Saturday, March 27, 2010

Një jetë shqiptari shpërblehet vetëm 44 euro!




Skandali në Greqi

18/03/2010 "Tirana Observer"



E pabesueshme, po është një realitet. Një realitet që ndodh pikërisht në vendin fqinj, në vendin ku jeta e një shqiptari i kushton qeverisë helene jo më shumë se 44 euro në muaj. Një shumë kjo që me të drejtë është hedhur poshtë nga familja e viktimës së vrarë pak ditë më parë nga policia greke në shkëmbim zjarri me dy shqiptarë të tjerë, të posa dalë nga burgu me leje përkatëse.
Sa për kujtesë të politikës greke
Në shkurt të këtij viti, policia ka vrarë gabimisht një shqiptar, duke e çuar numrin e të vrarëve në 87 viktima të pafajshme. Fjala bëhet për të riun 25 vjeçar, Niko Todi që u vra më 19 shkurt të këtij viti dhe që tronditi opinionin vendas, po më shumë se këdo familjen dhe prindërit e tij, të cilët sot me dhembshuri ndjejnë mungesën e djalit të tyre. Por si gjithnjë në këto raste fatkeqësie, familja e viktimës kishte marrë ngushëllime edhe nga Presidenti grek Karolo Papulias që është shprehur: “Unë shpreh keqardhjen time të thellë për humbjen e padrejtë të qytetarit tonë të pafajshëm. Në familjen e Niko Todit dhe njerëzve të tij, u përcjell mbështetjen time të plotë dhe shpreh simpatinë time të thellë”. Ndërsa ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Hristohoridis ka thënë: “Nuk mund të themi për një sukses të operacionit, kur në të humbet një jetë njeriu, humbet një i ri punëtor dhe familjar. Por bëmë të mundur që të kapim kriminelët më të ashpër gjatë këtyre 30 vjetëve. U dha një betejë e ashpër por...”. Më pas ministri Hristohoidis nëpërmjet mediave, pati dhënë edhe “një premtim” nëpërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë z. Eleftherio Ikonomou, por megjithëse kanë kaluar mbi tre javë e gjysmë nga vrasja e pafajshme të riut shqiptar, premtimi mbeti vetëm premtim.
Sot, çdo gjë në harresë
Askush nuk është kujdesuar për prindërit dhe familjen e viktimës. Askush nuk u ka trokitur në derë nga autoritetet vendase për të parë se me ç’të ardhura jeton gruaja dhe fëmija e tij. Asnjë nga politika greke apo dhe shqiptare nuk ka treguar ndonjë interesim njerëzor, për të ulur sa do pak dhimbjen e të afërmeve, që pas asaj dite të humbjes së Nikos, sot janë braktisur në një kohë kur me ligj duhej të ishin ndihmuar ekonomikisht
Të afërmit në kërkim të së drejtës
Të afërmit, pasi kanë parë indiferentizmin e burokracinë e shtetit grek, kanë trokitur në dyert e autoriteteve vendore për të marrë më në fund ndihmë sociale. Nga Anastas Murati mësojmë përpjekjet që ka bërë së bashku me gruan dhe të afërmit e tij, në dyert e Prefekturës së Athinës, përball një mal kërkesash burokratike. Edhe pse dihet shkaku i vrasjes, që i riu 25 vjeçar u vra në punë e sipër nga policia, burokratizmi shtetëror grek, si autoritete vendore ashtu edhe dikasteret shtetërore, pa asnjë arsye mbajnë pezull ndihmën sociale apo ekonomike sipas ligjit vendas në fuqi.
Prefektura: 44 euro shpërblimi për vdekjen
Mbetëm të ofenduar dhe të indinjuar kur mësuam se familjes së viktimës i kishin lidhur një ndihmë sociale prej 44 euro në muaj. Kjo ndihmë sociale prej 44 euro i jepej nga Prefektura e Athinës për fëmijën 18 muajsh, ndërsa për gruan dhe prindërit nuk ishin parashikuar nga kjo prefekturë. Sipas ligjeve vendas në fuqi, familja e viktimës përfiton edhe një pension, pasi vrasja e tij konsiderohet si një aksident në punë. Por deri në këto momente, familja po ndeshet me një burokraci të paparë, e indiferentizëm të çuditshëm ku kalon çdo lloj fantazie njerëzore.
Të afërmit: 44 euro ja bëjmë dhuratë burokracisë së shtetit
Të indinjuar sa nuk bëhet më, për vlerësimin njerëzor që u bëhet nga shteti, duke i lënë tashmë në mes të rrugës, pa asnjë ndihmë ekonomike, familja vendosi që këtë shumë prej 44 euro t’ia bëjë dhuratë burokracisë së shtetit dhe autoriteteve vendore.
Premtimi mbeti vetëm premtim
Opinioni vendas dhe komuniteti shqiptar mësoi nëpërmjet mediave vendase dhe të huaja, premtimin e bërë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Eleftherios Ikonomi, se do të punësonte pranë forcave të policisë gruan e të riut 25 vjeçar. Po edhe ky premtim mbeti i tillë, dhe duket se u dha sa për sy e faqe para opinionit.
Hipokrizia e ambasadës shqiptare
Por deri kur? Një detyrë i mbetet Ambasadës Shqiptare në Athinë që larg çdo hipokrizie, të bëjë detyrën që i takon, kur ka të bëjë me raste të tilla fatkeqësie dhe padrejtësie që i bëhen bashkëkombësve të saj. Si përfaqësuese e shtetit, duhet të bëjë përpjekje që emigrantët tanë të respektohen dhe të mos u shkelet dinjiteti edhe kur nuk janë më në jetë. Besoj se kjo është detyra e saj për të ndjekur çështjet e kësaj natyre, pasi njerëzit janë dhe prandaj i marrin dhe paratë. Kur do të vijë ajo ditë që emigrantët të ndjejnë dorën e shtetit të tyre në vend të huaj?...

Monday, March 15, 2010

Papulias rizgjidhet Predident i Greqisë




13/03/2010 "Telegraf'"

Greqia përjetoi dje një ditë historike të demokracisë, ndërsa presidenti i sapo rizgjedhur Papulias bëri betimin si president i vendit. Në hyrje të parlamentit ai u prit nga kryeministri Papandreu dhe kryetari i Parlamentit z. Pecanis. Sipas zakonit vendas, , në prani të Arkipeskopit të Greqisë, Jerenimo, dhe klerikëve të tjerë, si dhe përkrah të kryeministrit Papandreu, u bë betimi në mes të duartrokitjeve. Një betim i kryer në mes të një uniteti në kohë të vështira që po kalon Greqia. Presidenti firmosi protokollin e betimit, më pas firmosi kleriku Jeronimo dhe kryeministri Papandreu.
Që nga dita e sotme Karolos Papulias rizgjidhet president edhe për 5 vjetët e ardhshme, njeriu më i dashur për popullin grek, por njëkohësisht edhe për komunitetin shqiptar. Të gjithë kryetarët e partive në parlament i shtrënguan dorën presidentit, duke u larguar nga salla me duartrokitje. Sa herë që i është dhënë mundësia Papuliasi ka ndërhyrë në kohë duke i tërhequr vemëndjen politikës duke filluar për të drejtën qytetare e deri te kriza ekonomike. Ai dha një mesazh me jetën e tij praktike duke jetuar në një apartament njëllojë si qytetarët e zakonshëm. Kemi punë përpara për të bërë, u shpreh Papulias në takimin me kryeministrin Papandreu dhe kryetarin e parlamentit.
Karolos Papulias
3 shkurt 2010 z. Karolos Papoulias u rizgjidhet president i vendit per se dyti here radhasi me 266 vota të hedhura nga 298 votues. Ai është votuar nga grupe të plotë parlamentar si PASOK, ND dhe LAOS dhe me 32 vota të parisë Komuniste (KKE) dhe SYRIZA. Me këtë rezultat, u bë presidenti i “tretë” i cili riemërimi për një mandat të dytë. Di tre gjuhë të huaja, gjermanisht, frëngjisht dhe italisht. Është njeriu dhe politikani i vetëm që ka rivendosur marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Shqipërinë.
Biografia
Karolos Papulias ka lindur në Janinë më 4 qershor të1929. Profesioni avokat. Ka mbaruar arsimin fillor në Pogoniani. Ka vazhduar studimet në Zosimaza në Janinë, Palio Faliro etj. Studioi në Shkollën e Drejtësisë të Athinës dhe në Milanos. Ka një disertacion të doktoratës në Universitetin e Këlnit. Ai ka punuar si avokat gjatë periudhës 1963-1981.
Ka qenë një bashkëpunëtor i ngushtë i ish-kryeministrit Andreas Papandreu, babai i kryeministrit të sotëm Jorgo Papandreu. Karolos Papulias ka qenë një sportist i talentuar, një kampion i vjetër në kërcim me shkop si dhe anëtar i ekipit kombëtar të volejbollit dhe president i Klubit Sportiv Kombëtare.
Në 1967, një muaj pas vendosjes të diktaturës ushtarake Papulias ndodhej në Gjermani, ku organozoi krijimin e organizatës rezistencës "Socialistët e Bashkimit Demokratik të Jashtme", i cili u zgjodh sekretar i përgjithshëm. Gjatë periudhës së diktaturës (1967-1974) ka bashkëpuar rregullisht në emisionin që transmetohej në greqisht në “Deutsche Ëelle” ku denoncohej regjimi juntës ushtarake.
Në vitin 1974 ai ishte anëtar themelues i PASOK dhe u bë anëtar i Komitetit Qendror të Lëvizjes.
Nga prilli 1975-1985 shërbeu si sekretar i Komitetit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të PASOK-ut, ndërsa periudhën 1976-1980 ka qenë anëtar i Këshillit koordinues të partisë.
Në vitin 1977, u zgjodh deputet i parë në zonën e Janinës me kandidaturën e kandidatit të PASOK-ut, ku u rizgjodh edhe tetë herë të tjera, duke qendruar 27 vjete në parlament si deputet.
Në vitin 1981, emërohet si zëvendës ministër i jashtëm dhe pjesmarrës në formësimin e politikës së jashtme të qeverive të Andreas Papandreu.
Në tetor 1995, u zgjodh për të parën here anëtar i Byrosë Ekzekutive të PASOK-ut dhe anëtar Sekretariatit Politik të partisë. Pas zgjedhjeve të vitit 1996, emërohet kryetar i delegacionit parlamentar grek në OSBE (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë).
Në korrik 2000, emërohet anëtar i Bordit dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Fondacionit Ndërkombëtar Olimpik armëpushimit.
Më 8 shkurt 2005, dy partitë e mëdha e parlamentit grek, Demokracia e Re dhe PASOK, kanë mbështetur propozimin e ish kryetarit të partisë Kostas Karamanlis në vitin 2004, për t’u zgjedhur president i Greqisë.
Që nga dhjetori i vitit 2004 rigjidhet përsëri PRESIDENTedhe për pesë vjetët e ardhshme me 279 vota pro nga 300 të mundshme, një përqindje e madhe votash që përbën një rekord përsa i përket unitetit në historinë e vendit. Karolos Papulias është emëruar pas presidentit Kostandinos Stefanopulos më 2005, që drejtoi vendin për 10 vite me radhë.

Friday, March 12, 2010

Athina, kryeqyteti i grevave dhe përleshjeve

12/03/2010 "Tirana Observer"
Janë regjistruar mbi 1200 greva dhe protesta, me një mesatare tre në ditë
Greqia paralizohet sërish nga greva e përgjithshme 24- orëshe, duke paralizuar plotësisht kryeqytetin vendas. Dhe për ditët në vazhdim, janë parashikuar greva dhe protesta të tjera. Për të huajt, Athina është kryeqyteti i vetëm i grevave dhe protestave në botë, i përleshjeve dhe i përdorimit të sasive të mëdha të lëndëve kimike nga policia, ku sasia vjetore e përdorimit, shkon në 6000.
Përsa i përket numrit të grevave dhe protestave, per vitin e kaluar u rregjistruan mbi 1200 të tilla, baras kjo me tre greva dhe protesta në ditë. Ndërsa për 2010 mendohet të thyhet edhe një rekord i ri botëror, pasi muaji mars është parashikuar si muaji i grevave dhe i protestave. Demokracia e tejtepruar e një pakice kundrejt interesave të shumicës, ka bërë që prej një jave, 50-70 vendas, mbajnë peng të bllokuar një nga rrugët kryesore në Athinë,( Panepistimio) duke sjellë një anarshi në trafikun rrugor.

Mesazhi i grevës
“Nuk do të paguajmë krizën ekonomike”, ky është mesazhi i grevës së përgjithshme 24- orëshe, që u zhvillua dje në Greqi.Kriza e rëndë ekonomike në Greqi po përballet me greva të njëpasnjëshme nga pjesa më e madhe e popullit. Muaji mars është kthyer me të vërtetë muaj i grevave dhe protestave, si një kundërpërgjigje të qeverisë së Papandreut, që po bën të pamundurën në të mundur. Siç është njoftuar ditë më parë, dje vendi u paralizua nga një grevë 24- orëshe, organizuar nga sindikatat e përgjithshme “GSSE” dhe “ADEDY”, me mesazhin: “Nuk do të paguajmë ne krizën ekonomike”.
Në grevë përveç sektorëve të tjerë, mori pjesë edhe sektori i transportit, duke paralizuar plotësisht lëvizjen e udhëtarëve, me ndonjë përjashtim të transportit urban dhe hekurudhor me orar të kufizuar. Greva e djeshme u përqendrua si gjithnjë në dy sheshe kryesore në Athinës, ku sindikata të bashkuara u mblodhën në sheshin “Pedio Areos”, ndërsa lëvizjet dhe organizatat politike, të udhëhequr nga PAME, u mblodhën në sheshin qendror “Omonia“, ku më pas janë drejtuar për të protestuar përballë Parlamentit. Drejtori i Federatës së Punëtorëve i ka akuzuar grevistët se duan ta kthejnë Greqinë në një vend për t'u mëshiruar, edhe pse dihet që Bashkimi Evropian ka premtuar ta ndihmojë Greqinë, por nuk kanë shpallur ende masa konkrete.
Sindikatat
Sindikatat që në fillim të grevës u kanë bërë thirrje, që të gjithë punonjësit vendas ti përgjigjen thirrjes për të mbështetur grevën 24- orëshe. Në grevë është parashikuar që universitetet dhe shkollat të qëndrojnë të mbyllura, si dhe të gjitha shërbimet publike, të cilat përfaqësohen nga sindikatat ADEDY.Në grevë morën pjesë edhe punonjësit e qeverisjes vendore, për të shprehur reagimin në marrjen e masave në uljen e pagës dhe ngrirjen e pensioneve, ndërsa hapësira ajrore e vendit do të jetë e mbyllur në 24 orët e ardhshme, ndërsa anijet mbeten të bllokuara në porte. Pranë Parlamentit të vjetër, policia dhe punonjësit e zjarrfikësave janë bashkuar me grevistet e tjerë. Media vendase ka mbështetur grevën 24- orëshe së bashku me punonjësit e bankave, etj.
Digjen makina, policia përdor lënde kimike
Një grup të rinjsh të maskuar dhe me kaska, që i përkasin lëvizjeve anarkistesh, gjatë rrugës “3 Tetori”, kanë hyrë në mes të grevistëve të organizuar nga sindikatat, duke hedhur bomba molotov në drejtim të forcave të ruajtjes se rendit, të cilët janë përgjigjur me gaz lotsjellës. Në kryqëzimin e rrugës “Veranzerou” dhe “Patission”, të rinjtë vunë flakën një makine i markës “Audi”, e cila u shkatërrua plotësisht. Ndërsa, disa të tjerë, kanë shkruar parulla të ndryshme me bojëra sprej.
Grevistët i janë drejtuar qendrës së Athinës, për tu bashkuar me grevistët e tjerë të lëvizjes PAME, ndërkohë që disa të rinjtë kanë qëndruar përballë forcave të ruajtjes së sigurisë, pranë Universitetit “Politekniu”, ku ka patur edhe përplasje me policinë që ka përdorur lëndë kimike.
Janë regjistruar mbi 1200 greva dhe protesta, me një mesatare tre në ditë
Greqia paralizohet sërish nga greva e përgjithshme 24- orëshe, duke paralizuar plotësisht kryeqytetin vendas. Dhe për ditët në vazhdim, janë parashikuar greva dhe protesta të tjera. Për të huajt, Athina është kryeqyteti i vetëm i grevave dhe protestave në botë, i përleshjeve dhe i përdorimit të sasive të mëdha të lëndëve kimike nga policia, ku sasia vjetore e përdorimit, shkon në 6000.
Përsa i përket numrit të grevave dhe protestave, per vitin e kaluar u rregjistruan mbi 1200 të tilla, baras kjo me tre greva dhe protesta në ditë. Ndërsa për 2010 mendohet të thyhet edhe një rekord i ri botëror, pasi muaji mars është parashikuar si muaji i grevave dhe i protestave. Demokracia e tejtepruar e një pakice kundrejt interesave të shumicës, ka bërë që prej një jave, 50-70 vendas, mbajnë peng të bllokuar një nga rrugët kryesore në Athinë,( Panepistimio) duke sjellë një anarshi në trafikun rrugor.
Mesazhi i grevës
“Nuk do të paguajmë krizën ekonomike”, ky është mesazhi i grevës së përgjithshme 24- orëshe, që u zhvillua dje në Greqi.Kriza e rëndë ekonomike në Greqi po përballet me greva të njëpasnjëshme nga pjesa më e madhe e popullit. Muaji mars është kthyer me të vërtetë muaj i grevave dhe protestave, si një kundërpërgjigje të qeverisë së Papandreut, që po bën të pamundurën në të mundur.
Siç është njoftuar ditë më parë, dje vendi u paralizua nga një grevë 24- orëshe, organizuar nga sindikatat e përgjithshme “GSSE” dhe “ADEDY”, me mesazhin: “Nuk do të paguajmë ne krizën ekonomike”. Në grevë përveç sektorëve të tjerë, mori pjesë edhe sektori i transportit, duke paralizuar plotësisht lëvizjen e udhëtarëve, me ndonjë përjashtim të transportit urban dhe hekurudhor me orar të kufizuar.
Greva e djeshme u përqendrua si gjithnjë në dy sheshe kryesore në Athinës, ku sindikata të bashkuara u mblodhën në sheshin “Pedio Areos”, ndërsa lëvizjet dhe organizatat politike, të udhëhequr nga PAME, u mblodhën në sheshin qendror “Omonia“, ku më pas janë drejtuar për të protestuar përballë Parlamentit.
Drejtori i Federatës së Punëtorëve i ka akuzuar grevistët se duan ta kthejnë Greqinë në një vend për t'u mëshiruar, edhe pse dihet që Bashkimi Evropian ka premtuar ta ndihmojë Greqinë, por nuk kanë shpallur ende masa konkrete. Sindikatat Sindikatat që në fillim të grevës u kanë bërë thirrje, që të gjithë punonjësit vendas ti përgjigjen thirrjes për të mbështetur grevën 24- orëshe. Në grevë është parashikuar që universitetet dhe shkollat të qëndrojnë të mbyllura, si dhe të gjitha shërbimet publike, të cilat përfaqësohen nga sindikatat ADEDY.
Në grevë morën pjesë edhe punonjësit e qeverisjes vendore, për të shprehur reagimin në marrjen e masave në uljen e pagës dhe ngrirjen e pensioneve, ndërsa hapësira ajrore e vendit do të jetë e mbyllur në 24 orët e ardhshme, ndërsa anijet mbeten të bllokuara në porte.
Pranë Parlamentit të vjetër, policia dhe punonjësit e zjarrfikësave janë bashkuar me grevistet e tjerë. Media vendase ka mbështetur grevën 24- orëshe së bashku me punonjësit e bankave, etj.
Digjen makina, policia përdor lënde kimike
Një grup të rinjsh të maskuar dhe me kaska, që i përkasin lëvizjeve anarkistesh, gjatë rrugës “3 Tetori”, kanë hyrë në mes të grevistëve të organizuar nga sindikatat, duke hedhur bomba molotov në drejtim të forcave të ruajtjes se rendit, të cilët janë përgjigjur me gaz lotsjellës. Në kryqëzimin e rrugës “Veranzerou” dhe “Patission”, të rinjtë vunë flakën një makine i markës “Audi”, e cila u shkatërrua plotësisht. Ndërsa, disa të tjerë, kanë shkruar parulla të ndryshme me bojëra sprej.Grevistët i janë drejtuar qendrës së Athinës, për tu bashkuar me grevistët e tjerë të lëvizjes PAME, ndërkohë që disa të rinjtë kanë qëndruar përballë forcave të ruajtjes së sigurisë, pranë Universitetit “Politekniu”, ku ka patur edhe përplasje me policinë që ka përdorur lëndë kimike.
Përleshje dhe arrestime
Në “Omonia”, grevistët janë përleshur me policët dhe ruajtësit e rendit “MAT” dhe “DELTA”, duke hedhur gurë ndaj tyre dhe objekteve të tjera dhe çdo gjë që gjenin përpara. Policia në kundërpërgjigje, ka përdorur bomba me gaz-lotsjellës. Gjithashtu edhe këtë radhë, pati shkatërrime dhe thyerje të xhamave të dyqaneve pranë qendrës, ndërsa një vendas është plagosur. Policia ka bërë edhe arrestime.
Do vazhdojnë grevat dhe protestat
Më 16 mars, përsëri është vendosur për një grevë tjetër të përgjithshme 24- orëshe, ndërsa më 18 mars, në grevë do të hidhen punonjësit e karburanteve dhe më 21, ata do të vendosin në se do vazhdojnë ose jo grevën, të cilët reagojnë që të mos vendosin makinën e taksave( treguesin e faturës së shitjes). Shumë herë këta kanë tentuar për të bërë të mundur një takim me ministrin përkatës, po përpjekjet e tyre për takim nuk janë realizuar.
Varfëria ka prekur mbi 22 për qind të popullsisë
Edhe pse Greqia është një nga vendet më të bekuara, sistemi politik apo mentaliteti ballkanas ka bërë që ky vend të ketë një borxh të madh që përbën një rekord të njerëzimit. Është hera e parë që mbas Luftës së Dytë Botërore, që një vend të ketë kaq shumë hua. Analistët grekë bëjnë fjalë se dëmet që shkaktoi Gjermania në Luftën e Dytë Botërore, ishin në 50 miliardë, ndërsa sistemi politik vendas gjatë 60 vjetëve në paqe e ka tejkaluar atë në 380 miliardë, ose më saktë një fëmijë që lind sot në këtë vend, sa del në jetë, ka një borxh prej 30.000 eurosh. Sa për kuriozitet, borxhi i Greqisë prej 380 miliardë ,është më shumë se sa borxhet që kanë së bashku Rusi-Argjentinë.
25 vjet duhen për të shlyer borxhin
Analistët kompetentë për ekonominë flasin se, për të shlyer këtë borxh këtij vendi, i duhen të paktën rreth 25 vite, dhe kjo do të arrihet, në qoftë se kontrollohet borxhi sa nuk është vonë. Po një shqetësim i ministrit të Punës, z. Lovedos, është se papunësia këtë vit do të prekë rreth 1 milionë njerëz, duke mos marrë në konsideratë emigrantët apo komunitetin rom e cigan. Borxhet, 4 herë më shumë kufirin në Eurozonë. Greqia ka një deficit prej 12.7 për qind, katër herë më të lartë se ç'lejohet në Eurozonë.
Qeveria ka vendosur ta ulë këtë deficit në 8.7 për qind këtë vit, dhe të zvogëlojë borxhin kombëtar, duke shkurtuar rrogat e punonjësve të shërbimeve publike, duke ngritur moshën e pensionit dhe duke rritur TVSH-në.
832.975 familje në pragun e varfërisë
Papandreu po bën përpjekje të shumta për të siguruar ndonjë mbështetje ekonomike me qëllim që ekonomia të mos bjerë poshtë akoma më shumë, po kjo gjë nuk mund të shpëtojë nga varfëria rreth 833.000 familje, që jetojnë me të ardhura vjetore, më pak se 13.600 euro, këto të regjistruara para krizës ekonomike.
Po sipas statistikave të Shërbimit Kombëtar të Greqisë ( NSG) të vitit 2008, më shumë se 832.975 familje greke, ose 2.186.869 njerëz, janë të regjistruar në listën e varfërisë, baras kjo me 20 për qind të popullsisë të kërcënuar nga varfëria.
Numri më i madh i varfërisë, prek moshën deri në 17 vjeç, që shkon deri në 23 për qind, ndërsa për njerëzit mbi moshën 65 vjeç, shkon deri në 22 për qind. Varfërisë e papunësisë shkon në 37 për qind, me një rritje të konsiderueshme në dy pikë përqindje në krahasim me 2007. Sipas studimit të kushteve të jetesës së familjes, të ardhurat në vitin 2008 ishin në pragun e rrezikut të varfërisë për person, me të ardhura vjetore prej 6.480 euro.
Kjo do të thotë, se një person do të konsiderohet i varfër, duhet që të ketë në muaj më pak se 540 euro, ndërsa për një familje prej katër personash me të ardhura në 13.608 në vit, ose përkatësisht me 1.134 euro në muaj. Në këtë studim nuk janë marrë parasysh komuniteti rom apo të pastrehët...
Varfëria një rrezik i pashmangshëm
Rreziku i varfërisë për fëmijë nga mosha 0-17 vjeç, arrin deri në 23 për qind, dhe për njerëzit e moshës 18-24, si dhe për personat mbi 65 vjeç është në 22 për qind. Studimi tregon gjithashtu se varfëria më e lartë i prek gratë në rreth 21 për qind, ndërsa meshkujt, në rreth 20 për qind. Familje me vetëm një anëtar (grua) është në rrezikun e varfërisë në shkallën 27 për qind, ndërsa të familjeve përkatëse vetëm me një anëtar (mashkull), arrin në 23 për qind.
Të papunët, ekonomikisht jo aktivë, (pensionistët, shtëpiaket, etj), janë më shumë në rrezik të varfërisë në 37 për qind, kundrejt 14 për qind, të atyre që punojnë. Familjet që jetojnë në një shtëpi private janë të kërcënuar nga varfëria në 19 për qind, ndërsa për ata që jetojnë në shtëpi me qira, kjo shifër arrin 25 për qind.
Rreziku i varfërisë midis familjeve me një prind dhe të paktën me një fëmijë në ngarkim është 27 për qind, ndërsa raporti përkatës për familjet me dy prindërit dhe një fëmijë në ngarkim është në 22 për qind.
Gjithashtu, studimi thekson se në zonat me popullsi të dendur (më shumë se 500 banorë për km katrore, si dhe një popullsi më pak se 50.000 banorë), rreziku i varfërisë llogaritet në 28 për qind të popullsisë së këtyre zonave, ndërsa 9 për qind për zonat ku densiteti i ndërmjetëm, tejkalon 100 banorë për km katror dhe popullsi të paktën prej 50.000 banorë, në zonë të populluar e të dendur.
Në fusha të tjera, të populluara, rreziku i varfërisë arrin në 63 për qind. Marrëdhëniet ndërmjet arsimit dhe varfërisë janë të rëndësishme, sa që 71,2 për qind e të varfërve kanë përfunduar vetëm arsimin e detyrueshëm. Më shumë se 42 për qind e njerëzve janë analfabetë, ose nuk e kanë përfunduar, ndërsa përqindja e njerëzve që kanë përfunduar arsimin e lartë ose pasuniversitar është 7 për qind, janë këta që rrezikohen dhe kërcënohen nga varfëria e mëtejshme.
Rreziku i varfërisë tashmë ka filluar të prekë edhe emigracionin e ligjshëm dhe atë të klandestinëve. Emigrantët përbëjnë 12,5 për qind të fuqisë punëtore, ndërsa sot, ata rrisin numrin në radhët e ushtrisë së papunëve përkrah popullit vendas.

Thursday, March 11, 2010

Kreu i PS-së në Greqi, flet nga Athina: Edi Rama po e kthen partinë në pronë të agallarëve të rinj

10/03/2010, "TIRANA OBSERVER"
Anastas Murati sqaron artikullin e gazetës dhe si është e vërteta e kushërirës së Edi Ramës që ka përçarë socialistët e Greqisë
Në mbështetje të shkrimit të botuar në shtypin grek dhe të përkthyer në atë shqiptar, përsa i përket akuzës që i bëhet socialistëve shqiptar në Greqi “për dyfytyrësi”, Anastas Murati, kryetar i Partisë Socialiste, dega Greqi, në një intervistë të dhënë për korrespondentin e gazetës “Tirana Observer”, në Athinë, Shpëtim Zinxhiria, flet lidhur me prapaskenat që kanë çuar në përçarjen e socialistëve në Greqi. Sipas Muratit, kuptohet qartë se autori i kësaj situate të krijuar del se është vetë kreu i PSSH. Sipas Muratit prapaskena te tilla nga lideri socialist Edi Rama janë të papranueshme dhe antidemokratike. “Është një pabesi dhe aq më keq një turp që i bëhet socialistëve shqiptarë në Greqi, është një turp i dyfishtë që u bëhet pas shpine, pasi mban firmën dhe vulën e vetë kryetarit të PSSH”, thotë ai. “Po mbrapa nuk mbeten edhe deputetet e tjerë që janë në dijeni të plotë për këto prapaskena, që nga një anë premtonin se është bërë një gabim nga Tirana në emërimin e grupit “Eda Gemi – Fatos Malaj” dhe nga ana tjetër vepronin ndryshe, duke shkelur parimet me elementare, në ngritjen e strukturave paralele për shkatërrimin e partisë ekzistuese”. Sipas Muratit, në Kongresin e PSSH (qershor 2006) kryetari i socialisteve, Rama theksoi se: “PSSH është pronë e gjithë anëtarëve të partisë dhe jo e kryetarëve...” Ndërsa sot, thotë ai, po del e kundërta, ku kreu i kësaj partie tenton që ta kthejë këtë parti në pronë të agallarëve dhe të pashallarëve të rinj. Kjo ndodh në kohë kur socialistët në Greqi kanë ngritur organizatat socialiste që më 1993, dhe se puna e tyre e deritanishme nuk mund të shuhet aq kollaj nga kushdo kryetar apo lider partie. Murati thekson se socialistët në Greqi, jo vetëm që nuk respektohen në angazhimet politike të vendit, po tashmë ata sulmohen në mënyrat nga më të ndryshme dhe anti-demokratike.
Zoti Murati, lajmi i pasqyruar në shtypin grek dhe që u përkthye në atë shqiptar, është i vërtetë?
Ky problem, neve, strukturave të PS-së në Greqi, na ka preokupuar që më 1 dhjetor të vitit 2008, ku unë protestova në organet përkatëse kompetente të larta të PSSH-së dhe mora përgjigjen që, ne nuk kemi firmosur një vendim të tillë, nuk dimë gjë, s’kemi nevojë për një strukturë shtesë paralele, pasi aktualisht ajo ekziston që më 12/03/2006. Pra nuk ka sesi të krijohet një gjë që është krijuar. Por...
Përse ndodh kjo?
PSSH në punën e saj me emigracionin, krahasuar në të kaluarën, ose me forcat e tjera politike, ka merita dhe ka investuar një punë kolosale, por në këtë përpjekje të re shfaqen edhe dobësi dhe mangësi. Është gabim që strukturat tona që shtrihen në të gjithë Greqinë, si meritë e punës tonë, në Kongresin e PS-së më 2007 nuk u përfaqësuam në organet që zgjedh kongresi, si në Asamblenë Kombëtare ashtu dhe në organet e tjera. Mungesa e përfaqësimit është mungesë demokracie dhe shprehje. Aktualisht PS është duke organizuar një diskutim të gjerë brenda në Parti për ndryshimet statutore. Atje ne kemi paraqitur mendime dhe propozime që do të përmirësojnë funksionimin organizativ në të ardhmen siç janë, krijimi pranë PSSH në Tiranë i sektorit të organizimit dhe nevoja e një sekretari të PSSH për emigracionin, përfaqësimi statutor në organet e PS dhe strukturat janë pronë e anëtarëve dhe asnjëherë nuk duhet të jenë pronë e pashallarëve dhe agallarësh të vjetër apo të rinj. Politikanëve të sundimit u ka ikur koha, dëmtojnë rëndë partinë dhe nuk gëzojnë simpatinë e masave. Është nevoja të sqarojë se punën për zbatimin e vendimeve të organeve qendrore, qoftë edhe nevojën e strukturave të reja, organizojmë ne që jemi organe të zgjedhur dhe jo ata të vetëzgjedhur.
Ju jeni i emëruar, apo jeni zgjedhur?
Siç është bërë e njohur nga organi “Zëri i Popullit” dhe nga vetë deklarata e PSSH e nga vetë z. Edi Rama, unë jam zgjedhur së bashku me të gjitha organet përkatëse në bazë të parimit, një anëtar një votë, ku ishin prezentë kryetari, sekretari dhe një grup deputetësh të PSSH, si dhe nga organet më të larta të PASOK-ut. Në fakt, së bashku me shokët e mi, kemi udhëhequr strukturat e PS që nga viti 1993, ku kishim krijuar shumë organizata socialiste me veprimtari të njohura, si ndër të tjerat përmendim mitingun e madh në sheshin “Kanigos” në qershor të 1997, me prezencën e të gjithë udhëheqjes së PSSH, mitingun në pallatin te lojërave “SPORTING” më 26/07/2005 në prezencën e shokut Gramoz Ruçi, Anastas Angjeli, si dhe shumë takime të njohura nga opinioni shqiptar dhe ai grek në mbarë Greqinë me shokët Edi Rama, me shumë grupe deputetësh dhe në takime të mëdha e të rëndësishme me PASOK-un dhe me z.Jorgo Papandreu, këto takime kanë ndikuar fuqimisht në zgjedhjen e z. Jorgo Papandreut në postin e kryetarit dhe në fitoret e PASOK-ut, në zgjedhjet parlamentare dhe greke, si dhe me ardhjen e PASOK-ut në pushtet.
E quaj gabim politik shqiptar në përgjithësi për Parlamentin, por edhe për vetë PS-në, për mungesën juridike që ekziston nga mos përfaqësimi i emigracionit në organet e pushtetit lokal dhe në ato parlamentare, sepse mungesa e përfaqësimit në organet e partisë dhe të pushtetit është një padrejtësi shqiptare përballë një përvoje të përparuar evropiane. Pa zgjidhur nevojën e përfaqësimit të emigrantëve në të gjithë sistemin piramidal të pushtetit, të shtetit, por edhe të forcave politike, nuk ka përpjekje dhe përparim të proceseve demokratike, nuk ka integrim në autostradën evropiane. Por, do të lulëzojnë edhe në të ardhmen manipulimet dhe falsifikimet. Prandaj ju gazetar, këto mos i merrni si kritika në dëm të PS, por si mangësi të shoqërisë shqiptare, të shoqërisë emigrante dhe të klasës politike aktuale që udhëheq sot në Shqipëri. Se në fund të fundit, PSSH në lidhje me emigracionin, qëndron më shumë përpara.
Konkretisht shihni ndonjë pengesë?
Strukturat e PS në emigracion janë ndeshur dhe janë bërë pengese fenomeneve të shoqatizimit të organeve, ose organizatave socialiste, të depërtimit në to të ish kryetarëve të skaduar, figura emigrantësh të diskretituar, e që kanë fituar urrejtjen e shumicës, mentalitetet e futjes në parti nga dritarja, e të depërtimit tangent, ato të “miqësisë” me qendrën, me udhëheqjen, e që zënë 100 herë në ditë emrin e drejtuesit, ashtu dhe fenomenet e shitblerjes e të biznezisimit të organeve të partisë, nga biznesmenë të çastit dhe të shansit, nga “korrier” ambasade, nga skorie e teprica e së djathtës, ose dështakë të PD, ku përpiqen të veshin kostumin e PS.
Në mbyllje të bisedës, mesazhi juaj?
Do të jetë mirë që në të ardhmen, PSSH me organet e saj në qendra, të mos bëhet pengesë (të mos bazohet në punën e disa koordinatoreve të dështuar) të respektojnë forumet, strukturat dhe organet e zgjedhura, por mbi të gjitha ti përgjigjet vrullit, militantizmit dhe dinamizmit të socialistëve emigrantë, që strategjia e tyre është kontributi i pa ndërprerë për ardhjen e PSSH në pushtet, si dhe shembullit pararojë e tepër patriotik të mbarë emigracionit shqiptarë, që me mijëra simpatizantë vërshojnë drejtë Shqipërisë për votimet, dhe duan që kjo votë e hedhur në kuti, të mos manipulohet, të mos vidhet, por të administrohet e të njihet ashtu siç është në kuti.

Monday, March 08, 2010

Debati Ankara-Athine


Greket kerkojne shkolla ne Kalkite. Erdogan:"Te hapen 2 xhamit e Athines".

Greqia thotë "Po" për Xhamitë dhe varrezat muslimane

8/03/2010, Gazeta "Telegraf"

Dy ditë më parë edhe një premtim tjetër i jepet komuniteti mysliman që edhe këta të kenë më në fund varrezat e tyre në Athinë, që deri më sot cilësohet si i vetmi qytet në botë që nuk ka varreza të tilla, si dhe asnjë Xhami. Të vdekurit udhëtojnë nga Athina për në veri të Greqisë në qytetin Komotini rreth 600 kilometra për të varrosur të afërmit e tyre. Sipas medias së shkruar vendase, varrezat për komunitetin mysliman do të ngrihen në fushën e zonës Skisto, pak kilometra larg Athinës, ku i jepen në dispozicion 10 hektarë, që i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes.
Ngritja e kësaj varreze ka ardhur si rezultat i një marrëveshjeje midis ministrit të Mbrojtjes Evangjellos Venizellos dhe kryetarit të bashkisë së Athinës N. Kaklamanis. Njëkohësisht është rënë dakord edhe për ngritjen e një xhamie në zonën Botanikos në Eleona, me propozimin e vetë kryetarit të bashkisë së Athinës, Kaklamanis. Për këtë kryetari i bashkisë i ka kërkuar ministrit të mbrojtjes që këto fusha që i përkasin kësaj ministrie t’i jepen bashkisë, për të cilën nuk ka pasur kundërshtime.
Po një përgjigje pritet edhe nga Kisha greke, e cila deri me sot ka mbajtur rezervat e saja. Kërkesat e komunitetit mysliman për ngritjen e varrezave dhe xhamisë janë kthyer në një legjendë të vërtetë, pasi prej shumë dekadash myslimanët në Athinë, xhami dëgjojnë dhe xhami nuk shikojnë. Po e njëjta gjë ndodh edhe për ngritjen e varrezave të tyre. Sot mijëra besimtarë me mënyra nga më të ndryshmet me financimet e tyre kanë marrë me qira bodrume dhe i kanë kthyer në kulte fetare.

Tre vite më parë një biznesmen nga Arabia Saudite bleu një fabrikë të vjetër në Athinë me qëllim për ta kthyer në kult fetar, në një kohë që në Athinë dhe Pire jetojnë rreth 700 mijë myslimanë. Premtimi i bërë para dy ditësh për ngritjen e varrezave dhe të një Xhamije të vetme, myslimanët e shikojnë me pak dyshim, pasi për mbi 70 vjetë ky komunitet vetëm premtime ndigjon dhe asgjë praktikisht nuk shikon.

Shumë politikanë dhe klerikë kanë dalë hapur, me justifikime nacionaliste. Vitin e kaluar, Prefektura e Athinës ka gjobitur me 86.000 euro pronarin e një depoje (bodrum) për shkak se prona që ai kishte dhënë me qira disa pakistanezëve ishte kthyer në xhami informale. Mbledhja e myslimanëve para derës së bodrumit, për të kryer lutjet e kultit fetar ka ndikuar reagimin e banorëve grekë...
Të paktën 19 emigrantë në zonën ku u gjobit pronari, janë rrahur dhe keqtrajtuar nga sulme të disa të rinjve, që në mënyrë të organizuar janë futur brenda në shtëpitë të pakistanezëve dhe kanë shkatërruar çdo gjë. Lidhur në këtë drejtim mbrapa nuk ka qëndruar edhe policia, që në ditën e Ramazanit, pushton dhe provokon besimtaret në bodrume apo depo të kthyera në kulte fetare nga vetë emigrantet.

Athina zyrtare pati premtuar disa kohë më parë ndërtimin e një xhamie të re në shërbim të komunitetit mysliman, gjë që nuk u realizua kurrë. Projekti pa nisur mirë dështoi, për shkak të kontradiktave lidhur me vendndodhjen e saj. Në Athinë aktualisht gjenden dy xhami të vjetra. E para, që për momentin funksionon si muze, është ndërtuar në vitin 1759, ndërsa tjetra daton në vitin 1458.

Për pesë vjet, ministritë e punëve të Jashtme, të Brendshme, të Arsimit si dhe Prefektura e Athinës, i dërgon besimtarët myslimanë nga një dikaster në tjetër, ndërsa qeveria e ka bërë si rregull për të mos iu përgjigjur kërkesave të myslimanëve. Të cilët janë angazhuar që në qoftë se nuk ka ndonjë zgjidhje deri në fund të vitit, komuniteti mysliman në Greqi do t’i drejtohet Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut .
Debati mbi ndërtimin zyrtar të xhamisë filloi në vitin 2000, ndërsa raundi i dytë i tij filloi në vitin 2006, kur ish-ministri i arsimit Marieta Giannakou ishte shprehur se: “Myslimanët në Athinë kurrë nuk kanë parashtruar një kërkesë zyrtare të ndërtimit xhami”. Në fakt komuniteti mysliman disponon një dosje e plotë ku vërtetohen kërkesa jo vetëm për xhami, por edhe për krijimin e varrezave myslimane.

Erdogan: “Ktheni në identitet dy xhamitë në Athinë”
Duket se plotësimi i kërkesës për ngritjen e xhamisë të ketë marrë përmasa të gjera politike. Kjo gjë u pa, kur pak muaj më parë ka qenë vetë Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili i ka kërkuar zyrtarisht Athinës ndërtimin e saj, përpara se Athina t’i kërkojë Turqisë rihapjen e shkollës fetare në zonën Kalkit. Erdogan theksoi se ndërtimi i xhamisë në Athinë do t’u lejonte myslimanëve që jetojnë në këtë vend, të kenë një ambient njerëzor për të shprehur besimin e tyre fetar.
Gjithashtu ai i ka kërkuar zyrtarisht Greqisë rihapjen e dy xhamive ekzistuese në metropolin helen, për shkak se Greqia është i vetmi vend anëtar i Këshillit të Evropës, në hartën e së cilës nuk gjendet qoftë edhe një xhami e vetme. Kryeministri turk në deklaratë ka bërë të njohur se në Athinë gjenden dy xhami të vjetra me vlera të rralla arkitektonike, ndërtuar sipas stilit klasik osman, të cilat, nëse i nënshtrohen restaurimit i përmbushin më së miri nevojat e komunitetit mysliman atje.

A do të ketë reagime kësaj radhe?
Edhe pse akoma nuk ka një projekt ndërtimi, ka pasur reagime nga më të ndryshme dhe nga më të pabesueshmet, gjoja se ngritja e xhamisë në këtë qytet do të prishte “vitrinën” e Athinës, si dhe se ngritja e saj si një “qendër kulturore islamike”, mund të sjellë gjallërim të “grupeve terroriste”. Përveç reagimeve të një pjesë së politikës vendase, ka pasur edhe nga Kisha Ortodokse të Greqisë.
Ish-kryepeshkopi Kristodulos është shprehur se: “Xhami “poshtë Akropolit, nuk mund të bëhet xhami në Monastirak. Është qendra e historisë së Athinës, ku duhet siguruar qarkullimi i mijërave turistë. Imagjinoni se çdo të bëhej ditë premte, kur myslimanët të kenë lutjet fetare”. Ndërsa Bakojanis, ish-ministre e Jashtme e Greqisë është shprehur se: “Greqia është një vend me demokraci të fortë. Në Athinë jetojnë shumë myslimanë. Nuk mundet që një qytet i tillë, të mos njohë të drejtat e këtyre njerëzve, që me dinjitet kërkojnë të ruajnë dhe të kryejnë lutjet e besimit fetar. Ka një vullnet politik për mbyllur këtë temë përfundimisht, si dhe për të pasur një vend të besimit fetar për myslimanët, që jetojnë në Athinë”

Myslimanët në Europë
Në Gjermani
funksionojnë mbi 2.300 xhami, si dhe jetojnë 3 milionë myslimane, ku numrin e madh e bëjnë turqit. Në vitet 2004-2005, rreth 4.000 gjermanë u konvertuan në fenë islame. Në këtë vend numërohen mbi 141 xhami të kompletuar me minare.
Austria renditet ndër vendet e para evropiane që ka njohur zyrtarisht fenë islame, ku shteti lejon zhvillimin e lëndës së kulturës islame si pjesë përbërëse e programit mësimor në arsimin publik.
Qendra “London Merkezi” në Londër, bën fjalë se, sipas regjistrimit për vitin 2001, myslimanët përbënin 24 për qind të popullsisë. Gjithashtu ushtria angleze ka rezervuar për të ardhmen, vendin e nevojshëm për kryerjen e riteve fetare të ushtarëve myslimanë, si dhe do siguroj ushqimet që u lejon feja.

Në qytetin e Milanos në Itali, një shkollë vendosi të hapë një klasë të veçantë për nxënësit myslimanë që në orën e mësimit të mbajnë shami në kokë. Po një vendim tjetër është për një pushim zyrtar në shkollat ku gjenden nxënës myslimanë gjatë festave të Bajramit, të Ramazanit dhe të Kurbanit.
Në Rusi me një popullsi prej 144 milionëshe, jetojnë së bashku rreth 20 milionë myslimanë. Islami në Rusi është i përhapur në rajonet e Kaukazit, duke treguar një rritje të vazhdueshme në numër.
Në Belgjikë me një popullsi prej 10 milionësh, 450 mijë janë myslimanë. Qyteti Briseli është qyteti me përqindjen më të madhe të popullatës, ku vitet e fundit janë konvertuar në islam 40 mijë.Në Danimarkë, në vitet 2003-2006 janë kthyer në fenë myslimanë rreth 5 mijë vendas. Një grua myslimane ka kandiduar në zgjedhjet parlamentare në Danimarkë, si dhe vazhdon të mbajë mbulesën islame.
Në Kataloni në Spanjë jetojnë 800 mijë myslimanë, nga 1.5 milionë që ka vendi. Të gjithë myslimanët e çdo komuniteti, përfshi edhe forcat nacionaliste kanë bashkuar forcat për ngritjen e një xhamie të ngjashme me atë të Madridit. Në qytetin e Katalonit janë ngritur 169 xhami etj.
Në Angli pritet aprovimi i qeverisë, për rikonstruktimin e xhamisë më të madhe të Evropës, që do të ketë kapacitetin për 60 mijë besimtarë.

Më shumë se kuriozitet
- Në Angli ndodhet varri më i madh në Europë për myslimanët si dhe xhamia të shumta -Në Suedi ndodhen sot mbi 10 varreza për myslimanët, si dhe 5 xhami dhe 150 vende shërbimi të kultit mysliman
-Në Francë ka gjithashtu varreza të tilla si dhe 12 xhami dhe 2.000 vende shërbimi kulti fetar
- Në Oslo të Norvegjisë xhamia është ndërtuar më 1980, ndërsa në Poloni më 1989.
- Në Rusi ( Moskë) xhamia është ngritur më 1980, ndërsa në Skoci (Glaskou) më 1913.
- Në Portugali ( Lisbonë) më 1998, në Malta më 1978, ndërsa Irlandë (Dublin) më 1978.

Saturday, March 06, 2010

Kaos në Greqi, greva, plagosje, përleshje dhe arrestime




Plagoset edhe heroi 88 vjeçar, Manolis Glezos, që në kohën e pushtimit gjerman ngriti në Akropol flamurin grek
6/03/2010, "Tirana Observer"

Greqia nga dita në ditë po tronditet nga grevat dhe protestat e punonjësve, si përgjigje kundrejt masave të marra nga qeveria Papandreu për të kaluar krizën ekonomike. Protesta bëhen në një kohë kur kryeministri grek po shkon nga një shtet në tjetrin për të gjetur një mbështetje politike dhe ekonomike, por me një ndryshim, pasi politika e tij tashmë është kthyer kundra politikës së babait të tij Andrea Papandreu, që pati luftuar për të drejtat e punëtorëve. Është kjo shtresë, që nuk mban asnjë përgjegjësi për gjendjen e sotme, por përkundrazi, është politika ajo që po ngreh në protesta popullin.
Incidentet
Incidente dhe trazira ka pasur në dy qytetet më të mëdha të vendit gjatë grevës së fundit 24- orëshe, organizuar nga sindikatat e përgjithshme të Greqisë. Athina dhe Selaniku ishin qytetet që patën incidente më të mëdha, ku ka pasur dhe ndërhyrje të menjëhershme të policisë, që ka përdorur lëndë kimike dhe dhunë fizike. Greva ishte parashikuar para shumë ditësh për tu bërë më 17 mars, por një natë më parë, u vendos të bëhej ditën e enjte. Muaji mars, nga sindikata, është kthyer në një muaj grevash dhe protestash, pasi nga dita në ditë njoftohet për greva dhe protesta të tilla nga sektorët e tjerë. Kështu, përveç datës 16 marsi, këto sindikata kanë planifikuar për një grevë tjetër mbarë kombëtare më 11 mars, si një përgjigje ndaj qeverisë. Në fillim, protesta ka filluar nga lëvizja “Pame”, me pjesëmarrjen e 10 mijë grevistëve, e pasuar më pas nga të tjerët.
Trazirat
Ashtu si edhe herët e tjera, edhe kjo grevë pati trazira dhe përleshje të masave punonjëse me forcat e policisë, të cilët përveç dhunës, kanë përdorur edhe lëndë kimike. Në Athinë, në sheshin Sintagma, pranë ambienteve të Parlamentit, janë zhvilluar edhe përleshjet me policinë, pasi grevistët kanë tentuar për t’u futur në Parlament. Gjatë përleshjes me policinë, në sheshin “Panepistimios”, nga përdorimi i lëndëve kimike nga afër është lënduar edhe heroi grek, Manolis Glezos, që është ndeshur trup me trup me ta(njeriu që hoqi flamurin gjerman dhe ngriti flamurin grek në Akroplol), menjëherë ai është dërguar në spitalin më të afërt, në Evangjelizmos.
Një sulm tjetër është kryer ndaj presidentit të Sindikatave të Përgjithshme(GSEE) z. Jani Panagopulos, që më pas është dërguar në spitalin Evangjelizmos. Ai është goditur jashtë Parlamentit me shishe uji dhe sende të tjera, e më pas me grushte, në një kohë që po mbante fjalimin mbi masat e ashpra që po merr qeveria Papandreu. Menjëherë goditja kundër tij është dënuar edhe nga Kryetari i Parlamentit. Z. Filiupo Pecanis, duke theksuar se, “incidente të tilla të papranueshme, populli grek na shikon dhe do të na gjykojë”. Njerëz të Partisë Liberale “Syriza” kanë bërë të mundur të tentojnë deri në hyrje të Parlamentit me një parullë të madhe ku shkruhej se “njeriu është përgjigja, për çfarëdo pyetje e bërë”. Përleshje me policinë ka patur pranë Panepistimios, Arsakio, ku ka pasur të plagosur edhe nga forcat e policisë. Partia komuniste, “KKE”, me anën e një njoftimi për mediat ka dënuar veprimet e policisë si dhe përdorimin e lëndëve kimike, duke shprehur indinjatën dhe mospajtimin e veprimeve, si antikushtetuese, ku bindjet politike të përgjigjen me mjete politike dhe jo me dhunë.
Incidente edhe në Selanik
Në Selanik, episode u bënë gjatë tubimit të organizuar nga qendra sindikaliste e qytetit, si dhe nga Unioni i Sindikatave të Shërbimit Publik jashtë godinës së Sekretarisë së Përgjithshme të Makedoni-Thrakis. Punonjës sindikalist dhe anëtarë të organizatave të Partisë “Syriza” dhe të organizatave të majta kanë tentuar për të shkallmuar kangjellat e godinës dhe janë ndeshur me forcat e policisë, që janë përpjekur për të parandaluar ato me gaz lotsjellës dhe lëndë kimike.

Greqia: "Po" për xhami varrezat muslimane
Dy ditë më parë edhe një premtim tjetër i jepet komuniteti mysliman, që edhe këta të kenë më në fund varrezat e tyre në Athinë, që deri më sot cilësohet si vetmi qytet në botë që nuk ka varreza të tilla, si dhe asnjë xhami. Të vdekurit udhëtojnë nga Athina për në veri të Greqisë, në qytetin Komotini, rreth 600 kilometra, për të varrosur të afërmit e tyre. Sipas medias së shkruar vendase 4/03/2010, varrezat për komunitetin mysliman do të ngrihen në fushën e zonës Skisto, pak kilometra larg Athinës, ku i jepen në sispozicion 10 hektar, që i përkasin Ministrisë së Mbrojtjes. Ngritja e kësaj varreze ka ardhur si rezultat i një marrëveshje midis ministrit të Mbrojtjes, Evangjellos Venizellos dhe Kryetarit të Bashkisë së Athinës, N. Kaklamanis. Njëkohësisht, është rënë dakord edhe për ngritjen e një xhamie në zonën Botanikos, në Eleona, me propozimin e vetë Kryetarit të Bashkisë së Athinës Z. Kaklamanis. Për këtë Kryetari i Bashkisë i ka kërkuar ministrit të Mbrojtjes, që këto fusha që i përkasin kësaj ministrie, t’i jepen Bashkisë, për të cilën nuk ka pasur kundërshtime. Por, një përgjigje pritet edhe nga kisha greke, e cila deri me sot ka mbajtur rezervat e saj. Kërkesat e komunitetit mysliman për ngritjen e varrezave dhe xhamisë, janë kthyer në një legjendë të vërtetë, pasi prej shumë dekadash myslimanët në Athinë, xhami dëgjojnë dhe xhami nuk shikojnë. Po e njëjta gjë ndodh edhe për ngritjen e varrezave të tyre. Sot mijëra besimtarë me mënyra nga më të ndryshmet me financimet e tyre, kanë marrë me qira bodrume dhe i kanë kthyer në kulte fetare.
Erdogan: Ktheni në identitet dy xhamitë në Athinë
Duket se plotësimi i kërkesës për ngritjen e xhamisë të ketë marrë përmasa të gjera politike. Kjo gjë u pa, kur pak muaj më parë, ka qenë vetë kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili i ka kërkuar zyrtarisht Athinës ndërtimin e saj, përpara se Athina t’i kërkojë Turqisë rihapjen e shkollës fetare në zonën Kalkit. Erdogan theksoi se ndërtimi i xhamisë në Athinë do t’u lejonte myslimanëve që jetojnë në këtë vend, të kenë një ambient njerëzor për të shprehur besimin e tyre fetar.


Friday, March 05, 2010

Votohet ligji i shumëdebatuar për shtetësinë në Greqi

5/03/2010 "Tirana Observer"


Radikalët dhe opozita greke vazhdon ta kundërshtojë këtë ligj

Parlamenti grek, me vota të PASOK-ut dhe SYRIZA ka miratuar projektligjin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për dhënien e shtetësisë së fëmijëve të emigrantëve dhe të drejtën e votës për emigrantët që jetojnë të ligjshëm në Greqi. Tre nga pesë parti në parlament kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me miratimin e ligjit, përfshi edhe Partinë Komuniste greke, por ka kaluar me votat e Partisë në fuqi “PASOK” dhe Partisë Liberale “SYRIZA”.
Kundër
Partia opozitare “Demokracia e Re” si dhe partia ultra nacionaliste “LAOS” kanë votuar kundra, ndërsa Partia Komuniste greke “KKE”, ka rezervuar edhe këtë radhë qëndrimin e saj mbi votimin. Ky ligj u jep të drejtën për të votuar rreth 65 mijë emigrantëve, përfshi këtu edhe minoritarët apo emigrantë të ardhur nga vendet e tjera po qe kanë kombësi greke.
Ligji
Kalimi i këtij projektligji ka përçarë politikën vendase, pasi partitë e djathta janë kundra dhënies së shtetësisë, pasi për ta, dhënia e të drejtave politike emigrantëve përbën një rrezik kombëtar. Ndërsa partia në pushtet kërkon që të krijojë paqe, siguri dhe kohezionin social në vend, për të mbrojtur të drejtat individuale të emigrantëve dhe për të vendosur standardet e transparencës. Përfaqësuesi i Pasokut, z. Janis Diamantidis, deklaroi se Greqia nuk është një “vresht pa gardhe e pa zot”, duke hedhur kritika të ashpra për ata që kanë reaguar ndaj përfshirjes sociale të emigrantëve, që jetojnë dhe punojnë të ligjshëm në këtë vend, duke theksuar se: “ky është një problem i madh dhe duhet të përballemi me realitetin”...
Reagimet
Reagime ka pasur si gjithnjë edhe nga partitë opozitare, duke përfshirë edhe partitë e majta, të cilat gjatë gjithë këtyre viteve treguan se qëndronin në krah të emigrantëve, por në fakt treguan, se kur bëhet fjalë për integrimin e emigrantëve dalin kundra me çdo lloj justifikimi. Por, ende pa u futur projektigji për miratim në Parlament, opozita “Demokracia e Re” me anën e kryetarit të saj z. Antonis Samaras, mbështetur edhe nga Dora Bakojanis kanë deklaruar se kur “Demokracia e Re” do të vijë në pushtet, do ta shfuqizojnë ligjin e dhënies së nënshtetësisë, me pretendimin se Greqia nuk është një lloj si SHBA.

Opozita “Demokracia e Re”, të tërhiqet ligji nga Parlamenti
Nga partia opozitare “Demokracia e Re” deputeti z. Thanasis Nakos, është kërkuar tërheqja e këtij projektligji nga parlamenti me justifikimin se, pasojat për vendin do të jenë rënduese, pasi ky ligj tashmë i miratuar do të ndryshojë përfundimisht përfaqësimin etnologjik dhe demografik të vendit, si dhe do të nxisë më tej emigrimin e paligjshëm. Simbas z. Nakos, synimi i qeverisë është për të siguruar rezultate pozitive në zgjedhjet vendore që do të mbahen në nëntor të këtij viti.

Papulias: Rrezikojmë integrimin e emigrantëve
Pak ditë më parë nga qytetit i Janinës, Presidenti Papulias me rastin e përvjetorit të çlirimit tha se: “Të mos harrojmë se populli ynë dikur kishte emigruar në vend të huaj. Elementi i pjekurisë dhe thellësinë e arsimit demokratik është të zbatojë plotësisht parimin e të drejtave të barabarta, respekti në shtetin ligjor, ku parashikon të drejtat dhe detyrimet për të gjithë, pavarësisht nga origjina dhe besimit”, theksoi ai në fjalën e tij.

Samaras: Do të shfuqizoj ligjin e Papandreut
Kryetari i opozitës “Demokracia e RE”( ND) z. Andonis Samaras, ka dalë hapur duke thënë se: “Kur të vij në pushtet do të shfuqizoj menjëherë ligjin e Papandreut, që u jep fëmijëve të emigrantëve të drejta sociale dhe politike”. Për këtë ai i ka dërguar edhe një letër ministrit të Brendshëm, Janis Ragushis, duke paraqitur qëndrimin e tij se është kundra vendimit të qeverisë. E gjithë kjo zhurmë bëhet për arsye se emigracionin në këtë vend e dominojnë shqiptarët, që përbëjnë 65 për qind të gjithë emigracionit. Ne nuk duam ta bëjmë vendin të “mbyllur”, por edhe nuk duhet të jetë “vresht i hapur”.

Gjermania i propozon Greqisë borxhlie të shesë ishujt

5/03/2010 "Tirana Observer"
Gjermania i propozon Greqisë të nxjerrë në shitje ishujt e saj, në mënyrë që të shlyejë borxhet e shumta që ka marrë. “Greqia të shesë ishujt e saj!”, ishte titulli me të cilën është hapur sot e përditshmja “Bild”, e cila citonte deputetin liberal-demokrat dhe ekspertin gjerman të ekonomisë, Frank Schaeffle. “Qeveria greke duhet të heqë dorë nga sforcimi që po i bën biznesit privat, dhe më e mira do të ishte që të nxirrte në shitje ishujt e pabanuar”, është shprehur përfaqësuesi i Partisë Social-Demokrate, parti e cila është në koalicion me kristian-demokratët e Angela Merkelit. Gjithashtu, edhe lideri i Kryesisë së Partisë Kriastian-Demokrate, Josef Schlarmann ka propozuar të njëjtën gjë. “Një person që falimenton, gjëja e parë që bën është të kthejë në para çdo pasuri që ka. Greqia për shembull zotëron shumë ishuj të pabanuar dhe ku nuk ushtrohet asnjë biznes. Me paratë e fituara nga shitja e ishujve, ajo mund shlyejë shumë lehtë borxhet që ka marrë”, propozon Schlarmann.

Të njëjtin propozim ka bërë edhe Forumi Rinor i kristian-demokratëve. Prestigjiozja gjermane vë në dukje se Greqia zotëron 3 054 ishuj, dhe nga këta vetëm 87 janë të banueshëm. Ironia therëse e “Bild” shkon edhe më tej, duke i gjetur klientin e parë Greqisë. “Në landin e Hamburgut gjendet një kompani e quajtur ‘Vladi Private Islands’, e cila është e gatshme që sot të japë 45 milion euro për të blerë një ishull”, shkruan prestigjiozja gjermane.