Friday, January 29, 2010

Regjistrimi etnik dhe fetar popullsisë përbën një rrezik kombëtar...


Publikuar me 29/01/2010 në "Tirana Observer"
Sa mirë do të ishte që vendi ynë të kishte mundësi për të regjistruar shkallën e nivelit te varfërisë, të njerëzve me aftësi të kufizuar, emigrantët kudo ndodhur etj. Po ende pa u shëruar mirë plaga e fundit të përmbytjeve në veri perëndim të vendit, një “plagë” tjetër i hapet vendit tonë nga vetë qeveria shqiptare. Një plagë që mbart probleme sociale, etnike dhe politike. Një regjistrim që dëmton mbi të gjitha interesat e kombit shqiptar, dhe favorizon interesat e fqinjëve tanë dhe sidomos shtetin helen. Një vendim që hap një debat publik dhe që mund të krijojë pështjellime negative ku është e nevojshme që të ketë më shumë vend për akademikët, e të mos kthehet në një arenë politikë agresive midis këtyre forcave politike. Lind nevoja që të gjitha forcat politike dhe parlamenti duhet te rrisin transparencën dhe tolerancën, që të ndalin keq përdorimin politik të një qëndrim të caktuar.Qëllimi kryesor i regjistrimit të popullsisë në parim është të japë një panoramë aktuale të realitetit demografik, ekonomik dhe social në vend, fotografimin për gjendjen sociale e nivelin e jetesës së popullsisë, ashtu siç u bë në vitin 2001. Por regjistrimi i radhës për vitin 2011 duket se ka një qëllim tjetër, ka një spekullim dhe abuzim që vjen me kërkesë nga jashtë, ku nuk kanë munguar dhe debatet në ambiente publike, pasi ai nuk përfshin nivelin e jetës, varfërinë, aftësitë e kufizuara, papunësinë, emigracionin etj.Regjistrimi etnik dhe fetar në kohën dhe momentin e vendin jo të përshtatshëm, nga shumë mendohet se do të sjellë pasoja të rënda, në një kohë kur vetë Europa para dy-tre vjetësh i pat kërkuar vendeve fqinjë anëtare në BE, që në pasaporta dhe në kartat e identitetit të mos shënohej besimi fetar. Një shembull tipik është Greqia, që në kartat e identitetit apo edhe në pasaportat e reja nuk shënohet më besimi fetar...Një enigmë mbetet heshtja e plotë e opozitës që në këtë problem madhor duket se jeton në një planet tjetër, dhe se ky proces i takon vetëm qeverisë Berisha. Politika shqiptare duhet ta shohë seriozisht dhe të shqetësohet për këtë kërkesë të BE, duke parë si një kërkesë që bëhet në kushtet aktuale jo të përshtatshme për vendin. Marrja e kësaj një iniciative për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare bëhet padyshim pas kërkesës të vetë shtetit helen, si një vend anëtar të BE, menjëherë pas marrëveshjes së kufirit detar, ku më pas edhe kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.Pas kërkesës së vendosjes së kufirit detar, duket se grekëve u ka ardhur oreksi dhe po kërkojnë atë që nuk u takon. Nuk ka dyshim se kërkesa të tilla janë një rrezik kombëtar. Ambasada e Greqisë në Shqipërisë sot dominon pjesën më të madhe të gjendjes civile, duke vulosur e kontrolluar dokumentacionin shqiptar. Shkeljet ripërsëriten duke mos gjetur një qëndrim konkret, vetëm e vetëm për liberalizimin e vizave dhe për integrimin në BE.Mbështetja e Shqipërisë nga shteti helen për integrimin e saj drejt Europës, nuk mund të bëhet pa vendime kushtëzuese. Për këto kushtëzime fqinjët tanë njihen shumë mirë, kur u jep gishtin të marrin krahun, dhe kjo bëhet në një kohë kur vendi ynë nuk i ka borxhe asnjë prej vendeve fqinjët. Ne, jo pak herë kemi parë qëndrime nacionaliste me anën provokimeve të ndryshme nga fqinjët jugor. Për këtë historinë e shkruar nuk mund ta shuaj e ta rishkruaj më përsëri asnjë qeveri, pasi ajo është vulosur me mundin e gjakun e derdhur shqiptar. Në qoftëse qeveria Berisha do t’i nënshtrohet edhe një herë dëshirave të panumërta fqinjëve tanë, spekulimeve te tyre të karakterit nacionalist , Ai do të bëjë krimin e radhës, krimin kundra interesave të popullit shqiptar, pasi në qeverisjen e tij deri me sot ka shkelur 14 herë kushtetutën e vendit. Për këtë opozita si forca më e madhe e vendit duhet ta kuptojë se është një detyrim moral e politik i saj, si dhe një presion jashtëm që bëhet kryeministrit, se sa një domosdoshmëri për vendin. Ky debat po bëhet më publik dhe nëqoftëse tani nuk ndërmerren disa hapa për ta respektuar shqetësimin mbarë kombëtar, kostoja do të jetë më e madhe…Dihet që politika greke ka rezerva përsa i përket kryeministrit shqiptar, duke marrë parasysh vitet 1993. Për këtë z. Berisha tashmë po bën të pamundurën për të fituar sado pak simpatinë helene, dhe për këtë duhet të lëshojë pe, për regjistrimin e popullit, ashtu siç bëri me paktin ujor, ku sot Gjykata Kushtetuese ja hodhi poshtë pa asnjë kundërshtim.Qeveria e sotme shqiptare me këtë regjistrim etnik dhe fetar, nesër do të gjykohet nga brezat e ardhshme, pasi raporti mes numrit të përgjithshëm të popullsisë është i pafavorshëm për të bërë një të tillë. Tolerimi në besimin fetar, harmonia ndërmjet komuniteteve përbën ndoshta një nga rastet e vetme, si dhe një shembujt tipik për mbarë Evropën.Një veprim i tillë kërkon kohë edhe për studim për një fazë përgatitore me qëllim që të hidhet në diskutim me të gjitha komunitetet fetare, duke marrë në fillim mendimet e tyre, me partitë politike shqiptare, me njerëz të Akademisë të Shkencave si dhe me ekspertë të tjerë që i përkasin kësaj fushe.Shqipëria e ka treguar tolerancën dhe harmonin që ekziston ndërmjet komuniteteve fetare. Asgjë e keqe nuk mund të ndodhë nëqoftëse në regjistrimin e popullsisë për 2011 të shtyhet edhe për një dhjetëvjeçar tjetër regjistrimi i fesë. Politika shqiptare duhet të kuptojë se vendi ynë akoma nuk është kthyer në një vend eksperimental, dhe për këtë duhet ta argumentojë se pranimi i një regjistrimi të tillë të dyfishtë mund të bëhet ME DETYRIM vetëm për vendet e BE, ndërsa kushtet aktuale të vendit tonë janë të tilla që me të drejtë mund ta refuzojë një gjë të tillë. Liberalizimi dhe heqja e vizave, integrimi i vendit në BE, si anëtare e këtij Komuniteti krijon premisa që shqiptarët lirisht dhe me vetëdije të shprehin vullnetin për deklarimin e fesë, pasi do të ndihen të barabartë me këto vende.Po t’i hidhet një sy në hartës se BE, do të shikojmë se të gjitha vendet e këtij komuniteti janë të besimit orthodoks apo katolik, si dhe asnjë vend të komunitetit mysliman. Turqia si një vend të besimit mysliman ka mbi dhjetë vjet që pret “OK” për anëtare në BE, por besimi fetar mysliman i këtij vendi nuk kanë bërë të mundur të kapërcejë portën për në komunitetin e Bashkimit Europian. Masat drastike të disa vendeve të BE, kundra komunitetit mysliman tregojnë qartë se këto vende e shikojnë këtë komunitet si nje rrezik , duke i mbyllur shtigjet për integrimin e tyre.,Opozita po hesht, pasi pret që hapin e parë ta hedhë Akademia e Shkencave dhe më pas të hedhë kritikat e radhës, thua se ky problem i takon për zgjidhje qeverisë në mungesë të tyre. Qëndrimi i deritanishëm i Presidentit të vendit duket se i jep “OK” vendimit të qeverisë, duke mos patur parasysh qëndrimin e ish Presidentit z. Mejdani, që më 2001 në regjistrimin etnik dhe fetar të popullatës pat hedhur poshtë kërkesën e bërë nga grekët...

Sondazhi, 53% e grekëve: T’u jepet shtetësia fëmijëve



300 deputetë grekë në vendet e BE, pro të drejtave emigrantëve

Publikuar më 16 /01/2010 ne "Tirana Observer"


Sondazhi i bërë ditët e fundit nga Instituti “Kapa Research” për emigrantët, publikuar në shtypin vendas lidhur me dhënien e shtetësisë fëmijëve të emigrantëve, nxori në dritë se mbi gjysma e grekëve dëshirojnë që fëmijët e emigrantëve të lindur në Greqi të kenë të drejtë për të marrë shtetësi, ndërsa pjesa tjetër qëndron shumë e rezervuar për dhënien e të drejtës se votës.
Ky testim i bërë në shkallë mbarëkombëtare me 1.281 vendas dhe në 530 emigrantë tregon se integrimi i emigrantëve në shoqërinë greke ka shumë rrugë për të bërë, pasi 50 e popullit besojnë se emigrantët përbëjnë një rrezik kombëtar.
Edhe pse studimi dha këto rezultate partia opozitare “Demokracia e Re” është kundra dhënies së shtetësisë dhe të drejtave politike. Vetë kreu i saj Antonis Samaras pat deklaruar se kur të vijë në fuqi do të shfuqizojë vendimin e qeverisë së sotme të Papandreut që u jep të drejta sociale-politike fëmijëve të emigrantëve.
Një përgjigje të shpejtë ka dhënë edhe qeveria aktuale Samarasë, duke theksuar se vetëm Ai nuk ka të drejtë që të flasë për emigrantët, pasi ishte Ai që hapi kufijtë për shqiptarët. Po të njëjtën përgjigje dha edhe vetë kryeministri aktual Papandreu në konferencë për shtyp me rastin e 100 ditëve të qeverisjes ku theksoi se, emigrantët duhet të fitojnë të drejtave tyre.
Prapa nuk ka mbetur as partia nacionaliste LAOS, ku kreu i saj ka kërkuar edhe njëherë për një referendum popullor, duke ftuar z. Samara dhe prefektin e Selanikut, z. Psomiadhi.
Sondazhi bëhet në një kohë kur ekonomia greke ndodhet më keq se asnjëherë tjetër, ku 21 për qind e popullsisë në Greqi jeton në kufirin e varfërisë, si dhe për ta viti 2010 do të jetë viti i varfërisë, ku dhe papunësia sipas ministrit të Punës z. Andreas Loverdhos, ka shkuar në 12% dhe pritet të kapë shifrën në 21%, ose më saktë numri i të papunëve të shkojë në 1 milionë në fund të viti 2010. ]

Sondazhi
Sipas këtij sondazhit nga Instituti “Kapa Research” të financuar nga Fondi për Integrimin e Emigrantëve të ardhur nga vendet e treta rezulton se:

- Shumica më e madhe e të intervistuarve (79,3%) besojnë se numri i emigrantëve në Greqi është shumë i madh, ndërsa më shumë se 50% prej tyre besojnë se emigrantët bëjnë një kërcënim për në vendin.

- Një përqindje prej 57,5% besojnë që emigrantët kanë ulur pagat e punësimit dhe kanë rritur papunësinë midis grekëve, ndërsa vetëm 34,3% njohin kontributin e tyre në rritjen ekonomike dhe 50 për qind besojnë që emigrantët janë një barrë e rëndë mbi sistemin e sigurimeve shoqërore.

- Një në dy beson se prania e emigrantëve kërcënon të shtrembërojë e të humbas identitetin kombëtar të Greqisë, ndërsa katër në 10 pasurojnë kulturën e shoqërisë greke.
- 74.5 për qind mendojnë se emigrantët ndikojnë në rritjen e dhunës dhe të krimit, ndërsa 23.9 për qind kanë shprehur pikëpamje të kundërta.

- 65,35 për qind e emigrantëve në përgjithësi pohojnë se ndjehen të pasigurt në qytetin e tyre ku punojnë dhe jetojnë, ndërsa 48% ndihen të kërcënuara nga grekët, dhe vetëm 19% e emigrantëve të paligjshëm.

- 29.3 për qind e grekëve besojnë se emigrantët nuk do të jetë i integruar plotësisht, ndërsa 16,3 për qind prej tyre kërkojnë që duhet të braktisë zakonet dhe identitetin e tyre.

- Më shumë se gjysma e të intervistuarve vendas besojnë se emigrantët të paligjshëm duhet të largohen nga Greqia, ndërsa 34,3 për qind kërkojnë për të qëndruar dhe të gëzojnë të njëjtat të drejta si grekët.
8,9 e emigrantëve duan të kthehen në vendet e tyre , ndërsa 3, 7 për qind të qëndrojnë e mbeten pa të drejta.

- Mbi 50 përqind e intervistuarve grekë janë dakord që fëmijët e emigrantëve që lindin në Greqi kanë të drejtë të marrin shtetësinë greke, ndërsa 4 në 10-të kanë mendim të kundërt.

- Për të drejtën e votimit 49,9 për qind e grekëve deklarojnë se janë dakord, ndërsa 43.5 për qind nuk janë dakord
- Mbi 50 për qind e intervistuarve grekë janë dakord që fëmijët e emigrantëve që lindin në Greqi kanë të drejtë të marrin shtetësinë greke, ndërsa 4 në 10 kanë mendim të kundërt.
- 8 në 10 duan që për sjelljet e veprimet raciste kundra emigrantëve të dënohen, ndërsa 7 në 10 pajtohen me moton "Të gjithë të ndryshëm - të gjithë të barabartë".

Emigrantët
Nga përgjigjet e emigranteve doli se të siguruar në sistemin e sigurimeve shoqërore janë 7 në 10 të intervistuar, ndërsa 5 në 10 prej tyre kërkojnë të bëjnë bashkimin familjar.
- Gjysma e imigrantëve thonë se i gëzojnë të njëjtat të drejta si grekët, ndërsa pjesa tjetër u shprehën se nuk i gëzojnë ato
- Një në dy emigrantë dëshiron të marrë shtetësinë greke, ndërsa 7 në 10 kërkojnë të drejta për të votuar, vetëm 2 në 5 emigrantë besojnë se shteti grek është duke u përpjekur për të integruar ato në lidhje me identitetin e tyre.

- 65 për qind e emigrantëve kanë mendim të favorshëm për grekët, ndërsa 4 në 10 besojnë se për disa vjet do të bëhen grekë, vetëm 28.1 për qind prej tyre karakterizojnë në mënyrë raciste sjelljen e grekëve

Z. Ahmed Moavia, kryetar i Forumit Emigrantëve në Greqi

Më në fund është realitet. Është një masë efektive bazë e përfshirjes sociale, të paktën për emigrantët që janë këtu për disa vite, qe thyen këtë pasiguri që karakterizohet nga ligji i vjetër
Kjo do të rrisë një nxitje në vetë emigrantët që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për një integrim më të thellë në shoqëri. Çdo masë e re nuk mund të gjejë një prodhim të përgjithshëm. Kjo temë është e djegëse dhe do të jetë për disa vite të tjera , por këto çështje duhet të diskutohet nën sundimin e ligjit me parimet demokratike dhe vlerat e shoqërisë së hapur.

300 deputetë grekë pro emigrantëve
300 grekë emigrantë që janë anëtarë të parlamentit në vende ku punojnë kanë reaguar pozitivisht në favor të emigrantëve. Janë këta grekë që emigruan në vitet 1962 dhe pas 10-12 vjetësh kanë fituar jo vetëm shtetësinë po edhe të drejtën për tu zgjedhur, që sot
Japin një përgjigje pozitive për të drejta politike për emigrantët. Kështu të drejtën e votës për emigrantët që jetojnë në Greqi japin edhe këta 300 grekë duke theksuar se është një rrugë që duhet ndjekur nga Greqia. Janë këta grekë që vendet pritëse i kanë dhënë vendin që u takon në forumet dhe institucionet përkatëse, në vendet e parlamentit etj.

Emigrantët kërkojnë aplikimin për pasaportë në konsullatë


Publikuar me 9 /01/2010 ne "Tirana Observer"

Procedura e aplikimit të pasaportës sjell vështirësi Shteti i ka të gjitha mundësitë për të sjellë aparaturat pranë konsullatave, ashtu siç i kanë mundësitë të gjithë emigrantët të pajisen në kohë rekord me këto pasaporta biometrike. Qeveria duhet të kuptojë se, më shumë se emigrantëve asnjë njeriu tjetër nuk i hyjnë në punë këto pasaporta biometrike. Pajisja e emigrantëve me pasaporta biometrike në Greqi, përbën një nga sfidat e qeverisë në përmbushjen e angazhimeve të MSA, për liberalizimin dhe heqjen e vizave me BE-në. Emigrantët u janë përgjigjur thirrjes së ministrisë së Brendshme që të aplikojnë për pajisjen sa më parë me pasaporta biometrike, por kjo nuk u mor në konsideratë nga autoritetet përkatëse. Por...
Janë 800.000 emigrantë që kërkojnë njëzëri aplikimet për pasaportat biometrike pranë konsullatave tona në Greqi, por deri më sot kërkesa e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër. Askush nuk po merr mundimin për të pare nga afër problemet e emigrantëve tanë në vendin fqinjë fqinj, ku dhe numri i tyre përbën 30 për qind të popullsisë shqiptare.
Kjo kërkesë e tyre vjen në një kohë kur 60 për qind e emigrantëve në shtetin Helen janë pa dokumente të rregullta, si rezultat i punës së dobët të shtetit grek. Sikur të mos mjaftojë kjo, një bela tjetër u vjen nga vetë shteti i tyre, që në vend t’i ndihmojë u hap të tjera telashe. Pajisja e emigrantëve me pasaporta biometrike pranë konsullatave në Selanik, Janinë dhe Athinë do të ishte një “dhuratë” e shtetit në fillimvitin e 2010-s.

Nga dita në ditë emigrantët shqiptarë presin këtë “dhuratë” dhe shpresojnë nga shteti mëmë që t’u krijojë mundësi reale që të aplikojnë pranë konsullatave të tyre, pasi edhe pjesa më e madhe prej disa muajsh janë në pritje të rinovimit të lejeve të qëndrimit. Nga autoritet shqiptare janë të njohura vështirësitë e emigrantëve për të udhëtuar, duke filluar që nga fëmijët e tyre që vazhdojnë shkollat e deri tek prindërit.Robër edhe në vendin e tyreAsnjë emigranti nuk i shkonte ndërmend se mund të mbetej rob i vendit të tij, duke iu përgjigjur thirrjes së ministrisë së Brendshme për pajisjen me pasaportë biometrike. Pikërisht kjo ndodh në një kohë kur prej shumë vitesh ndodhen pengje të politikës greke. Ndoshta e pabesueshme, po në fakt një realitet. Një realitet që ndodh në vendin tonë. Emigrantëve tanë që erdhën dhe që aplikuan për dokumentet e reja, nuk u lejohet të dalin jashtë vendit të tyre drejt vendeve ku punojnë dhe jetojnë.

Shumë emigrantë të trembur nga ky lajm u kthyen në vendet e tyre para se të mbyllej viti, ndërsa pjesa tjetër janë kthyer nga mbrapsht nga autoritet e pikave kufitare, sepse nuk ishin pajisur me pasaporta biometrike. Kjo pengese ishte për atë konigjent që kishin bërë aplikimin, por e kishin tërhequr akoma pasaportën. Është urdhri i ardhur nga ministria e Brendshme, që asnjë emigrant që ka aplikuar për pasaportë biometrike të mos lejohet të kalojë kufirin pa marrë atë.

Marrja e pasaportës biometrike shfuqizon njëherazi pasaportën e vjetër, duke mos marrë në konsideratë se, viza apo leja e qëndrimit është vulosur në të. Kjo në fakt po krijon një alulum, pasi tashmë emigranti duhet qe për të kaluar kufirin të disponojë të dy pasaportat, në një kohë kur ligji e ndalon atë. Faktet kanë treguar se pasaportat e vjetra quhen të pavlefshme për kalimin e kufirit në qoftë se nuk paraqitet dhe pasaporta biometrike.

Vendimi i Ministrisë:

Emigrantët që kanë aplikuar, nuk kalojnë dot kufirinMinistria e Brendshme me anën e një vendimi ka njoftuar se, në rast se një person aplikon për pasaportë biometrike, atij i del jashtë shërbimit pasaporta e vjetër. Gjithashtu bën të ditur se: “Të gjithë aplikuesit për pasaportë biometrike që u është prodhuar pasaporta duhet ta tërheqin atë sepse pasaportat sapo prodhohen regjistrohen në sistem duke nxjerrë kështu të pavlefshme pasaportën e mëparshme”. Por ky vendim bën përjashtim për ata që kanë aplikuar pas datës 26 dhjetor. “Asnjë aplikues pas datës 26.12.2009, nuk ndalohet deri në datën 10.01.2010 në asnjë pikë kalimi kufitar për shkak se vetëm ka aplikuar”.

Sipas këtij urdhri ndoshta të nxituar, emigrantët duhet që të presin për ditë të tëra për të tërhequr pasaportat e reja biometrike, duke mos marrë në konsideratë mundësinë e tyre për të qëndruar shumë ditë në pritje. Por që të marrë emigranti pasaportën e re, duhet që të ketë marrë pa tjetër kartën e identitetit, pasi pa të nuk mund të bëj aplikimin. Sipas urdhrit, emigrantët nuk mund të kalojnë kufirin as edhe me kartën e identitetit, kur kanë bërë aplikimin për pasaportat biometrike. Një fakt është se urdhrat dhe direktivat ministrore dalin në kohë dhe momente të papërshtatshme për emigrantët.

E themi këtë se do të ishte mirë qo dikasteri përkatës të kishte bërë kohë më përpara një njoftim me qëllim që emigrantët të merrnin masat për të bërë aplikime dhe për të qëndruar më gjatë, pasi qëndrimi i tyre në Shqipëri është i kushtëzuar dhe varet nga punëdhënësit grekë. Qëndrimi i tyre jashtë çdo parashikimi do të ndikojë që fëmijët të humbasin shkollën, ndërsa prindërit punën.Mungesa e informacionit Mungesa e një informacioni të duhur nga autoritet shtetërore në rrugë zyrtare, u krijoi emigrantëve probleme të mëdha psikologjike dhe ekonomike. Edhe pse problemi i shkaktuar erdhi si një rrjedhojë e punës së dobët të dikasterit, autoritet vendore nuk morën asnjë masë për të krijuar kushte normale, ose edhe pse jo për të përshpejtuar aplikimin dhe tërheqjen e pasaportave biometrike.

Radhët e gjata të emigrantëve në zyrat e aplikimit ishin një tregues i qartë se ardhja e emigrantëve i gjeti të papërgatitur autoritet përkatëse, duke na kujtuar parimin se “nga e thëna në të bërë i ndan një lumë i tërë”.

20 ditë në pritje

Më shumë se kushdo, emigrantët janë ndërgjegjësuar për pajisjen me pasaporta biometrike me qëllim për të përfituar liberalizimin dhe heqjen e vizave, ashtu siç ka premtuar qeveria shqiptare, po ngadalësimi i procedurave nga ana e autoriteteve nuk justifikon këtë gjë. Emigrantët u janë përgjigjur thirrjes së ministrisë së Brendshme që të aplikojnë për pajisjen sa më parë me pasaporta biometrike, por kjo nuk u mor në konsideratë nga autoritetet përkatëse. Një numër i madh i emigrantëve të trembur kanë shfaqur shqetësimet e tyre për problemet që do tu krijohen në pikat kufitare, duke preferuar që të tërheqin sa më parë kartën e identitetit dhe njëkohësisht pasaportën e re. Ata janë ankuar për radhët e gjata dhe për kushte jo të përshtatshme, por mbi të gjitha janë ankuar edhe për procedurat e shpërndarjes që bëhen me hapin e “breshkës” dhe jo me të kohës. Shumë prej tyre janë në pritje edhe pse kanë aplikuar 20 ditë më parë.

Friday, January 15, 2010

100 ditet e para te Papandreut


O TANI O KURRË MË!
Publikuar me 14/01/2010 "TIRANA OBSERVER"

Në një konferencë për shtyp kryeministri Papandreu ka bërë dje mbasdite ( te merkuren) analizën e punës së qeverisë së tij (PASOK). Gjatë 100 ditëve të para qeveria e tij është ndeshur me problemet më të mëdha ekonomike të pa parë ndonjëherë për Greqinë, gjë që shqetësuan Komitetin BE.
Gjatë kësaj jave brenda partisë dhe qeverisë janë parë kontraditat e para ndërrmjet ministrave, me epiqendër për të kryqëzuar ministrin e Ekonomisë Papakostantinou, i cili që në ditët e para nuk priste në realitet një borxh kaq të madh. Ministri i ekonomisë dje ka tërhequr edhe teotrinë e rritjes së taksave për cigaret dhe pijet, pasi vartësit e tij nuk ishin në gjendje të bënin llogaritë ashti siç duheshin. Ishte një shitës kjoske në sheshin Omonia që publikisht para kamertave të kanaleve televizive u shpreh se ministri i ka bërë gabime në llogaritjet e tija. kjo gjë solli zemërime dhe reagime brenda qeverisë, pikërisht një ditë para se kryeministri Papandreu të jepte konferencën e shtypit me rastin e 100 ditëve të para të qeverisjes.
Ishte një bllof qe i dha krah opozitës që nëpërmjet zëdhëndësit të saj Panos Panajotopulos se: “këta janë njerëz të cmëndur që luajnë me çmimet e cigareve”
Që në fillim të fjalës Papandreu tha se : Erdhi ora për të shfrytëzuar kohën, ashtu siç e kishim programuar ne bëmë ndryshime të mëdha, me një luftë paralele si brenda ashtu edhe jashtë Greqisë, për të fituar krebilitetin për një projekt, i cili nuk është vetëm fjalë por një projekt përgjegjës.
Ndryshe nga ajo qe ne kemi parë në politikën shqiptare ku ende nuk njihet gabimi dhe autokritika, Papandreu pranoi se gjatë qeverisjes së këtyre ditëve janë bërë edhe gabime, duke theksuar se: “Vetëm kur nuk luan nuk bën gabime, por gabimi i madh është edhe kur nuk lëviz dhe mbetesh në vend.
Megjithë vështirësitë e mëdha, ne kemi qenë në përputhje me angazhimet tona zgjedhore. Ne do të vazhdojnë me intensitet. Në 2010 ne do të bëjmë të pamundurën. Nuk kemi nevojë as për të ikur nga euroja, as të shkojmë për te Fondi Monetar Ndërkombëtar, por të krijojmë një një besueshmëri të re në mënyrë të arsyeshme.
Një ditë më parë kreu i opozitës, Samaras ka fajësuar qeverinë nëpërmjet televizionit se: “me përfundimin e 100 ditëve të qeverisë përfundon toleranca kohë e popullit grek”, ndërsa deputeti Jakumatës ka shkuar më tej duke theksuar se: “Greqia ka nevojë për veprim e zgjidhje të menjëhershëm”.
Kryeministri Papandreu theksoi se vazhdimi i muajve të ardhshëm do të jetë vendimtarë, si në: Sistemin e ri tatimor , Reforma e Sigurimeve Shoqërore, Sistemi i ri zgjedhor, Çështja e funksionimit të gjerë të shtetit. Projekt-ligji mbi emigrantët.
Për emigrantët bëri një kritkë të fortë politikës që po ndjek lidershipi i partisë Demokracia e Re, duke theksuar se: “Më habit ekstremi i djathtë, Demokracia e Re me teorinë e ndjekur me idenë se fëmijët të cilët ishin lindur dhe rritur këtu nuk kanë të drejtë për t'u bërë shtetas grek. Ata kanë një tjetër në shtëpi? Ti mbajmë në geto si njerëz të kategorisë së dytë. Interesat e vendit nuk janë që të jetë një shtet “vreshtë e hapur”, por emigrantët të integrohen në shoqëri ...
Z. Papandreu pranoi se ndërhyrjet e planifikuara nga qeveria do të ketë reagimet e opozitës dhe rezistencën e saj, megjithatë, theksoi se njerëzit tani janë të gatshëm të pranojnë ndryshimet për të ndryshuar imazhin e vendit. Dua të dinë të gjithë se ne nuk bëjmë prapa. Ne jemi të angazhuar për drejtësi ndaj atyre që besuan tek ne dhe që na dha shumicë e madhe e popullit. Në mbyllje kryeministri u ka dërguar një mesazh të gjithë anëtarëve të qeverisë ku bëjnë kritikë për aspekte të politikës së ndjekur.duke shtuar se, ne dëgjojmë debatin në procesin e konsultimeve në gjitha pikëpamjet. Kur marrim një vendim, të gjithë së bashku duhet t’i shërbejmë. Këtë radhë nuk do të rrëzohemi, kemi mësuar...

Saturday, January 09, 2010

Emigranti dhe afendikoi, si e "ndihmojnë" njeri- tjetrin

Publikuar me 19 shkurt 2009, gazeta "Agon"

Shefja e Diplomacisë e Greqisë, Dora Bakojanis, gjatë vizitës së fundit në Tiranë, midis të tjerave, deklaroi se Ligji i ri i emigrantëve jep mundësinë për më pak burokraci , për sa i përket qëndrimit të tyre në vendin fqinj. Sipas saj, po bëhet përpjekje për lehtësimin e jetës së emigrantëve.
Greqia i kishte dhe i ka të gjitha shanset për të luajtur një rol të rëndësishëm në gadishullin e Ballkanit. Por mungesat e konstatuara në politikën për emigracionin, ka bërë që sot procesi i legalizimit të jetë kthyer disa herë.
Kryetari i PASOK, në opozitë, zoti Papandreu, disa herë i ka hedhur kritika të ashpra qeverisë aktuale, Karamanlis. Pak kohë më parë, në ishullin e Rodos, ka theksuar se "Për emigrantët duhet një trajtim i barabartë. Konservatorët dëshirojnë të ngrenë kështjella, ndërsa ne shohim emigrantin si njeri të barabartë me ne dhe duam që të ketë të drejta përballë konservatorëve, të cilët flasin e reagojnë me sindriomë frike e ksenofobe, ndërsa ne duhet t"u përgjigjemi me logjikë".
Emigrantët krijuan 115 mijë vende pune
Studimi i fundit me titull: "Efektet ekonomike të punësimit të emigrantëve në Greqi" doli me konkluzionin se emigrantët përbëjnë 8% të popullsisë së përgjithshme, si dhe 10% të fuqisë aktive për punë. Janë konsumatorët më të zellshëm dhe kanë sjellë një rritje prej 1.4% të produktit të përgjithshëm kombëtar. Falë pranisë së tyre, janë krijuar 115 mijë vende të reja pune.
Për 20 vitet e ardhshme emigrantë do të jenë kontribuuesit kryesor në arkat e sigurimeve shoqërore, edhe në qoftë se arrijnë të përfitojnë edhe ata një pension, ky do të jetë i ulët. Punojnë në vende pune, që nuk preferohen nga vendasit. Të dhënat tregojnë se 2/3 e emigrantëve janë të siguruar në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe që kanë një punë të stabël. Mbi 550.000 emigrantë, shumica shqiptarë, punojnë dhe jetojnë që prej 18 vjetësh.
Emigracioni ndikoi që një pjesë e mirë e vendasve të kthehen në dembelë me mentalitetin se erdhi koha për t"u bërë afendiko. Për legalizimin e emigrantëve, qeveria greke miratoi 4 ligje ( 1975/1991. 2910/2001. 3386/2005. 3536/2005 ) si dhe mbi 80 qarkore, megjithëse edhe këto nuk sollën rezultatet e dëshiruara për emigrantët.
Punët që kryejnë emigrantët.
Sipas të dhënave zyrtare, 44 për qind i emigrantëve si dhe 1 për qind e grave punojnë në sektorin e ndërtimit. Në punët e pavarura dhe në sektorin e pastrimit punojnë 80 për qind e grave dhe 9 për qind e burrave. Në profesionin e kualifikuar në punishte të vogla punojnë 22 për qind e burrave dhe 6 për qind e grave.
Studimi i fundit bën fjalë se shqiptarët në sektorin e ndërtimit përbëjnë 56 për qind, duke zënë vendin e parë, të ndjekur nga emigrantët e ardhur nga vendet e ish Bashkimi Sovjetik me 51 për qind, si dhe numrin më të ulët në këtë sektor e kanë afrikanët, aziatikët dhe komunitet e tjera, të cilët punojnë në sektorë të tregtisë etj.
Gratë, në përgjithësi, punojnë si ndihmës shtëpiake, në mbajtjen e të moshuarve, të fëmijëve, si dhe në pastrimin e shtëpive. Këtu luan një rol edhe prejardhja e tyre si komunitet. Në këtë sektor gjenden 96 % e grave të ardhur nga Filipine, si dhe 71% Rumania.
Lidhur me emigracionin në këtë vend, ish- ministri i ekonomisë, Stefano Manos, është shprehur se, "Eshtë uratë e zotit që ne kemi emigrantë, të cilët punojnë dhe paguhen jo sa vendasit."
Niveli arsimor, më i lartë
Për sa i përket nivelit arsimor, emigrantët në përgjithësi paraqiten në një shkallë të lartë. Këtë gjë e ka theksuar vete shefja e diplomacisë se Greqisë, Bakojanis. Emigrantët me arsim të lartë zënë 22 %, ndërsa me arsim të mesëm dhe teknik 45 %. Por niveli arsimor i emigrantëve në Greqi nuk po luan ndonjë rol parësor në integrimin e tyre. Në krahasim me vendet e tjera të BE, emigrantët në përgjithësi paraqiten në një shkallë më të ulët për sa i përket hapjeve të biznesit të vogël në një numër të kufizuar.
Të ardhurat mujore.
19 për qind i emigrantëve marrin rreth 500 euro si pagë mujore. 21 për qind marrin më shumë 800 euro. Gratë në përgjithësi paguhen më pak. Kështu 14 për qind e grave dhe 58 për qind e burrave marrin mbi 600 euro, ndërsa 47 për qind e grave dhe 11 për qind e burrave, bëjnë pjesë në kategorinë e ulët profesionale dhe paguhen nën 500 euro në muaj. Pjesa më e madhe e emigrantëve punojnë me pagesë ditore, konkretisht 92.5 për qind i emigrantëve punojnë me pagesë ditore, ndërsa 5.8 për qind punojnë të pavarur. Përbërja e komunitetit, si edhe e gjinisë, luan një rol të rëndësishëm në pagesë.
Si takohen emigranti dhe afendikoi?
Emigrantët, në përgjithësi, e kërkojnë punën vetë. 61 për qind e emigrantëve e ka gjetur punën vetë, ose nëpërmjet ndonjë miku, me pjesën tjetër janë zbatuar politikat shtetërore të punësimit të emigrantëve, sipas aftësive dhe kërkesave të tyre. 11 për qind e siguruan punën duke e kërkuar vetë atë nëpërmjet kontakteve direkt me punëdhënësit. 6.5 për qind e siguruan punën nëpërmjet mjeteve të informimit, si edhe nëpërmjet njohjes së punëdhënësit me ndonjë organizëm apo shoqatë. Ditët e mundshme të punuara për emigrantët është 189 ditë në vit, ndërsa për vendasit është 212 ditë.
Emigrantët, familjarë me Greqinë
Në Greqi, emigrantët kanë ndërtuar jetën e tyre familjare; dhe një pjesë e tyre, sidomos brezi i dytë, e kanë lidhur jetën me Greqinë; pa menduar që të kthehen në atdheun e tyre.
- 50 përqind e emigrantëve janë të familjarë.
- 46.4 përqind janë beqarë.
- 55.6 përqind të numrit të emigrantëve e përbëjnë grate
- 3.6 përqind janë të divorcuar. Greqia, krahas Luksemburgut, ka numrin më të vogël të emigrantëve të ligjshëm. Kombet e Bashkuara kanë parashikuar që për vitin 2015 në Greqi popullsia të rritet në 14.2 milionë, nga 3.5 milionë do të jenë emigrantë të ardhur jo nga vendet e BE, ku 91 përqind e tyre vijnë nga dhjetë vende.
- Në banesa me qira jeton 82 përqind e emigrantëve, ndërsa 9.6 përqind kanë shtëpitë e tyre, si dhe 2.4 përqind jetojnë nën kujdesin e qendrave të punës ku punojnë.
- 88 përqind e vendasve mendojnë se emigrantët nuk përbëjnë probleme në vendet ku jetojnë. Një pjesë e mirë e tyre mendon se emigrantët kanë ndikuar në rritjen e kriminalitetit. Ndërsa 83% e shikojnë si pozitive që fëmijët e emigrantëve marrin njohuritë në shkollat greke.

Kur pësimi do të bëhet mësim?

Publikuar me 9 janar 2010 "Tirana Observer"
Populli sot paguan gabimet e bëra gjatë 20 vjetëve me radhe, gabime politike që nuk lane në këmbë pa shkatëruar edhe institucione kërkimore dhe shkencore. Qeveria shqiptare po ndodhet përpara një provë të vështirë përball rreshjeve të shumta, duke mos u ndodhur e pregatitur profesionalisht, në mungesë të plotë të specialistëve të kësaj fushe këtu e për gati 20 vjetë. Kryeministri i vendit me vonesë ka mbathur çizmet për të inspektuar komunat e dëmtuara i rrethuar nga ministrant e tij, por jo në praninë e specialistëve dhe të inxhinjerëve përkatës. Specialistët e kësaj fushe bëjnë fjalë se: “Euforia, etja për të prodhuar sa më shumë energji, për të pasur sa më shumë fitim, e ka çuar në pikë kritike nivelin e ujit në digë dhe tashmë ka vënë në rrezik popullatën dhe digat” Dime që Shqipëria energjinë elektrike e siguron pothuajse 100 për qind nga rreshjet dhe lumenjtë, ku për shfrytëzimin e tyre sa më të mire, vendi ynë kishte edhe një Institut Studimeve dhe Projektimeve Hidroteknike, por, politika shqiptare mbas viteve 1990-të shkatëroi përfundimisht jo vetëm këtë institute studimesh, por të gjithë sistemin e kërkimeve shkencore dhe atë projektuese, duke mos patur mëshirë për të lënë në këmbë as edhe një grup njerëzish, apo një “bërthamë” shkencore.
Shumë shpejt këto institute të kërkimeve shkencore u shkatërruan plotësisht, duke nxjerrë në “pension” para kohe specialistët më me zë të vendit si: Farudin Hoxha, Egon Gjadri, Stavri Peci, Foto Dhima, Mihal Gorgoni Dhimitër Cico, Tome Meksi etj.
Edhe në këto momente të vështira këta specialistë që projektuan këto vepra, për arsye të ndryshme nuk ju kërkua ndihmë konkrete, por menjëhere u zevendësuan nga politikanë, që më pare nuk dinin se ç’është diga apo turbina dhe kanali shkarkues. Por sikur të mos mjaftojë kjo, qeveria ka injoruar këta projektues dhe specialistë. Kjo u pa kur qeveria me urgjencë ka sjellë nga SHBA, specialistin Italian një nga inxhinjerët e digave më të mëdha Roberto Guercio, për të pare sigurinë e digave, edhe pse ne kishim projektuesin e digave z. Farudin Hoxha. Në prani të kryeministrit Berisha, inxhinjeri italian u shpreh se: “Është e rëndësishme që qytetarët të shohin dhe të vlerësojnë se autoritetet dhe profesionistët po përballojnë me seriozitet situatën, duke qenë të sigurt në administrimin e asaj që ka ndodhur dhe në projeksionin e evenimenteve që do të vijnë”.
Populli po paguan sot gabimet e politikës, gabimet një pasnjëshme të ndjekur këtu e 20 vjetë me radhë kundrejt institucioneve kërkimore dhe shkencore. Sot qeveria me një fytyrë të pazokontë mundohet që të tregohet e qetë përball banorëve të përmbytur, duke i premtuar si gjithnjë dëmshpërblimet e radhës, por që do të sigurohen mbi kurrizin e popullit.
Opozita shqiptare më në fund hapi një numër llogarie dhe me këtë ajo mendon se ka bërë detyrën e saj ndaj banorëve të dëmtuar, por a mjafton kjo? Edhe këtë radhë maxhoranca dhe opozita nuk mundën të gjejnë gjuhën e përbashkët, gjuhën e tolerances për të përballuar dhe kaluar me sukses gjëndjen kritike dhe pse jo atë katasrtofike.
Sëbashku me manxhorancën duhej të ishin pranë edhe opozita, pasi në këto momente ngjyrat politike qendrojnë jashtë çdo llogjike normale e njerëzore. Opozita më në fund shtyu ditën e protestave, por nuk ndaloi për asnjë cast të bëjë opozitë në kurriz të dëmtuarve. Asnjë thirrje dhe asnjë bazë materiale nuk u pa nga kjo strukture. Opozita brenda struktures së saj ka me dhjetra biznesmenë, të cilët sipas mundësive mund të kontribuonin fare mire. Aktualisht koha kërkon një frymë tolerance dhe ndihmë konkrete dhe jo më me deklarata dhe pallavra në kurriz të të dëmtuarve.
Kryeministri me sinqeritet u premton të dëmtuarve në një kohë, kur ende nuk ka sistemuar banorët e dëmtuar nga termeti, të cilët në ftohtin e madh po e kalojnë në çadra.
Katastrofa, një skenar sa imagjinar, por dha aq real…
Nuk është hera e pare që vendi ynë ndodhet në këto situate të vështira dhe alarmante, pasi edhe herë të tjera përmbytjet kanë lënë gjurmë, ndërsa sot edhe pse jo në pritje të një katasrofe të madhe. Nga ana imagjinare, mundësia e çarjes së digës do të ishte me të vertetë një katastrofë kombëtare. Këtë e theksoi edhe vetë kryeministri kur tha që: ”jemi në prag katastrofe”. Specialistët janë të mendimit se nuk bëhet më fjalë për mbytje të disa fshatrave, por për katasrofë.
Skenari imagjinar
Simbas specialistëve, çarja e digës do të ndikojë në rritjen e niveleve të ujit, që vërshon si një cunam i vertetë, me një fuqi shkatërruese, duke kaluar përtej kufirit tone deri në Mal të Zi, pasi më pare do të ketë zhdukur nën ujë ,Shkodrën, Lezhën etj, duke mos përjashtuar që sasia e madhe e ujit të mbrijë deri në afërsi të Tiranës.
Specialistët tanë kanë projektuar diga të një lartësie deri në 169 metra të lartë, siç është diga e Fierzës, që është më e larta në Evropë. Këta specialiste janë këtu edhe pse u nxorrën para kohe në pension nga politika shqiptare, janë këtu presence në çdo kohë, por asnjë nuk i pyeti këta, nuk u kërkoi ndihmë…
Do përdoret dhe lëndë eksplozive
Simbas mendimit të projektuesve nëse nuk hapet porta nr.4 e shkarkimit, atëhere paraqitet rreziku I shkatërrimit të digës, pasi uji do të kalojë mbi të. Nëse nuk hapet normalisht është menduar që ajo të çahet me lëndë eksplozive, e më pas të meremetohet dëmtimi i saj.
Mblidhet Komiteti Kombëtar
Edhe pse me vonese, në mënyrë misterioze dhe në mungese të një transparence për mediat është mbledhur Komiteti Kombëtar të Digave të Mëdha, ku është përqëndruar tek problemi më serioz që paraqitet tek portat e shkarkimit në hidrocentralin e Fierzës, pasi ato nuk funksionojnë të tëra, duke ditur se njera prej tyre nuk punon që nga viti 1988. Ka porta që edhe sot e kësaj dite nuk është hapur akoma. Njëra prej tyre ka 20 vjet që nuk hapet, kjo u mësua edhe nga inxhinjeri Dhimiter Cico pak ditë më parë, që pati kurajon te deklaroj për gjendjen aktuale. Se kur duhet të hapet, është e shkruar në në rregullore. Ndërsa ajo portë do të tentohet të hapet, pa u provuar më parë, në një situatë të jashtëzakonshme.



Emigrantët kërkojnë aplikimin për pasaportë në konsullatë

Publikuar me 9/01/2010 "Tirana Observer"

Procedura e aplikimit të pasaportës sjell vështirësi

Shteti i ka të gjitha mundësitë për të sjellë aparaturat pranë konsullatave, ashtu siç i kanë mundësitë të gjithë emigrantët të pajisen në kohë rekord me këto pasaporta biometrike. Qeveria duhet të kuptojë se, më shumë se emigrantëve asnjë njeriu tjetër nuk i hyjnë në punë këto pasaporta biometrike. Pajisja e emigrantëve me pasaporta biometrike në Greqi, përbën një nga sfidat e qeverisë në përmbushjen e angazhimeve të MSA, për liberalizimin dhe heqjen e vizave me BE-në. Emigrantët u janë përgjigjur thirrjes së ministrisë së Brendshme që të aplikojnë për pajisjen sa më parë me pasaporta biometrike, por kjo nuk u mor në konsideratë nga autoritetet përkatëse. Por... Janë 800.000 emigrantë që kërkojnë njëzëri aplikimet për pasaportat biometrike pranë konsullatave tona në Greqi, por deri më sot kërkesa e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër. Askush nuk po merr mundimin për të pare nga afër problemet e emigrantëve tanë në vendin fqinjë fqinj, ku dhe numri i tyre përbën 30 për qind të popullsisë shqiptare. Kjo kërkesë e tyre vjen në një kohë kur 60 për qind e emigrantëve në shtetin Helen janë pa dokumente të rregullta, si rezultat i punës së dobët të shtetit grek. Sikur të mos mjaftojë kjo, një bela tjetër u vjen nga vetë shteti i tyre, që në vend t’i ndihmojë u hap të tjera telashe. Pajisja e emigrantëve me pasaporta biometrike pranë konsullatave në Selanik, Janinë dhe Athinë do të ishte një “dhuratë” e shtetit në fillimvitin e 2010-s. Nga dita në ditë emigrantët shqiptarë presin këtë “dhuratë” dhe shpresojnë nga shteti mëmë që t’u krijojë mundësi reale që të aplikojnë pranë konsullatave të tyre, pasi edhe pjesa më e madhe prej disa muajsh janë në pritje të rinovimit të lejeve të qëndrimit. Nga autoritet shqiptare janë të njohura vështirësitë e emigrantëve për të udhëtuar, duke filluar që nga fëmijët e tyre që vazhdojnë shkollat e deri tek prindërit.

Robër edhe në vendin e tyre
Asnjë emigranti nuk i shkonte ndërmend se mund të mbetej rob i vendit të tij, duke iu përgjigjur thirrjes së ministrisë së Brendshme për pajisjen me pasaportë biometrike. Pikërisht kjo ndodh në një kohë kur prej shumë vitesh ndodhen pengje të politikës greke. Ndoshta e pabesueshme, po në fakt një realitet. Një realitet që ndodh në vendin tonë. Emigrantëve tanë që erdhën dhe që aplikuan për dokumentet e reja, nuk u lejohet të dalin jashtë vendit të tyre drejt vendeve ku punojnë dhe jetojnë. Shumë emigrantë të trembur nga ky lajm u kthyen në vendet e tyre para se të mbyllej viti, ndërsa pjesa tjetër janë kthyer nga mbrapsht nga autoritet e pikave kufitare, sepse nuk ishin pajisur me pasaporta biometrike. Kjo pengese ishte për atë konigjent që kishin bërë aplikimin, por e kishin tërhequr akoma pasaportën. Është urdhri i ardhur nga ministria e Brendshme, që asnjë emigrant që ka aplikuar për pasaportë biometrike të mos lejohet të kalojë kufirin pa marrë atë. Marrja e pasaportës biometrike shfuqizon njëherazi pasaportën e vjetër, duke mos marrë në konsideratë se, viza apo leja e qëndrimit është vulosur në të. Kjo në fakt po krijon një alulum, pasi tashmë emigranti duhet qe për të kaluar kufirin të disponojë të dy pasaportat, në një kohë kur ligji e ndalon atë. Faktet kanë treguar se pasaportat e vjetra quhen të pavlefshme për kalimin e kufirit në qoftë se nuk paraqitet dhe pasaporta biometrike.
Vendimi i Ministrisë: Emigrantët që kanë aplikuar, nuk kalojnë dot kufirin
Ministria e Brendshme me anën e një vendimi ka njoftuar se, në rast se një person aplikon për pasaportë biometrike, atij i del jashtë shërbimit pasaporta e vjetër. Gjithashtu bën të ditur se: “Të gjithë aplikuesit për pasaportë biometrike që u është prodhuar pasaporta duhet ta tërheqin atë sepse pasaportat sapo prodhohen regjistrohen në sistem duke nxjerrë kështu të pavlefshme pasaportën e mëparshme”. Por ky vendim bën përjashtim për ata që kanë aplikuar pas datës 26 dhjetor. “Asnjë aplikues pas datës 26.12.2009, nuk ndalohet deri në datën 10.01.2010 në asnjë pikë kalimi kufitar për shkak se vetëm ka aplikuar”. Sipas këtij urdhri ndoshta të nxituar, emigrantët duhet që të presin për ditë të tëra për të tërhequr pasaportat e reja biometrike, duke mos marrë në konsideratë mundësinë e tyre për të qëndruar shumë ditë në pritje. Por që të marrë emigranti pasaportën e re, duhet që të ketë marrë pa tjetër kartën e identitetit, pasi pa të nuk mund të bëj aplikimin. Sipas urdhrit, emigrantët nuk mund të kalojnë kufirin as edhe me kartën e identitetit, kur kanë bërë aplikimin për pasaportat biometrike. Një fakt është se urdhrat dhe direktivat ministrore dalin në kohë dhe momente të papërshtatshme për emigrantët. E themi këtë se do të ishte mirë qo dikasteri përkatës të kishte bërë kohë më përpara një njoftim me qëllim që emigrantët të merrnin masat për të bërë aplikime dhe për të qëndruar më gjatë, pasi qëndrimi i tyre në Shqipëri është i kushtëzuar dhe varet nga punëdhënësit grekë. Qëndrimi i tyre jashtë çdo parashikimi do të ndikojë që fëmijët të humbasin shkollën, ndërsa prindërit punën.

Mungesa e informacionit
Mungesa e një informacioni të duhur nga autoritet shtetërore në rrugë zyrtare, u krijoi emigrantëve probleme të mëdha psikologjike dhe ekonomike. Edhe pse problemi i shkaktuar erdhi si një rrjedhojë e punës së dobët të dikasterit, autoritet vendore nuk morën asnjë masë për të krijuar kushte normale, ose edhe pse jo për të përshpejtuar aplikimin dhe tërheqjen e pasaportave biometrike. Radhët e gjata të emigrantëve në zyrat e aplikimit ishin një tregues i qartë se ardhja e emigrantëve i gjeti të papërgatitur autoritet përkatëse, duke na kujtuar parimin se “nga e thëna në të bërë i ndan një lumë i tërë”.
20 ditë në pritje
Më shumë se kushdo, emigrantët janë ndërgjegjësuar për pajisjen me pasaporta biometrike me qëllim për të përfituar liberalizimin dhe heqjen e vizave, ashtu siç ka premtuar qeveria shqiptare, po ngadalësimi i procedurave nga ana e autoriteteve nuk justifikon këtë gjë. Emigrantët u janë përgjigjur thirrjes së ministrisë së Brendshme që të aplikojnë për pajisjen sa më parë me pasaporta biometrike, por kjo nuk u mor në konsideratë nga autoritetet përkatëse. Një numër i madh i emigrantëve të trembur kanë shfaqur shqetësimet e tyre për problemet që do tu krijohen në pikat kufitare, duke preferuar që të tërheqin sa më parë kartën e identitetit dhe njëkohësisht pasaportën e re. Ata janë ankuar për radhët e gjata dhe për kushte jo të përshtatshme, por mbi të gjitha janë ankuar edhe për procedurat e shpërndarjes që bëhen me hapin e “breshkës” dhe jo me të kohës. Shumë prej tyre janë në pritje edhe pse kanë aplikuar 20 ditë më parë.

Thursday, January 07, 2010

Racizmi ne “krizë”.


Rilind Demokracia ne vendin ku lindi…

25/12/2009 Tirana Observer

Papandreu po merr uraten e cdo emigranti, merr ate qe i takon. Angazhimet dhe premtimet per problemet e emigranteve po i ben realitet, kundrejt reagimeve te sotme te ish qeverise Kostas Karamanlis. Me kete veprim konkret Papandreu kerkon qe te perfshije te gjithe emigrantet e ligjshem per te qene qyetare te barabarte te vendit dhe ta ndjejne veten si ne shtepine e tyre. Vullneti politik i qeverise aktuale tregon reagimin pozitiv per te hequr qafe sistemin politik te meparshem, persa i perket politikave per emigracionin gjate 20 vjeteve te fundit. Me kete veprim njerezor Papandreu po ndeshet jo vetem kundrejt konservatoreve te djathte, por mbi te gjitha Ai ka vene ne “krize” te vertete racizmin, fenomen qe e ka radhitur kete vend kampione te Evropes. Papandreu udheheq vendin e tij duke marre ate cka mbollen qeverite e meparshme, sot nje ne dy greke mendon se emigranti perben nje rrezik serioz per vendin. Ne lufte kunder racizmit ministri i brendshem Ragushis eshte shprehur para nje grup perfaqesues se emigranteve se: Mbyllim kufijtë tanë dhe kemi hapur zemrat tona." Koha do te jete barometri me i sakte i premtimeve dhe i angazhimeve, pasi emigrantet per gati 20 vjete vetem premtime dhe angazhime ndigjojne…

Papandreu: Emigranti nuk eshte armik…
Ky eshte qe dha ne kabinetin qeveritar kryeministri grek, George Papandreou, duke theksuar me pas se: “Per te nisur nje politike te re, ka perqellim nje shoqeri te sigurise, paqes dhe njerezimit. Perurojme nje politike te re te emigracionit. Emigrantet jane nje pjese e madhe e prodhimit grek, por per sa kohe qe nuk i integrojme harmonisht ne shoqerine tone, kaq mundet te krijojne te cara ne kohezionin e saj”. Ne mbledhjen e kabinetit qeveritar ishte ftuar edhe kryepeshkopi i Kishes Orthodokse. Kryeministri Papandreou, ka falenderuar kryepeshkopin Jerome, per ndihmen dhe mbeshtetjen qe Kisha ben per emigrantet, nga ku dhe pergjigja e kryepeshkopit ishte se, Kisha gjithmone me perpjekjet e saja do te qendroje ne balle.
Projekt-ligji

Ministri i Brendshëm, John Ragousis tha se kapitulli i parë i ketij projekt-ligji parashikon se me lindjen e femijes dhe deklarimin e prinderve emigrante, mund te marrin nenshtetesine parashikon se lindjes dhe deklarimin e prindërit e emigrantit ose të njëjtë, mund të marrin shtetësinë nëse prindërit e tyre jetojnë ne Greqi për pesë vjet. Nenshtetesine mund ta marrin dhe ata femije qe mesojne ne shkollen greke.
Një nga rregullat kryesore është të zvogëlojë kohën e nevojshme qe ka trullosur emigrantet ketu edhe 10 vjet. Sipas angazhimeve te qeverise aktuale i gjithë procesi tani duhet të përfundojë brenda dy viteve. Në të njëjtën kohë, ul koston e një tarifë për të kërkuar nga 1.500 deri 1.000
Reagojne partite
Ndodh ajo qe pritej. Partite opozitare kane reaguar menjehere vendimin e qeverise Papandreu, duke mos humbur as nje kohe. Ne krahe te emigranteve mbeteten vetem partite e majta me pikpamje te kundrta me partite e djathta.
“Demokracia e Re” (Nea Dhimokratia)
“Demokracia e Re”, ish qeveria e meparshme me anen e Kristos Zois, pergjegjes politik i Departamentit Administrates Publike, ka kritikuar ashper qeverine per mungese te nje strategjie te pergjithsdhme duke perfshire edhe politiken per emigracionin. Ai u shpreh se: qeveria “Demokracia e Re” qe nga viti 2004 ka aplikuar per te paren here ne menyre moderne politika efektive te emigracionit, ne mbeshtetje te BE-se, me politika per integrimin social duke siguruar edhe fonde nga BE per kete qellim. Perëndimi ka inkurajuar dhe thjeshtuar procedurat për marrjen e shtetësisë greke nga emigrantët”.
KKE ( Partia Komuniste)
Në njoftimin e KKE thotë: "taktikat e karrotës për një grup të vogël të emigrantëve triumfoi në masat qeveritare për emigrantët. Që prej shpalljes mbi shtetësinë nuk do të përfitonin edhe gjysma e fëmijëve të emigrantëve të lindur dhe rritur në Greqi, duke vene kusht 5 vjet qendrimi ligjor te prinderve, ndersa tani legjitimitetin politik te qeverive Nea Dhimokratia ( Demokracia e Re) dhe PASOK-ut te majte, lene ilegale mijera emigrante ku punojne dhe jetojne prej shume vjetesh ne vendin tone.Masat për marrjen e nenshtetësisë ruajne karakterin e pagesave dhe taksave te larta ( paravola) te papranueshme, ne nje kohe ku nuk jane propozuar te gjitha masat per te pershpejtuar procedurat.
Partisa Komuniste kerkon dhe lufton për legalizimin e të gjithë emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi për t'i dhënë azil politik viktimave te ndërhyrjes imperialiste, të drejta të plota për veten dhe familjet e tyre dhe dokumentet e udhëtimit, për të udhëtuar në vendet e tyre, mbeshtetur ne udhezimet e Dublinit,

Sinaspizmos ( Partia e Majte Radikale)
Për vite të tëra forcat e Majtës Radikale sebashku me emigracionin dhe kundër-lëvizje raciste, luftojnë për legalizimin dhe barazimin social të emigrantëve, ne luftën për një shoqëri të drejtë.
Sipas kësaj logjike, njohjen e shtetësisë greke për fëmijët emigrantë të brezit të dytë dhe njohjen e te drejtës të votojnë në zgjedhjet lokale, janë hapat e nevojshëm në këtë drejtim.
Bazuar në raportet dhe deklaratat e Kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes Civile, ne duhet të theksohet se një politikë e tillë nuk mund të përfshijë bamirësi arsyeshëm, as e kupton gjendjen e mijëra njerëz vetëm si një levë për zhvillimin e "civilizuar" Perëndim. Edhe më tepër, logjika e “Kalase se Evropës” me kufijtë e pengesa te hekurta, nuk e njeh edhe kushtet e migrimit në Evropë.
LAOS ( Partia Nacionaliste)
Ne perberje me deputete me pikpamje nacionaliste dhe naziste ka qene dhe mbetet gjithmone kundra emigranteve. Me ane te zedhenesit Kostas Aivaliotis me dy fjale ka kundershtuar duke deklaruar se: "Ndryshuan potencialin ekonomik të vendit. Ndryshuan moralin e popullit. Tani ndryshojnë dhe elektoratin. Nëse besojne se si votoje populli grek per ta, I ftojme për të vënë propozimin e tyre për një referendum. Ne u perballem ne vitet e meparshme. Pas studimeve, version perfundimtar do te kthehet me vone ne njoftim.
Racizmi në krizë?
Studim i Institutit Kapa Research"Kërcënim" argumenton një në dy grek pranine e emigrantëve në vend Ne muajin gusht 2009, Instituti Kapa Research, kreu një studim model kombëtar per greke dhe emigrantë. Kur u pyetën se çfarë është prania e emigrantëve në vend, pergjigja ishte se:
- 51,6% e grekëve u përgjigj: "kërcënim",
- 30,6% eshte nje "shans"
- 17,8% nuk kanë shprehur një pikpamje.
- 79,3% e grekëve i konsiderojnë se numri i emigrantëve që jetojnë në kete vend është " shumë i madh"
- 18,6% "mjaft, por jo shumë"
- 1,6% "jo dhe aq shumë.
Duke marrë parasysh efektin e pranisë së emigrantëve në Greqi, 57,5% e grekëve besojnë se "emigrantët ndikuan ne uljen e pagave per greket dhe rriten e papunësine ne vend.
- 34.3% e te pyeterve besojnë se kontribuojne në zhvillimin e ekonomisë greke.

Mirëpo, pikëpamjet e emigrantëve dhe te grekeve per punësimin në pothuajse përputhet si me poshte:
- 74,9% e grekëve dhe 63,8% e emigrantëve besojnë se "emigrantët bëjnë punë që nuk i preferojne të bëjnë grekët.
Vetë emigrantët besojnë se shumica e tyre (65,3%) 'e konsiderojne greqine shtëpine e dytë dhe vetëm 1,9% e konsiderojnë këtë diçka "armiqësore»
• 51,3% janë përgjigjur se nuk ka pasur sjellje raciste nga grekët dhe 47% janë përgjigjur pozitivisht.
Një përqindje prej 64,7% e emigrantëve që synojnë të qëndrojnë në Greqi, ndersa 23,6% mendojne per t’u kthyer në vendin e tyre të origjinës, dhe 4.9% për të emigruar në një vend tjetër evropian. Kundërshtime më në fund studimi paraqiti të dhëna mbi kuptimin e sigurisë:
- 73,4% e emigrantëve të ndjehen "sigurt".
- 25,3% mendojnë se “rrezikohen".
- 65,3% e grekëve besojnë se" rrezikohen "
- 29,6% ndjehen "të sigurt."
Ministri i Brendshem Ragushis: Mbyllim kufijtë tanë dhe kemi hapur zemrat tona."
Studimi është kryer në gusht te 2009 nga Instituti Kapa Research në te gjithe vendin me tregues 530 emigrantë dhe 1280 grekë, te ndarë proporcionalisht sipas rregjistrimit Kombëtar të Statistikave. Rezultatet e keij studimi u paraqiten sipas planifikimit te bere me pare (të mërkurën, 23/12/2009) në Pallatin Hypatia në një seminar të organizuar nga Ministria e Brendshme dhe Fondin Evropian për integrimin e emigranteve te ardhur nga vendet e treta në Greqi.