Çfarë demokracie kemi, Evropiane apo Berishiane?
Gazeta Sot 05 /02/ 2011
Shqipëria ende mbetet në gjysmën e rrugës së saj për demokratizimin e vendit. Ngjarjet e rrjedhura gjatë 20 vjetëve të fundit tregojnë se vendi ynë ka mbetur në një udhëkryq. Populli po ndeshet përballë një rreziku real, përballë një regjimi që sot po ve në dilemë se çfarë demokracie duam të pranojmë.
Qeveria Berisha, me një këmbëngulje dhe kokëfortësi po na servir që të pranojmë demokracinë tip “Berisha”, ndërsa pjesa tjetër e popullit kërkon të kundërtën, demokracinë “evropiane”. Këto dy kërkesa kanë ndikuar që sot politika e vendit që nga zgjedhjet e qershorit të 2009 të mos funksionojë plotësisht. Dihet që demokracia nuk mund të qëndrojë në këmbë e të ecë përpara pa prezencën e qytetarëve. Populli voton për qeverinë, për të udhëhequr shtetin. Është populli ai që i jep besimin disave që të jenë në krye të shtetit.
Demokracia u ka lejuar që në emër të saj çdo gjë të legalizohet, edhe pse prish interesat e shoqërisë dhe mbarë kombit. Për të mbajtur pushtetin legalizojnë qindra objekte e banesa të pamiratuara në kundërshtim me ligjin mbi urbanistikën, në një kohë kur duhej prishur.
Sot në demokracinë e brishtë shqiptare politikanët dhe pushtetarët po përfaqësojnë interesa të ngushta materiale, si edhe të disa klasave duke dëmtuar deri diku imazhin e tyre politik. Mungesa e transparencës në investime të ndryshme ekonomike për interesa të tyre janë një tregues kuptimplotë përballë shoqërisë. Moskryerja e misionit ndaj situatave dhe kërkesave në kohë po rrisnin pakënaqësinë e popullit.
Duke parë situatën kaotike të sistemit politik sot në Shqipëri hidhet pyetja: Vallë a mund të flitet për një demokraci që kërkon të luajë rolin aktiv dhe funksionues vetëm në atë ekzekutiv e përjashtuar rolin legjislativ? A ka mundësi Shqipëria për instituimin e demokracisë tip evropian, apo do të qëndrojë me atë të tipit Berishian, në mungesë të një transparence në zgjedhjet të lira dhe të ndershme?
Legjitimi i demokracisë në vendin nuk ka nevojë vetëm për të dëgjuar leksione se mund të funksionojë demokracia, por ka nevojë për këtë demokraci që mbi themelet e saj duhet që të sundojë një ligj i vërtetë në Shqipëri, mbi bazat e ngritjes së një gjyqësori dhe prokurorie të vërtetë e të pavarur. Në thelb demokracia konsiston në pjesëmarrjen e qytetarëve në qeverisjen e vendit, kryesisht nëpërmjet institucionit të votës së lirë, dhe jo në mungesë të një transparence. Gjë që kjo ende nuk njihet në vendin tonë, nga ana tjetër, demokracia nuk ka shumë vlerë përtej respektimit të atyre të drejtave dhe sidomos konsolidimit të shtetit ligjor. Përplasja e mekanizmave të shtetit ligjor, të prokurorisë me të policisë, ndërhyrja e kryeministrit në punët e prokurorisë, përplasja me të dhe presidentin shqiptar, tregojnë se politika jonë po ecën në rrugën e një vendi me një demokraci të tipit Berisha.
Demokracia nuk është vendi i këtyre parazitëve, por mesa duket demokracia shqiptare i pranon këta parazitë në trupin e saj të brishtë. Demokracia shqiptare ndryshe nga ajo e vendeve të tjera, u ka dhënë të drejtën krerëve të pushtetit që për të na qeverisur duhet të na premtojnë, të na gënjejnë, të na mashtrojnë sa herë që duan, vetëm e vetëm për të veshur kostumin e pushtetit për interesat vetjake. Skandalet e freskëta të ditëve të fundit janë pasqyra e sistemit të sotëm.
Një shembull konkret të një demokracie evropiane shohim në Greqinë fqinje, që gjatë 20 vjetëve të fundit në partinë “Demokracia e Re” (Nea Dhimokratia) rokada e kryetareve të kësaj partie është bërë katër herë, Micotaqis, Evert, Karamanlis dhe Samaras, po e njëjta gjë ka ndodhur edhe me partinë e Pasok-ut. E kundërta shihet në vendin tonë, ku mentaliteti ballkanik ka bërë që kryetari i partisë demokratike nuk ka luajtur nga vendi këtu e 20 vjet, po edhe sipas deklaratave të tij publike thekson se do të dalë në pension si i tillë
Demokracia si koncept është një term i gjerë, po ne shqiptarët ende nuk po e gjejmë vehten, sepse jemi akoma të rrënjosur në ideologjinë se; Dikush sundon, të tjerët vetëm kritikojnë. Pa dyshim fajin për këtë e kanë në radhë të parë e kanë partitë politike e më pas edhe ne vetë. "Demokracia është forma më e keqe shtetërore, me përjashtim të të gjitha të tjerave. Një demokraci perfekte nuk ekziston askund. Pavarësisht nga të gjitha kritikat, demokracia është procesi më i suksesshëm drejt zgjidhjes paqësore të konflikteve. Kudo në botë, njerëzit mbështeten tek ajo, në rajone dhe sisteme të ndryshme”. Kështu është shprehur ish-kryeministri britanik Uinston Çërçill. Duke pasur parasysh kriterin e raportit të demokracisë me raporte shoqërore ne në vendin tonë shohim vetëm një demokraci formale nga ajo reale. Por sot sipas realizimit të saj mungon zbatimi i demokracisë së drejtpërdrejtë nga populli, duke u zëvendësuar me praktikën Berishiane të një demokracie tërthore e përfaqësuar prej tij.
Në demokracinë e vërtetë evropiane për popullin shqiptar, demokracia dhe të drejtat e njeriut duhet të kenë vendin e merituar në shoqëri, duke ju larguar përfundimisht çdo lloj dhune. Ngjarjet e fundit, dhuna dhe vrasjet treguan se ne ndodhemi përballë një demokracie të njëanshme, jo të një demokracie të drejtpërdrejtë nga populli, por të një demokracie tërthor me përfaqësues të qeverisë. Demokracia e sotme në Shqipëri po humbet kuptimin e fjalës së saj, duke u zëvendësuar me shprehjen e fjalës diktaturë.
Po të marrim kryeministrin e sotëm, do të shohim se gjatë 20 vjetëve të tranzicionit ai qëndron si një “monument kulture” brenda partisë së tij duke e kthyer në një monopolist, ndërsa jashtë monopolit partiak në krye të vendit ai përbën një rast të veçantë duke thyer rekord për vendet ballkanike dhe ato evropiane. I zgjedhur një herë si president dhe dy herë kryeministër brenda 20 vjetëve na tregon qartë se po zëvendëson demokracinë e sapongritur me diktaturën e mëparshme, nga ku edhe ai ka ardhur. Brenda gjirit të partisë mungon demokracia e brendshme në radhët e saj.
Që të mashtrosh veten është e drejta kujtdo, por të mashtrosh një popull të tërë përbën një krim politik. Të mirën demokracia shqiptare do ta kishte në një kohë kur politika e vendit do të ishte në shkallën e duhur. Konkretisht Shqipëria tenton të barazohet me Europën e Bashkuar, një dëshirë e madhe kundrejt një mentaliteti ballkanik, që herë pas herë shfaqet në politikën shqiptare. Çdo ditë populli ndeshet përballë të vërtetës dhe gënjeshtrës dhe rrallë përball realitetit. Gënjeshtra dhe mashtrimi janë binomi i jetës së politikës shqiptare, duke mos përjashtuar edhe vetë “Drejtësinë” e mbërthyer në kthetrat e kësaj “politike të re” me fytyra të vjetra. Demokracia gjithashtu lejon edhe indiferentizmin tonë për mëkatet e mëkatarëve, duke lënë në mëshirë të tyre fatin e fëmijëve tanë, fatin e kombit tonë.
Këtu nuk është fjala se çfarë demokracie sundon, por çfarë demokracie duam të kemi në vendin pasi jemi një popull me të vërtetë evropian, një popull për integrimin në BE me një demokraci të vërtetë evropiane. Nga kush duhet të ruhet dhe kujdeset për mbrojtjen e demokracisë nga ata që e shfrytëzojnë për qëllime të tjera, në një kohë kur dihet që demokracia do të dal e fortë kur pushtetarët të mos luajnë më me institucionet e vendit, të marrin plotfuqinë i dikastereve për të mbajtur me pa të drejtë atë që nuk i takon.
Në një shtet demokratik evropian, qeveria përbën vetëm një element që bashkëjeton në kuadrin e një strukture shoqërore të përbërë prej institucionesh, dikastere partish politike, organizatash dhe shoqatash të ndryshme. Demokracia është sistem ku shtetasit marrin lirisht vendime politike, duke zbatuar parimin e sundimit të shumicës. Protestat dhe grevat apo demonstratat janë të pranueshme në shoqërinë demokratike, duke përjashtuar çdo lloj dhune. Një shembull të keq në këtë drejtim po jep vetë kreu i qeverisë, pasi sot po bën rolin e gazetarit, hetuesin gjykatësin, prokurorin, policinë etj, duke mos patur parasysh se është kryeministër i gjithë vendit dhe jo vetëm i pjesës së elektoratit të tij.
Qeveria në emër të demokracisë abuzon deri aty, sa vetë kryeministri tallet dhe luan me ndjenjat e popullit, me atë të urrejtjes dhe të banaliteti, ndërsa kabineti i qeverisë së tij pas skandaleve bën sikur aspirojnë dhe japin jetën për demokracinë. Këta drejtues pushteti që uzurpuan shtetin të kthyer në parazitë në kurriz të shoqërisë, treguan se janë të pathyeshëm në demokracinë e sotme Berishiane, që sapo ka hedhur themelet pas një diktature 50 vjeçare, duket se i lehtëson këta parazitë të zhvillohen. Vetë parazitët e qeverisë aktuale kujdesen që mundësinë që u dha demokracia për t’u zhvilluar pa patur pengesa, të mos i lërë mëndja që të sundojnë në dëm të saj, sepse më pas nuk do të kenë më mundësi për të gjetur vendin dhe kohën për të qenë më parazitë në kurriz të popullit
U ka dhënë mundësi që kur marrin në duar frenat e drejtimit të vendit, pa patur turp e dinjitet të luajnë me fatet e popullit tonë, duke na treguar se pa ata vendi do të shkonte në katastrofë, pasi më parë kanë siguruar jetën e familjeve dhe fëmijëve të tyre. U lejon që të na flasin për korrupsion, në një kohë kur këta parazitë të qeverisë nuk mund të jetojnë një ditë pa të. Na flasin për një ndryshim në sistemin tonë demokratik, kur vetë në radhë nuk kanë ndryshuar, duke ditur se erdhën nga sistemi i mëparshëm. Na flasin për antikomunizëm nga pozita ende komuniste apo të kriptokomunizmit, duke na bërë që të qeshim, në një kohë kur është për të qarë. Thua se Shqipëria nuk kishte më parë element më të pastër se këta…
Në emër të demokracisë na vidhen në mes të ditës votat. Në emër të demokracisë zënë karrigen për në parlament njerëz që nuk e meritojnë, njerëz me dy fytyra, pasi duhet të dalin para drejtësisë. Në emër të demokracisë na flasin kur duhet të japin llogari para drejtësisë për pasuritë e tyre të mëdha. Fenomeni i shumë përfolur Gërdeci i Mediut apo rruga Basha mbeten tashmë të harruar nga pushteti i sotëm, pasi të tjera skandale dalin në dritë. Këta njerëz që vranë në Gërdec, apo vodhën parat e popullit dhe u pasuruan si asnjëherë tjetër, udhëheqin akoma dikastere të rëndësishme…
Shprehja demokraci njihet nga të gjithë, si dhe është një koncept që keqkuptohet dhe shpërdorohet në një kohë kur regjimet totalitare dhe diktaturat ushtarake të ngjashme me to. Të frymëzuar nga abuzimet demokratike, vullneti dhe mendja njerëzore kanë gjetur shprehje të thellë nxitëse. Demokracia nuk është vetëm një sistem idesh dhe parimesh mbi lirinë, por është një sërë praktikash veprimi dhe institucionalizimi i lirisë. Por a jemi të kënaqur se si shprehet liria në demokracinë e sotme në Shqipëri?
Në vendin pa kulturë në debate parlamentare, në mungesë të një transparence dhe urrejtje, demokracia e këtij vendi do prodhojë efektin e kundërt nga ajo pozitive që pritej prej saj. Në këtë vend demokratik pa kulturë demokratike, demokracia shndërrohet një forcë për vetë armiqtë e saj, por më pas ajo u shërben si alibi për t'u mbajtur në pushtet.
Mazhoranca është e dominuar tërësisht nga Berisha, që vazhdon me kokëfortësi të mohojë ekzistencën e krizës politike në vend, edhe pse konkretisht ajo ekziston që nga 28 qershori i vitit të kaluar. Mazhoranca nuk dëgjon kritikat apo udhëzimet e partnerit dhe faktorin e huaj. Ngërçi politik vë para përgjegjësisë direkte për zgjidhjen e krizës mazhorancën si forcë politike që udhëheq vendin. Ndërsa opozita përballë kritikave të njëpasnjëshme të mazhorancës, si një forcë e dytë politike në vend ka për detyrë stabilizimin e jetës politike me format nga më të ndryshme, si protestat, demonstratat brenda kuadrit ligjor. Me fjalë të tjera, pa qytetarë vërtetë të lirë, Shqipëria do të mbetet shumë larg sistemit politik perëndimor që formalisht ka adoptuar...
Pse Greqia nuk jep llogari për vrasjen e 154 emigrantëve shqiptarë
TIRANA OBSERVERNjë vlerësim ndoshta jo i drejtë, por i edhe nxituar nga politika greke, një vlerësim që më shumë rëndon imazhin e vendit komunitetin shqiptar në Greqi. Temperaturat e larta në Greqi mesa duket kanë prekur edhe politikën vendase, që ende kërkon të gjej drite në errësirë. Si një kliente e përhershme në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut dhe kampione në BE për shkeljen e të drejtave të njeriut, si “Delja e zezë” përpiqet të tërheqë vëmendjen e Komunitetit të BE-së, se minoriteti në Shqipëri po vritet dhe kërcënohet. Si nxënësi më i dobët i klasës kërkon të hapë probleme me Shqipërinë, duke shfrytëzuar në maksimum edhe rastin e fundit.
Po përse ndodh kjo?
Përse ky vend gjithnjë kërkon të hapë probleme të paqena e të shkaktojë tensione në Shqipëri? Po kush është Greqia? Të njohur si sherrxhinjtë e Europës kanë çuar këtë ngjarje deri në Bashkimin Europian, në një kohë kur po hartohej programi për perspektivën e Shqipërisë në BE. Eurodeputeti i opozitës z. Kumcako i ka kërkuar Komisionit të BE-së që të nxisë vendin tonë për të kapur fajtorët e krimit, në një kohë kur dihej angazhimi i autoriteteve shqiptare. Greqia gjithnjë ka ditur të shfrytëzojë dhimbjet njerëzore për qëllime politike. Edhe këtë radhë ende pa përfunduar hetimet nga organet kompetente, e ka pagëzuar këtë vrasje si një pastrim etnik nga nacionalistët shqiptarë, me pretendimin se himarioti u vra pse donte të fliste greqisht. Edhe këtë radhë politika greke është bashkuar si një trup i vetëm në emër të “mbrojtjes” së komunitetit grek të mbështetur nga Bollano dhe Arkipieskopi Janullatos, gjoja për të shpëtuar minoritetin, po nga kush? Greqia mesjetare tenton që krimet e kryera kundër komunitetit shqiptar në Greqi t’i eksportojë në Shqipëri, në një moment ku kriza ekonomike po gjunjëzon këtë vend nga dita në ditë.
Papandreu gjunjëzohet nga opozita
Papandreu është gjunjëzuar shpejt nga presioni i brendshëm politik, në një kohë pa dalë përfundimet e hetimeve lidhur mbi vrasjen. I nxituar si asnjëherë Papandreu me këtë veprim vulosi përfundimisht se Greqia ende nuk po gjen dritë për të dalë nga errësira e nacionalizmit e shovinizmit. Në prag të zgjedhjeve vendore Papandreu bën një kthesë 360 gradë kundrejt vendit tonë, një kthesë që lë të kuptosh se vija politike e Greqisë kundër Shqipërisë është e njëjtë e pa ndryshueshme dhe e parapërcaktuar.
Nuk ishte ndonjë e papritur kur qeveria e tij lëshoi një deklaratë jo mirëdashëse, pasi kujtonte marrëveshjet reciproke dhe ato për të drejtat e minoritetit grek, duke i kërkuar autoriteteve shqiptare ndëshkimin e autorëve të krimit. Kjo deklaratë e nxituar hapi rrugën e absurdeve të mentalitetit ballkanas, me reagimet e nacionalisteve dhe të diplomatëve, për të implikuar një vrasje të karakterit banal me skenarë politik.
Shfrytëzimi i vrasjes
Vrasja e minoritarit është shfrytëzuar më së mirë edhe këtë radhë nga shovinizmi dhe ekstremistët e vendit, që në mënyrë të drejtë për së drejti gjunjëzuan edhe qeverinë e Papandreut, që duke mos patur më besim në qeverinë shqiptare, ka reaguar ashpër me kritika të rënda kundër qeverisë shqiptare, i ka kërkuar përshpejtimin e gjetjes së fajtorit. Gjithashtu i mëson qeverisë sonë se si duhet ta dënojë këtë vrasje, të ngrejë në këmbë shoqërinë shqiptare si dhe përfaqësuesit politik.
Nuk prononcohet ambasada shqiptare në Athinë
Ambasadori shqiptar i porsaardhur në Athinë ende nuk është prononcuar akoma, të dënojë këtë vrasje, në një kohë kur mbarë Greqia është ngritur në këmbë, kur dhe ekstremi i djathtë di të shfrytëzojë shumë mire këto momente e të krijojë tensione. Siç dihet në këtë vend punojnë dhe jetojnë rreth 700 mijë shqiptarë, të cilët prisnin një reagim më të shpejtë të qeverisë shqiptare, edhe pse kjo vrasje regjistrohej si nga të parat në vendin tone.
154 shqiptarët e vrarë
Por kjo në asnjë mënyrë nuk mund të justifikojë heshtjen e qeverisë greke dhe shqiptare për vrasjen e 154 emigrantëve tanë. Vrasjen e emigrantëve të pafajshëm me arsyen pse veshën bluzën e kuqe, vrasjen e fëmijëve 13 vjeçar, apo të moshuarve 65 vjeçar. Qeveria greke dhe ajo shqiptare duhet të ndërgjegjësohen për rihapjen e hetimeve në vrasjen e 68 emigranteve shqiptar nga policia greke (Astinomia), viktima të cilët nuk kishin asgjë të përbashkët me krimin.
Samaras: Athina duhet të reagojë fort
Kreu i opozitës së djathtë Antonis Samaras ka shprehu gjithashtu mbështetjen e pakicës greke që jetojnë në Shqipëri dhe ka kërkuar dhe dënimin shembullor të fajtorëve. Ai theksoi se “Athina duhet të reagojë fort për veprime të tilla, të cilat shkaktojnë tensione dhe probleme në jetën e grekëve në Shqipëri.” Ndërkohë policia akuzon emigrantët si fajtorë të krimit
Sondazhi: Greqia, vendi më armik i të huajve
Racizmi dhe ksenofobia i ka rrënjët në vetë shtetin helen, në tërë mekanizmin e tij lëvizës, ku më shumë se kushdo ky racizëm është ndjerë tek shqiptarët Me këtë veprim racor vetë shteti ka ndikuar në rritjen e mëtejshme të ksenofobisë dhe të racizmit, duke paraprirë me shembullin e vetë në shoqëri, duke e çuar këtë vend kampion të BE-së për vrasjet dhe keqtrajtimet e të huajve.
Si gjithnjë Greqia mundohet me çdo kusht që përballë opinionit ndërkombëtar të tregojë se në këtë vend nuk ka ndodhur asgjë, duke lënë në haresë qëllimisht 154 vrasje nga policia 68 dhe 86 nga qytetarë të saj, që me sa duket kohët e fundit janë kthyer në mode policore. Vrasjet përbëjnë krim, si dhe aq më tepër kur më 1993 është ndaluar në këtë vend dënimi me vdekje.
Deri më sot policia vendase ka vrarë vetëm 8 shtetas grek, ndërsa shqiptar 68.
Në vitet 2000-2002 u penalizuan për vrasje vetëm pesë policë, po më në fund asnjë nga këta nuk u dënua. Nuk është e rastit që drejtësia greke të mos ketë kurajon morale, për të dënuar asnjë nga vrasësit, të cilët deri më sot nuk u kanë kërkuar të falur familjeve të viktimave, por përkundrazi janë duartrokitur në sallat e gjykatave.
Sondazhi
Sondazhi i zhvilluar tre vite më parë nga Qëndra e Kërkimeve Shkencore Evropiane (ESRC) në vendet e Bashkimit Evropian lidhur me emigrantët dhe botuar në gazetën e përditshme angleze, “The Guardian”. Sipas këtij raporti të përgatitur me përfundimet e sondazhit doli se vendi fqinj jo vetëm që nuk ishte tolerant ndaj emigrantëve dhe të huajve në përgjithësi, por mbi të gjitha është cilësuar vendi më armik i të huajve në Evropë, në një kohë kur prej shumë vitesh të huajt janë përballur të vetëm ndaj sulmeve të njëpasnjëshme si nga mekanizmi i shtetit, policia, por edhe nga disa ekstremistë të djathtë.
Sipas gazetës "The Guardian", mbështetur në studimin e mësipërm thuhet se dy shtresa janë në Greqi, ku përballen më shumë me racizmin dhe konservatorizmin grek. Këta janë emigrantët shqiptarë dhe minoritarët turq në Thrakinë Lindore, dhe shton se këtyre dy lloj shtresash nuk u shërbehet në spitale dhe nuk u jepet shtëpi me qera, ndërsa shtypi grek shkruan herë pas herë kundër emigrantëve, duke nxjerrë në pah vetëm anët negative.
Policia: Emigrantët fajtorë të krimit
Sipas sondazhit të fundit, policia greke, nuk mbetet mbrapa nga mekanizmi i drejtësisë, në ksenofobinë e saj ndaj emigrantëve. Edhe këto mekanizma, ashtu si dhe përqindja më e madhe e popullsisë vendase (95%) janë ksenofobë, e si pjesë përbërëse kanë të njëjtin mendim negativ. Ky mekanizëm ashtu si dhe ai i drejtësisë vënë para përgjegjësisë të huajt për rritjen e kriminalitetit, në një kohë kur faktet dhe shifrat flasin vetëm për 2-3 për qind.
Sipas sondazheve
- 92 për qind e policëve, që u intervistuan, besojnë se ka rritje të kriminalitetit në këto 10 vitet e fundit.
- 57.5 për qind e tyre mendojnë se të huajt ndikojnë pak në rritjen e kriminalitetit.
- 35.9 për qind besojnë se të huajt mbajnë përgjegjësi për rritjen e kriminalitetit në Greqi.
- 56.6 për qind e policëve besojnë se të huajt janë fajtorë më shumë se sa viktima të krimit.
- 40 për qind besojnë se të huajt janë viktima të krimit.
Greqia nen hetim per Racizem ndaj emigranteve,
Gazeta "SOT" 5/05/2009
Greqi, “Amnesty International”, kërkon hetim për keqtrajtime ndaj emigrantëve
Greqia gjithnjë e më shumë po tërheq vëmendjen e opinionit ndërkombëtar, po edhe të organizatave në mbrojtje të drejtave të njeriut. Këtë radhë edhe njëherë në epiqendër të kritikave ndërkombëtare është rivënë përsëri policia, e cila me brutalitetin e saj po shqetëson organizatat ndërkombëtare. Organizata “Amnesty International” akuzon policinë për shkelje të rënda të drejtave të njeriut, si dhe i bën thirrje qeverisë së Greqisë, për të hetuar “problemet e mekanizmit”, sipas publikimit sot të rrjetit britanik BBC. Organizata humanitare vëren se, reagimi ndaj trazirave të dhjetorit 2007 ishte kulminacioni i konsoliduar, në planin e të drejtave të njeriut”.
Rrjeti i BBC- së, vë në dukje se demonstratat dhe protestat sa po vijnë dhe po të rriten, shkaku i vrasjes të 16- vjeçarit nga policia, ku edhe pse kanë kaluar javë incidentet me policinë janë të përditshme. Por sipas të njëjtit publikim të bërë, qeveria aktuale greke nuk i është përgjigjur në raportin e “Amnesty International”, por diplomatët thonë se forcat e sigurimit kanë filluar të tregojnë përmbajtje, edhe pse ata vetë shumë herë bien viktima të sulmeve terroriste.
Organizata ka venë në dukje edhe qëndrimin e ministrit te Brendshëm, Prokopis Pavlopulos, për një sërë rastesh ku, policia ka keqtrajtuar protestuesit, të cilët kanë mbajtur qëndrim të kundërt me atë të policisë në arrestimin e të miturve, si dhe ndalimin e tyre me avokatët. Organizata thotë se i ka vënë në konsideratë nga ministri i Brendshëm, Prokopis Pavlopulos një seri të rasteve ku policia arrestoi autorët dhe kakometacheiristikan prosigagan ende demonstruesit dhe parandalimin e tyre të arrestuar, mes tyre të mitur, për të komunikuar me avokatët e tyre.
Ndryshe nga kjo, sindikalistët e policisë thonë se bashkimi i moralit me organizatën sindikale është në pikën më të ulët, për shkak të pagave të ulëta, si dhe mungesa e shkollimit përkatës, por edhe kërcënimi nga grupet anarkisteve për hakmarrjen e vdekjes së 16- vjetarit, Aleksis Grigoropoulos. Sipas korrespodentit të BBC, Malkolm Brabant në Greqi, diplomatë të huaj në Athinë besojnë se kritika që bëhet në organin e policisë është i justifikuar, por thotë se disa të tjera evropiane nuk do të jenë kaq tolerante si ajo greke kur ndeshet në tilla raste dhune. Po ti referohemi fakteve në përgjithësi, duke mënjanuar protestat e fundit, do vërejmë se policia vendase kundrejt të huajve ka mbajtur një qëndrim jo miqësor. 80 emigrantë vrarë dhe shumë të tjerë plagosur pa asnjë arsye i faturohen kësaj policie. I faturohen Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Drejtësisë, që nuk kanë dënuar asnjë vrasës së veshur me uniformë blu, duke patur në krye një politike jo të drejtë përballë emigrantëve.
Vitin e kaluar, Greqia është gjykuar tre herë për të njëjtat gjera, ndërsa në tre vitet e fundit (2005-2008) është gjykuar 13 herë. Kjo tregon se Greqia ka shumë për të bërë në këtë drejtim, se protestat e popullit përfshi edhe emigrantët nuk mund të ndalen vetëm me dhunë, pasi dhuna risjell dhunën.
Greqia u jep azil politik 48 iranianëve, pas pesë jave greve urie
Agjensia Kombetare e Lajmeve AMA . 20/11/2010
Te drejtat ne Greqi fitohen me sakrifica dhe flijim. Pas një grevë urie filluar më 14 tetor, në një nga sheshet kryesore të Athinës, në sheshin Panepistimio, autoritetet greke kanë deklaruar se ministri i Mbrojtjes së Qytetarit Krisos Papuçis u ka akorduar azilin politik 48 iranianëve, ku pesë prej tyre kishin qepur me lidhese kepucesh buzet dhe nderrmjet tyre nje vajzë.
Çadrat e grevës së urisë së azilkërkues ishin ngritur në mënyrë publike me një kamp provizor me njoftime dhe tabela përpara Rektoratit të Universitetit të Athinës, në kërkim të drejtave të tyre. Kjo gjë bëri që shumë korrespodentë të vendeve të huaja të tregonin një interes të veçantë dhe te mbështesnin kërkesat e tyre, por presioni i diplomatëve të huaj, ndikoi që Ministria për Mbrojtjen e Qytetarëve të plotësojë më në fund kërkesat e iranianëve duke i dhënë fund greves disa javore ne qender të Athinës.
Ky vendim është përshëndetur edhe nga organizatat për të drejtat e njeriut dhe organizata te tjera jo qeveritare. Ne dhenien e azilitpolitik Greqia ze vendin e fundit ne BE me 1 per qind te kerkesave.
Komisioni Evropian “JO” ndihmë ekonomike në Greqi
TIRANA OBSERVER 22/02/2010
Komisioni Evropian deri në këto moment ka hedhur njëzëri mundësinë për të ndihmuar ekonomikisht Greqinë. Sipas zëdhënësit të Komisionit Evropian, z.Amadeu Altafaj, që ka deklaruar se “nuk ekziston ndonjë plan i till”, pasi Greqia nuk ka kërkuar asnjë euro të vetme për të kapërcyer situatën e rëndë ekonomike ku gjendet. Këtë gjë e ka vërtetuar më pare edhe vetë kryeministri grek z.Papandreu që pat deklaruar se nuk kërkon lëmoshë, por një mbështetje morale e politike.
Defiçiti buxhetor i Greqisë është shqetësues dhe ka arritur në nivelin më rekord të 12.7%, të pa pare ndonjëherë duke rrezikuar gjithë ekonomitë e eurozonës, në një kohë kur kufiri mesatar i defiçitit buxhetor në vendet e eurozonës është 3%.
Brukseli : Në fillim merrni masa, pastaj ndihmesën e BE-së
Në fillim duhen marra masa shtesë dhe më pas të sjellim ndihma nga BE-ja. Ky është mesazhi nga Brukseli. Qeveria e di se po përgatitet një projekt, mbështetje financiare, që do të aktivizohet në qoftë se Greqia ka një seri të re të masave urgjente, për të siguruar uljen e deficitit në 4% të PBB-së këtij viti.
Kështu presin vendimet përfundimtare për të proceduar dhe programin e kredisë. Kjo për shkak se në këtë fazë nëse qeveria greke do të vazhdojë me lëshimin e bonove 10-vjeçar do të paguajë shtrenjtë. Në Greqi do të duhet të ofrojë bono me norma interesi 7,3% për të tërhequr interesin tjetër në 10 vjeçarin e ardhshëm.
Ekspertet e BE-së, fillojnë nga puna
Në mëngjesin e djeshëm deri të enjten auditorët e Komisionit Evropian,si dhe Banka Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, kanë filluar të kërkojnë të dhënat e Ministrisë së Financave, duke filluar dhe procesi praktik i monitorimit shumë strikte të ekonomisë greke nga BE . Qeveria po konsideron një numër masash që synojnë në nxitjen e ekonomisë dhe zhvillimit të vendit.
Soros, thirrje BE të miratojë fonde Greqisë
George Soros, nga ana e tij, një artikull në “Financial Times” beson se Eurozoni ka probleme strukturore, më të mëdha se Greqia, ku duhen për t'u zgjidhur. Ai beson se "zgjidhja më e mirë për në Greqi do të ishte një çështje e përbashkët dhe të garantuara për eurobono me refinance 75% të borxhit që maturohet nga koha që vendi plotëson angazhimet e saj, duke detyruar Athinën për të financuar për nevoja të tjera, me mënyrën më të mirë. Kjo do të zvogëlojë ndjeshëm koston e huamarrjes dhe do të jenë të krahasueshme me kredi të pjesshëm nga FMN.
Qeveria do të arrijë objektivat e saj. Optimiste duket se qeveria do të arrijë për të reduktuar defiçitin e buxhetit, tha dje guvernatori i Bankës së Greqisë, Jorgos Provopoulos, duke shprehur besimin në angazhimin e qeverive evropiane për mbështetjen e Greqisë.
Në një intervistë dhënë rrjetit financiar “Bloomberg” z. Provopulos theksoi se ,agjencitë duan prova që programi është zbatuar siç duhet dhe duhet pak kohë për t'u mundësuar atyre që të formojnë një tablo më të mirë.
Revista “Focus” kundër Greqisë, “Mashtruesit në familjen europiane”
Një veprim racist kundër Greqisë ka kryer edhe revista gjermane prestigje “Focus”, ( E 23/2010) që në faqen e parë në një foto montazh tregon me një gjest vulgar Venus de Milo me një gisht përpjete, me tekstin "Cheats në Euro-familjen," “Mashtruesit në familjen europiane “. Grekët na mohojnë paratë tona, me paratë e taksapaguesve të ndershëm gjermanë
Reagimet e Greqisë
Lidhur me krizën që ka mbërthyer kohët e fundit Greqinë, kanë filluar edhe reagimet e para nga politika greke. Kritikat janë drejtuar edhe kundrejt Gjermanisë, për qëndrimin e saj të patundur për të ndihmuar Greqinë. Mesazhi i presidentit z.Papulias nëpërmjet mediave, vjen menjëherë pas reagimit të Gjermanisë për të ndihmuar ekonomikisht Greqinë. Po reagime ka patur edhe brenda politikës nga vetë ministrat e qeverisë...
Papulias: Merkelit, nuk ka dobi për të parë vetëm dobësitë e të tjerëve!...
Presidenti i Republikës së Greqisë z.Papulias i ka dërguar një mesazh kancelares së Gjermanisë Angela Merkel, lidhur me krizën ekonomike që ka mbërthyer vendin e tij. Mesazhi i presidentit z.Papulias nëpërmjet mediave, vjen menjëherë pas reagimit të Gjermanisë për të ndihmuar ekonomikisht Greqinë. Në mesazhin e tij, presidenti u shpreh: “Të gjithë jemi të pranishëm në këtë kohë të vështirë. Ne do t'i japim të gjitha për atdheun. Në këto moment atdheu është ftuar që të bëjë një kalim historik dhe sfida për ne është që të mos ketë prishje të fenomeneve sociale.
Me fjalë të tjera, të kalojmë matanë, ku asnjë të mos qëndrojë prapa. Ky është një objektiv historik kombëtar i kohës sonë dhe unë jam i sigurt se populli grek do të tregojë këtë me pjekurinë e tij. Është kriza më e madhe ndërkombëtare i 60-të viteve të fundit, që ka zbuluar sëmundje të rënda të ekonomisë greke”
Do të përcjellë optimizëm tim se ne do të shohim dritë, do të dalim nga errësira, do të luftojmë. Sepse edhe unë për shumë vite isha një emigrant në Gjermani. Do të me lejojë zonja Merkel të shohë pikat e dobëta të saj, por nuk ka dobi për të parë vetëm dobësitë e të tjerëve dhe të justifikohemi. Kërkohet një konsensus nga të gjithë, forcë dhe unë jam i sigurt se nesër do të jetë më mira.� theksoi ai
Kryetari i Parlamentit, F. Petsalnikos , gjermanët po na tregojnë të “kuqen”
Paralel, dy protagonistët e videos lexojnë me vëmendje një seri artikujsh dhe reportazhe e revista, të cilat përshkruajnë rënien të brendshëm financiar në Greqi dhe kjo mund të ketë ndikim në nivel evropian. Çifti i gjermanëve qëndron edhe në një histori të veçantë ofensivë me titull: "Dy mijë vjet më mbrapa”.
Nga djepi deri në oborrin e BE: Greqia, ka një rënie të paparë. Si ndodhi kjo? ". Një tjetër artikull me titull: "falimentimi i Greqisë" dhe, ndër të tjera, paraqitet statistikat dhe skema nga rënia e euros dhe gjithashtu tregon vendet e bilancit të cilit i buxhetit ndodhet në të"kuqe"
Bashkiaku i Athinës Kaklamanis: Angela Merkel na kini shumë borxhe...
Kryetari i Bashkisë së Athinës Nikitas Kaklamanis lidhur me provokimin revistës se njohur gjermane, “Focus” i indinjuar ka deklaruar se: "Zonja Merkel, na kini borxh Kalavritën, na kini borxh Distomo borxh ne, na kini borxh 70 miliard dollarë nga gërmadhat që na latë. Si Kryetar i Bashkisë së qytetit të Athinës, qytetit Parthenonas dhe Muzeu i Akropolit, unë bëj thirrje njerëzve të kulturës rreth botës, për të artikuluar ku dhe si ata mund, me zë të protestojnë kundër faqes së parë të turpshme e revistës të famshëm gjermane.
Ministri i Mbrojtjes Venizelos: Askush nuk ka të drejtë për të fyer Greqinë
Greqia ka të drejtë të jenë krenarë dhe asnjë ndërkombëtar nuk ka të drejtë për të fyer atë. Ky mesazh është dërguar nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare Ev. Venizelos , ku midis të tjerave ka theksuar se: Greqia ka problem dhe ka përgjegjësi për problemet e saja, por ka edhe potencial të madh force. Çështja është që të japim prapë në ekonominë greke në të gjithë vendin, vizionin dhe dinamizmin që ajo meriton. Ne mund të bëjmë së bashku me projektin, njëlloj si ka propozuar dhe po lufton qeveria. Do të kemi sukses, sepse ne nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër, ka deklaruar Ministri i Mbrojtjes z. Evangjellos Venizellos.
Ministri i ndërtimeve, Dh.Repas: të ndalohet debate mbi masat e reja që po merr qeveria
Të ndalohet debati mbi masat e reja e të mundshme dhe të zbatohet ajo kanë vendosur qeveria për të arritur objektivat e vendit, duke theksuar se debati publik, i cili po kalon në një metrologji nuk shërben objektivave t ë qeverisë. Për pagën e 14-të, referuar deklaratave nga ministri ekonomisë G. Papakonstantinu, ka theksuar se ajo nuk është në diskutim dhe as në negociata. Për ngritjen e grupit të hetimit mbi çështjet ekonomike, theksoi se, “Nuk është një qëllim në vetvete, por është vegël, një vegël në varësi se si ju mund ta përdorni që të çojë, ose për të penguar përpjekjet, apo të jetë një mjet për çlirimin e rizhvillimit dhe për të fituar kredibilitetit tonë.”
Indinjohet diaspora
një indinjatë tjetër ka ardhur nga diaspora, që me interes të veçantë kanë ndjekur racizmin në artikujt kundrejt vendit të tyre. Me dhjetëra grekë jashtë vendit (emigrantë) në internet kanë shprehur zemërimin me anën e mesazheve të dërguara me e-mail në revistën “Focus”, që ka provokuar provokime me anën e reportazhit dhe të foto montazhit
Ulje vjetore prej 23% në indeksin e qarkullimit në industrinë
28,6% rënie në porositë e reja, ndërsa norma mesatare e përgjithshme e qarkullimit në industri për dymbëdhjetë muajt, janar 2009 - dhjetor 2009 pati një rënie prej 23% në krahasim me indeksin përkatës janar 2008 - dhjetor 2008, sipas statistikave të Shërbimit Kombëtar të Greqisë (NSSG). Në dhjetor 2009, sipas shifrave të përkohshme, indeksi është shënuar një rritje prej 1,7% në krahasim me muajin përkatës të vitit 2008.
Bllokohet hyrja e Bursës së Greqisë
Dje një grup prej 100 vetash bllokuan dy hyrjet kryesore te Bursës së Greqisë, por pa penguar punën e saj. Protestuesit ishin punëtorë të ndryshëm bindje politike të majta komuniste që i përkasin lëvizjes “PAME”. Me një parullë të madhe qëndruan për disa orë jashtë derës kryesore ku më pas janë larguar pa krijuar asnjë shqetësim.
Athine, 23 shkurt 2010
Maqedonia i refuzon qëndrimin historianit Arben Llalla.
(Ne foto: Arben Llalla me te shoqen dhe Presidentin e Republikes)
TIRANA OBSERVER 5/11/2010
Publicisti i njohur shqiptar kritikon edhe qëndrimin e Shqipërisë
Autoritet e Maqedonisë kanë vendosur refuzimin për dhënien e lejes së qëndrimit të përhershme, historianit dhe publicistit edhe pse ai plotëson të gjitha kushtet dhe ligjet kushtetuese. Historiani shqiptar Arben Llalla shihet nga autoritet maqedonase si një person i rrezikshëm për shoqërinë vendase dhe vetë shtetin.
Shkrimet dhe analizat e publikuara ne shtypin shqiptar ka ndikuar qe ai te jetë i padëshirueshëm për ta, duke bërë qe shteti maqedonas të shkelë ligjet dhe vetë Kushtetutën vendase. Një pyetje është për shtetin shqiptar se cila do të jetë lëvizja e tij në këtë drejtim, apo do të qëndrojë përsëri indiferent karshi padrejtësive që u bëhet bashkëkombësve të tij.
Refuzimi i lejes
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë disa herë i ka refuzuar të drejtën e shtetësisë me bazë të martesës, duke e shpallur historianin dhe publicistin Arben Llallën person të rrezikshëm që rrezikon integritetin dhe qytetarët e Maqedonisë. Këtë herë, MPB i ka refuzuar lejen e qëndrimit të përhershëm publicisti Arben Llalla edhe pse i plotëson të gjitha kushtet. MPB duke i refuzuar të drejtën e lejes së qëndrimit ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës së Maqedonisë dhe Ligjeve Ndërkombëtare të OKB dhe BE-së. Janë të njohura botërisht ligjet për bashkimin familjarë, ndërsa MPB po nxit dhe punon për shkatërrimin dhe ndarjen e familjeve shqiptare.
Leja çështje politike
Sipas Arben Llallës mëson se ky refuzim ka prapavija politike pasi ai ka refuzuar me neveri propozimet e MPB që të jetë “luajal”. MBP po punon që të ketë që sa më pak shqiptar të paraqiten pa të drejtën e shtetësisë dhe lejeve të qëndrimit duke ju refuzuar të drejtën e qëndrimit dhe për ti depërtuar në shtetin amë, në Shqipëri apo Kosovë. Partitë politike shqiptare në këtë drejtim janë shterp ashtu si në shumë probleme që kanë shqiptarët e Maqedonisë.
Politika shqiptare indiferente
Thjesht politikanët shqiptarë e kanë mendjen të pasurohen në rrugë jo ligjore sa më shumë dhe për të qenë në qeveri duke harruar premtimet e votuesve të tyre. Në prill 2011 në Maqedoni do të filloj regjistrimi i banorëve të kategorive të ndryshme si qytetar me shtetësi, qytetar me leje qëndrimi, qytetar ilegal.
Maqedonia synon uljen e numrit të shqiptarëve
Strukturat shtetërore të Maqedonisë po punojnë që numri i shqiptarëve të bjerë dhe një pjesë e tyre të deklarohen emigrantë ekonomik që jetojnë ilegalisht edhe pse kategori e qytetarëve ekonomik dhe ilegale nuk ekzistojnë në këtë shtet.
Kushtet që duhet të plotësoj i huaji për leje të qëndrimit të përhershëm
- Të ketë kurore martese me shtetase tëR.M mbi 5 vjet
- Të ketë vazhdimësi të lejes një vjeçare mbi 5 vite
- Të ketë strehim banimi të tijën (vërtetim të pronësisë së banimit që disponon)
- Të ketë të ardhura jetese të sigurta (vërtetim ku punon)
- Të ketë figuracion shëndetësor (librezë shëndeti)
- Të mos jetë i dënuar asnjëherë (vërtetim nga gjykata e qytetit ku jeton)
Kush është Arben Llalla
Arben Llalla ka lindur më 17 janar 1972 në qytetin e Elbasanit. Mbaroi shkollën fillore dhe të mesme në vendlindje. Nga të dy linjat familjare rrjedh nga familje të shëndosha kombëtare që i kanë dhënë shumë Shqipërisë.Është i diplomua në Universitetin Shtetëror të Tetovës në degën Histori.
Nga viti 1992 e deri 2004 ka jetuar dhe punuar në Greqi. Që nga viti 1997 ka punuar gazetar duke bashkëpunuar dhe shumë gazeta dhe revista shqiptare në botë. Në 1998 ka filluar të bashkëpunojë me Lidhjen e Arvanitasve të Greqisë për studime historike dhe ka patur një bashkëpunim të ngushtë me studiuesin dhe shkrimtarin e njohur Aristidh Kola. Në vitin 2000 filloi të botonte studimet e para për jetën dhe kulturën e arvanitasve të Greqisë.
Deri më sot ka botuar në disa revista dhe gazeta shqiptare mbi 70 punime shkencore historike që kanë të bëjnë në veçanti me arvanitasit që nga themelimi i shtetit grek. Në dhjetor të viti 1998 është themelues i “Forumit të Emigrantëve shqiptar”- dega Selanik, dhe deri më tetor 1999 ishte kryetar i saj. Në shkurt të vitit 2000 zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i shoqatës “Shqiptarët e Selanikut”, ishte në këtë post deri më shtator 2000.
Më 2004 ishte përfaqësues i Ekzekutiv në Maqedoni i Lobit shqiptaro-amerikan në fushatën “PAVARËSIA E KOSOVËS TANI”, në mbështetje rezolutës së Kongresit amerikan.
Autor i dy librave:
a) “Gjurmë të letërsisë së vjetër të shqiptarëve të Greqisë 1860-1889”, 2006, Tetovë.
b) “Aristidh Kola dhe shtypi shqiptar”, 2007, Tetovë.
Pjesëmarrës në disa Simpoziume Ndërkombëtare për Historinë dhe të drejtat e njeriut.
VLERËSIME
1). Në tetor të vitit 2007 dega e PD në Selanik i jep mirënjohje me motivacionin; “Për kontributin tuaj në ndihmë dhe në mbrojtje të emigrantëve shqiptar në Selanik. Si kontributor në ngritje të imazhit shqiptar dhe të gjithë kombit. Për rolin në të mirë të paqes, prosperitetit dhe ardhmërisë”.
2). Në 28 nëntor 2008 Lidhja e Shoqatave Shqiptare në Greqi i jep mirënjohje me motivacionin: “Për kontributin që ka dhënë në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve shqiptar në Greqi (1998-2004). Dhe për ndihmat humanitare që ka mbledhur dhe dërguar për refugjatët shqiptar të Kosovës gjatë luftës së vitit 1999”
3). Më 28 nëntor 2008, revista shqiptare “ALBANEZUL” që botohet në Bukuresht të Rumanisë që nga viti 1888 e shpall Arben Llallën “ANËTARË NDERI për kontributin e tij permament në pasurimin e kulturës shqiptare”.
4) Më 13 mars të vitit 2009, u nderua me çmimin “AMBASADOR PAQE” nga organizata ndërkombëtare UPF që gëzon statut të veçantë nga OKB.
5) Më 7 mars 2010, me rastin e 123- vjetorin e Ditës së Arsimit Shqip, Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri”, Kumanovë-Likovë i ndan Mirënjohje për kontributin në fushën e Historisë dhe Publicistikës.
Përsëri vazhdon heshtja e shtetit shqiptar
Shqipëria vazhdon përsëri të njëjtin avaz kur bie fjala për mbrojtjen e shtetasve të saj. Edhe pse anëtarët e qeverisë janë në dijeni më se një vit, problemi qëndron varur në dëm të historianit shqiptar. Sipas dokumenteve mësohet se ka mbi një vit që historiani Arben Llalla me anë të postës elektronike ka vënë në dijeni zëvendësministren Jashtme z.Edit Harxhi, si edhe pak më vonë ish-ministrin e jashtëm Ilir Metën. Mbi të gjitha Arben Llalla informon të lartpërmendurit edhe për 100 mijë shqiptaër, ku me pa të drejtë Republika e Maqedonisë u mohon të drejtën e shtetësisë dhe të lejeve të qëndrimit. Dijeni për këtë problem delikat kanë edhe këshilltarët e Kryetarit të Republikës z. Topi. Pasi vetë ka kontaktuar me ta.
Shqipëria me diplomatë të paaftë
I indinjuar shprehet se ka bërë denoncim disa herë në Ambasadën e Shqipërisë në Shkup që në vitin 2006 e deri më 2010, por siç deklaron: “Shqipëria ka diplomatë shterpë që shohin vetëm interesat e tyre familjare. Këtë e them me dhimbje sepse kam njohur rreth 30 diplomatë shqiptarë. Shumë diplomatë i kam edhe miq të ngushtë, por mendimi im është se janë të dobët në detyrën që u është ngarkuar. Ajo ministri më ngjan më shumë si qendër për dhënie të bursave për fëmijët e të punësuar në këtë ministri. Faktet janë para syve tanë, por mungon guximi i atyre që duhet ti thonë”. Kështu u shpreh publicisti Arben Llalla i cili njihet për studimet shkencore për arvanitasit dhe Çamërinë.
Reagon Komiteti i Helsinkit
Për çështjen e shpalljes së Arben Llallës person i rrezikshëm dhe së fundi refuzimi nga MPB e lejes së qëndrimit të përhershme ka reaguar Komiteti i Helsinkit dega Maqedoni, ndërsa Avokati i Popullit në Maqedoni nga presionet e ndryshme politike dhe nga MPB që ka patur e ka braktisur zyrtarisht këtë çështje pa koment.
Tirana observer