër se çdo të thotë jetë emigracioni dhe kurbeti, dhe kjo ruhet ende në kujtesen e tyre. Greqia e sotme është krejtësisht e ndryshme nga ajo e dekada 60-70-të, nga një eksportues I madh emigrantësh, u shndrua në një vend me fluks të madh importues dhe shfrytëzues emigrantësh.
Sot, kalimi I shoqërisë vendase në “shoqëri multikulturore” nuk ishte I thjeshtë dhe as kalimtar ashtu siç mendohej, por e gjeti shoqërinë vëndase fare të papërgatitur për të jetuar sëbashku me të huajt.
Politika jo e drejtë e shtetit grek ndikoi negativisht në popull. Niveli i ulët i populates,reflekset frikësuese të mbarsura nga media, përshtypja se emigracioni është një fenomen fatkeqësie kombëtare, ndikojnë në krijimin e një mentaliteti ksenofob, gjë që secili prej nesh e ndesh përditë.
Mendojmë se ishte pasojë e këtij ndikimi si e mangësive në aparatin administrative shtetëror, fakti që një sere masash dhe ligjesh, të konsiderohen nga organizmat ndërkombëtare si jo rezultative, pa zgjidhje për emigrantët e izoluar prej vitesh në këtë vend demokratik, në djepin ku lindi demokracia…
Kryeministri I sotëm Karamanli kur ishte në opozitë kishte kritikuar Simitisin, kryeministrin e mëparshëm se: “Duhet respekt nga të gjithë për emigrantët, duam një politikë njerëzore e të kohës, të hapur ku të respektohen e të mbrohen të drejtat…”. Po edhe pas ndryshimit të pushtetit, emigrantët ishin, janë dhe mbeten jo vetëm pengje të politikës, por edhe viktima të tij.

Një fuqi e madhe, por e izoluar

Në këto 15 vite që ndodhen në Greqi emigrantët përbëjnë një force të madhe pune, më kryesorja me kosto të ulët, që japin kontribut të ndjeshëm në zhvillimin e ekonomisë dhe përparimin e Greqisë. Ata gjithashtu përbëjnë 7.1 për qind të çpopullsisë së Greqisë, ndërsa në këtë shifër përfshihet edhe një brez I dytë emigrantësh, fëmijët që u linden dhe u rritën këtu, në këto 15 vite të emigracioni.
Lind pyetja: - Si ka mundësi që në Greqinë demokratike të izolohen një pjesë kaq e konsiderueshme e popullsisë, që kontribuon jo vetëm me punën e vet, por edhe me pagimin e taksave? Të izoluar për të shkuar në atdheun e tyre, të izoluar nga shoqëria, të izoluar në të drejtat sociale dhe politike që garantojnë integrimin thelbësor dhe pjesmarrjen e organizuar të emigrantëve në shoqërinë greke.
Pse vallë politika u ndalon emigrantëve integrimin social, që këta të kenë mundësi të integrohen në mënyrë funksionale në shoqërinë greke, gjë që garanton barazinë dhe mirkuptim të ndërsjelltë, të cilat përbëjnë themelin e vetëm për një shoqëri të sigurtë. Ka ardhur koha që sistemi politik në Greqi duhet të ketë qartë se integrimi social i emigrantëve nuk është një kuptim apo një shprehje e thjeshtë, pasi ka të bëjë me fatin e familjeve të qindra e mijra emigrantëve. Mbi të gjitha për këtë duhet krijimi i infrastrukturave të përcaktuara qartë, funksionimi i programeve mbështetës duke investuar për të ardhmen. Janë këto investime thelbësore që duhen bërë për një të ardhmen e një Greqie multikulturore. Integrimi i emigrantëve varet në radhë të pare nga vetë integrimi i politikës së Greqisë duke mos përjashtuar edhe atë të privo

Çështja e politikave të emigracionit i përket edhe Shqipërisë

Emigrantët janë njerëz që prej shumë vitesh ndodhen ndërmjet dy atdheve dhe që sot po rrezikohen të shkëputen prej të dyve. Politika e Jashtëme e Shqipërisë për bashkëpunimin me vendin fqinjë deri tash ka dështuar, pasi kërkesat për të luftuar emigracionin e paligjshëm nuk lidhen vetëm me marrjen e masave policore në rruajtjen e kufijve, pasi ngritja e këtyre mureve përball varfërisë dëshmoi qartë se jo vetëm, nuk luftoi emigracionin klandestin, por e shtoi akoma më tepër atë.
E vërteta është se emigrantët kanë nevojë të shihen si pjestar e popullit shqiptar, pasi këtë gjë më shumë e kurrë e kërkon e mira e atij vëndi, të jenë të bashkuar dhe jot ë veçantë.
Në pamjen globale të mbrojtjes së të drejtave të emigrantëve si dhe të trajtimit të tyre brenda ligjeve të Konventës Evropiane dhe të OKB-së, Shqipëria, deri më sot ka dale humbur në raport me vëndet e tjera të botës. Forca dhe uëri institucioneve të drejtësisë, si dhe mbrojtjes së drejtave të njeriut etj, kanë qenë të pafuqishme për të kërkuar llogari për keqtrajtimin poshtërues të emigrantëve tanë kudo ndodhur.
Por një problem i pazgjidhur në këtë drejtim është dhe mbetet ai me shtetin fqinjë Helen. Shteti shqiptar nuk di sa ka dhe ku i ka emigrantët e tij. Nuk di akoma, ose bën sikur nuk i di, në se u sigurohen të drejtat që u takojnë në konformë të ligjit ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të tyre. Kjo gjë është më e llogjikshme dhe një sjellje normale për çdo qeveri që ka jashtë territorit njerzit e tij. Shqipëria duhet të ndërrojë mentalitetin për të kuptuar se emigracioni shqiptar është një problem mbarëkombëtar dhe jo aspak partiak…
Duhet sa nuk është vonë të hedhë hapin e pare për të marrë parasysh vullnetin politiktë emigrantëve, se në njëkohë kur zhvillohen zgjedhjet në Shqipëri, shqiptarët pa dyshim duhet qëtë japin votën e tyre e të mos privohen nga kjo e drejtë. Kjo gjë do të zgjidhej për së miri sikur emigrantëve t’u krijiheshin kundër votimi pranë përfaqësive tona dipllomatike kudo që ata janë, pasi kjo më shumë se kurrëdo të rrisë ndërgjegjën kombëtare, interesimin, besimin në vlerat tona.
Shqipëria nuk duhet që të jetë në hartë vetëm gjeografikisht një pjesë e Europës, por duhet të ndjejë se është e denjë për të…