Tuesday, June 22, 2010

Greqi, shqiptarja vret dhe betonon grekun në banjë

"START"
22/06/2010

Athinë - Një telefonatë anonime i ka dhënë fund enigmës së zhdukjes së biznesmenit 42 vjeçar grek Tasos Tsagaropoulos nga ishulli i Zankythmos.

Rasti i një vrasjeje makabre ka të bëjë me një emigrante shqiptare e cila së bashku me një person tjetër ka vrarë biznesmenin grek. Rasti është publikuar në emisionin “Dritë në Tunel”, të tv Alter, nga ku është zbuluar se grekja me shtetesi shqiptare Vangjelica Zaga, ishte përfshirë në një krim. Sipas mediave, 54 vjeçarja Vangjelica Zaga ka marrë pjesë në një vrasje të në një biznesmeni grek 42 vjeçar, ku më pas së bashku me një 61-vjeçar e kanë betonuar poshtë vaskës së banjës. Duhet të kalonte një vit që një telefonatë anonime e bërë në polici që të zbulohet rasti shokues.

Pas 48 orësh, 54-vjeçarja shqiptare ka pranuar në polici krimin. Shqiptarja është arrestuar ditën e shtunë në mëngjes në shtëpinë e saj në Luca, 40 km larg Athinës. Sipas autoriteteve greke kundra saj rëndonin 13 urdhra arrestimi për vjedhje, mashtrime kundër të moshuarve. Së bashku me të është arrestuar edhe një 38 vjeçar, në një kohë që kërkohet edhe një i tretë.

Ngjarja...

Trupi i viktimës 42 vjeçar është gjetur i betonuar nën vaskën e banjës në një shtëpi në zonën Dhiakofto të Akeas, ku nga autoritetet mendohet se i përket biznesmenit nga ishulli Zakintho i zhdukur më 23 maj të vitit 2009.Pasi viktima është ndodhur në shtëpinë e saj, ajo i ka hedhur në gotën e pijes një hap gjumi dhe kur viktima ka filluar të humbë ekulibrin, 61 vjeçari grek e ka goditur me sqepar dhe në vazhdim gruaja e ka goditur me thike në grykë. Trupin pa jetë e kanë betonuar në bazën e vaskës së banjës duke humbur për një vit gjurmët e krimit.

Pas 24 orësh, pranon krimin

"Unë e vrava Tasos Tsagaropoulos. Më parë i hodha një hap gjumi në gotën me portokaladhë”. Më në fund pas 24 orësh gruaja është thyer dhe ka pranuar krimin që ajo së bashku me të dashurin e saj kanë vrarë me thikë dhe spat 42 vjeçarin nga ishulli Zakynthos. Pas pranimit të krimit u ka dhënë detaje se si u ndërtua “grupi mafioz dhe cilat ishin kushtet që e detyruan të kryejë këtë vrasje. Për policinë greke është e qartë se e vetme kjo grua nuk mund të kryente këtë vrasje dhe të betonojë trupin e viktimës dhe për këtë është në kërkim të personave të tjerë.

Dyshohej që nga viti 2006

Që nga viti 2006, 54-vjeçarja ishte në dyshim nga autoritetet greke për vjedhje dhe mashtrime të njerëzve të moshuar. Që në atë vit kur u përball me drejtësinë vendase ajo i drejtohej prokurorit me një kallëziim prej 46 faqesh, po që nga ajo kohë e deri më sot kishte bërë të mundur të humbas gjurmët. Udhëtimi i saj në Amerikë dhe martesa me një grek të pasur bëri që të tregonte një njeri tjetër, një grua të pasur me para dhe me shpirt zemërgjerë.

Kthimi në Greqi së bashku me njeriun që u martua bëri që i pasuri të vdesë i varfër dhe i vetëm në një azil të vendit të tij. Sipas kallëzimit të autores së krimit, vdekja misterioze e vajzës së saj në moshë 35 vjeçare bëri që kjo të bjerë në grackë të një grupi mafioz, të cilët e shtynin nga dita në ditë drejt krimit.

Dyshimi i fqinjëve

Ende pa mbushur dy muaj nga marrja e shtëpisë me qira, komshinjtë shikonin me dyshim punimet që bëheshin në shtëpinë e saj të sapo marrë në kohën e krizës. Edhe pse me një dyshim të veçantë askujt nuk i shkonte ndërmend se në ato punime betonohej një njeri, me autore vetë zonjën e shtëpisë.

Greqi, shqiptarët tashmë të drejtë edhe për të votuar

"TIRANA OOBSERVER"
22/06/210

Fillon regjistrimi, 180 mijë emigrantë të drejta për të votuar


Në zgjedhjet për pushtetin lokal kanë të drejtë të marrin pjesë me të drejtë vote edhe emigrantët e ardhur nga vendet e treta, që plotësojnë kushtet për të votuar Më 1 qershor, ministri i brendshëm, Janis Ragusis, nënshkroi një vendim sipas të cilit afati i regjistrimit për votuesit emigrantë, skadon më 31 gusht 2010.


Lidhur me votimet dhe te drejtat politike ministri i Brendshëm Joanis Ragusis, javën e kaluar ka bërë edhe një takim me përfaqësues të komuniteteve të emigrantëve, ku morën pjesë dhe nga komuniteti shqiptar.Qarkorja Sipas qarkores të Ministrisë së Brendshme, mbështetur edhe në ligjin 3838/2010, emigrantët që kanë dëshirë për të votuar mund të mësojnë nëse kanë të drejtë vote apo jo, duke klikuar në adresën e internetit të Ministrisë së Brendshme, (http://www.ypes.gr/), ose të shkojnë në Bashkinë e vendbanimit, ku të paraqesin edhe kërkesën për regjistrim në listat e zgjedhësve. Sipas njoftimit, theksohet se procedura e regjistrimit është shumë e thjeshtë.

Procedura e regjistrimit në listat zgjedhore


Emigrantët që kanë leje qëndrimi afatgjatë , ose pa afat, dhjetëvjeçare apo statusin e banorit me qëndrim të gjatë, apo leje qëndrimi si bashkëshortë, prindër apo pjesëtarë familjeje të një shtetasi grek apo shtetasi të BE-së, kanë të drejtë të paraqesin kërkesën në bashkinë ku jetojnë, për marrjen e titullit të qëndrimit, nëse banojnë në mënyrë të përhershme aty.


Banimi i përhershëm vërtetohet nëse kanë kaluar dy vjet që nga dorëzimi i kërkesës për marrjen e lejes së qëndrimit, pa qenë nevoja që i interesuari të paraqesë dokumente të tjera për vërtetimin.


Çdo emigrant i ardhur nga vendet jo të BE, ( vendet e treta) ka të drejtën të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar në listën zgjedhore, e cila protokollohet në bashkinë e vendbanimit të tij. Emigrantët duhet të përmbushin disa detyrime, si p.sh: banojnë ligjërisht në Greqi të paktën mbi pesë vjet, kanë mbushur 18 vjeç dhe nuk janë dënuar për një krim që përfshin privimit të të drejtave civile etj. Të interesuarit mund të dorëzojnë aplikimet e tyre edhe në mënyrë elektronike.


Cilët kanë të drejtë vote


- Të kenë mbushur moshën 18 vjeç.


- Të mos jenë dënuar për krime, që parashikojnë heqjen e të drejtave politike.


- Emigrantë të vendeve të treta që posedojnë leje qëndrimi pa afat, ose me afat 10-të vjeçar.


- Emigrantë të vendeve të treta që kanë marrë statusin e banorit me qëndrim të gjatë.


- Emigrantë të vendeve të treta, bashkëshortë shtetasish grekë apo të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, që kanë mbushur pesë vjet qëndrim të ligjshëm e të vazhdueshëm në Greqi.


- Emigrantë të vendeve të treta, prindër fëmijësh të mitur grekë, që kanë mbushur pesë vjet qëndrim të ligjshëm e të vazhdueshëm në Greqi.


- Emigrantë të vendeve të treta që kanë marrë statusin si refugjatë politikë dhe pjesëtarët e familjes së tyre, që kanë mbi pesë vjet qëndrim të ligjshëm dhe të vazhdueshëm në Greqi, që nga momenti i dorëzimit të kërkesës


- Emigrantë të vendeve të treta që janë vënë në regjim mbrojtjeje humanitare dhe që kanë mbi pesë vjet qëndrim të vazhdueshëm e të ligjshëm në Greqi që nga momenti i dorëzimit të kërkesës .


- Emigrantë të vendeve të treta që janë njohur nga autoritetet përkatëse greke si pa shtetësi, si dhe kanë mbi pesë vjet qëndrim të vazhdueshëm e të ligjshëm në Greqi që nga momenti i dorëzimit të kërkesës përkatëse.- Emigrantët e vendeve të tjera janë të njohura si refugjatë politik dhe kanë përfunduar pesë vjetësh qëndrimi të vazhdueshëm ligjor në vend.Dokumentet që nevojiten për regjistrim Të interesuarit duhet të paraqiten personalisht për të kërkuar regjistrimin në listat zgjedhore, ku të kenë me vete edhe dokumentet e mëposhtëm:Kopje të lejes së qëndrimit Kopje të legalizuar të pasaportës së vlefshme.Dëshmi penalitetiVërtetim për banimin e përhershëm.

Greqi, emigrantët nisin aplikimet për shtetësinë

Premtimi i qeverisë aktuale greke dhënë gjatë fushatës për dhënien e shtetësisë për emigrantët ka nisur të zbatohet. Por ky vendim nuk është pritur mirë në qarqet politike greke. Opozita me në krye Samara brenda një kohe të shkurtër, kishte mbledhur rreth 2 milionë firma për të bërë referendum popullor. Por kalimi i ligjit në Parlamentin vendas për shtetësinë, bëri që qeveria të fitoj përball ksenofobisë së opozitës, që kishte deklaruar se kur të vinte në pushtet do të shfuqizonte këtë ligj.


Ministria e Brendshme u ka dërguar qarkoren përkatëse zyrave të shërbimit të prefekturave, ku u jep udhëzime lidhur me zbatimin e ligjit 3838/24-03/2010, për dhënien e nënshtetësisë fëmijëve të emigrantëve, që kanë lindur në Greqi, si edhe për ata fëmijë që kanë kryer të paktën gjashtë vjet në shkollat e sistemit të detyruar arsimor shtetëror.


Emigrantët që mendojnë se plotësojnë kushtet duhet më parë të marrin formularët në prefekturë e më pas duhet ta dorëzojnë atë në prefekturën ku banojnë. Dhënia e shtetësisë fëmijëve të emigrantëve ka një rëndësi të madhe pasi fitojnë të drejta sociale dhe politike që sot u privohet prindërve të tyre.


Nënshtetësia fëmijëve u jep të drejta politike që të zgjedhin apo të zgjidhen në votimet vendore dhe parlamentare. Kjo gjë u jep më shumë të drejta në krahasim me ata që nuk fitojnë nënshtetësinë, por kjo nuk detyron njeri që ta marrë atë me zor, por gjithashtu jepet në bazë të kritereve të vendosura nga shteti grek.


Sipas kësaj qarkore kushdo që përmbush kriteret mund të drejtohet në prefekturë pa humbur për të marrë formularët përkatës kundrejt një tarifë pagese për marrjen e nënshtetësisë greke. Lidhur me këtë qarkore Ministria e Brendshme ka theksuar se çdo gjë është gati, me premtimin se do të respektohet afati (maksimal) prej 2,5 vjetësh që ka në dispozicion shteti për t’i dhënë përgjigje kërkesës së aplikanti.


Në qarkoren e ministrisë përcaktohen qartë edhe dokumentet që duhet të paraqesin aplikantët, ku dhe kjo u theksua edhe njëherë nga vetë ministri i Brendshëm Ragusi në takimin që pati më 16 qershor me përfaqësues të komuniteteve të emigrantëve. Por një kusht i domosdoshëm është që prindërit e këtyre fëmijëve duhet që të kenë të paktën mbi pesë vjet qëndrim të ligjshëm në Greqi.

Saturday, June 19, 2010

Greqia “stop” kërkesave për azil

START, 19/06/2010
Greqia është vendi i fundit në Evropë që pranon kërkesat për azil nga emigrantët të ndryshëm.

Të dhënat jepen nga Instituti i Statistikave Evropiane EUROSTAT, dalë dje në Bruksel, për miratimin e kërkesave për azil nga emigrantët, ku rezulton se Greqia ka përqindjen më të ulët (1%), në dhënien e azilit.

Nga viti në vit Greqia u ka bërë një barrikadë zgjidhjeve të kërkesave për strehim politik (azil), duke bërë që numri i kërkesave të bjerë ndjeshëm. Për vitin 2009, sipas statistikave dhënë në Bruksel doli se ky vend ndodhet në vendin e fundit me 1%. Është një fakt që Greqia ka numrin më të madh të emigrantëve në krahasim me vendet e tjera të BE, po kjo nuk justifikon këtë vend në mos miratimin e kërkesave për azil.

Në 27 vendet e BE-së numrin më të ulët në dhënien e lejeve për azil politik e mban Greqia me 1%, Irlanda me 4%, Spanja me 8%, Franca me 14% dhe Sllovenia me 15%, në të kundërtën Malta me 66%, Sllovakia me 56%, Portugalia me 51%, Holanda dhe Danimarka me 48%.

Duke u mbështetur nga të dhënat për Greqinë për 2009, del se nga 16.460 aplikacionet të kryera, janë pranuar dhe miratuar 210 kërkesa dhe janë refuzuar 16.250 kërkesa.

Nga 210 aplikacionet që kishin një rezultat pozitiv janë dhënë azil në 25 në mbrojtjen e statusit dhe 115 raste për arsye humanitare. Shumica e azilkërkuesve që iu është dhënë një status i tillë janë nga Iraku, Afganistani dhe Irani.

Gjatë vitit 2009, në Bashkimi Evropian janë bërë rreth 261.000 aplikime për azil nga emigrantët nga të cilat 78,820 kërkesa janë pranuar. Vendet që e kanë marrë më shumë aplikimet për azil janë: Franca me 54. 840 aplikacione, Britania e Madhe 44.890 dhe Suedia 39. 350.

Nënshtetësia e emigrantëve në Greqi, ja kushtet dhe kriteret

"TIRANA OBSERVER"
19/06/2010
Më në fund qeveria greke po mban premtimin e dhënë emigrantëve gjatë fushatës elektorale lidhur me integrimin e tyre, duke ditur se kjo iniciativë e Papandreut do të kishte edhe kosto politike. Reagimet e para nuk vonuan, ku opozita me në krye Samara brenda një kohe të shkurtër, kishte mbledhur rreth 2 milionë firma për të bërë referendum popullor. Po kalimi i ligjit në Parlamentin vendas për shtetësinë, bëri që qeveria të fitoj përball ksenofobisë së opozitës, që kishte deklaruar se kur të vinte në pushtet do të shfuqizonte këtë ligj.

Qarkorja

Ministria e brendshme u ka dërguar qarkoren përkatëse zyrave të shërbimit të prefekturave, ku u jep udhëzime lidhur me zbatimin e ligjit 3838/24-03/2010, për dhënien e nënshtetësisë fëmijëve të emigrantëve, që kanë lindur në Greqi, si edhe për ata fëmijë që kanë krye të paktën gjashtë vjet në shkollat e sistemit e detyruar arsimor shtetëror.
Emigrantët që mendojnë se plotësojnë kushtet duhet më parë të marrin formularët në prefekturë e më pas duhet ta dorëzojnë atë në prefekturën ku banojnë. Dhënia e shtetësisë fëmijëve të emigrantëve ka një rëndësi të madhe pasi fitojnë të drejta sociale dhe politike që sot u primohet prindërve të tyre.

Nënshtetësia fëmijëve u jep të drejta politike që të zgjedhin apo të zgjidhen në votimet vendore dhe parlamentare. Kjo gjë u jep më shumë të drejta në krahasim me ata që nuk fitojnë nënshtetësinë, por kjo nuk detyron njeri që ta marrë atë me zor, por gjithashtu jepet në bazë të kritereve të vendosura nga shteti grek.

Sipas kësaj qarkore kushdo që përmbush kriteret mund të drejtohet në prefekturë pa humbur për të marrë formularët përkatës kundrejt një tarifë pagese për marrjen e nënshtetësisë greke. Lidhur me këtë qarkore Ministria e Brendshme ka theksuar se çdo gjë është gati, me premtimin se do të respektohet afati (maksimal) prej 2,5 vjetësh që ka në dispozicion shteti për t’i dhënë përgjigje kërkesës së aplikanti.

Në qarkoren e ministrisë përcaktohen qartë edhe dokumentat që duhet të paraqesin aplikantët, ku dhe kjo u theksua edhe njëherë nga vetë ministri i Brendshëm Ragusi në takimin që pati më 16 qershor me përfaqësues të komuniteteve të emigrantëve.

Kushti

Por një kusht i domosdoshëm është që prindërit e këtyre fëmijëve duhet që të kenë të paktën mbi pesë vjet qëndrim të ligjshëm në Greqi.

Dokumentat që duhen të paraqesin

- Kërkesë dhe deklaratë regjistrimi në regjistrin (dhimotologjio) e banorëve të bashkisë të vendbanimit ku qëndron në mënyrë të përhershme familja.

- Certifikatë lindjeje e fëmijës- Certifikatë martese e prindërve, në qoftë se e kanë

- Fotokopje e legalizuar e totullit të vlefshëm të qëndrimit të prindërve

- Vërtetim për kohën e qëndrimit të ligjshëm të prindërve në Greqi, ku të vërtetojë se kanë të paktën pesë vjet qëndrim të ligjshëm

- Fotokopje e legalizuar e pasaportës së prindërve

- Vërtetim për banesën e prindërve

- Taksë (paravolo) 100 euro që paguhet në shërbimin financiar të bashkisë së vendbanimit.

- Vërtetim për kohën e ndjekjes së shkollës nga drejtoria rajonale arsimore, për rastet ku aplikimi për marrjen e nënshtetësisë bëhet mbi bazën e dispozitës që përcakton se fëmija duhet të ketë kryer me sukses të paktën gjashtë klasë të shkollës greke.

Fëmijët që kanë lindur në Greqi nga prindër që jetojnë mbi 5 vjet të ligjshëm mund ta marrin nënshtetësinë mbas lindjes së tyre, pasi prindërit të bëjnë kërkesën brenda tre vjetëve të lindjes së fëmijës.

Nënshtetësia greke do të merret atë ditë ku prindërit të kenë bërë kërkesën pas tre vjetësh së lindjes së fëmijës. Ndërsa ata prindër të cilët nuk kanë mbi pesë vjetë leje qëndrimi të ligjshëm në Greqi mund të bëjnë kërkesë kur fëmija të ketë mbushur moshën 18 vjeç.

Kushtet për të bërë aplikimet

a) Kur fëmija mbush moshën 18 vjeç

Ndërsa ata prindër të cilët nuk kanë mbi pesë vjet leje qëndrimi të ligjshëm në Greqi mund të bëjnë kërkesë kur fëmija të ketë mbushur moshën 18 vjeç.

- Certifikata e lindjes (dhënë nga bashkia)

- Fotokopje të vend banimit dhe lejes së qëndrimi

- Fotokopje të pasaportës, apo dokument udhëtimi të njohur nga organet e vendit

- Fotokopje të lejes së qëndrimit të prindërve të dhënë nga Prefektura , OAED, apo policia.

- Fotokopje të dokumentit të shtëpisë ku banon

- Faturën e pagesës 100 euro nga bashkia

b) Kur fëmijët nuk kanë lindur në Greqi

Fëmijët që nuk kanë lindur në Greqi por që kanë mbaruar arsimin gjashtë vjeçar me prindër me qëndrim të ligjshëm në këtë vend marrin nënshtetësinë në kohën që mbarojnë arsimin gjashtë vjeçar, në qoftë se kanë bërë kërkesë prindërit e tyre.

Kushtet për të aplikim

- Kërkesë e prindërve në bashkinë ku banojnë

- Certifikatë e lindjes

- Certifikatë martesë e prindërve në qoftë se e kanë

- Dëshmia ku vërteton se ka ndjekur të paktën gjashtë vite shkollë në Greqi

- Fotokopje të lejes së qëndrimit të prindërve

- Fotokopje të pasaportës të prindërve së bashku me origjinalin

- Fotokopje të shtëpisë ku banon

- Fatura e pagesës së taksës (paravolës) prej 100 euro

Wednesday, June 02, 2010

Kriza në Greqi


Gati rikthimi i 200 mijë emigrantëve shqiptarë
"TIRANA OBSERVER" 2/06/2010


Kriza në shtetin grek, detyron shqiptarët ti japin fund emigracionit Asgjë nuk mbetet ashtu si më parë. Kriza ekonomike që po fundos nga dita në ditë vendin helen, po rrezikon gjithmonë e më shumë sigurinë e qëndrimit të pjesës më të madhe të emigrantëve shqiptarë. Ky kthim i mundshëm dikur dukej si një skenar filmi, ndërsa sot duket se përbën një realitet të thurur në legjendë.

Nga dita në ditë grupe emigrantësh shqiptarë, të detyruar, po i drejtohen përkohësisht apo përfundimisht vendit të tyre të lindjes. Deri më sot nuk ka një numër të saktë nga shteti shqiptar, pasi edhe interesimi ndaj këtij fenomeni është zero. Sipas burimeve të mediave vendase, bëhet fjalë se të paktën rreth 30 për qind, ose 200.000 emigrantë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi, pritet nga dita në ditë të rikthehen në vendin e tyre. Kthimi i emigrantëve do të ketë një faturë të rëndë ekonomike për vetë Shqipërinë, që gjatë 20 vjetëve të emigracionit ka mbajtur një qëndrim të pa pranueshëm.
Mungesa e politikave dhe e një strategjie për emigracionin nga politika shqiptare kanë indinjuar në maksimum kohët e fundit emigrantët tanë në Greqi, ku edhe të indinjuar kanë mbetur edhe nga politika e propaganduar nga qeveria “Papandreu”, që deri më sot jo vetëm nuk ka mbajtur asnjë veprim, por përkundrazi, vazhdon fshesën ndaj tyre.

30 për qind e emigrantëve do të kthehen
Kushtet e legalizimit, ndërprerja e kontratave të punës me pronarin, gjendja e rëndë ekonomike gjatë gjithë këtyre viteve, i kanë lodhur së tepërmi emigrantët, që po i drejtojnë sytë gjithnjë e më shumë nga vendi i tyre. 30 për qind e të pyeturve janë përgjigjur se nuk mund të qëndrojnë më dot, dhe përgatiten për t’u kthyer. Dikur punonin me ëndrrën për të mbledhur para, ndërsa sot jeta e tyre varet nga këto të mbledhura.
Shumë mallra shtëpiake apo automjete janë blerë nga emigrantët me para në dorë, ndërsa pjesa tjetër me anën e kësteve. Çdo fund muaji në bankat e vendit, shumë emigrantë tërheqin sasi parash për të përballuar jo vetëm nevojat e jetesës, por edhe për të paguar këstin e automjetit dhe mallrave të tjera shtëpiake.
Një barrë e rëndë për tu përballuar janë edhe taksat e vendosura nga shteti (paravolat) 300 euro për çdo emigrant në rast rinovimi të dokumenteve, si dhe të tjera para për blerjen e ensimave (pullat e ditëve të punuara). Tashmë kriza ekonomike po gjunjëzon nga dita në ditë me dhjetëra emigrantë, që deri dje e shikonin krizën si një fenomen që do kalohej pa i prekur këta.

Preket biznesi shqiptar
Kriza nuk la pa prekur edhe biznesin shqiptar që pas viteve 1998 mori një zhvillim të kënaqshëm. Numri i tyre në gjithë Greqinë kapi shifrën 20.000, duke tërhequr edhe vëmendjen e mediave vendase. Një pjesë e prej tyre kanë përfaqësuar në panairet ndërkombëtare vendin tonë, ndërsa sot një në tre prej tyre po shkojnë drejt falimentimit. Me gjithë uljen në çmime, fuqia blerëse ka rënë në minimum.
Rritja e TVSH-së, nga 19 për qind në 21 për qind, ndikoi negativisht në frymëmarrjen e këtij sektori që sot shikohet si një falimentim i sigurtë, edhe pse qeveria “Papandreu” ka parashikuar për të hedhur në këtë sektor rreth 1 miliardë euro.

Rikthehet papunësia në Sheshin “Omonia”
Qendra e Athinës ka marrë pamjen e viteve 1990-të, ku çdo mëngjes shumë emigrantë me çanta në duar grumbullohen në shesh me shpresë për të siguruar punë. Pasi presin me orë të tëra, fytyra të lodhura dhe të pa shpresa marrin rrugën e kthimit për në shtëpitë e tyre. Vite më parë pronarët kërkonin emigrantë për punë, ndërsa këta të fundit pretendonin me të drejtë për një page më të mirë, ndërsa sot ndodh e kundërta. 74.9 për qind e emigrantëve shqiptarë punojnë në ato vende pune ku nuk duan të punojnë vendasit. Sot çdo gjë ka ndryshuar, pasi Greqia nuk është më ajo e mëparshmja. Të pa shpresë për të ardhmen, sytë e tyre janë drejtuar për nga Shqipëria.

Kriza
Rikthimi i emigrantëve
Rreth 200 mijë emigrantë shqiptarë pritet të rikthehen në Shqipëri për shkak të krizës ekonomike. Greqia është ndër vendet më të prekura nga kriza ekonomike, krizë që preku kryesisht emigrantët

Rritet papunësia në Evropë
Rritje të papunësisë ka pasur në muajin Prill, ku shifra arriti në 10.1 për qind. Bëhet fjalë për nivelin më të lartë që prej gushtit të vitit 1998.
Në muajin prill të papunët në Evropë ishin 23 milionë e 310 mijë , prej të cilëve 15 milionë e 867 mijë vetëm në Eurozonë.

Krahasuar me muajin Mars, numri i të papunëve u rrit me 25 mijë persona, si në BE po ashtu edhe në Eurozonë.

Në krahasim me muajin Prill të 2009, numri i të papunëve është rritur me 2 milionë e 400 mijë persona në BE dhe me 1 milionë e 275 mijë në Eurozonë.

Niveli rekord i papunësisë u regjistrua në Letoni me 22.5 për qind, Spanjë 19.7 për qind dhe Estoni me 19 për qind.

Ndër vendet e tjera të prekura më rëndë nga kriza është Portugalia, me 10.8 për qind dhe Irlanda me 13.2 për qind të papunë.

Disa të dhëna
- Në Bashkimin Evropian jetojnë rreth 20 milionë emigrantë të ardhur nga “vendet e treta”, ose një në 25 banorë dhe që përbëjnë 5 për qind të gjithë popullsisë së BE. Për nga numri ata përbëjnë një shtet të veçantë të barabartë me Austrinë ose Suedinë.

- Portugalia, Suedia, Belgjika, Holanda dhe Finlanda përbëjnë pesë vendet pritëse me numrin më të madh të emigrantëve, të politikave të emigracionit, si dhe të politikave sociale dhe ato politike, ku qëllimi i tyre është integrimi i emigrantëve në një Evropë me shanse të barabarta.

- Greqia, Lituania janë dy vendet e fundit që nuk u krijonë kushte emigrantëve në fushën e integrimit.

- Në Greqi, komuniteti shqiptar përbën 67.2 për qind numrin e përgjithshëm të emigracionit në këtë vend, ose 557.600. 26.5 për qind me arsim të lartë.

Përsa i përket nivelit arsimor emigrantët paraqiten më lartë se sa grekët.

- 19,1 për qind prej tyre kanë mbaruar arsimin e detyrueshëm.

- 48,5 për qind të shkollave të mesme,

- 26,5 për qind kanë mbaruar arsimin e lartë. Shumica kanë nga një diplomë në Arsim, Shëndetësi Shkenca dhe Ekonomi. Po ky arsimim nuk luajti ndonjë rol në këtë vend pasi me ligj u ndalohej punësimi në vendet publike, ndërsa në ato private nuk u hapej rruga....

10 për qind e emigrantëve kanë shtëpi të tyre.

85 për qind e emigrantëve jetojnë në shtëpi me qira, ndërsa 10.5 për qind janë pronarë të shtëpive të tyre. Ndërsa një në dy ka llogari në bankat greke. Shuma e depozituar llogaritet në 3 miliardë euro.