Saturday, February 20, 2010

Emigrantët në Greqi, protesta për shtetësinë, shqiptarët bojkotojnë


20/02/2010 "Tirana Observer"

Të huajt në vendin helen, do të protestojnë edhe kundër racizmit

Komuniteti shqiptar zyrtarisht përbën 63.5 për qind të të gjithë emigracionit në Greqi, me një fuqi punëtore të aftë prej 550.000 emigrantësh, duke mos marrë në konsideratë fëmijët e tyre, përbën sot një sfidë për mbarë Greqinë. Jo pak, por rreth 120 mijë fëmijë shqiptarësh iu dha premtimi se do te bëheshin qytetarë dhe shtetas grek. Me sa duket një flluskë sapuni ishin premtimet e qeverisë së Papandreut për miratimin e ligjit lidhur me dhënien e shtetësisë emigrantëve dhe fëmijëve te tyre, njëkohësisht edhe fëmijëve të tjerë.Të përçarë si asnjëherë tjetër, komuniteti shqiptar edhe sot nuk është në gjendje jo vetëm të marrë iniciativa të tilla, por edhe kur iniciativat i marrin komunitetet e tjera apo organizmat të ndryshme vendase, nuk i mbështesin ato.
Konfederata Shqiptare, protesta nuk është zgjidhje
Një sëmundje e përgjithshme që prej shumë vitesh ka mbërthyer shqiptarët, që protestat për të drejtat e tyre i shikojnë nga trotuaret apo nga xhamat e kafeneve. Të organizuar në me se 70-80 shoqata, si dhe në një konfederatë të vetme, shqiptarët indiferentë më shumë se kurrë, ende nuk po gjejnë vetveten, pasi ndërgjegjja akoma nuk është në shkallën e duhur. Por zgjidhjen e problemeve të emigrantëve, drejtues të shoqatave dhe konfederatës e shikojnë në mënyrë tjetër dhe jo në rrugën e protestës, por me takime me ministra të ndryshëm. Një metodë pune që ndodh vetëm me komunitetin shqiptar, që përbën një veçanti në emigracionin në Greqi Në bisedë me drejtues të Konfederatës Shqiptare mëson se ata e kanë të vështirë të thonë arsyen përse nuk do të marrin pjesë, por vetëm theksojnë se nuk janë për protesta të tilla.
Sot (ditën e shtunë) ora 15.00 emigrantët e 55 komuniteteve të ndryshme do të mblidhen para Parlamentit grek në shenjë proteste, lidhur me dhënien e shtetësisë. Në një kohë mësohet se komuniteti shqiptar nuk do të marrë pjesë, përjashto vetëm një shoqate që akoma deri ditën e djeshme, ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë, ose jo. Ndërsa shoqatat e tjera të inkuadruar në Konfederatën Shqiptare kanë vendosur përfundimisht të bëjnë sehir.
Emigrantët, asnjë hap prapa
Shtetësi për të gjithë fëmijët. Me këtë mesazh të përbashkët komunitet emigrante, sindikalistët dhe disa organizata greke pro të drejtave të emigrantëve, si Shkolla e Emigrantëve, Sindikatat e Arsimit ( OLME) EINAR, PEKOP ( Shoqata e Bashkuar e Pastruesve dhe Ndihmës Shtëpiake) Lëvizja “Dëboni Racizmin”, Lidhja për të Drejtat Shoqërore dhe Politike, të Drejtave të Emigrantëve Azil Kërkues, Rinia Antiraciste në Evropë ( YRE). Lëvizja Jo në Racizëm, partia Liberale (SIRIZA) dhe partia Ikologji Prasini, do të organizojnë protesta në sheshin “Omonia” ora 15.00 dhe më pas në orën 17.00 do ti drejtohen sheshit “Sintagma” para Parlamentit grek. Në mbështetje, emigrantët do të kenë fëmijët e tyre dhe grupe artistike, që do të bëjnë edhe hapjen e protestës në Sheshin “Omonia”
Thirrje
Organizuesit ftojnë dhe i bëjnë thirrje të gjithë politikanëve dhe deputetëve që janë pro të drejtave të emigrantëve, të bashkohen sëbashku me ta në mbështetje për të drejtat e tyre. Këtë ka kërkuar z. Thanasis Kurkula, kryetari i Lëvizjes “Dëboni Racizmin” në mediat vendase. Organizuesit bëjnë fjalë dhe shprehin pakënaqësitë ndaj qeverisë për problemin e shtetësisë, të cilët sot përpiqen të zhgënjejnë shpresat e brezit e dytë dhe shpresat e mijërave emigrantëve.
Në pritje
Rreth 120 mijë fëmijë shqiptarë janë në pritje për marrjen e shtetësisë greke, si dhe 100 mijë gra shqiptare që kanë lindur në këtë vend presin me shpresë nga qeveria legalizimin e tyre. Po në protestë, asnjë prej tyre grave nuk do të marrë pjesë, pasi dikush ka vendosur për to. Por...
Shqiptaret bishti i emigracionit
Edhe përse përbëjnë forcën dominuese ndërmjet 120 komuniteteve të tjera, edhe pse inteligjenca e tyre qëndron në shkallë më të lartë, duke filluar nga arsimimi etj, komuniteti ynë udhëhiqet në emigracion nga komuniteti somalez të cilët nuk i kalojnë 200 vetë, por që dinë të drejtojnë dhe të kërkojnë atë çka u takon. Kjo ka bërë që dikush jo pa qëllim ka dashur që shqiptarët të jenë të fundit kur me të drejtë duhet të ishin të parët.

Policia greke: Kemi vrarë 87 shqiptarë të pafajshëm


20/02/2010 "Tirana Observer"
Vrasja e 25 -vjeçarit Todi, shton rastet e vrasjeve nga policia


Skandali
Është e pabesueshme po një realitet. Një i ri shkon në punë për të punuar ndershmërisht, ku nuk i ka borxh asnjë njeriu, paguan pakujdesitë e policisë me jetën e tij. Dihen vështirësitë e policisë, por kjo nuk mund të justifikojë humbjen e jetës së një qytetari apo emigranti që është në punë e sipër. Pakujdesitë që sjellin ngjarje të rënda mund të falen njëherë e dy herë, por jo sa herë që ndodhin të kësaj natyre, të justifikohen ashtu si kundër i kemi parë. Ashtu siç është hera e parë që Presidenti i Republikës së Greqisë z. Karolos Papulias i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së viktimës, pasi herët e tjera nuk kemi parë ngushëllime të tilla familjeve që janë vrarë nga punonjës policie. Në emigracionin në Greqi të popullit shqiptar, vendi ynë me vrasjen e fundit të të riut 25- vjeçar, Niko Todi, numëron viktimën e 87 të pafajshëm, të vrarë nga punonjësit e policisë, kundrejt 149 vrasjeve të numrit të përgjithshëm në Greqi, që ende nuk janë dënuar nga politika dhe shoqëria vendase...
Ngjarja
Dy të rinjtë, (njëri djali i punëdhënësit grek) shkuan për të lënë veglat e punës në magazinën e tyre. Niko (ndihmës hidraulik, shqiptar) po merrte nga makina një kompresor, me qëllim për ta lënë në magazine, ndërsa tjetri djali i punëdhënësit po hapte me çelës magazinën, por për fatin e keq kanë filluar breshëritë e plumbave, në shkëmbim zjarri ndërmjet dy policëve dhe dy shqiptarëve, që si vend mbrojtje ishin futur në një furrë buke. Në kohën që 25- vjeçari shqiptar po mundohej që të largohej me vrap, është qëlluar për vdekje nga breshëria e dy policëve. Në përgjithësi, në këtë operacion regjistrohet një i vrarë dhe punonjës policie të plagosur...

Të afërmit: Djalin na e vrau policia
Mungesa e një strategjie nga ana e policisë për operimin sa më të suksesshëm në ambientin publik, në një kohë kur më parë kishte dijeni se më kë njerëz kishte të bënte, dështoi plotësisht. Ky dështim solli edhe vrasjen.
Gruaja: E pabesueshme që më vranë burrin
Të afërmit dhe gruaja e viktimës nuk besojnë se si njeriu i tyre i afërt humb jetën kaq lehtë, padrejtësisht, në punë për të rritur fëmijën e tij 18 muajsh. Për këtë vrasje të padrejtë akuzojnë policinë që nuk mori masat e nevojshme të sigurisë.

Hetimet: I riu 25- vjeçar u vra nga policia
Sipas hetimeve paraprake të deritanishme, rezulton se 4 plumba të diametrit 9 milimetra, të hequr nga trupi i viktimës, i përkasin armës së policisë. Burimet zyrtare të policisë, të publikuara edhe në median greke, e kanë pranuar vrasjen e pafajshme të punëtorit Niko Todi, në përpjekje për arrestimin e dy krimineleve që ishin të armatosur plotësisht, jo vetëm për vjedhje por për të kryer edhe masakra të tilla. Përfundimisht policia ka njoftuar hetimet duke nxjerrë konkluzionin e përgjithshëm se plumbat e nxjerra nga trupi i viktimës i përkasin armëve të oficerëve të policisë.
Polici: Nuk e pashë viktimën
Polici u ka thënë kolegëve të tij se nuk e pa viktimën, pasi sytë e tij ishin fiksuar në dyqanin e bukës ku ishin fshehur dy kriminelet shqiptarë, që shkëmbenim edhe të shtënat. “Nuk e kam parë 25- vjeçarin që ka vrapuar për t’u mbrojtur”, u shpreh ai. Këto të dhëna do të përfshihen në dosjen e Departamentit të Krimit për Jetën, të cilat pasi të kenë përfunduar do të përcillen në Prokurori. Lidhur me thëniet e policit, e vërteta e pa ose jo, i është lënë tashmë drejtësisë greke.

Punëdhënësi grek: Niko një djalë i mirë dhe punëtor i përsosur
Punëdhënësi grek ka shprehur fjalët më të mira për të riun shqiptar, që sëbashku me djalin e tij punonin bashkë që prej 4 vitesh. “Nikolla erdhi sëbashku me familjen e tij në Greqi para 16 vjetësh, që ishte në moshën 9 vjeçare. Familja e tij punonte natë-ditë për të rritur fëmijët, deri sa Nikolla mësoi zanatin e hidraulikut”, tha ai.

Varrimi
Viktima është varrosur në Virona të Athinës, në një atmosferë të rëndë, me shpenzimet e ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit, si dhe qytetit Virona. Në funeralin e varrimit morën pjesë edhe përfaqësues të kësaj ministrie dhe kreu u policisë z Ikonomou. Ministria ka marrë përsipër punësimin e gruas së viktimës për ta punësuar si nëpunëse pranë policisë.

Ministri: Nuk mund të flasim për sukses kur humbet një jetë njeriu
Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, z. Hristohoridis është shprehur se nuk mund të themi për një sukses të operacionit, kur në të humbet një jetë njeriu, humbet një i ri punëtor dhe familjar. “Por bëmë të mundur që të kapim kriminelët më të ashpër gjatë këtyre 30 vjetëve. U dha një beteje e ashpër por...”.
Papulias: Ngushëllime familjes
Presidenti i Republikës së Greqisë z. Karolos Papulias i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së viktimës: "Unë shpreh keqardhjen time të thellë për humbjen e padrejtë të qytetarit tonë të pafajshëm. Në familjen e Niko Todit dhe njerëzve të tij, u përcjellë mbështetjen time të plotë dhe shpreh simpatinë time të thellë. "

Friday, February 19, 2010

Athinë, grekja i rrëmben fëmijën shqiptares !

Ngjarje e rrallë në Athinë, ekonomistja hyn në spital dhe grabit foshnjën e porsalindur


Publikuar me 19/02/2010 "Tirana Observer"

Media vendase ka tronditur opinionin mëngjesin e djeshëm, për rrëmbimin e një vajze të ardhur në jetë pak orë më parë. Menjëherë janë venë në veprim organet përkatëse në bashkëpunim me maternitetin “Helena” që ndodhet në zemër të Athinës. Po ende pa kaluar më shumë 5-6 orë, policia greke bëri të mundur që të bjerë në gjurmët e rrëmbyesit. Bëhet fjalë për një grua 38 vjeçare vendase, që mendohet nga organet përkatëse, se ka probleme mendore. Ky rrëmbim ndodh në një kohë kur në Athinë policia vendase në pakujdesi ka vrarë një shqiptar 25 vjeç, duke “derdhur” në trupin e tij të pafajshëm 9 fishekë, në shkëmbim zjarri, po me dy shqiptar të tjerë të dënuar nga drejtësia greke më 27 vjet burgim. Policisë greke i është dashur jo më shumë se tre-katër orë për të zbuluar enigmën e rrëmbimit, për të qetësuar më në fund familjen shqiptare. Një skenar dramatik me protagoniste një grua 38 vjeçare, që në rrugë kriminale donte të adoptonte një fëmijë të sapo lindur. Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar hetimin administrativ.
Lindja e vajzës dhe rrëmbimi
Vajza kishte lindur të mërkurën dhe në përputhje me praktikën e klinikës të lindjes, ndodhej në katin e parë pranë portës kryesore të maternitetit, ku fëmija mbahet në shtrat sëbashku me nënën e saj. Në të njëjtën dhomë ndodheshin edhe tre krevate të tjera. Sipas thënies së nënës së fëmijës, kur ajo u zgjua rreth orës 4:30 të mëngjesit, e pa fëmijën pranë saj dhe më pas e zuri gjumi, por papritmas ajo ka dëgjuar një zhurmë, por këtë herë pa se fëmija nuk ndodhej më pranë saj. Tek del nga porta e dhomës si një hije që largohet dhe bërtet. Menjëherë infermieret duke parë se mungon fëmija, japin alarmin. Dyert e klinikës mbyllen menjëherë dhe fillojnë hetimet e para, ku lajmërohet dhe policia. Rreth orës 4 të mëngjesit, gruaja e veshur me te zeza dhe syze të errëta, futet në maternitetin shtetëror “Helena” dhe shkëput nga gjiri i nënës 28 vjeçare shqiptare, fëmijën e posa lindur, duke e futur nën pallton e saj të veshur. Gruaja i ka hequr numrin përkatës fëmijës dhe e ka çuar në shtëpinë e saj, duke pretenduar tek komshinjtë se është fëmija e saj. Gruaja që rrëmbeu fëmijën ka edhe dy fëmijë të tjerë një vajzë 4 vjeçare dhe një djalë 10 vjeçare. Më parë kishte pretenduar të shoqit se kishte mbetur shtatzënë dhe për këtë ajo shpesh here vizitonte maternitetin për të shënuar në regjistër emrin e saj se kishte mbetur shtatzënë. Kjo bëri që gruaja të studionte herë pas herë vendin, ku hera e fundit ishte para një javë. Për këtë në vizitën e fundit ajo kishte dhënë edhe një adresë të rremë, gjë që vështirësonte deri diku kërkimet.
Komshinjtë.
Komshinjtë kanë dëgjuar të qarat e fëmijës dhe me kureshtje kanë trokitur te shtëpia e gruas, e cila u thoshte se sapo kishte lindur, por trajtimi në televizor, bëri që komshinjtë të dyshonin dhe të lajmëronin organet përkatëse.
Pas 4 orë agonie, gjendet fëmija
Komisariati i Sigurimit të Fëmijëve ka ndaluar dhe marrë në pyetje një grua 38 vjeçare me problem mendore, që u arrestua në orën 10:45 minuta, vetëm 6 orë pas rrëmbimit të fëmijës në Maternitetin “Helena”. Policia bëri të mundur identifikimin e menjëhershëm të gruas në zonën Egalio të Athinës, pas grumbullimit të disa të dhënave që u dhanë , fëmija e gjetur po me ambulance, i është dorëzuar nënës së tronditur në prani të forcave të policisë. Sipas informacioneve të deritanishme, gruaja që rrëmbeu fëmijën shqiptar është nënë e dy fëmijëve 4 dhe 10 vjeç, por donte të kishte edhe një fëmijë të porsalindur dhe prandaj shkoi dhe e rrëmbeu. Burimet paraprake njoftojnë se gruaja e arrestuar është me probleme mendore dhe njëkohësisht bënte vizita të shpeshta në maternitet, me justifikimin se mund të jetë shtatzëne. Vizitat e saj të shpeshta në spital, mund të jenë arsyeja përse ajo nuk u vu re, edhe pse materniteti ka vetëm një hyrje – dalje.
Shtanget policia
Policia është shtangur kur gruaja i ka thënë se fëmija është i saj, për këtë ajo kishte venë fasho dhe gaza në bark, për ti treguar se kishte lindur me operacion. Po të njëjtën gjë kishte vepruar edhe me te shoqin. Tashmë organet përkatëse dyshojnë tek kjo grua se mos edhe fëmija e saj e vogël 4 vjeçare mund të jetë rrëmbyer.
Avokatja, jetuam një tragjedi të vërtetë.
Kështu ka deklaruar në median vendase avokatja Liljana Shahini, që më pas ka theksuar se është e vendosur për të bërë akuzën përkatëse për ndjekje penale. “Bëhet fjalë për një rrëmbim fëmije dhe për këtë do të kërkojmë edhe ç’dëmtim ekonomik . Fëmija ka një shëndet të plotë dhe është një vajzë e bukur me sy të kaltër, njëlloj si nëna e saj”. Po edhe mjeket me rikthimin e fëmijës në gjirin e nënës kanë theksuar se fëmija është i shëndetshëm. Në mbyllje avokatja theksoi se, policia dhe personeli i maternitetit kanë vepruar shkëlqyeshëm.
Babai i fëmijës
“Jetuam çaste tragjedie. Do të desha që këto çaste të mos i kalojë më asnjë familje tjetër. Ne do ta çojmë këtë rrëmbim në drejtësi...”
Ministri i Shëndetësisë: Të fillojnë hetimet
Marilisa Xenogiannakopoulou, ministrja e Shëndetësisë është shprehur se, duhet të fillojnë hetimet dhe se është për të ardhur keq. “Ne do të marrim masa që këto të mos ndodhin më ku dhe do të dalë përgjegjësia. Duhet të jemi të rreptë në këtë drejtim”, u shpreh ajo.

Tuesday, February 16, 2010

Bushati: Ne Greqi ka elemente te gatshem per Kombetaren


22/01/2010
"Tirana Observer"

Në një intervistë të dhënë për gazetën “Tirana Observer”, trajneri i Kombëtares Shpresa ka folur për zbulimit e talenteve që ata kanë bërë në shtetin fqinj, Greqinë, duke thënë se atje ka një kontingjent mjaft të madh lojtarësh të cilët luajnë në liga të ulëta ose amatore, jo për shkak të talentit të tyre, por është çështje dokumentesh.
Pas vëzhgimeve të stafit tuaj, lojtarët shqiptarë që luajnë këtu në Greqi, a kanë potencial që një pjesë e tyre të veshë fanellën e ekipit kombëtar?
“Ne jemi duke vëzhguar lojtarët të cilët luajnë në Greqi, që na ka vënë në pozitë edhe neve në Shqipëri, duke parë që ka elementë që t’i zbulojmë nëpërmjet vëzhgimeve tona, të përcaktojmë ata lojtarë që janë të denjë të përfaqësojnë fanellën dhe emrin e kombëtares. Unë, personalisht mendoj qe ka element të cilët për arsye të dokumenteve nuk mund të luajnë në ato klube ku e meritojnë për të luajtur, pasi ka lojtare qe kanë nivele, por duke mos luajtur në klube ata nuk mund të shfaqin talentin e tyre, por e kufizojnë atë akoma më shumë. Ata dinë të luajnë futboll, kanë çfarë të japin dhe për këtë shpresojmë që në të ardhmen të veshin fanellën e ekipit kombëtar”.
Në lidhje me testimin, a ka pasur interes nga ana e të rinjve shqiptarë që janë këtu, sa është afërsisht numri i tyre dhe sa e vështirë është përzgjidhja?
“Në radhë të parë ne duam që ata të pajisen sa më shpejt me dokumente për të realizuar dëshirën e tyre, por edhe ne jemi të interesuar që mundi dhe djersa e tyre të shpërblehet. Lidhur me testimin mund të them se unë po shoh që ka një numër të madh futbollistësh të rinj me një dëshirë të madhe. Është hera e parë që bëhet një organizim i tillë, duke e qenë e tillë ne e kemi vështirë për të testuar në një kohë kaq të kufizuar, pasi bëhet fjalë për zbulim të talenteve të reja të futbollit shqiptar. Bëhet fjalë për testimin e 180 futbollistësh, që është një punë me përgjegjësi dhe tepër e vështirë për ne. Duhet të jemi realist kur ti vlerësojmë ata. Duhet të kuptoni që të gjithë lojtarët që luajnë në Athinë i larguam dhe morëm lojtarë që luajnë jashtë Shqipërisë e jashtë Athinës, por problemi qëndron se ne duhet të kemi numrin më të kufizuar dhe më të koncentruar të lojtarëve cilësorë”.
A ka futbollistë që luajnë me ekipet greke të nivelit të lartë?
“Me sa di unë asnjë nga këta nuk luajnë në ekipet e kategorisë së parë në Greqi, ku më shumë luajnë në klube amatore, pasi siç ju thashë më lart ka lidhje me dokumentet. Lojtarit duhet që ti jepet një hapësirë shumë më e madhe, ku ato ekzistojnë po kanë mungesa të trajnimit dhe kualitetit”.

Çurri: Athina mund të ketë 7-8 lojtarë të gatshëm për Kombëtaren
Leonidha Çurri, ish-futbollist dhe trajner i skuadrës së Flamurtarit të Vlorës, njëkohësisht merr pjesë në zbulimin e talenteve në tokën helene, shprehet se vetëm në Athinë mund të jenë rreth 7-8 lojtarë që mund të konsiderohen me plot gojën talente të vërtetë dhe të gatshëm për të veshur fanellën e kombëtares, por nuk ka bërë emra të ditur për shkak se testimi është në punë e sipër. “Grumbullimi që ka bërë Federata Shqiptare e Futbollit për të parë dhe testuar të gjithë fëmijët e moshave të reja duke filluar nga viti 1990-1993, me qëllim për të mbuluar boshllëqet e ekipit kombëtar. Ky testim tre ditor bëhet me qëllim për të parë nga afër konkretisht këto grupmosha që për mua kapur një masivitet ku listat rriten nga dita në ditë. Të gjithë futbollistët shqiptar të kësaj grupmoshe që jetojnë në Greqi dhe luajnë me ekipet e ndryshme greke, po tregon se ka shumë talente dhe se në këtë vend punohet mirë me këto mosha. Nga eksperienca besoj se do të jetë një baze e mirë për kombëtaren shqiptare, ku padyshim gjatë këtyre ditëve si specialist dhe ish trajner kam zbuluar 5-6 talente, që luajnë me ekipet e AEK-ut, në Athinë, Iraklisit në Selanik dhe në rrethet e tjera. Kam mendimin se Athina ka në gjirin e saj një grup prej 7-8 lojtarësh të mirë shqiptarë, ku për momentin nuk mund të them emrat, pasi testimi është në punë e sipër, ku trajnerët e ardhur nga Shqipëria e dinë mirë këtë”, ka deklaruar Çurri.

Pas Greqisë, do të kalohet në Itali për të kërkuar talente
Viti 2010 duket se do të jetë një vit “surprizë” për futbollin shqiptar. Janari ka gjetur specialistët dhe trajnerët e futbollit jashtë vendit në kërkim të talentit të ri, duke filluar që nga trajneri i ekipit kombëtar Josip Kuzhe. Testimet dhe kontrollet dhe grumbullimet me lojtarët që jetojnë në vendet fqinjë po vazhdojnë, duke filluar nga Greqia dhe më pas një zhvendosje për në Itali. Më 18 janar në Greqi, sipas një programi të parapërcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit ka filluar një seleksionim për të mbushur boshllëqet e ekipit kombëtar, që kohët e fundit ka pasur një rënie përsa i përket talenteve shqiptarë. Rezultatet e dobëta të ekipit përfaqësues kanë bërë që Federata Shqiptare e Futbollit me të drejtë është kritikuar për mosmarrjen e mundimit dhe zbulimin e këtyre talenteve, edhe pse kohët e fundit janë hapur dy-tre zyra përkatëse në funksion të talenteve si Greqi, Itali e Gjermani.

Rreth 180 talente marrin pjesë në testimin e bërë nga FSHF-ja
Kërkimi i talenteve nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit ka filluar në kryeqytetin helen qysh nga 18 janari, me ekipin U-19 vjeçar, me trajnerin Ramadan Shehu, ku numri i futbollistëve ka kaluar shifrën 100, ndërsa testimi për U-21 është drejtuar nga vetë trajneri i ekipit kombëtar të shpresës Artan Bushati me një pjesëmarrje prej 80 futbollistësh. Të dy bashkë në stadiumin modest, “Ajaks”, në Tavro për tre ditë radhazi kanë zhvilluar ndeshje kontrolli për grup moshat e datëlindjeve 1990, 1991, 1992 dhe 1993. Thirrjes për një testim e kanë përqafuar shumë lojtarëve të rinj shqiptarë që i janë përgjigjur pozitivisht ftesës. Mjaft prej këtyre sportistëve të ardhur nga gjithë Greqia shpresojnë të lënë përshtypje të mira te trajneri Kuzhe.

Kuzhe në shkallët e stadiumit, vëzhgon vetë nga afër
Në shkallët e stadiumit janë parë edhe ish futbollistë apo trajner të ekipeve shqiptarë, por njëkohësisht edhe trajnerë të ekipeve të futbollit grek. Të gjithë lojtaret janë vëzhguar nga tribuna e stadiumit “Ajaks” nga Trajneri Kuzhe dhe asistenti i tij Xhemal Mustedaganiç, për të vëzhguar këta talente si asnjëherë tjetër. Kjo metodë pune mendohet se po shfaqet rezultateve, duke bërë evidentimin e lojtarëve premtues për të veshur fanellën kuqezi. Rastet e talenteve të rinj si Nini, Kone, Behrami, Xhemaili, apo i riu nga Vlora Kapino, që mbron portën e kombëtares greke për të rinj, njëkohësisht dhe portier rezerve i ekipit të Panathinajkosit, tregojnë se jashtë Shqipërisë ka talente të tilla. Por këtë radhë duhet që talentet që të zbulohen të luajnë për kombëtaren tonë dhe jo të ndonjë vendi tjetër, siç kanë vepruar shumë talente të tjera shqiptare.

Monday, February 15, 2010

Greqia mbyll skandalin e fëmijëve shqiptarë

20/08/2009
"Tirana Observer"
Skandali i porsa mbyllur nga autoritetet greke nuk është rast i vetëm i zhdukjeve masive së fëmijëve shqiptarë, në këto institucione bamirëse greke, kjo sipas evidentimit të fondacionit “The Sëiss Terre Des Hommens” për mbrojtjen e fëmijëve. Lidhur me këtë shqetësim, më 8 shkurt të 2009, nga punonjës të Institucionit të rehabilitimit “Agia Varvara” të Athinës, mësuam se ky “skandal” është mbyllur një herë e përgjithmonë dhe se i përket të kaluarës, gjithashtu të gjitha akuzat e ngritura nga organizmat ndërkombëtare nuk qëndrojnë. Kjo ishte përgjigja e punonjësve të këtij institucioni shtetëror.
E lyer dhe rregulluar për bukuri, duke mos pasur asgjë të përbashkët me atë të viteve 1999-2002, institucioni “Agias Varvara”, duket se është ndarë njëherë e përgjithmonë nga e kaluara e hidhur, në një kohë kur ende nuk është zbardhur mirë zhdukja masive e fëmijëve.
Sot akoma në disa institucione të tjera reahabilituese vazhdohet të mbahen fëmijë pa dijeninë e shtetit shqiptar. Edhe pse ky vend tregoi se e ka të pamundur mbajtjen e fëmijëve në qendra të posaçme dhe të financuara nga shteti, edhe pse OKB-ja pret akoma përgjigjen dhe arsyen e zhdukjeve masive të fëmijëve, Greqia vazhdon të mbajë të izoluar fëmijë shqiptarë pa dijeninë e shtetit te tyre.
Me ligjet e vendit të tyre, mjafton që me urdhër të prokurorit të fëmijëve në institucione të ndryshme në Greqi mund të strehohen fëmijët shqiptarë, në një kohë kur ata duheshin dorëzuar organeve të Shqipërisë, pasi në Athinë ka edhe përfaqësi të shtetit shqiptarë. Edhe pse kemi një përfaqësi si dhe dy - tre konsullata, askush nuk e di me siguri numrin e saktë të fëmijëve që mbahen të izoluar në këto qendra.
Konkretisht detyrë për dorëzimin e fëmijëve tanë në organet shqiptare në kufi e ka Ministria e Brendshme e Greqisë, ku edhe për këtë u janë caktuar edhe fonde nga BE. Menjëherë pas skandalit të 2002, kjo ministri më 2004 i kthen organeve shqiptare 134 fëmijë që jetonin të vetëm. Organizata Terres Des Hommens (Tokë për njerëzit), në Greqi ka studiuar dhe vëzhguar për më se dy vjet trafikun e paligjshëm të fëmijëve nga Shqipëria për në Greqi.
Nga të dhënat e kësaj organizate del se vetëm nga rrethet e Elbasanit dhe Korçës u futën të paligjshëm për në Greqi 3.800 fëmijë, ku 1.245 prej tyre nuk u gjetën më kurrë. Vetëm 15% prej tyre, pra 570 shpëtuan nga kthetrat e mafies, ndërsa 1.986 u detyruan të punojnë në punë të tjera. Përfundimisht organizata thekson se vetëm nga trafikimi klandestin i fëmijëve nga rrethet Elbasan dhe Korçë kanë humbur gjurmët 1.245 fëmijë.
Lënia pas dore e këtij skandali tregoi se miratimet në programet, të ligjeve dhe strategjive për mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri, mbeten shkruar mirë e bukur vetëm në letër, pasi realiteti tregon te kundërtën.
Asgjë nuk ka ndryshuar për mbrojtjen e fëmijëve shqiptar në Greqi. Asnjë dikaster i shtetit përjashto Avokatin e Popullit Shqiptar nuk ka patur ndonjë interesim për të zbardhur zhdukjen masive të 502 fëmijëve shqiptar. Nga të dhënat e publikuara në Strategjinë Kombëtare për Fëmijët, mësojmë se 4.000 fëmijë janë larguar nga Shqipëria drejt emigracionit klandestin, të pa shoqëruar nga prindërit. Nga këta 3.000 fëmijë janë larguar drejt Greqisë dhe 1.000 të tjerë drejt Italisë, një numër i madh për Shqipërinë.
Nga ana ligjore shikojmë se, ligji Nr.3920 i datës 21/11/64 u jep një mbrojtje të veçantë dhe njëkohësisht një përkrahje fëmijëve të emigrantëve. Nga ana tjetër, në aspektin ligjor për të drejtat e fëmijëve në Shqipëri thuhet se, fëmijëve u garantohen të drejtat e tyre me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në nenin nr.54, i cili sanksionon: Fëmijët kanë të drejtën e një mbrojtje të veçantë nga shteti. Po a mjaftojnë këto vetëm për t'i pasur në letër?
Shteti shqiptar në asnjë mënyrë nuk mund të veçojë fëmijët e vet, si brenda vendit ashtu edhe jashtë truallit të tij, përsa i përket mbrojtjes në aspektin ligjor. Asnjë institucion shqiptar nuk di saktë numrin e fëmijëve shqiptarë të larguar në rrugë të paligjshme drejt emigracionit (të rrëmbyer, dhënë me qera nga familja për të punuar lypës rrugësh, prostitucion etj).
Politika shqiptare kur ndeshet përballë këtij problemi social, gjithmonë ka qenë për t'i minimizuar gjërat, por faktet janë më tronditëse. Shqipëria duhet ti kërkojë shpjegime shtetit helen përse nuk njoftohej ambasada shqiptare në Athinë, si dhe përse sot nuk është bërë e mundur akoma gjetja e tyre.
Shteti shqiptar me heshtjen e tij duket se ka ndërmend ta mbyllë këtë problem, po të njëjtën gjë po kërkon të bëjë edhe shteti fqinje. Në Shqipëri asnjë institucion përkatës nuk ka marrë rrugën drejt vendeve ku kanë emigruar fëmijët në rrugë të paligjshme, për të verifikuar se a ndodhen sot në jetë.

Institucionet kryesore që mbulojnë problemin e fëmijëve

-Ministria e Arsimit dhe Shkencës,

-Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale

-Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve

-Ministria e Shëndetësisë Ministria e Drejtësisë

-Ministria e Rendit Publik.

502është numri i fëmijëve shqiptar që janë zhdukur në Institucionin Bamirës në “Agia Varvara” të Athinës, për periudhën 1998-2002.

Një skandal u zbulua nga organizata “The Swiss Terre Des Hommens” dhe në 2003 tronditi Organizatën e Kombeve të Bashkuara.3.800 është numri i fëmijëve të larguar nga Shqipëria. Sipas organizatës “The Swiss Terre Des Hommens” shumë prej tyre nuk u gjetën më. Vetëm 15% ose 570 prej tyre kanë arritur të shpëtojnë nga kthetrat e mafies, dhe 1986 të tjerë u detyruan të punojnë në punë të tjera.

1245 është numri i fëmijëve shqiptarë të cilët janë larguar nga vendi i tyre drejt Greqisë dhe nuk janë gjetur kurrë.

Raporti i organizatës “The Swiss Terre Des Hommens” thekson se nga Korça dhe Elbasani kanë humbur gjurmët me qindra fëmijë. 4.000 është numri fëmijë që janë larguar nga Shqipëria në mënyrë klandestine, të pa shoqëruar nga prindërit. Nga këta 3.000 fëmijë janë larguar drejt Greqisë dhe 1.000 të tjerë drejt Italisë, një numër i madh për Shqipërinë.
Avokati i Popullit, dëshmitarët nuk u dërguan në GreqiNë një raport të Avokatit të Popullit mësojmë se i ka dërguar një informacion (23/03/2006), për sugjerim Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Brendshme, si dhe Prokurorisë së Përgjithshme, për të bërë të mundur që të dërgohen në shtetin helen si dëshmitarë ( 4 fëmijë të humbur), në shtëpinë e Fëmijës "Agia Varvara" Singru 221 në Athinë. Bëhet fjalë për dëshmitarë të kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme të Greqisë, por me gjithë interesimin e Avokatit të Popullit, dëshmitarët nuk u dërguan nga shteti shqiptar. Bëhet fjalë për skandalin më të madh që ka ndodhur ndonjëherë në shtetin fqinj, ku në këtë institucion shtetëror, u zhdukën gjatë viteve 1998-2002, pa asnjë gjurmë 502 fëmijë, ku 84 per qind ishin shqiptar.
Ky shqetësim u pa vetëm tek Ermir Dobjani, Avokati i Popullit, ndërsa për shtetin shqiptar as nuk u vu uji në zjarr. Edhe takimet e mëvonshme të Avokatit të Popullit, me kolegët e tij në Greqi, tregojnë se ky institucion nuk do të heshtë përballë këtij skandali të turpshëm. Një problem shqetësues mbetet dhe është, se përse shteti ynë nuk bën detyrën që ka në mbrojtjen e fëmijëve, në mbrojtjen e shtetasve të tij.

Departamenti i Shtetit Amerikan thekson se, Shqipëria është një vend-burimi për trafikimin e fëmijëve

Nga raporti i fundit i Departamenti i Shtetit Amerikan theksohet se, Shqipëria është një vend-burimi për trafikimin e fëmijëve për qëllim shfrytëzimi seksual dhe punë të detyruar, kryesisht në Greqi dhe Itali, për këtë qeveria shqiptare nuk ka përmbushur plotësisht standartet minimale për eliminimin e trafikimit.

Gjykatat shqiptare kanë lënë të lirë trafikantët e fëmijëve. “Qeveria shqiptare nuk i përmbush plotësisht standartet minimale për eliminimin e trafikimit, megjithatë, ajo ka ndërmarrë përpjekje serioze për ta bërë një gjë të tillë. Kohët e fundit janë ngritur një sërë organizmash pranë disa dikastereve për parandalimin e mundshëm të trafikimit, por duke mos patur konkretisht një organizëm të veçantë për rregjistrimin e numtir të fëmijëve të zhdukur. Por me gjithë këto, sipas raportit të fundit të CIA-s, trafiku i fëmijëve mbetet një problem për Shqipërinë, ku një pjesë e fëmijëve janë dërguar në Greqi e shfrytëzohen në mënyra nga më të ndryshme CIA-s ka theksuar se qeveria shqiptare nuk e ka përmbushur akoma detyriminj për të identifikuar viktimat e trafikut dhe është e aftë të hetojë zyrtarët e implikuar gjatë vitit 2008.

Asnjë të dhënë për birësimet e fëmijëve shqiptarë

Pas viteve ’90-të është abuzuar me fëmijët jetimë. Në vitet 1990-1993 birësimet bëheshin pa procedura të rregullta. Një i huaj birësonte fare lehtë një fëmijë shqiptar, që jepej për birësim dhe askush nuk merrej me pas me fatin e fëmijës. Në vitin 1992 janë realizuar 100 birësime në SHBA, Francë, Norvegji, Itali dhe Greqi.

Në vitin 1993 janë birësuar 180 fëmijë shqiptar nga shtetas të huaj, ku për fatin e tyre nuk dihet asgjë. Me Urdhrin nr.118, datë 30.06.2004, të Kryeministrit, u ngrit një strukturë e re për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve (KNDF). Në zbatim të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Fëmijë (2001-2005) pranë disa ministrive janë ngritur e funksionojnë disa njësi në mbrojtje të fëmijëve.

- Në Ministrinë e Rendit Publik është ngritur Njësia për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Kjo njësi përfshin forca nga të gjitha Departamentet e Policisë Rajonale

- Në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, veç Drejtorisë së Shërbimeve Sociale që harton dhe zbaton politika në mbrojtje të fëmijëve dhe bashkëpunon dhe koordinon veprimtarinë e saj me OJF-të që punojnë në këtë fushë, është një njësi e veçantë që punon për eliminimin e punës së fëmijëve.

- Në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve funksionon Drejtoria e Koordinimit të Politikave Rinore, e cila harton politika në fushat e pjesëmarrjes, të kulturës dhe sporteve.

- Ministria e Drejtësisë në strukturat e saj ka ngritur një drejtori të veçantë, e cila merret me studimin dhe zhvillimin e sistemit ligjor në fushën e drejtësisë për të miturit, në përputhje me aktet ndërkombëtare.

- Pranë Zyrës së Avokatit të Popullit, në Prill të vitit 2004 është ngritur Seksioni i të Drejtave të Fëmijëve, si pjesë e Seksionit të Përgjithshëm të Ankesave. Edhe pse është nënshkruar marrëveshja me Greqinë për rikthimin e fëmijëve të trafikuar, edhe janë krijuar komitet rajonal të luftës kundër trafikimit, Greqia në kundërshtim me çdo ligj mban akoma fëmijë të izoluar pa njoftuar përfaqësinë shqiptare në Athinë.

Fëmijët që janë të pashoqëruar me prindër, janë më të rrezikuar nga shfrytëzimi dhe nga lloje të tjera të trafikimit, ku numri i tyre llogaritet në rreth 3.000, ndërsa numri i përgjithshëm i femijeve klandestin që shfrytëzohen në mënyrë të paligjshëm shkon në 6.000.

Në Tetor 2003, qeveria shqiptare miratoi Planin e Punës Anti-trafik 2003-2004, brenda kuadrit të Strategjisë Kombëtare, një nga objektivat e të cilit ishte dhe hartimi i Strategjisë për Luftën Kundër Trafikut të Fëmijëve ( burimi sipas Strategjisë Kombëtare kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, 2001)

Ambasada Shqiptare, nuk janë 480 të humbur por vetëm 12-të

Në ambasadën tonë në Athinë, nga personi përkatës Andi Lila mësojmë me një indiferentizëm se te ashtuquajturit “fëmijë të zhdukur” figuronin në fletoren e tij vetëm 12 fëmijë dhe jo aq sa thuhet ne raportin e OKB. Kjo tregon se vendi ynë, organet përkatëse, jo vetëm që nuk ka asnjë informacion të saktë, por as që do të mësojnë realitetin nëpërmjet organizatave të huaja.

Faktikisht mbahen akoma fëmijë shqiptarë në disa institucione, ku për këtë as që lajmërohet ambasada jonë. Por edhe kur ajo lajmërohej me anën e OKB-së, dhe në mënyra të ndryshme nuk merrte mundimin për zgjidhjen e problemit. Akoma nuk kemi mësuar që nga pësimi të nxjerrim mësim.

Në Selanik mbahen akoma edhe 44 fëmijë shqiptarë

Askush nuk ka marrë mundimin që të pyesë organet greke përse mbahen këta fëmijë dhe përse nuk u kthehen familjeve të tyre. Simbas të dhënave të organizatës jo qeveritare Arsis për 2008, nga rruga u strehuan për në institucione përkatëse rreth 100 fëmijë, prej tyre 44 ishin nga Shqipëria, 24 Bullgaria, 26 Rumania, si dhe 6 nga Greqia, Maqedonia, Polonia dhe Rusia.

Sipas shtypit vendas Qendra e Mbështetjes "Arsis", për vitin 2008 ka strehuar në institucione përkatese 211 fëmijë rrugësh të moshës 14 vjeç, nga Shqipëria, Romë, si dhe fëmijë myslimanë grek të Trakis. Në stacionin trenit në Manastirak dhe disa metra larg sheshit Sintagma, gjen sot fëmijë të vegjël shqiptar 10-12 vjeç, të detyruar nga familja dhe rrjeti shfrytëzues punojnë, lypin dhe shesin lule në taverna kafene e kudo.

Në Athinë zhduken 300 fëmijë çdo vit

Sipas Departamentit të policisë greke, zhduken çdo vit rreth 300 fëmijë.

Nga viti 1993 deri më sot janë larguar nga shtëpitë e tyre 3400, prej tyre, u gjetën 2659, ndërsa 728 kërkohen akoma. Megjithatë, kërkimi për prindërit nuk është detyrë e lehtë, për shkak të mungesës së organizuar të zhdukjeve të miturve dhe përdorimit të pamjaftueshme të teknologjive të reja dhe të internetit. Ndryshe nga jashtë Greqisë, ku dhjetra e organe shtetërore veprojnë në disa ëebsite, në Greqi vetëm një organizatë merret me fëmijët e humbur. Por, policia nuk ka bërë akoma të mundur të japë njoftim në faqen e internetit për figurat e fëmijëve. Në 9 muaj, 65 fëmijë të zhdukur

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Rendit të Greqisë bëjnë fjalë se vetëm për nëntë muajt e parë të vitit të kaluar( 2005), u zhdukën 65 fëmijë të moshave 6-12 vjeçar, ose në çdo muaj 6 fëmijë të zhdukur (rrëmbyer), ku deri me sot nuk është gjetur asnjë gjurmë e tyre. Nga viti 2000 deri në nëntor të vitit 2005 janë zhdukur 3.000 fëmijë.

Tre janë arsyet që fëmijët zhduken dhe bien në kthetrat e mafies.

-Më e rëndësishmja për mafien është shitja e tyre në klinika private, ku atje u merren organet e brendshme, si zemra, veshka, sy etj.

-Hedhja e fëmijëve në rrugën e prostitucionit, ku dhe fitimet janë nga më të mëdhatë.

-Adoptimi i fëmijëve kundrejt një shume të madhe nga familjet që nuk kanë mundësi të kenë fëmijën e tyre. Italia dhe Holanda mendohet se jane epiqendra e kësaj makabre në bashkëpunim me mafiet shqiptare, bullgare, polake dhe bullgare, ku në qendra të ndryshme klinike bëhen edhe operacionet ku u merren organet e porositura.

Vetëm 90 fëmijë u kthyen pranë familjeve

Zhdukja misterioze në "Agjia Varvara" tregoi se ajo nuk ishte e gatshme për të pritur kaq të madh fëmijësh, pasi nuk u mbështet me programe të veçanta nga vetë shteti grek, ku dhe nuk solli një gjë pozitive ashtu siç ishte menduar.

Përsa i përket të ardhmes ky rast tregon se kjo shtëpi tregoi se nuk ishte një shtëpi pritje në mbrojtje të jetës së fëmijeve, por në fakt ishte një "shtëpi" ikje, nga ku zhdukeshin pa lënë gjurmë çdo ditë fëmijë të moshave 6-12 vjeçare. Autoritetet greke i kishin të gjitha mundësitë për të parandaluar këtë fenomen, por siç duket interesimi i tyre u pa që në fillim kur këta refuzuan për të lënë tek porta e "shtëpisë së fëmijës" një polic, pasi roja civil kishte kohë që kishte dalë në pension, ndërsa sot nuk bëjnë përpjekje për të nisur hetimet etj.

Nga organizata ndërkombëtare në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, “Terres des Hommens” në raportin e saj me temën, “The Trafficking of Albanian Children in Greece”, në tabelën e mëposhtme raportohet se nga 661 fëmijë që u strehuan në këtë "varrezë shtëpi", autoritetet greke kthyen pranë familjeve të tyre vetëm 90 fëmijë. Këto të dhëna dolën nga raporti i organizatës ndërkombëtare "Terres Des Hommens".

Ligji për Emigrantët përçajnë politikën greke


23/01/2010

"Tirana Observer"

Samaras: Do të shfuqizoj ligjin e Papandreut

Andonis Samaras, ka dalë hapur dje nga “selia blu” në Rigilisi duke njoftuar zyrtarisht se: “Kur të vij në pushtet do të shfuqizojë menjëherë ligjin e Papandreut, që u jep fëmijëve të emigrantëve të drejta sociale dhe politike”. Për këtë ai i ka dërguar edhe një letër ministrit të Brendshëm, Janis Ragushis, duke paraqitur qëndrimin e tij se është kundra vendimit të qeverisë. E gjithë kjo zhurmë bëhet për arsye se emigracionin në këtë vend e dominojnë shqiptarët, që përbëjnë 65% të gjithë emigracionit. Jo pak herë ka thënë se, Greqia është një shoqëri e hapur demokratike. Ne nuk duam ta bëjmë vendin të “mbyllur”, por edhe nuk duhet të jetë “vresht e hapur”.

Frika se po t’u jepen të drejta sociale e politike fëmijëve të sotëm, nesër ata mund të dominojnë në jetën politike, ashtu siç kanë dominuar sot grekët politikisht në vendet ku kanë emigruar. Për sa i përket vendimit të qeverisë së tij e ka quajtur një projekt-ligjin një çmenduri të kësaj qeverie. Integrimit social i emigrantëve nuk mund të përmbushë detyrën themelore demokratike, pa u dhënë të drejtat politike dhe sociale.

Këtë përgjegjësi po përpiqet të marrë qeveria e Papandreut për të shkëputur një herë e përgjithmonë këtë vend nga sistemi i mëparshëm, ku emigrantët shiheshin vetëm si “mjete pune” ose qenie të gjalla. Iniciativa e marrë nga qeveria për pjesëmarrjen politike dhe integrimin e emigrantëve të ardhur nga vendet e treta, tashmë po privohet sot nga partitë e djathta...

Përplasja e dy forcave të mëdha politike për projekt-ligjin bëhet në një kohë kur ky vend ekonomikisht po shkon drejt buzëz së greminës, një fenomen i veçantë për BE. Media vendase ka ditë që po trajton gjerësisht në lajmet e mbrëmjes si dhe në emisionet e veçanta vendimin e qeverisë për dhënien e shtetësisë së fëmijëve të emigrantëve.

Ende pa kaluar në parlamentin grek, partitë e djathta dhe ato ekstreme janë hedhur në sulm të ashpër për të kundërshtuar projekt – ligjin e paraqitur nga qeveria, që u jep fëmijëve të drejta sociale dhe politike. Por në këtë vend, “djepi i demokracisë” ndodhi ajo që pritej prej shumë vitesh nga emigrantët, të cilët për një çast menduan se Greqia do ju jepte atë që u takonte prej shumë vitesh. Vendimi i qeverisë aktuale për dhënien e shtetësisë fëmijëve të emigrantëve ka përplasur në një luftë frontale të ashpër mazhorancën dhe opozitën.

Kreu i partisë opozitare të “Nea Dhimokratia” z. Andonis Samaras ka vendosur të ndjekë një luftë të ashpër dhe të vendosur, me qëllim për të refuzuar e përmbysur përfundimisht projekt -ligjin që pritet të miratohet pas dy muajve.

Selia “blu” ka venë përpara kreun e saj, z Samaras, të dalë hapur me qëndrime të kundërta, duke ndjekur rrugën e nacionalistit Jorgo Karaxhaferri, me një kthim të papritur nga vija politike e ish-kryeministrit Kostas Karamanlis. Ai synon të kufizojë në maksimum projekt-ligjin, duke qenë vetë në ballë të rezistencës me aleat Karaxhaferrin, për një Greqi të pastër dhe etnike.Italia, Franca dhe Greqia përbëjnë një “trekëndësh” që dallohen për vendimmarrje të ashpra në dëm të emigrantëve.

Takimet e herëpashershme të krerëve të këtyre vendeve kanë treguar një vullnet të mirëfilltë për të luftuar emigracionin e paligjshëm, por mbi të gjitha mbylljen e shtigjeve për integrimin e emigrantëve.

Samaras: Kur të vij në pushtet do ta shfuqizoj ligjin...

Kreu i opozitës së djathtë, Andonis Samaras, erdhi në krye të partisë i zgjedhur pas vetlargimit të ish-kryeministri Kostas Karamanlis. Si politikan njihet për pikëpamje nacionaliste, duke e çuar partinë akoma më djathtas në rrymat e ekstremizmit, me një qëllim të caktuar politik se ka ardhur koha që në zgjedhjet e ardhshme të marrë sa më shumë vota. Andoni Samaras, ish-ministri i Jashtëm në qeverinë e Micotaqit (1990-1994) e sheh këtë vendim si një kërcënim kombëtar, duke marrë parasysh edhe dy–tre vende te tjera të BE-së, po edhe pse jo edhe SHBA-ja, që në këtë drejtim kanë marrë masa të ashpra.

Kreu i opozitës, Andonis Samaras, ka marrë këtë veprim dje në “selinë blu”, përballë deputetëve të tij për t”i bërë të qartë se nuk do të tolerojë, dhe më pas i ka dërguar një letër ministrit të Brendshëm, Janis Ragushis, ku i bën të qartë qëndrimin e tij. Shtypi vendas thekson se në letrën e tij, Samaras mbështet regjimin ligjor të vendeve të tjera që janë në fuqi, duke kritikuar se qeveria e Papandreut është nxituar të paraqes këtë projekt-ligj në një kohë të shpejtë, pasi Greqia është vend pritës i një numri të madh i emigrantëve të paligjshëm. Ai ka theksuar se: Greqia është një shoqëri e hapur demokratike. Ne nuk duam ta bëjmë vendin të “mbyllur”, por nuk do të lejojmë të jetë “vresht e hapur”.

Ai me anën e letrës kritikon për lehtësimin që qeveria u jep fëmijëve të emigrantëve, për marrjen e nënshtetësisë greke, duke theksuar se përbën një mesazh të gabuar, jo vetëm për emigrantët e paligjshëm që ndodhen në Greqi, por edhe për ata që e kanë zgjedhur si vend tranzit, për të kaluar në vendet e tjera të Evropës. Kjo përvojë tregon se manipulime të tilla çojnë në tensione, duke shkuar edhe një hap më tej për të anuluar çdo përpjekje për tu pajtuar me vendimin e PASOK-ut.Samara ka të ngjarë të ndjekë rrugën e ashpër të Sarkozi dhe të Berluskonit, për të njëjtën çështje, duke vendosur si kusht aftësinë e gjuhës dhe kulturës lokale për të dhënë shtetësinë

Ligji, një çmenduri e qeverisë

Kështu e ka cilësuar ai vendimin e qeverisë lidhur me projekt-ligjin, duke shtuar se u shërben vetëm konsideratave të dukshme. Unë do të votoj kundër projekt-ligjit të qeverisë. Ne angazhohemi tani vetëm për të hequr ligjin, kur ajo merr mbi qeverisjen e vendit. Gjithashtu, ne respektojmë fëmijët e emigrantëve të ligjshëm të lindur në Greqi. Do të marrim në konsideratë kërkesën e tyre, kur ata të vijnë në moshë për të marrë shtetësinë, nëse ata kanë përfunduar të paktën nëntë vite arsimin e detyrueshëm, një kusht që vërteton pjesëmarrjen e tyre në kulturën greke.

Do të ishte një gabim historik.

Në brendësi të letrës drejtuar ministrit të Brendshëm, Samaras ka theksuar: ”Nëse ju mendoni se keni zgjidhur problemin e emigracionit me kthimin masiv të shtetësisë greke, atëherë ju me siguri jeni në kundërshtim me ligjin ekzistues të Evropës. Por në kontrast me realitetin e zymtë. Në Greqi mbeten ende në masë çështje të pazgjidhura te hyrjes të paligjshme, përdorim të pahijshme të azilit politik. Në rrethana të tilla do të ishte një gabim historik në përpjekje për të trajtuar problemet e emigracionit me kriteret e fleksibël në punën e mundshme të dhënies së shtetësisë. Nuk është e pamundur për të vënë në një diskutim politik këtë problem kombëtar. Kjo iniciativë legjislative e qeverisë shihet si e rrezikshme.

Thirrje popullit për referendum

Në brendësi të letrës drejtuar ministrit të Brendshëm, Samaras ka theksuar: ”Nëse ju mendoni se keni zgjidhur problemin e emigracionit me kthimin masiv të shtetësisë greke, atëherë ju me siguri jeni në kundërshtim me ligjin ekzistues të Evropës. Por në kontrast me realitetin e zymtë. Në Greqi mbeten ende në masë çështje të pazgjidhura te hyrjes të paligjshme, përdorim të pahijshme të azilit politik. Në rrethana të tilla do të ishte një gabim historik në përpjekje për të trajtuar problemet e emigracionit me kriteret e fleksibël në punën e mundshme të dhënies së shtetësisë. Nuk është e pamundur për të vënë në një diskutim politik këtë problem kombëtar. Kjo iniciativë legjislative e qeverisë shihet si e rrezikshme.

Thirrje popullit për referendum

Një sulm kundër projekt-ligjit ka marrë edhe selia e Partisë Nacionaliste LAOS, sa për dijeni, partia më e dashur e ambasadorit tonë në Greqi z. Vili Minarollit, që në dy takimet e bëra me këtë ekstremist ka ngritur lart figurën e kreut të saj të Jorgo Karaxhaferrit, në një kohë kur ish-kryeministri Karamanli kishte ndërprerë çdo kontakt e marrëdhënie me të, si një ekstremist. Faktikisht në gjirin e kësaj partie përbëjnë deputete të partive të ndryshme ekstremiste dhe partive naziste.Kreu i kësaj partie me mbledhjen e disa firmave të ekstremit të saj ka kërkuar një referendum, duke akuzuar qeverinë për “pabesi”, pasi të drejtat politike të emigrantëve do të sjellin një krizë në çështjen kombëtare, duke i bërë thirrje Papandreut që të heqë dorë. Ai ka theksuar jo pak here qëndrimin e tij kundra komunitetit shqiptar, por edhe kundër myslimanëve në Thrakë, ku sipas tij, 250 mijë myslimanë kanë vota, po ashtu u jepet edhe 250 mijë të tjerëve shtetësi, do të vijmë në një çështje të madhe kombëtare për vendin. Për këtë duhet bërë një referendum për projekt-ligjin e shtruar nga qeveria.

Partia Komuniste, legalizimin e gjithë emigrantëve

Partia Komuniste do të përsërit qëndrimin e saj të fortë për legalizimin e të gjithë emigrantëve që jetojnë në Greqi, ndërsa partia Leberale (SYRIZA) do të theksojë nevojën për nisma të guximshme për të drejtat e emigrantëve. Ligji parashikon marrjen e shtetësisë për fëmijët e emigrantëve ligjore, lindur në Greqi (prindërit ose njëri prej dy të banojnë në vend për pesë vjet). Gjithashtu, kanë të drejtë të fëmijëve të huaj të cilët kanë marrë pjesë tre notat e para të shkollës fillore ose kanë përfunduar gjashtë vjet duke studiuar në shkollë greke.

Një hap përpara, dy hapa mbrapa

Kjo iniciative e qeverisë bëri që pjesëmarrja të ishte më e madhe se ndonjëherë tjetër të mbajtur në një konsultim publik mbi projekt-ligjin e qeverisë. Për këtë, mbi 3.000 Komentet janë postuar në faqen e internetit të ministrisë së Brendshme me pamje shumë konfliktuale, si dhe 1700 artikuj të shkruar. Projekt-ligji për shtetësi dhe të drejta politike, kanë ndikuar në shumë diskutime që dhanë rritjen e konflikteve politike dhe ideologjike ndërmjet partive politike. Realiteti është i ndryshëm nga një ekstrem në tjetrin, ku shumë qarqe ksenofobie përpiqen për të krijuar frikë dhe pasiguri në shtresat e popullit. Kërkesa ekstreme e kuadrit ekzistues ka të ngjarë të çojë në dështimin e dhënies së shtetësisë fëmijëve të emigranteve që kanë përfunduar një periudhë më minimale kohe të studimit në shkollat greke. Por deri më sot dihet se arsimi i detyruar shkollor kurrë nuk ka qenë lidhur me ligjshmërinë e qëndrimit të studentëve të huaj ose prindërit e tyre në Greqi, ka qenë gjithmonë që të sigurojë një minimum të arsimit të detyrueshëm, ku është një e mirë publike.

Kushtet që japin vendet e tjera të BE-së

Pas dy dekadash vonesë në ecurinë e të drejtave politike, është e qartë se qeveria duhet të ketë sot më pak kufizime për dhënien e shtetësisë, kjo jo vetëm për fëmijët qe kanë prindërit të ligjshëm e kanë lindur në Greqi por edhe për vetë emigrantët e integruar në shoqërinë vendase. Nga 27 vende të BE-së, kanë bërë të mundur vetëm 13 prej tyre të japin të drejta politike. Greqia po tenton që të bashkohet me këto vende duke venë si kusht për dhënien e shtetësisë pas 5 vjetësh qëndrimi ligjor të një prindi, ose të paktën të ketë ndjekur rregullisht 3 vjet shkollën. Një test i kryer me vendasit nga gazeta “Ethons” më 10 janar, doli që 77.1 për qind janë dakord me vendimin e qeverisë Papandreu për dhënien e shtetësisë.

500 mijë shqiptarë do të marrin pasaportën greke

6/02/2010
'Tirana Observer"

Ligji i ri grek

• Papandreu ka mbajtur premtimin e dhënë, duke kaluar në Parlament ligjin për emigrantët, ku përfitojnë më shumë se 500 mijë shqiptarë

• Gazeta “Tirana Observer” boton sot pikat e ligjit, kushtet e reja si merret nënshtetësia greke dhe cilat kategori kanë të drejtë të votojnë.


Ligji mbi shtetësinë nuk ishte rreptësishtë identik me problemin e emigracionit. Kjo është arsyeja pse shteti grek po shikon tashmë më me kujdes kushtet nën të cilat do të jepet shtetësia greke. Papandreu mban premtimin e dhënë gjatë takimeve që ka bërë me emigrantët, mban premtimin e bërë si burrat, ndryshe nga premtimet e ish-qeverisë Karamanlis, që sot në opozitë është kundër të drejtave sociale dhe politike të emigrantëve.

Qeveria Papandreu ka bërë një kthesë 180 gradë nga ish-politika e babait të tij, si dhe 360 gradë nga ish kryeministri i parties së tij Kosta Simitis. Ai e ka të qartë koston politike pasi gjatë fushatave elektorale nuk kishte programuar një gjë të tillë. Ai është ndeshur me reagimet e opozitës si një çështje të parakohshme, dhe protestave të ekstremit të djathtë, që ende me në krye Karaxhaferrin po mbledhin firma për një referendum popullor.

Greqia po bën atë që duhej ta kishte bërë me kohë për lirimin e skllavërisë së emigrantëve, për barazinë e tyre me shoqërinë. Ligji vendos një kusht të nevojshëm dhe të pacenueshme të shtetësisë greke për kthimin e emigrantë të ligjshëm. Dy prindër emigrantë dhe fëmijët e tyre duhet të jetojnë përgjithmonë dhe ligjërisht në Greqi, me të drejta të plota ligjore. Nga shtatë masat e duhura për emigracionin qeveria greke ka marrë masën e shtatë, duke lënë të fundit masën e pare që është legalizimi i emigrantëve që jetojnë prej 20-30 vjetësh, që ende nuk mund të lëvizin lirshëm.


Emigrantet marrin pasaportën greke

Ligji i ri u jep të drejtën 500.000 emigrantëve të ligjshëm që të marrin pasaportën dhe shtetësinë greke. Është ky ligj i porsa në Parlamentin grek përball reagimeve të ashpra të opozitës dhe ekstremit të djathtë. Ligji u hap rrugë 250 mijë fëmijëve qe të përfitojnë shtetësinë dhe 266 mijë emigrantëve për të votuar në zgjedhjet lokale ku jetojnë dhe punojnë të ligjshëm para 1 janarit të 2005. “Ne mbetemi të vendosur në qëllimet tona, duke përfshirë të gjitha propozimet e arsyeshme dhe të dobishme të paraqitura nga qytetarët, institucionet dhe partitë politike, tregon synimin tonë për të marrë një marrëveshje midis palëve”. Kështu ka theksuar ministri i Brendshëm Janis Ragusis.Për të realizuar me sa sukses këtë çështje, qeveria ka marrë një sërë masash dhe ka vendosur po ashtu edhe një sërë kushtesh të specifikuara. Qëllimi i qeverisë është i që emigrantët të përfshihen dhe të integrohen të qetë veprimit social dhe pjesëmarrjen në ndonjë nga institucionet greke arsimore, në organizatat shoqërore dhe autoriteteve lokale.

Ligji

Për herë të parë nga ana e qeverisë është paraqitur një kërkesë e tillë për të kontrolluar ecurinë e procesit të shtetësisë. Emigranti i cili është kundërshtuar nga Komisioni i Politografisë, mund të paraqesë ankesë Komisionit për shqyrtimin e apelit në Këshillin e shtetësisë. I njëjti projekt-ligj krijon të njëjtën të drejtë për të votuar e votohet në zgjedhjet lokale të qeverisë, për emigrantët që kanë përfunduar të paktën pesë vjet qëndrimi ligjor, të licencuar me kohë të kufizuar me afat, si dhe për një periudhë të pacaktuar ose dhjetë vjet.

Emigrantët mund të zgjidhen për postin e këshilltarëve në zgjedhjet e pushtetit vendor. Sipas vlerësimeve të ministrisë së brendshme llogaritet që të paktën 266.000 emigrantë mund të regjistrohen menjëherë për të votuar, në zgjedhjet e pushtetit lokal të këtij viti. Një pjesë e rëndësishme e projekt-ligj për kthimin e shtetësisë për fëmijët e emigrantëve.

Fëmijët e emigrantëve të ashtuquajtur “brezi i dytë” u duhen që të përballen me dy kushte për të marrë shtetësinë. Kushti i parë ka të bëjë që të dy prindërit duhet të kenë mbi pesë vjet qëndrim ligjor në Greqi. Kushti i dytë ka të bëjë me vetë fëmijët, të cilët duhet që të kenë ndjekur me sukses një shkollë greke mbi gjashtë vjet. Kusht i tretë është pagesa taksë prej 100 euro. I njëjti kusht vlen edhe për prindërit e emigrantëve, të cilët për arsye të ndryshme nuk duan që fëmijët të marrin shtetësinë greke, mund të bëjë një deklaratë brenda fundvitit pasi fëmija të ketë mbushur moshën.

Kush mund të regjistrohet për të votuar

Numri i përgjithshëm është llogaritur në 266.250 persona që përbëjnë 0.65 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve, ku këta duhet të jenë të ligjshëm në Greqi, para i janarit të 2005.

Përfituesit ligjore të qëndrimit janë:

1. 160.000 emigrantëve

2. Leje qëndrim të pakufizuar përhershëm, leje qëndrimi 10 vjeçare - 62.000 emigrantë

3. leje me afat te gjatë – 130 emigrantë

4. Leje qëndrimi 5 vjeçare - 14.000 emigrantë

5. me një prindërit të huaj – 1.000 emigrantë

6. Përfituesit e mbrojtjes ndërkombëtare – 1.000 emigrantë

7. Pa shtetësi -120 emigrantë

8. Të tjerë me kombësi greke 3.000 emigrantë

9. Në dhënien e lejeve 25.000 emigrantë

Totali (i vlerësuar) 266.250

Partia Liberale (SYRIZA)

Lidhur me këtë çështje qeveria ka bërë një tërheqje të dukshme nga presioni I opozitës së djathtë “Demokracia e Re” dhe ekstremit të djathtë, mbi projekt-ligjin për shtetësinë. Të drejtat e emigrantëve bien theror në lojën e partive nga uniteti “Demokracia e Re” dhe LAOS., për zbatimin e masave të programit të Stabilitetit që shkatërrojnë shoqërinë. Reagimet e para. Ende pa kaluar minutat e para kanë filluar reagimet nga opozita e Partisë “Demokracia e Re”. I ngarkuari në sekretin e Emigracionit brenda kësaj partie z. Kristos Zois me anën e një peticioni ka reaguar ashpër duke theksuar qëndrimin e partisë së tij që është në kundërshtim me atë të qeverisë Papandreu, pasi ky po lëviz në drejtim jo të duhur në dëm të interesave të vendit.

Kisha, kjo çështje i takon shtetit

Ndërkohë, një fund të protestave metropolitans mbi çështjen e shtetësisë ka dhënë dje përfundimisht në mbledhjen e arkipeskopëve kryesia e klirikëve grekë. Kryepeskopi i Greqisë z. Jeronimo me anën e një deklarate të ekuilibruar ka theksuar qartë se: “kjo është një çështje që i takon shtetit që ta trajtojë. Bëri miratimin e ligjit mbi shtetësinë, ku ligji nuk parashikon as tani ndërhyrjen e Kishës së Shenjtë.

Kjo është një përgjegjësi e shtetit grek, nëpërmjet Parlamentit grek...”.Shtetësia nuk ka asgjë të përbashkët me të drejtat politike të emigranteve, në të drejtat politike të emigranteve llogariten së janë rreth 250 mije të cilët janë minoritare nga Shqipëria (me kombësi greke) dhe emigrante të ardhur nga vendet e ish-Rusisë po që më vone fituan shtetësinë greke.Shtetësia ka të bëjë me fëmijët e emigranteve dhe të minoritareve që llogariten në 260 mijë.

Detyrimet në projekt-ligj janë:

1. Njohuri të mjaftueshme të gjuhës greke, për të mundësuar emigrantin për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga qytetarët e Greqisë.

2. Të jetë integruar në jetën ekonomike dhe shoqërore të vendit.

Elementet e tjerë që përfshihen janë:

a) Të afërmit nga martesa me qytetarët grekë.

b) Përmbushjen e detyrimeve tatimore.

c)Përmbushja e angazhimeve.

d)Asetet dhe përfitimin e pronës e të qëndrimit në Greqi.

3. Të kenë njohuri për institucionet dhe në jetën politike të Greqisë, të dinë pikat kyçe të historisë dhe të politike greke, sidomos ato bashkëkohore. Do të marrin pjesë në klube e shoqatave politike, sindikatave së bashku me shtetasit grekë, madje edhe më e rëndësishme do të jetë nëse emigranti është zgjedhur në drejtim të bordit të subjekti të tillë, dhe çdo pjesëmarrje në zgjedhjet e mëparshme për të Pushtetit Lokal.

4. Nevojiten edhe tri letra të qytetarëve grekë të cilët nuk kanë asnjë lidhje familjare me emigrantin. Nënshkruesit e letrave duhet të jetë banor i përhershëm në komunën qe ka deklaruar si një banor i përhershëm ose si biznesmen emigrantin lidhur me të.

5. Emigranti do t’i nënshtrohen së fundi një test në gjuhë të veçantë të provës, si dhe të drejta civile, njohje të greke përball komisionit të Politografisë

6. Pagesa 100 €.

Sherr në Parlamentin grek për emigrantët shqiptarë


Publikuar me 10 shkurt 2010
"Tirana Observer"
Botohen të gjitha replikat

Projektligji për dhënien e shtetësisë greke emigrantëve, ka bërë që Parlamenti grek të tronditet nga debatet e ashpra.

. Papandreu, pro shqiptarëve.

•Opozita greke me një qëndrim nacionalist ka dalë kundër emigrantëve shqiptarë.

Samaras: Nuk ishte faji im që ra regjimi i Enver Hoxhës.

Shtetësia, debate të ashpra në Parlament

Kryeministri Papandreu, pro ligjit: Grek edhe lind, po edhe bëhesh
Parlamenti i Greqisë kishte kohë që nuk kishte parë debate kaq të ashpra, sa debati për miratimin e projektligjit, lidhur me dhënien e shtetësisë greke emigrantëve. Mediat vendëse cilësojnë se debate të kësaj natyre nuk janë parë as edhe kur është debatuar për krizën ekonomike. Të hënën në darkë, për më shumë se katër ore, Parlamenti grek është shndërruar në një arenë debatesh të ashpra midis udhëheqësve të partive parlamentare. Dhe i gjithë debati më shumë është i përqendruar tek emigrantët shqiptarë që përbëjnë 65 për qind të emigracionit në Shqipëri.

Kundër shqiptarëve
Lideri i opozitës, Antonis Samaras, i ka kërkuar Parlamentit që të mos votojnë ligjin për dhënien e shtetësisë.
Opozita “Demokracia e Re” është hedhur në sulm nëpërmjet kryetarit Antonis Samaras që në asnjë mënyrë nuk është dakord për të miratuar këtë ligj, duke theksuar edhe njëherë në parlament se, kur të vijë në qeveri do ta shfuqizojë atë. Ndërsa kryetari i Partisë Nacionaliste (LAOS) ka theksuar se qeveria, me dhënien e shtetësisë, kërkon të legalizojë 500 mijë myslimanë që përbëjnë një rrezik për vendin. Nga ana e ti, Papandreu iu është përgjigjur akuzave se nuk e bën përpjekje për të mbyllur vrima, por për të dhënë një herë e përgjithmonë me nder zgjidhjeve të problemeve. Në kahun e kundërt ka qenë edhe një herë pozicionimi i ultranacionalistëve grekë, të cilët kanë kërkuar përsëri shpalljen e një referendumi popullor për aprovimin e këtij projektligji, ndërsa udhëheqësi i tyre, Jorgos Karatzaferis, është shprehur përsëri hapur kundër dhënies së nënshtetësisë emigrantëve shqiptarë. "Po thoni pra që t’i bëjmë shtetas grekë. Jo z.kryeministër. Dhe gjithsesi, jepuni nënshtetësinë pakistanezeve dhe afganëve që doni. Shqiptarëve dhe ballkanasve të tjerë përse doni t’ua jepni? Për 4-5 vjet ata do të jenë në Evropë, do të kenë pasaportë evropiane, pse duhet t’i bëjmë greke?”, ka deklaruar Karatzaferis.

Replika e Papandreut

Kryeministri grek, Papandreu, i vetëm në këto përplasje u ka dërguar një mesazh të qartë të gjithëve se grek nuk lind, po bëhesh. “Për ne përgjigjja është e qartë: Grek edhe lind edhe bëhesh, ashtu siç ka ndodhur vazhdimisht në historinë e helenizmit. Edhe unë kam qenë emigrant, megjithëse nuk përjetova këto gjendje turpi dhe trafikimi të njerëzve, ashtu siç ndodh në kufijtë tanë”, u shpreh Jorgos Papandreu. Pro Papandreut ka qenë edhe kryetarja e Partisë Komuniste greke, e cila e ka quajtur një helm politikën partisë nacionaliste. “550.000 emigrantë jetojnë sot, të ligjshëm në vendin tonë. Realisht shumë prej tyre kanë të drejtë lejen e qëndrimit”, deklaroi përfaqësuesja e Partisë Komuniste.

Samaras: Më 1993-shin nuk i solla unë shqiptarët në Greqi

Samaras ka thënë se akoma po vazhdon përralla se është përgjegjës për ardhjen e shqiptareve në Greqi, duke u shprehur se: Unë kam faj për këtë? Në atë kohë shumë u futën në ato ditë, por ju përse nuk mbyllët kufirin. Dhënia e shtetësisë 500 mijë emigrantëve së bashku me fëmijët e tyre përbën një rrezik shpërthimi për shoqërinë. Nuk isha unë ai që hapa kufijtë më 1993-shin me Shqipërinë. Mos vallë është faji im që ra regjimi i Enver Hoxhës në Shqipëri. Kur isha ministër i Jashtëm nuk kisha të drejtë të hapja kufijtë. Akoma dhe në qoftë se unë mundesha të hapja kufijtë, ju më pas përse nuk i mbyllët.
Unë kërkoj shtetësi me dy kushte. Si kusht të parë kërkoj që shtetësia tu jepet fëmijëve pasi të kenë mbaruar arsimin e detyruar nëntëvjeçar, ndërsa kushti i dytë është që prindërve të fëmijëve të mos u jepet nënshtetësia. Nuk duam një Greqi, kështjellë të rrethuar. Por nuk do të lëmë kurrë që të bëhet vresht pa gardhe. Qeveria Pasok merr masa për të kthyer Greqinë në një rrymë të re magnetike për emigrantët e paligjshëm. Kur ndodhemi në qendër të zemrës së krizës ekonomike që ka kaluar ndonjëherë Greqia, të japim shtetësinë 500 mijë emigrantëve së bashku me fëmijët e tyre, përbën një rrezik shpërthimi në shoqëri.
Nuk duam thjeshtë të marrin letra dhe të riprodhojnë ngritjen e getove. Duam integrimin e tyre për të luftuar ksenofobinë, për të përfunduar me racizmin. Nuk duam geto që lind racizmin.

Jorgos Papandreu, kryeministër

Shtetësinë greke do t’ia japim vetëm emigrantëve që respektojnë ligjet tona, si dhe nuk tentojnë për të shkelur ato. Ne si qeveri i themi ”jo” trafikantëve të qenieve njerëzore. Për këtë kemi ngritur qendrën për ndalimin e trafikut të emigrantëve të paligjshëm, si dhe bashkëpunimin me forcat ruajtjes së kufijve të përbashkët “FRONTEKS”. Kush zgjedh të bëhet qytetar grek ta bëjë, për të zgjedhur fatin me ata që e bëjnë Greqinë krenare.
Papandreu i vetëm në këto përplasje ka dërguar një mesazh të qartë të gjithëve se grek edhe lind, po edhe bëhesh... Ata njerëz ekzistojnë, jetojnë dhe punojnë pranë nesh. Kanë shprese, ëndrra dhe frikë. Kriza prek edhe ata, ose më shumë. Jo në trafikimin e shpirtrave njerëzore. Fëmijët e tyre nuk dinë tjetër atdhe, por rritën me frikë...

Nuk mund t’i mbajmë këta njerëz pa zë. U besojmë sektorin e ndërtimit, të turizmit, u besojmë fëmijët dhe prindërit tanë. Natyrisht nuk mund të ketë zgjidhje të mrekullueshme, por mund të ketë zgjidhje më të mirë kjo na jep neve forca akoma më të mëdha..Dhënia e shtetësisë nuk dobëson ruajtjen e kufijve dhe përpjekjet për të luftuar trafikun njerëzor që sa vjen dhe po rritet. Shtetësia nuk u jepet emigrantëve të paligjshëm, kështu nuk ka kuptim të futet i paligjshëm më në Greqi.

Jorgos Karaxhaferri, Partia Nacionaliste (LAOS)

I ka kërkuar Parlamentit që të kryhet një referendum popullor për dhënien shtetësinë e emigrantëve”. Karaxhaferri ka mohuar të dhënat e qeverisë për emigrantët se në Greqi janë 534 mijë të ligjshëm, ku sipas të dhënave të tija në këtë vend ndodhen mbi 1.5 milionë emigrantë.
Ai ka bërë përgjegjës emigrantët për rritjen e kriminalitetit me rritjen e numrit të emigrantëve të paligjshëm, duke bërë pyetjen se sa mund të mbajë më Greqia? Duke i rënë të njëjtës violinë, ai ka theksuar se: Qeveria flet për 500 mijë, po të tjerët që janë një milionë ku do t’i çojë ata.

Aleka Papariga, kryetare e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

Fëmijët që lindin në Greqi të marrin shtetësinë në moshën 18-vjeçare, si dhe të legalizohen emigrantët pa kushte të veçanta, si dhe të jepet azil politik për ata që kërkojnë një gjë të tillë për të shkuar në vendet e tjera të Evropës. Qëndrimin e opozitës “Demokracia e Re” dhe të partisë LAOS janë qëndrime.

Neofashistët ndërprenë punimet në Parlamentin e vjetër

Të hënë në mbrëmje, rreth orës 19.00, një grup ekstremistësh prej 30 vetash të partisë “Fashizmi i Ri”, kanë ndërprerë punimet enë Parlamentin e vjetër në një kohë që po diskutohej për të drejtat e njeriut. Lidhur me dhënien e shtetësisë. Ekstremistët morën mikrofonat në duar, thërrisnin kundra emigrantëve, në të njëjtën kohë trupat e policisë kanë ndërhyrë duke i larguar ata.

Në Athinë, Komisioni Evropian

Komisioni Ekonomik Evropian dhe Komisioni Ekonomik i Greqisë do organizojnë një takim ndërkombëtar dy ditor në hotel “Royal Olympic” ne Athinë me temë: Politika Evropiane e Emigracionit. Në këtë takim do marrin pjesë dikasteret që kanë të bëjnë me emigracionin si dhe instituti i Emigracionit dhe forume të ndryshme, përfaqësues të partive politike etj.

Komuniteti shqiptar që përbën 65% të gjithë emigracionit në Greqi do të përfaqësohet nga Forumi i Emigrantëve në Greqi kryesuar nga somalezet, por nuk do të ketë pjesëmarrje nga vete shqiptarët. Prezencë do të jenë edhe përfaqësues të vendeve të tjera...

Të dhënat statike

Në bazë të reformës del se do të jepen 130 lejë qëndrimi me afat të gjatë, si dhe 120 personave shtetësia greke dhe 14 mijë leje qëndrimi pesë vjeçare.

Përplasja

Përplasjet kanë bërë që ndërmjet dy partive të mëdha të vendit PASOK-ut dhe “Demokracia e Re” të hedhin akuzat kundra njëra-tjetrës për ardhjen e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Opozita ka njëkohësisht edhe mbështetjen e ekstremit të djathtë, që vetëm çështja e emigracionit bashkon këto dy partitë e djathta, në dëm të emigrantëve.

Papandreu i vetëm

Papandreu i vetëm në këto përplasje ka dërguar një mesazh të qartë të të gjithëve se grek nuk lind, po bëhesh. Kryetarja e Partisë Komuniste greke e ka quajtur një helm politikën e Partisë Nacionaliste. 550.000 emigrantë jetojnë sot, të ligjshëm në vendin tonë. Realisht shumë prej tyre kanë të drejtë lejen e qëndrimit.

Shkresa

Nga njëra anë i gjithë debate bëhet pasi emigracioni në Greqi përbëhet në masën 65% nga komuniteti shqiptar, ndërsa nga ana tjetër opozita me dhënien e shtetësisë e të drejtave politike mendohet se kërkon të marrë bashkinë e Athinës, e cila prej dekadash është në duart e opozitës se “Demokracia e Re”. Shtypi i shkruar vendas ka publikuar dje edhe një material të ”Demokracisë se Re” që bën fjalë për një urdhëresë të ministrisë së Brendshme të asaj kohe, që bënte fjalë për dhënien e shtetësisë, duke bërë dhe aplikime me ish-z/ministrin Athanasios Nakos...