Wednesday, August 19, 2009

të dalësh kundra të vjetrës nuk është gabim...






Written by Gazeta SOT
Wednesday, 19 August 2009 15:16


Abuzime në kurriz të elektoratit tregojnë se “filozofia Rama” ka një ngritje profesionale për të mos njohur humbjen dhe nxjerrë përgjegjësinë. Filozofia Rama një “lider me pushtet absolute” mban përgjegjësi absolute për humbjen, në një kohë kur fituari nuk gjykohet njëlloj sa humbësi. Partia Socialiste, pa zgjeruar koalicionin, pa rritur në maksimum aleancat, sfidat për fitoren e radhës do të mbeten të vështira. Më shumë se kurrë sot PS i nevojitet që të çlirohet nga censura dhe diktatura Rama… Siç dihet socialistët janë duke përjetuar një përçarje duke pritur me padurim kongresin e tyre të jashtëzakonshëm se dikush ndoshta mund t’i bashkojë. Humbja në zgjedhjet e 28 qershorit tregoi se Edi Rama nuk e lë aq kollaj kolltukun e kryetarit të PS, pasi kohët e fundit po jeton në botën e tij të vogël të karrierizmit shqiptar. Interesat vetjake për të patur në dorë partinë dhe Bashkinë përbëjnë një rast të jashtëzakonshëm jo vetëm për vendin tone por edhe për vendet e tjera. Edhe pse ka qenë në qendër të kritikave më shumë se kushdo kryetar tjetër, Rama vazhdon të heshtë përball tyre, duke mos justifikuar akoma qëndrimin e tij në krye të partisë. Koha ka bërë që Partia Socialiste që nga 28 qershori ka mbetur në vend, duke përjetuar një ngërç të madh që vetëm një pjesë e vogël e kishin menduar, për të mos bërë evoluimin e duhur.Zgjedhja e kreut të ri brenda kampit socialist padyshim duhet që të rrisë besimin në krijimin e një kredibiliteti të mëtejshëm përball elektoratit të tyre, me qëllim për të siguruar në të ardhmen fitoren e maxhorancës, pasi “filozofia Rama” nuk funksionoi ashtu siç duhej. Një nga figurat më të rëndësishme në PS, Arben Malaj, e sheh si një gjë konkrete dorëheqjen e Edi Ramës nga kryesimi i partisë, me shpresë kundrejt një platforme politike për bashkimin e së majtës.

Zgjedhja e kreut të ri brenda kampit socialist padyshim duhet që të rrisë besimin në krijimin e një kredibiliteti të mëtejshëm përball elektoratit të tyre, me qëllim për të siguruar në të ardhmen fitoren e maxhorancës, pasi “filozofia Rama” nuk funksionoi ashtu siç duhej. Një nga figurat më të rëndësishme në PS, Arben Malaj, e sheh si një gjë konkrete dorëheqjen e Edi Ramës nga kryesimi i partisë, me shpresë kundrejt një platforme politike për bashkimin e së majtës.Populli shqiptar është i vetëdënuar që të durojë akoma edhe disa vite të tjera deri në ndërgjegjësimin e politikës, ku mungesa e një uniteti ndërmjet partive politike edhe kur vjen koha për interesat e kombit shqiptar ende nuk njihen në vendin tonë.

të etur për plotësimin e interesave vetjake e kokëfortësi, politikanët tanë tregojnë se nuk kanë asgjë të përbashkët me kolegët e vendeve te tjera europiane.Tashmë të ndarë në grupe të "aftë"

e të "pa aftë", brenda PS në emër të një reforme e majta e re duket se diçka po lëviz. Të tjerët fshihen pas hijes së kryetarit duke mos marrë guximin për të kërkuar arsyet e humbjes. Dhe kjo është kolona e xhaketave të vjetra, është kolona e djeshme që nuk ka asnjë të përbashkët me pjesën më të madhe të PS. Është kjo kolonë që mban në censurë të plotë dhe peng PS. Është kjo kolonë që rrallë kanë folur ndonjëherë në altarin e Parlamentit kur duhej folur, ndërsa sot heshtin përsëri në një kohë kur nuk duhej heshtur.

Po kush janë këto ngërçe që pengojnë partinë më të madhe opozitare të mos ecë përpara e që po mundohen me të gjitha mënyrat që të mbajnë peng këtë?

Logjikisht pak interes ka nëse Rama do të rikandidojë përsëri, aq sa ka rëndësi transparenca brenda partisë, zbatimi i statutit të firmosur dy vite më pare nga vetë dora e tij. Që të jetë në krye të një partie duhet të ndjejë përgjegjësinë morale dhe atë politike, pasi partia nuk është prone vetjake, por është një pasuri e një pjesë e popullit shqiptar. Qëndrimi Rama përbën një rast të veçantë. Ai nuk e njeh “dorëheqjen”, duke dhënë shembullin më të keq për të gjitha subjektet e majta, duke treguar se para se të rikandidojë duhet të japë dorëheqjen, të pranojë në mënyrë të kulturuar humbjen, duke bërë edhe autokritikë.

I fituari nuk gjykohet sa humbësi, Rama e di këtë strategji dhe me shumë mënyra mundohet të shtyjë ditë deri në kongresin e jashtëzakonshëm, me një shpresë se mund të hipnotizojë e të mbahet gjallë akoma nga “xhaketat e vjetra”, duke mbajtur një qëndrim të ulët përballë njerëzve që sot kanë dale kundra tij.

Të dalësh kundra të vjetrës nuk është gabim se sa të mbahesh mbas saj. Duke bërë një krahasim me të ndonjë kandidat tjetër, Malaj del në skenë si një politikan i plotësuar plotësisht, si një politikan i karakterit evropian. Së bashku me Ben Blushin janë të parët që po ngrenë zërin kundër Ramës për largimin e tij në zbatim të statusit të partisë Sjellja dinjitoze e Arben Malajt, ish ministrit të ekonomisë tregon se brenda PS, ka edhe intelektual të cilët nuk mund të pajtohen me politikën e brendshme të kësaj partie, që humbi zgjedhjet nga strategjia, “Rama i vetëm në votime”. Rama i djeshëm apo i sotëm, ndryshe nga Malaj me çdo lloj mënyrë mundohet të mbajë në krizë politike mbarë Shqipërinë, duke mbajtur peng rezultatin përfundimtar për mosnjohje të humbjes. Veprimi i tij njëanshëm cinik po ul nga dita në ditë imazhin e partisë së tij.

Rama sot mundohet që të luftojë errësirën me të njëjtën monedhë dhe jo me dritë. Duke mos bërë një analizë konkrete, të ndarë në grupe me opsionet e tyre për mbështetjen e njerit apo tjetrit grup tregojnë se në përgjithësi vuajnë nga plogështi, në një kohë kur me kohë duhej të kishin mbajtur qëndrim konkret. Qëndrimi dhe mbështetja e Ramës nga grupi “xhaketat e vjetra” dëshmon përsëri se edhe në të ardhmen nuk pritet që brenda kësaj partie të mbahet një qëndrim serioz , pasi nuk pritet të bëhet ndonjë një analizë serioze, sepse ka përballë vullnetin dhe këmbënguljen Rama, duke lënë mënjanë ndonjë konkluzion të mundshëm realist. Deklaratat e fundit të kreut të PS-së, apo bashkiakut të Tiranës, treguan se Rama nuk ka asgjë të përbashkët me tezën e partisë së tij “POLITIKË E RE”, po tregon se akoma ky njeri po vuan nga sëmundja e kokëfortësisë apo thjesht nga çaste emocionale, duke përfaqësuar njëherësh politikën e vjetër të kësaj partie.

Kreu i kësaj partie nuk do qe brenda në parti të ketë debat dhe konkurrim ndërmjet njerëzve më të “mire” përball njerëzve më të “këqij”, për të përballuar ndershmërisht luftën politike brenda gjirit të partisë. Mosdhënia e dorëheqjes në kohën dhe vendin e duhur dëshmon për të ardhmen se politika brenda partisë do të vuajë akoma për një kohë të gjatë, pasi plogështia nga shumica e të paaftëve, që fshihen prapa pantallonave dhe figurës Rama, janë një barrikadë me rrënjë të thella nga e kaluara, për të ecur përpara.

Në themelet e demokracisë së brishtë shqiptare të sapo ndërtuar ky subjekt politik po jep shembullin më të keq përball elektoratit të tij, duke mos u shkëputur një herë e përgjithmonë nga nostalgjia e të kaluarës. Një shqetësim është dhe mbetet se me çfarë fytyre të re opozitare do të paraqitet në parlamentin e ri ky subjekt që sot për sot po bën një shqetësim për mbarëpolitikën shqiptare.

Rama kërkon ti largohet një analize për përgjegjësinë politike të humbjes duke mos njohur parimet më elementare, duke mbajtur në censure të plotë këtë subjekt politik, duke mos njohur as termin UNITET. Malaj dhe Blushi duket se janë larguar një here e përgjithmonë nga plogështia dhe strategjia që ka ndjekur brenda partisë kreu i saj Rama. Të shkëputur njëherë e përgjithmonë me një opsion të hapur dhe me platforma të reja duket se do të jenë një shpresë të re për PS. Mendojë që hapi i pare I kësaj partie për një “politikë të re” është që të bëhet një analizë e punës katërvjeçare, pasi në zgjedhjet e fundit janë afruar edhe shumë deputetë të rinj, jo sipas aftësive profesionale aq sa vetë përzgjedhja e kryetarit. Por brenda partisë këta të rinj përballë të një revolucioni brenda partisë padyshim do të mbështesin Ramën të qëndrojë akoma, në një kohë kur ka njerëz të tjerë që nuk janë venë në prove si kryetar partie.

Rotacioni në një vend demokratik është i pranueshëm.

Arben Malaj jo pak here ka dale i vetëm për të çliruar nga censura partinë e tij, jo pak here ka deklaruar për median se ka hedhur kandidaturën për kryetar partie , por ai nuk mund të mbështet nga të “sapoardhurit e rinj”, po ashtu edhe nga “xhaketat e vjetra”. Malaj si një politikan me cilësitë e një europiani po fiton nga dita në ditë moralisht mbështetjen e tij për kandidimin e kryetarit. Kjo mbështetje tashmë ka kapërcyer edhe kufijtë e vendit. Dega e PS në Greqi, duke pare cilësitë Malaj, si dhe premtimet boshe të Ramës, gjatë këtyre katër viteve të shkuara, mbështet kandidaturën Malaj.

Në takimet e bëra në Greqi me emigrantët, Malaj ka fituar simpatinë e shumë emigrantëve tanë. Është një reformim që pritet nga njerëz të aftë dhe të disiplinuar që kërkojnë revitalizimin e koncepteve, me një sjellje moderne që mund të bashkojnë përçarjen e sotme apo copëzimin e mëtejshëm të së majtës në të ardhmen. Këto realizohen me një vullnet të mirfilltë, duke ju larguar kokëfortësisë që është dëshmitari që thellon përçarjen.

Besoj se Malaj do të bëjë të pamundurën në të mundur, me sjelljen dhe edukatën qytetarë do të bashkojë të majtën në mbrojtjen e interesave të saj. Qëndrimi i mëtejshëm i Ramës mund të plotësojë dëshirat e subjektit të tij, por në asnjë mënyrë nuk mund të bashkojë të majtën shqiptare.