Kur pësimi do të bëhet mësim?
Publikuar me 9 janar 2010 "Tirana Observer"Populli sot paguan gabimet e bëra gjatë 20 vjetëve me radhe, gabime politike që nuk lane në këmbë pa shkatëruar edhe institucione kërkimore dhe shkencore. Qeveria shqiptare po ndodhet përpara një provë të vështirë përball rreshjeve të shumta, duke mos u ndodhur e pregatitur profesionalisht, në mungesë të plotë të specialistëve të kësaj fushe këtu e për gati 20 vjetë. Kryeministri i vendit me vonesë ka mbathur çizmet për të inspektuar komunat e dëmtuara i rrethuar nga ministrant e tij, por jo në praninë e specialistëve dhe të inxhinjerëve përkatës. Specialistët e kësaj fushe bëjnë fjalë se: “Euforia, etja për të prodhuar sa më shumë energji, për të pasur sa më shumë fitim, e ka çuar në pikë kritike nivelin e ujit në digë dhe tashmë ka vënë në rrezik popullatën dhe digat” Dime që Shqipëria energjinë elektrike e siguron pothuajse 100 për qind nga rreshjet dhe lumenjtë, ku për shfrytëzimin e tyre sa më të mire, vendi ynë kishte edhe një Institut Studimeve dhe Projektimeve Hidroteknike, por, politika shqiptare mbas viteve 1990-të shkatëroi përfundimisht jo vetëm këtë institute studimesh, por të gjithë sistemin e kërkimeve shkencore dhe atë projektuese, duke mos patur mëshirë për të lënë në këmbë as edhe një grup njerëzish, apo një “bërthamë” shkencore.
Shumë shpejt këto institute të kërkimeve shkencore u shkatërruan plotësisht, duke nxjerrë në “pension” para kohe specialistët më me zë të vendit si: Farudin Hoxha, Egon Gjadri, Stavri Peci, Foto Dhima, Mihal Gorgoni Dhimitër Cico, Tome Meksi etj.
Edhe në këto momente të vështira këta specialistë që projektuan këto vepra, për arsye të ndryshme nuk ju kërkua ndihmë konkrete, por menjëhere u zevendësuan nga politikanë, që më pare nuk dinin se ç’është diga apo turbina dhe kanali shkarkues. Por sikur të mos mjaftojë kjo, qeveria ka injoruar këta projektues dhe specialistë. Kjo u pa kur qeveria me urgjencë ka sjellë nga SHBA, specialistin Italian një nga inxhinjerët e digave më të mëdha Roberto Guercio, për të pare sigurinë e digave, edhe pse ne kishim projektuesin e digave z. Farudin Hoxha. Në prani të kryeministrit Berisha, inxhinjeri italian u shpreh se: “Është e rëndësishme që qytetarët të shohin dhe të vlerësojnë se autoritetet dhe profesionistët po përballojnë me seriozitet situatën, duke qenë të sigurt në administrimin e asaj që ka ndodhur dhe në projeksionin e evenimenteve që do të vijnë”.
Populli po paguan sot gabimet e politikës, gabimet një pasnjëshme të ndjekur këtu e 20 vjetë me radhë kundrejt institucioneve kërkimore dhe shkencore. Sot qeveria me një fytyrë të pazokontë mundohet që të tregohet e qetë përball banorëve të përmbytur, duke i premtuar si gjithnjë dëmshpërblimet e radhës, por që do të sigurohen mbi kurrizin e popullit.
Opozita shqiptare më në fund hapi një numër llogarie dhe me këtë ajo mendon se ka bërë detyrën e saj ndaj banorëve të dëmtuar, por a mjafton kjo? Edhe këtë radhë maxhoranca dhe opozita nuk mundën të gjejnë gjuhën e përbashkët, gjuhën e tolerances për të përballuar dhe kaluar me sukses gjëndjen kritike dhe pse jo atë katasrtofike.
Sëbashku me manxhorancën duhej të ishin pranë edhe opozita, pasi në këto momente ngjyrat politike qendrojnë jashtë çdo llogjike normale e njerëzore. Opozita më në fund shtyu ditën e protestave, por nuk ndaloi për asnjë cast të bëjë opozitë në kurriz të dëmtuarve. Asnjë thirrje dhe asnjë bazë materiale nuk u pa nga kjo strukture. Opozita brenda struktures së saj ka me dhjetra biznesmenë, të cilët sipas mundësive mund të kontribuonin fare mire. Aktualisht koha kërkon një frymë tolerance dhe ndihmë konkrete dhe jo më me deklarata dhe pallavra në kurriz të të dëmtuarve.
Kryeministri me sinqeritet u premton të dëmtuarve në një kohë, kur ende nuk ka sistemuar banorët e dëmtuar nga termeti, të cilët në ftohtin e madh po e kalojnë në çadra.
Katastrofa, një skenar sa imagjinar, por dha aq real…
Nuk është hera e pare që vendi ynë ndodhet në këto situate të vështira dhe alarmante, pasi edhe herë të tjera përmbytjet kanë lënë gjurmë, ndërsa sot edhe pse jo në pritje të një katasrofe të madhe. Nga ana imagjinare, mundësia e çarjes së digës do të ishte me të vertetë një katastrofë kombëtare. Këtë e theksoi edhe vetë kryeministri kur tha që: ”jemi në prag katastrofe”. Specialistët janë të mendimit se nuk bëhet më fjalë për mbytje të disa fshatrave, por për katasrofë.
Skenari imagjinar
Simbas specialistëve, çarja e digës do të ndikojë në rritjen e niveleve të ujit, që vërshon si një cunam i vertetë, me një fuqi shkatërruese, duke kaluar përtej kufirit tone deri në Mal të Zi, pasi më pare do të ketë zhdukur nën ujë ,Shkodrën, Lezhën etj, duke mos përjashtuar që sasia e madhe e ujit të mbrijë deri në afërsi të Tiranës.
Specialistët tanë kanë projektuar diga të një lartësie deri në 169 metra të lartë, siç është diga e Fierzës, që është më e larta në Evropë. Këta specialiste janë këtu edhe pse u nxorrën para kohe në pension nga politika shqiptare, janë këtu presence në çdo kohë, por asnjë nuk i pyeti këta, nuk u kërkoi ndihmë…
Do përdoret dhe lëndë eksplozive
Simbas mendimit të projektuesve nëse nuk hapet porta nr.4 e shkarkimit, atëhere paraqitet rreziku I shkatërrimit të digës, pasi uji do të kalojë mbi të. Nëse nuk hapet normalisht është menduar që ajo të çahet me lëndë eksplozive, e më pas të meremetohet dëmtimi i saj.
Mblidhet Komiteti Kombëtar
Edhe pse me vonese, në mënyrë misterioze dhe në mungese të një transparence për mediat është mbledhur Komiteti Kombëtar të Digave të Mëdha, ku është përqëndruar tek problemi më serioz që paraqitet tek portat e shkarkimit në hidrocentralin e Fierzës, pasi ato nuk funksionojnë të tëra, duke ditur se njera prej tyre nuk punon që nga viti 1988. Ka porta që edhe sot e kësaj dite nuk është hapur akoma. Njëra prej tyre ka 20 vjet që nuk hapet, kjo u mësua edhe nga inxhinjeri Dhimiter Cico pak ditë më parë, që pati kurajon te deklaroj për gjendjen aktuale. Se kur duhet të hapet, është e shkruar në në rregullore. Ndërsa ajo portë do të tentohet të hapet, pa u provuar më parë, në një situatë të jashtëzakonshme.